Bes Kallaku fshin këtë tatuazh që simbolizonte lidhjen e tij me Xhensilën (Foto)

Pas viteve të një martese publike dhe shpeshherë të komentuar, aktori Bes Kallaku ka bërë një hap simbolik për të mbyllur përfundimisht një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tij: dashurinë me Xhensila Myrtezajn.

Në një foto të publikuar së fundmi, vërehet se Besi ka mbuluar tatuazhin që dikur mbante me krenari në trupin e tij – shkronjat “B – Xh”, që simbolizonin lidhjen e tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

Tani, shkronja “Xh” është mbuluar me ngjyrë të zezë, një zgjedhje që duket të jetë më shumë se thjesht estetike – është një mesazh i qartë për fundin e një marrëdhënieje që dikur fliste me tatuazhe, këngë dhe premtime publike.

Kujtojmë se ndarja mes Besit dhe Xhensilës u bë publike pak muaj më parë, pas shumë thashethemeve dhe spekulimeve në media. Edhe pse të dy janë treguar të rezervuar për arsyet e ndarjes, veprime të tilla simbolike flasin më shumë se fjalët.

Aktori i njohur Burak Ozçivit vjen për pushime në Shqipëri

Ylli i njohur i serialeve turke, Burak Özçivit, ka mbërritur në Shqipëri për disa ditë relaksi.

Aktori, i njohur për rolet e tij në seriale të suksesshme është parë duke pushuar në Vlorë, një nga perlat e bregdetit shqiptar.Burak është fotografuar në një nga restorantet e qytetit.

Veshur në mënyrë sportive dhe me buzëqeshjen karakteristike, ai ka pozuar me stafin dhe fansat e pranishëm.Ky është një tjetër tregues se turizmi shqiptar po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e figurave të njohura ndërkombëtare.

Nëse nuk paguani taksën vjetore të makinës mund të humbni pronësinë, ja 8 masat ndëshkuese për debitorët

Qindra mijëra qytetarë, të cilët nuk kanë paguar taksat vjetore për makinat që kanë në pronësi, rrezikojnë një seri ndëshkimesh nëse nuk i shlyejnë shpejt detyrimet e prapambetura.

Në rang vendi rezultojnë 256,741 mjete debitorë, që nuk kanë paguar taksën vjetore të mjeteve të përdorura dhe të luksit. Prej tyre, 100 mijë e 453 mjete debitorë apo 39% e tyre janë në qarkun e Tiranës, e ndjekur nga Durrësi me 35,153 mjete debitore dhe Shkodra me 17,881 mjete me detyrime vjetore të pashlyera. Në raport me totalin, 84% e debitorëve janë individë dhe 16% e tyre nga bizneset.

MASAT

Për mbledhjen e detyrimeve nga pagesat e vonuara të taksës vjetore për mjetet e përdorura dhe të luksit DPSHTRR thotë se ka vijuar me planin e masave që nga njoftimet shkresore me frekuencë mujore nga Drejtoritë Rajonale përgjegjëse; njoftime digjitale përmes “a-Albania” mbi përfundimin e afatit të vlefshmërisë së taksës së mjetit, identifikim në terren përmes sistemit të monitorimit e deri te ndalimi i ofrimit të shërbimit për mjetet, të cilat rezultojnë debitore. Lista e plotë e debitorëve u është dërguar Drejtorive Rajonale të Tatimeve, me qëllim marrjen e masave për mbledhjen e taksave të papaguara për makinat nga bizneset, si dhe Drejtorive Rajonale të Policisë sipas qarqeve. Për rastet e evidentuara të qarkullimit të mjetit në mungesë të kolaudimit, drejtuesi penalizohet me gjobë ose sekuestrim mjeti. Të dhënat e debitorëve u janë dërguar edhe bashkive, të cilat janë arkëtuese 25% të taksave vjetore të mjeteve.

PENALITETET

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, të gjithë pronarët e mjeteve që u janë shmangur pagesave të taksave, do të kenë penalitete në vijim duke mos marrë një seri shërbimesh thelbësore duke filluar që nga ndryshimi i pronësisë; ndryshimi i targave (në rast dëmtimi apo humbje); kontrolli fizik (përfshirë certifikimin e xhamave të errësuar); lejet e qarkullimit kombëtare dhe ndërkombëtare; kontrollin teknik të detyrueshëm, si dhe të bëjnë çregjistrimin e mjetit. Shuma totale e borxhit të papaguar për taksën vjetore të mjeteve të përdorura (TVMP) dhe taksën e mjeteve luksoze (TVML) kap vlerën e rreth 17 miliardë lekëve, ose afërsisht 170 milionë USD, me detyrime që datojnë nga viti 2012 deri më qershor 2025. Apeli i drejtorisë pas këtij njoftimi për individët dhe bizneset debitore është pagesa e detyrimeve në kohë, me qëllim për të marrë shërbim. “DPSHTRR u bën thirrje të gjithë debitorëve të paguajnë detyrimet e tyre në kohë, jo vetëm për të shmangur kamatëvonesat, por edhe për të siguruar aksesin e vazhdueshëm në shërbimet e nevojshme të transportit.

Mospagimi i taksës mund të sjellë jo vetëm kosto shtesë, por edhe pengesa të mëdha në përdorimin e ligjshëm të mjetit”. Nuk janë pak, por mbi 256 mijë mjete që rezultojnë me debi nga individë që kanë emigruar ose nuk e kanë në përdorim makinën, por nuk kanë bërë çregjistrimin e tyre, qoftë edhe përkohësisht. Sakaq, të tjerë janë në pritje edhe të faljes së gjobave, një precedent i përpara disa viteve në fakt. Në 2017 qeveria miratoi ligjin nr. 33/2017 “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes / shuarjes së detyrimeve tatimore”, ku përfituan pronarët e makinave dhe biznesi që kishte detyrime të papaguara në Dogana e Tatime. DPSHTRR tha së zbatim të ligjit të mëparshëm kanë përfituar pronarët e 93,522 mjeteve./

Pas divorcit nga Besi, Ana Kallaku rrëfehet për marrëdhënien me ish-kunatën e saj, Xhensila Myrtezaj! Moderatorja: Nuk kam..

Moderatorja e njohur Ana Kallaku ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ish-partneren e vëllait të saj, Bes Kallaku. Edhe pse çifti është ndarë, duket se raportet mes dy vajzave nuk janë prishur.

Gjatë një interviste, Ana tregoi se vijon të mbajë kontakt me Xhensilën dhe se të dyja e ndjekin ende njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

“Vujmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin, duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh”, u shpreh Ana në ‘Studio A’.

Ajo theksoi se çdo marrëdhënie është në dorën tonë dhe se ka preferuar gjithmonë të ndërtojë raporte të mira me njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës së saj:

“Unë kam dashur gjithmonë që marrëdhëniet me njerëzit e mi t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë më këdo që kam pasur në jetën time.”

“Shkova te puna e saj për ta surprizuar, por…”, 38-vjeçari tregon se si u dh▪︎nυα nga ish-bashkëshortja

Një 38-vjeçar rrëfeu sot për emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores dhe autores Evis Ahmeti, raportin e tij toksik me ish-bashkëshorten e tij.

Ai tha se është dhunuar fizikisht nga ish-gruaja e tij, me të cilën është divorcuar.

Familja e tij tha për redaksinë se ish- gruaja ka dhunuar bashkëshortin dhe po i mban atij me forcë shtëpinë të cilën e ka trashëgimi nga babai dhe nuk është vetëm shtëpi në pronësi të tij, por edhe e motrave dhe vëllezërve të tij.

Burri shfaqet në një video duke u ofenduar rënde nga ish-gruaja dhe duke u dhunuar fizikisht, ku mes të tjerash video përmban edhe fjalor denigrues dhe poshtërues ndaj tij.

Gjatë fjalës së tij, ai ka folur se si është njohur me ish-bashkëshorten dhe se në fillim kishin një martesë të lumtur por më vonë kishin filluar edhe debatet.

38-vjeçari tregoi se dyshimet e tij në marrëdhënien midis tyre kishin filluar pasi një vizite në punë ku ish-bashkëshortja kishte shkuar me vonesë dhe ishte paraqitur nga dera e pasme.

Sipas tij, ajo mbante një distancë me familjarët e tij, përkundrazi ndodhte me 38-vjeçarin i cili kishte një marrëdhënie normale me prindërit e saj.

“Për momentin jam mirë dhe e kam marrë veten. Unë kam dyshuar edhe për një tradhti nga ana e saj sepse kam kuptuar edhe dy mashtrimet e saj. Aktualisht po jetoj me qira ndërsa ajo jeton me dy fëmijët tek prindërit e saj. Unë jam njohur me ish-bashkëshorten në vitin 2008 pasi isha kthyer nga Greqia. Ne kemi pasur një biznes, dhe ajo ishte edhe shoqja e motrës time. Unë e formalizova marrëdhënien me të pasi pak kohësh dhe më pas shkuam në Greqi ku jetuam prej 2 vitesh.

Më vonë pas një krize, u rikthyem dhe jetuam tek zona e Laprakës. Unë e kam vuajtur shumë 5 muajt e fundit. Para disa vitesh kishim një martesë të lumtur, por herë pas here kishim edhe debate si të gjithë çiftet. Unë kam pasur një marrëdhënie normale me familjarët e saj, përveç me motrat e saj pasi besoj se ato mund ta kenë fryrë kundër meje.

Ndërsa ajo mbante distancë në marrëdhënien me familjarët e mi. Kriza midis nesh vazhdoi, kur pasi ishte kthyer nga Gjermania, kisha disa kohë që nuk kisha punë. Një ditë shkova tek puna e saj dhe ajo nuk ndodhej aty, dhe dëshiroja t’i bëja një surprizë dhe t’i thoja se kisha gjetur një punë, por ajo nuk ndodhej aty dhe kishte hyrë nga dera mbrapa. Më vonë unë fillova të kisha disa dyshime”, tha ai

Gjatë bisedës në studio ai shtoi se aktualisht nuk ka një strehë ku të flejë, pasi policia e ka nxjerrë nga banesa e cila është trashëgimi nga babai i tij.

“Gjithashtu edhe kisha lexuar edhe disa biseda të shkëmbyera midis saj dhe një personi tjetër. Ditën e ngjarjes, e kam kërkuar unë divorcin pasi ajo shmangte dhënien e përgjigjes për dyshimet ndaj tradhtisë. Banesa ku ajo jeton me fëmijët është e imja pasi është trashëgimi nga babai im”, theksoi 38-vjeçari.

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur shqiptar (Emri+Foto)

Lajm i trishtë për futbollin në Kosovë pasi ka ndërruar jetë Ejup Mehmeti. I njohur ndryshe edhe si “Kapiti”, u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Mehmeti ka luajtur në vitet ’70 për Prishtinën, ndërsa pati karrierë edhe si trajner te kryeqytetasit. Te Prishtina u emërua teknik i skuadrës, pikërisht në vitin 2012. Në Kosovë ndërkohë është nderuar edhe me “Mirënjohje për Vepër Jetësore”.

Gjatë karrierës së tij kontribui po ashtu te Hamburgu në Gjermani si zëvendës trajner.

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 18 qershor 2025, dollari amerikan blihet me 84.2 lekë dhe shitet me 85.2 lekë.

Euro blihet me 97.5 lekë dhe shitet 98.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103 lekë, ndërsa në shitje me 104.3 lekë.

Paundi britanik blihet me 114 lekë dhe shitet me 115.3 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 61.8 lekë, ndërsa në shitje me 63 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj” – tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë për shekuj.”

Kjo deklaratë alarmante vjen në një moment kur lufta mes Iranit dhe Izraelit po përshkallëzohet me shpejtësi, duke përfshirë sulme ajrore të ndërsjella dhe retorikë të ashpër nga të dy palët.

Ambasadori izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, kishte lënë të kuptohej më herët se Izraeli ka ende “surpriza në mëngë”, duke iu referuar operacioneve të fshehta që mund të tejkalojnë edhe sulmin e vitit të kaluar mbi sistemet e komunikimit të Hezbollahut në Liban.

Në të njëjtën kohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për një veprim të mundshëm ushtarak ndaj Iranit, duke i bërë thirrje popullsisë të largohet nga Teherani dhe duke sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një armëpushim të përkohshëm, por fundin e plotë të konfliktit.

Ndërkohë, pasojat ekonomike të luftës po ndihen në tregjet globale. Çmimi i naftës ka kërcyer nga 65 në 74 dollarë për fuçi, duke rritur shqetësimet për inflacion në vende si Mbretëria e Bashkuar. Kompleksi kryesor i rafinimit të naftës i Izraelit, Bazan Group, është detyruar të ndërpresë të gjitha operacionet pas një goditjeje raketore nga Irani.

Kriza ka ndikuar edhe në tregun financiar: disa kompani amerikane, përfshirë strategjinë e kompanive si Trump Media, Twenty One dhe GameStop, kanë shtuar rezervat në Bitcoin si formë sigurie ndaj paqëndrueshmërisë globale. Vetëm një kompani software nga Virginia, ka blerë mbi 10,000 BTC me vlerë mbi 1 miliard dollarë.

“E humbëm Arditën…”, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti demokrat jep lajmin e trishtë

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në këtë rreth ka mbyllur sytë përgjithmonë, dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita Kapo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.

Për të gjithë që e njihnin, Ardita ishte një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë, e cila asnjëherë nuk u ndal para sfidave që i dolën para, as atëhere kur motra dhe nëna e saj humbën jetën po nga e njëjta sëmundje.

“Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.

Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.

Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike.

Irani refuzon thirrjen e Trump, Khamenei: Nuk na imponohet dot askush! Çdo ndërhyrje ushtarake e SHBA ndaj nesh do të…

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se vendi i tij nuk do ta pranojë thirrjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një dorëzim pa kushte.

Khamenei tha se paqja ose lufta nuk mund t’i imponohen Republikës Islamike.

“Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim që do të shoqërohet me dëme të pariparueshme”, tha ai në një deklaratë.

Mijëra njerëz u larguan nga Teherani të mërkurën, pasi avionët luftarakë izraelitë bombarduan qytetin gjatë natës.