“Punon për shpenzimet e maturës, në shkollë është me 10-ta”- reagon mësuesja e kamerierit që u dhunua nga Shefi i Policisë

Një ngjarje e rëndë tronditi sot qytetin e Vlorës, ku një kamerier 18-vjeçar u dhunua brutalisht nga ish-shefi i qarkullimit rrugor në qytet. Pas këtij incidenti, ka ardhur edhe reagimi prekës i mësueses kujdestare të të riut, e cila jep një portret të qartë dhe të fuqishëm të nxënësit që po përballet me këtë situatë.

Vali Veshaj thotë se djali është një nxënës i shkëlqyer, me rezultate të larta dhe sjellje të pjekur, që po punonte për të mbuluar shpenzimet e maturës. “Ai sapo ka mbaruar klasën e njëmbëdhjetë dhe është me dhjeta. Është një djalë i mrekullueshëm, me kulturë dhe pjekuri që i mungon shumë njerëzve që e kanë dhunuar,” thotë mësuesja.

Ajo shpreh shqetësimin e saj të thellë për mënyrën si po trajtohet rinia që përpiqet me punë të ndershme të ndërtojë të ardhmen. “Kjo dhunë është e papranueshme dhe shteti duhet të marrë masa urgjente. Rinia po dështon sepse nuk gjen vendin e vet në shoqëri,” thekson ajo.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku kërkohet drejtësi për të riun dhe ndëshkim i autorëve të dhunës. Kryeministri Edi Rama ka reaguar gjithashtu, duke kërkuar që përgjegjësi të dalë para drejtësisë pa vonesa.

Ky rast ngre shqetësime për trajtimin e të rinjve që punojnë dhe përpiqen të ndërtojnë jetën e tyre, duke kërkuar mbrojtje më të madhe nga institucionet dhe drejtësi të plotë për viktimat e dhunës.

Apartamenti i sekuestruar në Kodrën e Diellit në pronësi të Ajola Xoxës, zbulohet dëshmia kyçe

Mbyllja e hetimeve për Erion Veliajn dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa ka evidentuar fakte korrupsioni të reja të çiftit dhe familjarëve të tyre, që sipas SPAK kanë ardhur si pasojë e pozicionit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Në dosjen prej 500 faqesh që SPAK ka dërguar në gjykatë evidentohen tre raste të pastrimit të parave në investim për pasuri të paluajtshme.

Në dosje evidentohet që Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut ka porositur një objekt në godinën ‘Bookbuilding’ pranë Sahatit te Tiranës. Ky objekt leja e të cilit është firmosur nga Erion Veliaj ka ngjallur diskutime të shumta pasi Sahati Tiranës është monument kulture dhe kjo ndërtesë do ta cënonte identitetin e Tiranës por dhe të Sahatit.

Kontratat e Arbër Veliajt me kompaninë është firmosur një vit më parë, por megjithëse e ka porositur vëllai i kryetarit të Bashkisë ende nuk ka paguar asnjë këst.

Po ashtu rezulton se Arbër Veliaj ka porositur disa njësi dhe garazhde në objektin ‘Rainbow’ në zonën e Bllokut, një tjetër objekt për të cilin lejen e ka dhënë Erion Veliaj. Nëpërmjet kompanisë Gogël, ai ka porositur 451.9 metra në katin e tretë të objektit, vlera totale sipas kontratë shkon në 813.420 euro dhe do të paguhet me këste. Sipas llogarive, megjithëse në zonën me të shtrenjtë të Tiranës, Arbër Veliaj do të blejë këtë njësi me 1800 euro metri katror, një çmim shumë më i ulët se tregu.

Në dosjen hetimore del qartë që dhe apartamenti i sekuestruar nga SPAK, në kodrën e diellit mbi banesën e deklaruar të çiftit Veliaj është në pronësi të tyre. Kjo vërtetohet dhe në dëshminë e Marisa Nitos, gruas se Elman Abules e cila konfirmon që Ajola Xoxa e ka marrë këtë apartament.

Deklaruesja shprehet se nga viti 2022-2023, shtetësja Ajola Xoxa i kishte thënë se ishte ngushtë në apartamentin ku jetonte dhe kishte idenë për të marrë katin sipër saj. Sipas deklarueses, shtetësja Ajola Xoxa e ka marrë këtë apartament dhe kishte nevojë për sistemim dhe rregullim që të përshtatej për të jetuar në të dy apartamentet.

Deklaruesja i ka propozuar që apartamenti poshtë të kishte sallon dhe kuzhinë ndërsa apartamenti lart vetëm dhoma gjumi. Deklaruesja shprehet se nuk e ka parë vetë fizikisht këtë ambient por ajo di që punimet ndiqeshin nga shtetasi Olsi Efthimi.

Gjithashtu në dosjen hetimore janë zbuluar nga SPAK dhe fatura dhe biseda që Ajola Xoxa ka bërë me mobilierin që bërë mobiljet për apartamentin e ri që çifti kishte marrë.

Tragjedi në Gjermani, treni del nga shinat! Disa të υ▪︎ekur dhe të ρΙagosur (PAMJE)

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat mbrëmjen e së dielës në rajonin Baden-Württemberg, Gjermani, duke shkaktuar disa viktima dhe të plagosur, raporton Agjencia Gjermane e Shtypit duke cituar burime zyrtare.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:10 pranë Zwiefaltendorf, në rrethin Biberach. Sipas një zëdhënësi të Policisë Federale në Stuttgart, dy vagonë të trenit ekspres rajonal të Deutsche Bahn dolën nga shinat. Në tren ndodheshin rreth 100 persona në momentin e aksidentit.

“Të paktën tre persona janë të plagosur, por ende nuk ka informacion mbi ashpërsinë e plagëve,” tha zëdhënësi. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit duke punuar për të arritur pasagjerët brenda vagonëve të përmbysur. Dëgjohen edhe britma në sfond.

Një pjesë e trenit ka dalë plotësisht nga shinat dhe është përmbysur në argjinaturën me pemë afër vendit të aksidentit. Ekipet e policisë dhe shpëtimit udhëtuan në distanca të gjata për të mbërritur në vendngjarje dhe prej orës 19:30 janë duke menaxhuar situatën.

Qendra e Kontrollit në Reutlingen kishte raportuar më parë një “incident me viktima masive”, term që përdoret për situata ku pritet një numër i madh të lënduarish që kërkojnë trajtim urgjent.

Shkaku i aksidentit mbetet i paqartë. Një zëdhënës i Policisë Federale tha se po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar nëse një stuhi apo pemët në shina janë shkaku i daljes së trenit nga shinat.

‘Çmendet’ moti në këtë vend, temperaturat arrijnë deri në 50 gradë Celsius

Ministria e Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike në Turqi raportoi se rekordi i të gjitha kohërave të temperaturës u thye më 25 korrik me 50.5 gradë Celsius në rrethin Silopi të Sırnak.

Në të gjithë Turqinë, 132 stacione meteorologjike kishin regjistruar temperatura rekord për muajin korrik.

Silopi, në provincën e Sirnakut, ndodhet vetëm 10 kilometra nga kufijtë e Turqisë me Irakun dhe Sirinë. Rekordi i mëparshëm i nxehtësisë në temperaturë, i regjistruar në gusht 2023, ishte 49.5 gradë Celsius.

Vendi është aktualisht në “kthetrat” e një vale të nxehti dhe po lufton zjarret në një numër rajonesh.

Zjarrfikësit kanë luftuar për katër ditë për të kontrolluar një zjarr në provincën veriore të Karabukut, duke detyruar evakuimin e disa fshatarëve. Të mërkurën, 10 persona humbën jetën duke luftuar një zjarr në provincën Eskisehir.

Zjarri në Delvinë i dukshëm nga hapësira! Nasa publikon pamjet

NASA ka publikuar në faqen e saj zyrtare pamje satelitore nga zjarret që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë, përfshirë një vatër të madhe pranë Delvinës, e cila detyroi evakuimin e mbi 2,000 banorëve.

Sipas NASA-s, imazhet janë kapur më 24 korrik nga sateliti Terra, përmes instrumentit MODIS (Moderate Resolution Imaging Spectroradiometer).

Në to duken qartë zonat e përfshira nga zjarri dhe retë e dendura të tymit që përhapen në pjesë të ndryshme të vendit. Vatrat aktive shënohen me pika të kuqe, ndërsa tymi paraqitet me ngjyrë gri.

“Zjarri më i madh në momentin e imazhit ishte ai pranë Delvinës, në jug të Shqipërisë”- thuhet në publikimin e NASA-s.

Sipas të dhënave nga Zoom Earth të datës 27 korrik, zjarri më i madh kishte përfshirë mbi 23,000 hektarë, ndërsa dy vatra të tjera kishin djegur përkatësisht 17,997 dhe mbi 2,900 hektarë. Më herët, më 25 korrik, autoritetet shqiptare raportuan për tre persona të lënduar nga djegiet dhe inhalimi i tymit, si dhe për evakuimin e mijëra banorëve nga zonat e rrezikuara.

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”, Këlliçi bën deklaratën ‘bombë’: Ja kush do e fusë në burg

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund të arrestohet për korrupsion para se të shkelë në Parlament dhe të nisë mandatin e tij të parë si deputet, në shtator.

“Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni, edhe skandalet e reja të qeverisë, edhe denoncimet e reja, do të shihni edhe çështjet e reja që do të ngrejë opozita… Nuk e dimë a do të ketë kohë që të futet në Parlament në shtator, apo do të arrestohet para shtatorit?”, tha Këlliçi në një emision televiziv.

I pyetur se kush do ta arrestojë, Këlliçi u përgjigj: “Oreksi i Edi Ramës. Sa herë i është dashur, çdo dy tre muaj… Nuk të bën përshtypjen që Erion Veliaj në përgjime thotë që Agron Malaj dhe Tërmet Peçi po bëhen deputetë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe kështu duhet të vepronte edhe ai.

Por për ata kështu kishte vendosur Rama, për Veliajn kishte vendosur që duhet të bëjë burgun edhe për shokët”.

FOTO / Thomas Strakosha zyrtarizon lidhjen e re, pushimet me partneren greke

Ditë të arta për ‘gardianin’ e portës sonë, Thomas Strakosha. Pasi ka përmbyllur një sezon të suksesshëm si me Kombëtaren, ashtu edhe me skuadrën ku angazhohet, tashmë është radha për të pushuar.

E kjo verë për të ka qenë edhe më e nxehtë. Ashtu si më herët kemi zbuluar, portieri ynë ka gjetur dashurinë. Vetëm pak javë më parë, në rrjetet sociale, ishte vetëm Thomas, ai që publikoi foto krah vajzës misterioze, teksa shijonte pushimet në një jaht

Për disa javë me radhë, postimet romantike në rrjetet sociale nuk janë ndalur, duke na zbuluar kështu një raport të ri që ai ka nisur.

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon ‘veprim të shpejtë global’

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një telefonatë kanë diskutuar përshkallëzimin e krizës humanitare në Gaza dhe perspektivat për paqe në rajon.

Sipas Presidencës Turke, gjatë bisedës telefonike me homologun e tij francez, presidenti Erdogan shprehu shqetësim të madh për përkeqësimin e kushteve në Gaza, si dhe kërkoi ndërhyrje të shpejtë ndërkombëtare.

“Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet”, theksoi Erdogan, duke theksuar se “komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime drejt një zgjidhje të menjëhershme”.

Erdogan gjithashtu përsëriti thirrjen e tij për një zgjidhje afatgjate të konfliktit izraelito-palestinez, duke deklaruar se “konflikti midis Izraelit dhe Palestinës duhet të marrë fund” dhe se “një zgjidhje me dy shtete është thelbësore për paqen e qëndrueshme në rajon.

Presidenti turk e shfrytëzoi rastin për të përgëzuar vendimin e fundit të Francës për të njohur zyrtarisht Palestinën si shtet.

Ai e përgëzoi Macronin për veprimin e Francës, i cili është mirëpritur edhe nga zërat pro-palestinezë në të gjithë botën. 

Detajet e reja/ Vajza e go.diti të atin në ρjesët in time, i dashuri e mbante teksa ajo e mbγste me tel

Detaje të reja janë zbuluar për vrasjen makabër në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.

Në momentin e krimit kanë qenë prezentë vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel.

Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

‘Gjak për gjak’/ Vrasja e shqiptarit gjatë grabitjes në Itali, mesazhet e forta në rrjetet sociale

Hetimet e Prokurorisë së Vallo della Lucania po thellohen. Nën hetim janë vetë Aurelio Valiante, që dyshohet se qëlloi me armë ndaj grabitësve; vëllai i tij, M. Valiante, i cili dyshohet se ndihmoi për fshehjen e trupit të pajetë në një fuçi vere të mbuluar me degë dhe barishte; dhe Xhuijan Curti, 27-vjeçari shqiptar, shok i Rusi-t, aktualisht në gjendje të rëndë në spitalin Cardarelli në Napoli.

Një bashkëpunëtor i tretë i dyshuar është ende në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.

Të martën do të kryhet autopsia nga mjeku ligjor Francesco Lombardo. Ekspertiza do të jetë vendimtare për të përcaktuar nëse Rusi është qëlluar nga përpara apo nga pas – një element kyç për të vlerësuar nëse kemi të bëjmë me mbrojtje të ligjshme apo vrasje të qëllimshme.

Përveç hetimeve balistike dhe atyre penale, autoritetet italiane tashmë janë përqendruar edhe në monitorimin e thirrjeve për hakmarrje që qarkullojnë në rrjete sociale. Kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm komunitetin lokal, por edhe opinionin publik në të dyja vendet, duke rritur frikën se tensionet mund të përshkallëzohen përtej një rasti të izoluar.