NJlHUNl me fshatin shqiptar të beqarëve, arsyeja pse nuk martohen do ju Iere me gòje hapur

Në Fshatin Shegas të Lushnjës jetojnë rreth 200 familje. Banorët thonë se jeta e tyre nuk ka ndryshuar me ndërrimin e sistemeve.

Rruga e hapur në periudhën e di;ktaturës mbetet po e njëjta, pa asfalt; me pluhur në verë, dhe baltë në dimër.

Dikur e përshkonin për të shkuar në kooperativë ndërsa sot për të çuar prodhimet e veta në treg.Jetesa është shumë e vë;shtirë, këtu vd;es.

Nuk vjen dot as me makinë. Nëse kemi ndonjë të së;murë e transportojmë me karroca dore.

Të gjitha i mbajmë në krah. Po ngo.rdhin edhe gomarët. Jemi të harruar”, shprehen banorët.

Në Bashkinë e Lushnjes e njohin probIemin, por presin prej kohesh miratimin e projektit.

“Me t’u krijuar mundësitë ekonomike, do të zbatohet edhe do të jetë në funksion të të gjithë fshatit”, thotë Ergest Krakulli, drejtori i shërbimeve në Bashkinë Lushnje.

Ndërkohë në fshat janë mësuar të presin dhe të protestojnë.

Rrugën e pashtruar prej 5 km, banorët e shohin si shkak edhe për një tjetër fenomen që i shqetëson.

Në shegas thonë ata nuk vijnë nuset për djemtë e fshatit. Krushqitë më së shumti bëhen vetëm për vajzat.

“Na ngelën djemtë pa martuar. Ndërsa gocat e shk;reta na i marrin. Na kanë ngelën nipërit pa martuar”, shprehen banorët.

Putin jep sinjale, i gatshëm të takohet me Zelenskyn: Të negociojmë për t’i dhënë fund luftës

Në ditën e 1,212 të konfliktit në Ukrainë, Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë sinjale të reja për një mundësi negociatash, por me kushte të qarta.

Gjatë një takimi me drejtuesit e agjencive kryesore ndërkombëtare të lajmeve, shefi i Kremlinit deklaroi se nuk e konsideron riarmatosjen e NATO-s si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë.

Në qendër të vëmendjes ishte edhe gatishmëria e tij për një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm në një fazë përfundimtare të negociatave, me qëllimin për të përmbyllur luftën.

Megjithatë, Putin ngriti një çështje delikate përmes një komenti të drejtpërdrejtë: “Pyetja është kush do ta nënshkruajë marrëveshjen”, tha ai, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelensky, mandati i të cilit përfundoi në maj 2024. Për shkak të ligjit ushtarak, zgjedhjet presidenciale në Ukrainë nuk janë mbajtur.

Nga pala ukrainase, tensionet me Moskën vijojnë të rriten edhe përtej kufijve tradicionalë.

Sipas Andriy Chernyak, përfaqësues i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, Rusia po zgjeron prezencën e saj ushtarake në Arktik, një zhvillim që konsiderohet strategjik për kontrollin e zonave me burime natyrore dhe qasje të reja detare.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 19 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 84.5 lekë dhe shitet me 85.5 lekë.

Euro, blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.1 lekë, ndërsa në shitje me 104.1 lekë.

Paundi britanik, blihet me 113.8 lekë dhe shitet me 115 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 61.7 lekë, ndërsa në shitje me 63 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

“Miss Shqipëria 2025” shpall më të bukurën/ Ja vajza bukuroshe që rrëmbeu titullin

“Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte padyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.

Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.

Juria e këtij edicioni, e përbërë nga emra të njohur të artit dhe medias si Meriadian Ramcaj, Zjamina Vasjari, Ledian Çelo, Kiara Tito, Eraldo Rexho, Helidon Haliti, Anila Basha, Greta Lila dhe Klea Llagonia

Bombardimi i spitalit në Izrael, reagon Netanyahu: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë

Pas sulmit të drejtpërdrejtë me raketa iraniane ndaj spitalit Soroka në Beer Sheva, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra, duke paralajmëruar një përgjigje të fuqishme ndaj Teheranit.

“Tiranët e Teheranit do të paguajnë një çmim të rëndë”, deklaroi Netanyahu në një komunikatë zyrtare të shpërndarë për mediat, duke e quajtur Iranin një regjim terrorist që po shënjestron civilët izraelitë.

Sipas kryeministrit izraelit, raketat iraniane u lëshuan kundër spitalit Soroka, një nga institucionet më të mëdha mjekësore në jug të vendit, si dhe kundër popullsisë civile në qendër të Izraelit, përfshirë zona si Tel Aviv dhe Jeruzalem, ku u raportuan shpërthime dhe dëme të konsiderueshme.

Netanyahu e cilësoi këtë akt si një sulm barbar dhe të paprecedentë ndaj infrastrukturës civile, duke pretenduar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe do të veprojë me vendosmëri për të ndaluar agresionin iranian.

Kërcënimi i hapur për një hakmarrje të ashpër vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një tjetër kulm të rrezikshëm, me rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit në një përballje të drejtpërdrejtë ushtarake midis dy shteteve.

SKANDAL në Maliq! Pronari i agjencisë funerale shkonte në varreza e ua vidhte pllakat e mermerit varreve, më pas i shiste sërish

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar së fundmi në qytetin e Maliqit ku një qytetar ka rënë në prangat e Policisë.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Varrezat”, është bërë i mundur arrestimi i 48-vjeçarit me ininciale B.M, pronari i një agjencie funerale.

Ky shtetas, akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka vjedhur pllakat prej mermeri dhe graniti në varrezat e qytetit. Pasi i merrte 48-vjeçari i çonte në punishten e tij dhe më pas i shiste.

Dronët e policisë nxjerrin zbuluar të riun në Librazhd, e kapën me…

Autoritetet kanë goditur një tjetër rast të kultivimit të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Jonuz Roçi, i cili kishte ngritur një parlcelë që shërbente për kultivimin e lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Parcela ishte vendosur në fshatin Spathar të Librazhdit ku të mbjella ishin 150 fidanë narkotikë. Procedim penal është nisur dhe për kryeplakun e fshatit, shtetasin N. Xh., i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

Librazhd/Kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet në pranga 1 shtetas që dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë.

Procedohet penalisht kryetari i këtij fshati, për shpërdorim të detyrës.

Asgjësohen fidanët, nëpërmjet djegies.

Si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me dronë, si dhe i hetimeve me metoda proaktive, që po kryhen në kuadër të planit operacional “Koordinata”, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd konstatuan dhe goditën një rast në këtë fushë.

Për rastin u vu në pranga shtetasi J. R., pasi dyshohet se kishte kultivuar në fshatin Spathar, 150 fidanë narkotikë Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Spathar, shtetasin N. Xh..

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Librazhd.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.

Prej 4 ditësh e zhdukur! Humb gjurmët adoleshentja shqiptare në Greqi! Dyshohet se është rrëmbyer

Një 16-vjeçare shqiptare rezulton e zhdukur që prej katër ditësh në Greqi.

Bëhet fjalë për Emilia Veliun, e cila ka humbur gjurmët që prej datës 16 qershor.

Mediat greke kanë publikuar njoftimin e zhdukjes së adoleshentes shqiptare si edhe foton e saj.

Ditën që u zhduk Emilia me gjatësi 1.70 dhe 65 kg, kishte veshur pantallona xhinse të zeza, një kanotiere të zezë, syze shikimi dhe një çantë ngjyrë bordo.

16-vjeçarja u zhduk në zonën e Petralonës në Athinë, me familjarët e saj që kanë kërkuar ndihmë nga policia dhe autoritetet greke.

Autoritete greke u bëjnë thirrje qytetarëve të telefonojnë në numrin 116000 si dhe në të gjitha drejtoritë e policisë në vend, nëse kanë informacion për vendndodhjen e Emilias.

Të afërmit e adoleshentes kanë publikuar gjithashtu njoftimin e zhdukjes së 16-vjeçares në rrjetet e tyre sociale Facebook dhe Instagram.

Halla e adoleshentes shkruan se policia greke e ka shpallur të rrëmbyer Emilian.

Një tjetër ngjarje që trondit aviacionin/ Avioni me 150 pasagjerë mbushet me tym, ulje emergjente në Athinë

Të dhënat fillestare flasin për shfaqjen e tymit në kabinën e pilotit të avionit Airbus, i cili u detyrua të kthehej pak pas ngritjes.

Sipas platformës së ndjekjes së fluturimeve Flightradar24, avioni i kompanisë çarter Carpatair, që kryente fluturimin e AirBaltic (BT6162), u drejtua fillimisht drejt verilindjes dhe më pas u kthye duke bërë ulje në Spata.

Sipas ERT, të gjithë pasagjerët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa avioni pritet të kontrollohet nga teknikët.