Berisha dhe Malltezi thirren të mërkurën në SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë

SPAK po bëhet gati të mbyllë hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, të dy në hetim për aferën Partizani. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Sali Berisha prite të paraqiten në SPAK të mërkurën, ku do t’i komunikohet akuza.

Berisha pritet të mbërrijë në orën 12:00, ndërsa dhëndri Malltezi do paraqitet në 14:00. Të dy ndodhen në arrest shtëpie.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

Ndërkohë, Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, pasi ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij, Berisha.