“Izraeli nën zjarr”/ Irani nis hakmarrjen, qindra raketa drejt Tel Aviv-it dhe Jerusalem-it (Video)

Pas sulmeve nga Izraeli ka ardhur edhe reagimi nga Irani. Teherani ka lëshuar rreth 100 raketa balistike drejt Izraelit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Shpërthime janë raportuar në Tel Aviv dhe Jerusalem.

Zëdhënësja e ushtrisë izraelite, Effie Defrin, ndërpreu një deklaratë televizive “për shkak të një sulmi të afërt iranian”.

“Transmetimi i drejtpërdrejtë i deklaratës së Gjeneral Brigade Defrin u ndërpre për shkak të një sulmi të afërt iranian në Izraelin qendror”, tha një zyrtar izraelit, pasi ushtria u urdhëroi izraelitëve të qëndronin pranë strehimoreve dhe të shmangnin tubimet në pritje të një përgjigjeje iraniane.

Ushtria izraelite raportoi se Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit. Sistemi mbrojtës është në funksion ndërsa jo të gjitha raketat janë pritur. IDF paralajmëron popullsinë të qëndrojë në strehimore.

“I gjithë Izraeli është nën zjarr” nga predhat iraniane, thanë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit në X.

Rio, bariu nga India në malet e Kolonjës dhe një kulturë që po shuhet

Në një stan të humbur mes maleve të Kolonjës, jeton Rio – një bari i ardhur nga India, i cili me praninë e tij të heshtur është një dëshmi e një tradite që në këto anë është në rrezik zhdukjeje. Roi nuk është thjesht një i ardhur i rastësishëm; ai është dëshmitari dhe, në njëfarë mënyre ndoshta një nga ruajtësit e fundit te një jetese që ka formuar ekonominë, kulturën dhe shpirtin e krahinës për mijëra vjet.

Dikur, Kolonja gumëzhinte nga jeta baritore. Tufat e mëdha të kolonjareve udhëtonin drejt bregdetit të Jugut apo viseve të Çamërisë, duke ndjekur ritmet sezonale të një jete të ndërtuar mbi rritet pagane të natyrës, kulturën pastorale, adhurimin për malet si dhe në bashkëjetesë me kafshët. Zilet e mëdha të cjepëve që prinin kopetë, te sjella nga Janina apo Leskoviku kumbonin përgjatë brigjeve të Vjosës, deri sa zbrisnin në ultësirat pjellore. Kolonja dhe Kurveleshi dikur ishin ndër krahinat më të pasura me kope dhe stane, duke krijuar një ekonomi të qëndrueshme dhe një kulturë të tërë të bazuar në blegtorinë nomade.

Sot, kjo botë është thuajse në shuarje. Numri i tufave dhe i staneve në Kolonjë dhe Kurvelesh është zvogëluar ndjeshëm. Jetesa baritore mbahet me vështirësi të mëdha dhe shpesh nga njerëz në kufijtë e mbijetesës.

Në këtë realitet të zymtë, ardhja e Roit merr një kuptim të veçantë. Ai është simbol i një cikli që po mbyllet jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë Europën: shuarja e jetës dhe kulturës baritore – një epokë mijëravjeçare që po vdes ngadalë, para syve tanë.

Roi, me mënyrën e tij të heshtur dhe përkushtimin ndaj tufës së tij, mund te jete ndoshta kujtimi i fundit i gjallë i një harmonie të humbur mes njeriut dhe natyrës.

Shuarja e kulturës baritore – një humbje e madhe për identitetin dhe të ardhmen turistike të Shqipërisë.

Rio, bariu nga India në malet e Kolonjës dhe një kulturë

Nuk ka asnjë dyshim se jeta baritore është një nga mënyrat më të vështira të jetesës, sidomos në kohën moderne, ku teknologjia dhe urbanizimi kanë ndryshuar rrënjësisht mënyrën si jetojmë. Në këtë realitet të ri, të rinjtë shqiptarë janë gjithnjë e më pak të gatshëm t’u përkushtohen tufave në malet e vendit. Dhe pikërisht këtu nis një debat thelbësor: me humbjen e kulturës baritore, Shqipëria rrezikon të humbasë jo vetëm një pjesë të identitetit të saj mijëravjeçar, por edhe të gjitha pjesët e lidhura me këtë mënyrë jetese – nga zakonet, veshjet dhe muzika, deri te kulinaria dhe vetë raporti i njeriut me natyrën.

Ndërkohë, kjo mënyrë jetese përfaqëson një atraksion të jashtëzakonshëm për vizitorët e huaj që vijnë në Shqipëri për të eksploruar natyrën dhe kulturën autentike shqiptare. Nëse vitet që vijnë do të na gjejnë me barinj indianë apo filipinezë në malet tona, do të kuptohet qartë se çfarë humbje e pakthyeshme do të ishte kjo për turizmin kulturor dhe për identitetin e thellë të krahinave tona.

Duke njohur rëndësinë e madhe të kësaj tradite, UNESCO e ka shpallur që prej vitit të kaluar kulturën baritore (pastoralizmin) si pjesë të trashëgimisë kulturore të jashtëzakonshme të njerëzimit. Shqipëria pati fatin të jetë pjesë e listës së vendeve që gëzojnë këtë status. Por, për fat të keq, deri më sot, nuk ekziston asnjë projekt, ide konkrete apo përpjekje serioze për ta mbështetur këtë pasuri të rrallë të kulturës sonë kombëtare.

Kjo trashëgimi nuk është thjesht një relike e së kaluarës; ajo është një urë që na lidh me lashtësinë, me popullatat që kanë jetuar në këto troje për mijëra vjet, dhe me të gjitha shtresat e thella kulturore që kanë formuar identitetin shqiptar. Ruajtja dhe mbështetja e kulturës baritore nuk është vetëm një detyrim moral apo historik – është gjithashtu një mundësi e madhe për ta bërë Shqipërinë një destinacion të veçantë për turizmin kulturor dhe të qëndrueshëm.

Roit i urojme qëndrim të mbarë në Malet e Kolonjës, por na duhen barinj shqiptare.

DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK pak para zgjedhjeve: Çfarë tregon celulari i tenderit që e mori në qafë

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme më 23 prill të këtij viti, pak javë para zgjedhjeve parlamentare.

Siç shihet në dokumentin e siguruar nga Dosja.al, Beci bashkë me 6 të pandehur të tjerë akuzohen  për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim. Të pandehurit e tjerë, janë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko dhe Premtim Dauti.

Në dokumentin e mëposhtëm thuhet se nga hetimet ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor) me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.

DOKUMENTI: Benet Beci u mor i pandehur nga SPAK pak para zgjedhjeve:

VENDIM PËR ZGJATJEN E AFATIT TË HETIMEVE

Në Tiranë, më 23/04/2025, unë Dritan Prençi, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi studiova aktet e fashikullit të procedimit penal nr.196, të vitit 2024,

KONSTATOVA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 14.10.2024 ka regjistruar procedimin penal nr.196, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Me datë 23.10.2024 është regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale, emri i të pandehurve Benet Beci, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko, Premtim Dauti, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258, 25 i Kodit Penal (sipas ligjit favorizues nr.23/2012).

Nga aktet e administruara ka rezultuar se “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, me datë 18.12.2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt Kërkimor). me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtëdhjetë e nëntë milion e pesëqind mijë) lekë.

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nëpërmjet shkresës me nr.19301 prot., datë 15.10.2024, i ka kërkuar Autoritetit Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, një kopje e praktikës së procedurës së prokurimit me nr. REF-46463-12-18-2019, me objekt: “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik”.

2. Autoriteti Kontraktor, “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare” sh.a, (në vijim KESH sh.a), me shkresën kthim-përgjigje me nr.5140/1 prot., datë 21.10.2024, ka përcjellë pranë Prokurorisë së e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kopjen e njësuar të praktikës së plotë të kësaj procedurë prokurimi.

Si Benet Beci ra në rrjetën e SPAK

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, kanë zënë në grackë kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci për implikim në afera gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të KESH.

Gjatë hetimeve për Berberin, prokurorët e SPAK mes të tjerash kanë sekuestruar edhe telefonin e bashkëshortes së tij A. Ruko.

Por ndonëse ishin nisur për të gjetur prova të mëtejshme në ngarkim të Berberit, në telefonin e zonjës Ruko, prokurorët kanë gjetur dhe disa komunikime mes ish-kreut të rrugëve dhe ish drejtorit të KESH. Njëri prej tyre, më flagranti lidhet me një tender me vlerë 832 mijë euro të zhvilluar nga KESH për kontraktimin e një studimi për strategjinë e sektorit energjetik. Bashkëshortja e zotit Berberi ishte caktuar kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të tenderit.

Studimi, i cili do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Harvardit duket se kishte para për të ndarë edhe për dy ish zyrtarët, të cilët donin jo pak por mbi 40 për qind të fondit.

Në një nga SMS-të e gjetura nga prokurorët e SPAK, duke ju referuar tenderit për studimin, Evis Berberi i shkruan Benet Becit: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë.”

Por SMS-ja kompromentuese e Berberit për Becin nuk është prova e vetme. Më vonë ka rezultuar se prokurimi është kryer pikërisht ashtu.

Tenderi

Tenderi me objekt “Zhvillimi i Strategjisë për Sektorin Energjetik” u shpall nga KESH në 13 janar të vitit 2020 me fond limit të paracaktuar prej 69.5 milionë lekësh ose 695 mijë euro pa tatim mbi vlerën e shtuar. Bashkë me TVSH-në vlera e fondit limit ishte 834 mijë euro.

Në garë pati vetëm një ofertë, që ishte ajo e kompanisë Consulting & Management Albania SHPK në pronësi të biznesmenit Ervis Myftari, e cila ofroi ta kryente shërbimin me vlerën 69.35 milionë lekë pa tvsh ose sa 99.8 për qind e fondit limit.

Një ditë pas tenderit, KESH shpalli fituese pikërisht kompaninë e Ervis Myftarit, e cila me sa duket ishte instrumenti që do të ndante paratë sipas formulës 500 mijë për profesorët dhe 330 mijë për ata me dy klasë shkollë.

Consulting & Management Albania është një kompani konsulence, e cila merr tendera publikë kryesisht në Albcontrol si dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Kjo kompani nuk kishte asnjë eksperiencë për studime energjetike dhe tenderi i vetëm që ka marrë në KESH është pikërisht ai për Zhvillimin e Strategjisë së Sektorit Energjetik.

Pronari i kësaj kompanie, z. Myftari aktualisht zotëron dhe 8 kompani të tjera, të cilat janë të gjitha me status të pezulluar.

Në vitin 2022, audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbërritën në zyrat e KESH për të audituar kompaninë. Mes gjetjeve që audituesit konstatuan në KESH ishte dhe ajo e tenderit 834 mijë euro për Zhvillimin Strategjik të Sektorit Energjetik.

Në raportin e auditimit, inspektorët e KLSH shkruajnë se tenderi ka një sërë parregullsish serioze, pasi së pari nuk ishte detyrë e KESH të bënte strategjinë e sektorit energjetik të vendit dhe së dyti, Shqipëria e kishte sakaq strategjinë e sektorit, e cila ishte kryer nga ministria e Energjisë në bashkëpunim me donatorët.

Për më tepër, audituesit e KLSH konstatojnë se studimi i kryer nga kompania CMA dhe profesorët e Harvardit kishte vetëm informacione publike, lehtësisht të aksesueshme.

U kualifikuan në botëror, presidenti i vendit u jep dhuratë nga një makinë

Javën e kaluar, Ubzekistani u kualifikua për Kupën e Botës për herë të parë në historinë e tij, dhe lojtarët që siguruan këtë sukses, u vlerësuan si heronj kombëtarë.

Pesë ditë pas kualifikimit në Botëror, ata morën njohje shtetërore dhe makina të reja në fushë pas ndeshjes kundër Katarit, ndeshjes së fundit të raundit kualifikues.

Makinat BYD u rreshtuan në fushë për t’u dorëzuar, me secilin lojtar që mori me radhë makinën e tij dhe gjithashtu një pllakë përkujtimore të dhuruar nga Shavkat Mirziyoyev, presidenti i Uzbekistanit.

Nëse kualifikimi për Kupën e Botës është një dhuratë e këtij niveli, çfarë ka rezervuar udhëheqësi i shtetit për një fushatë të mundshme më të mirë vitin e ardhshëm?

Amerikanët e kanë vizatuar qartë rolin e Ramës në skandalin McGonigal/ Hoxha: Po të kishte pasaportë amerikane…

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama i ka shpëtuar hetimit për skandalin McGonigal, vetëm sepse nuk është me pasaportë Amerikane. Hoxha i ftuar në një emision shpreh se amerikanët e kanë vizatuar të gjithë rolin e Edi Ramës.

Sipas tij duke qenë se Rama është shtetas i huaj, nuk e kanë vendosur nën hetim për çështjen tyre. Hoxha theksoi se Rama në këtë çështje nuk është vetëm përmenduar pasi sipas tij kryeministri ka kontakte dhe ishte prositës dhe përfitues.

“Amerikanët kanë hapur dy çështje njëkohësisht, çështjen Kolumbias dhe Nju Jorkut. Ajo që ra në sy, ishte fakti se Edi Rama ishte i fiksuar mirë në atë çështje. Pra, jo thjeshtë ishte përmendur, por kishte kontakte dhe influenca të qarta, porosi dhe përfitues. Se ishte dhe porositës dhe përfitues.

Pse po i bënte McGonigali këto? Sepse po përfitonte materialisht. Duke shpërdoruar detyrën e tij shumë të rëndësishme, ai po bënte para. Kush ishte tjetër i përfshirë në këtë çështje? Miliarderi rus Deripaska dhe kryeministri i një vendi aleat të SHBA-së. Dhe ai po përfitonte në të mirë të pushtetit të vet.

Çfarë ka tjetër aty. Janë fiksuar mirë takimet, McGonigal ka ardhë në Tiranë, kryeministri e ka pritur në zyrë dhe në ambiente private. Ku e ka pritur jashtë territorit të Shqipërisë. Në Shqipëri McGonigali nuk i ka deklaruar vizitat, kur Rama ka shkuar në SHBA është historia tjetër, ku janë bërë, pse janë bërë takimet dhe cili ishte qëllimi i këtyre takimeve.

Në fund në vendim dëshmohet qartë. McGonigal bëri një marrëveshje dhe nuk është hetuar më tej, sepse dhe ata ruajnë autoritetin e agjencive të tyre. Ata nuk lejuan që të shkatërrojnë imazhin e FBI, meqë aty ka qëlluar një mollë e krimbur që ishte McGonigali.

Për pjesën e personave të tjerë, të cilët përfitojnë nga rasti se nuk janë qytetarë amerikanë. Nëse Edi Rama do të kishte pasaportë Amerikane, ne do të kishim një tjetër histori në SHBA, sepse veprimet e McGonigalit janë hetuar për dëmin që ato kanë sjellë brenda Amerikës.

Po e përsëris dhe njëherë, nëse Rama do kishte një pasaportë amerikane ne do të kishim një tjetër situatë. Njëri prej personave ka pasaportë amerikane, por ai ka dëshmuar, është rrëfyer atje dhe e kanë mbajtur.

Sepse dëshmia e tij ka zbuluar se si është paguar McGonigali, nga kanë ardhur paratë etj.Rama nuk është hetuar në SHBA sepse nuk është qytetar amerikan, por ata e kanë vizatuar qartësisht se kush është roli i Ramës në këtë histori, ne e kemi parë fare qartë se është në dosje,” tha Hoxha.

Jeta që nuk nisi kurrë: Zbulohet historia e trishtë e familjes që hυmbi jetën në trag jedinë ajrore

Një nga historitë më prekëse që del në dritë pas rrëzimit tragjik të avionit të Air India është ajo e familjes Joshi, e cila ishte në prag të nisjes së një kapitulli të ri në jetë.

Dr. Pratik Joshi, mjek me përvojë, kishte jetuar në Londër për gjashtë vitet e fundit. Gjatë gjithë kësaj kohe, kishte punuar me përkushtim me synimin që një ditë të sillte edhe bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij të mitur nga India, për të ndërtuar së bashku një jetë të re në Britaninë e Madhe.

Pas shumë përpjekjesh, dokumentacionesh dhe pritjesh të gjata, ëndrra e tyre nisi të bëhej realitet. Vetëm dy ditë më parë, bashkëshortja e tij, Dr. Komi Vyas, gjithashtu profesioniste në fushën e mjekësisë, kishte dhënë dorëheqjen nga puna në Indi. Valixhet ishin bërë gati, përshëndetjet ishin dhënë, dhe e ardhmja dukej e ndritshme.

Në mëngjesin e djeshëm, familja pesëanëtarëshe hipi në fluturimin Air India 171 me destinacion Londrën. Para nisjes, ata realizuan një foto të përbashkët dhe ia dërguan të afërmve – një kujtim i gëzueshëm për fillimin e jetës së re.

Por ajo jetë nuk nisi kurrë. Aeroplani u rrëzua gjatë fluturimit, dhe asnjë prej pasagjerëve nuk mbijetoi.

Brenda pak çastesh, gjithçka u shua – ëndrrat, përpjekjet, dhe shpresat e një familjeje të tërë. Një ngjarje që përkujton në mënyrë të dhimbshme sa e brishtë është jeta dhe sa lehtë mund të ndryshojë rrjedha e saj pa paralajmërim.

Izraeli apo Irani? Kush ka ushtrinë më të fortë në rast të një lufte “kokë më kokë”

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë arritur një pikë të rrezikshme, pasi Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore të drejtpërdrejta ndaj objekteve bërthamore të Iranit. Operacioni ushtarak, i konfirmuar nga vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, synon çmontimin e kapaciteteve bërthamore të Teheranit, të cilat Izraeli i konsideron si një kërcënim ekzistencial.

Nga ana tjetwr, autoritetet iraniane kanë paralajmëruar hakmarrje të ashpër dhe kanë vënë ushtrinë dhe Gardën Revolucionare në gatishmëri të lartë. Mbi 100 dronë iranianë janë lëshuar drejt territorit izraelit.

Por cila është fuqia e dy vendeve në rast të një përplasjeje “kokë më kokë” me njëra-tjetrën dhe renditja e 2 ushtrive në rang global?

Euronews Albania iu sjell më poshtë potencialin ushtarak të të dy vendeve, qoftë sipas buxhetit, numrit të avionëve, tankeve, armëve bërthamore, etj.

Renditja globale dy ushtrive:

Izraeli në vendin e 17 Irani në vendin e 14

Koka bërthamore:

Izraeli 90 Irani 0

Drejtuesit:

Benjamin Netanyahu kryeministër i Izraelit Masoud Pezeshkian president i Iranit

Buxheti i mbrojtjes:

Izraeli 24.4 bilion $ Irani 9 bilion $

Popullsia:

Izraeli 9.04 milionë banorë Irani 87.59 milionë banorë

Personel aktiv ushtarak:

170 mijë Izraeli 610 mijë Irani

Rezervistë ushtarak:

465 mijë Izraeli 350 mijë Irani

Forcat paramilitare:

Izraeli 35 mijë Irani 220 mijë

Avionë në total:

612 Izraeli 551 Irani

Avionë luftarakë:

241 Izraeli 186 Irani

Avionë sulmi:

39 Izraeli 23 Irani

Avionë transporti:

12 Izraeli 86 Irani

Avionë trajnimi:

155 Izraeli 102 Irani

Avionë misionesh speciele:

23 Izraeli 10 Irani

Avionë bombardues:

14 Izraeli 7 Irani

Helikopterë:

146 Izraeli 129 Irani

Helikopterë sulmi:

48 Izraeli 13 Irani

Tanke:

1370 Izraeli 1996 Irani

Automjete luftarake të blinduara:

43,407 Izraeli 65,765 Irani

Automjete artilerie:

650 Izraeli 580 Irani

Artileri e lehtë:

300 Izraeli 2050 Irani

Rakethedhës:

150 Izraeli 775 Irani

Anije luftarake:

67 Izraeli 101 Irani

Aeroplanmbajtëse:

Izraeli 0 Irani 0

Anije mbajtëse helikopterësh:

Izraeli 0 Irani 0

Anije shkatërruese:

Izraeli 0 Irani 0

Fregata:

Izraeli 0 Irani 7

Korveta:

Izraeli 7 Irani 3

Anije patrulluese:

Izraeli 45 Irani 21

Anije minahedhëse:

Izraeli 0 Irani 1

Nëndetëse:

Izraeli 5 Irani 19

Buxheti vjetor i mbrojtjes:

Izraeli 547.76 Bilion $ Irani 1.78 Trilion $

TRAGJlKE në familjen shqiptare/ Tentoi të shpëtonte të birin nga mbytja, por s’dinte not, hυm bin je tën nëna dhe djaΙi

Një ngjarje tragjike ka tronditur lagjen Lachine të Montrealit, ku një grua 34-vjeçare dhe djali i saj 3-vjeçar humbën jetën pas mbytjes në një pishinë rezidenciale mbrëmjen e së martës.

Viktimat janë nga Kosova, komuna e Deçanit; Elzina Ramosaj Morina dhe djali i saj i mitur, Elon.

Oficerët e policisë u thirrën në vendngjarje rreth orës 21:35 për dy mbytje të mundshme në një shtëpi në Avenue-n e 20-të pranë Rrugës ProvostMe të mbërritur, ata i gjetën të dy viktimat pa ndjenja. Pavarësisht përpjekjeve nga policia dhe ndihmësit mjekësorë, gruaja dhe fëmija u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Sipas provave hetimore të mbledhura në vendngjarje nga Policia e Montrealit (SPVM), duket se nuk ka element kriminal në këtë tragjedi.

“Ky ishte një incident aksidental”, konfirmoi oficerja Caroline Chevrefils, zëdhënëse e SPVM-së.

Zyra e mjekut ligjor është njoftuar për këto vdekje dhe një hetim është duke u zhvilluar nga mjeku ligjor Dr. Edgard Nassif.

“Pas përfundimit të hetimit të tij, mjeku ligjor do të përgatisë një raport që detajon identitetin e të ndjerit, datën dhe vendin e vdekjes, si dhe shkaqet dhe rrethanat e mundshme që lidhen me vdekjen”, tha Jake Lamotta Granato, një zëdhënës i zyrës së mjekut ligjor të Kebekut.

“Nëse konsiderohet e përshtatshme, ai mund të japë edhe rekomandime, të cilat janë masa parandaluese që synojnë mbrojtjen e jetës njerëzore dhe parandalimin e vdekjeve në rrethana të ngjashme”, shtoi ai.

Procesi hetimor i mjekut ligjor është konfidencial deri në publikimin e raportit të tij përfundimtar, i cili është publik.

Sipas burimeve për CTV News, dyshohet se djali ka rënë fillimisht në pishinë, ndërsa nëna është hedhur për ta shpëtuar, por ajo nuk dinte not. Sipas dëshmitarëve, nëna dhe djali i vogël ishin parë së fundmi duke marrë pjesë në një paradë festive.

“Jam i traumatizuar. Është e pabesueshme që ndodhin gjëra të tilla”, tha banori Mike Mymryk.

Carol dhe Derrick Majeur, fqinjë të familjes, u shprehën thellësisht të pikëlluar: “Si do të ndihesha po të ishte një nga nipërit e mi? Do të isha jashtëzakonisht i mërzitur. Mund të imagjinoj si ndihet familja tani”.

Kryetarja e Lachine, Maja Vodanovic, reagoi në rrjete sociale, duke e quajtur ngjarjen “makthin më të keq të mundshëm”. Sipas saj, gjithçka nisi nga një top që ra në pishinë, duke shkaktuar një zinxhir ngjarjesh që përfundoi me mbytjen e fëmijës dhe nënës së tij.

Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar me dhimbje të thellë për vdekjen tragjike të Elzina Morina, 34 vjeç, dhe djalit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë në një pishinë në Montreal.“Kjo humbje ka tronditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Vdekja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë e rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

Shqiptari rrezikoi jetën për t’i shpëtuar nga mbytja në lumë! Dy fëmijët NUK MBIJETOJNË, prindërit bëjnë gjestin prekës

Dy fëmijët 13 dhe 14 vjeç që ranë në lumin Arachthos në Arta të Greqisë, kanë humbur çdo shpresë për të mbijetuar, pasi mjekët konfirmuan se të miturit kanë hyrë në gjendje të vdekjes klinike. E vetmja gjë që i mban në jetë janë pajisjet mjekësore.

Në këto rrethana tragjike, prindërit kanë marrë vendimin e dhimbshëm, por fisnik: të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre për të shpëtuar jetë të tjera. Dy të miturit u nxorën nga lumi pa ndjenja nga shqiptari Ledian Goga, i cili u hodh në ujë pa hezitim dhe arriti t’i nxjerrë.

Pas një reanimacioni intensiv, ata u dërguan në një spital në Patra, por dëmtimet në tru dhe mungesa e oksigjenit për më shumë se një orë rezultuan fatale.

Në vendin ku ndodhi tragjedia, miqtë e tyre kanë vendosur lule dhe mesazhe prekëse, duke i quajtur “heronj që do të kujtohen përgjithmonë”.

Hapet Xhamia e Plumbit në Shkodër! E renditur si një nga më të bukurat në botë

Pas dekadash të tëra sfidash nga koha dhe përmbytjet, Xhamia e Plumbit, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri, ka hapur sërish dyert për besimtarët dhe turistët.

Që prej 8 majit, kjo xhami e renditur si një ndër 50 më të bukurat në botë ka marrë një pamje krejt tjetër pas përfundimit të rikonstruksionit.

“Shumë e bukur. Nuk kam parë asnjëherë një xhami dhe është hera e parë që futem në një objekt të tillë fetar. Ishim tek kalaja, erdhëm këtu. Ne i përkasim një besimi tjetër, por isha kurioz për ta parë dhe është me të vërtetë e bukur.”

“Është shumë impresionuese si xhami dhe arkitektura është shumë e veçantë. U futëm brenda, tek vendi ku zhvillohen ritet, ishte hera e parë edhe për mua, dhe më la shumë të emocionuar.”

Mehdi Myftia me familjen e tij janë organizatorë të faljes së parë dhe rihapjes së kësaj xhamie në vitet ’90. Ata kanë më shumë se 30 vite që përkujdesen për këtë objekt.

Për imamin e xhamisë, ky monument kulture tani ka marrë vëmendjen e duhur.

Xhamia u rikonstruktua falë një investimi të qeverisë turke, ku në fokus ishte shpëtimi i saj nga përmbytjet.