/“Bëhet për të tërhequr υëmendjen e Ρolicisë së Shtetit”! Ish-drejtuesi i ρolicisë zbulon se kush i nxjerr fotot e Ervis Martinaj

“Bëhet për të tërhequr υëmendjen e Ρolicisë së Shtetit”! Ish-drejtuesi i ρolicisë zbulon se kush i nxjerr fotot e Ervis Martinaj

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi thotë se fotot e publikuara së fundmi të të shumëkërkuarit Ervin Martinajt, mund të kenë dalë prej kundërshtarëve të tij.

Në emisionin “Noë”, Prençi deklaroi se kjo mund të bëhet për të tërhequr vëmendjen e Policisë së Shtetit dhe për të mos i shkuar deri në fund së vërtetës.

“Unë besoj se këto investohen nga kundërshtarët, për të shmangur vëmendjen e Policisë së Shtetit, për të mos intensifikuar hetimet për të shkuar drejt së vërtetës. Sa më shumë të largohesh në kohë, aq më shumë venitet, bie interesimi i opinionit publik dhe mediave.

Së shpejti do të futemi në një ingranim tjetër. Më pas, pritet kur të zihen njerëzit brenda grupit kriminal kundërshtar, të dalë e vërteta. Në mënyrë kategorike, nuk besoj se mund ta bëjë dikush tjetër”, theksoi ai.