Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në Dibër, ku mbajti “Foltoren e Ripërtëritjes”.
Kryedemokrati komentoi protestën e studentëve, duke u shprehur se askush nuk e do më qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Berisha e cilësoi protestën epike, duke bërë thirrje që grupe më të mëdha shoqërore të bëhen kundër qeverisjes aktuale të vendit, të cilën e cilësoi dështim.
“Sot studentët treguan se janë heronj të vërtetë, ata bënë përballje epike. Sot kërkohet që krahas heronjve në Tiranë, të bashkohen vlera të tjera të shumta, në mënyrë që t’i japim duart kësaj të keqeje të madhe dhe të përpunojmë së bashku vizionin më të mirë për Shqipërinë.
Kuvendi i PD-së i kërkon çdo demokrati që motoja e tij të jetë ripërtëritja. Ne duhet të shohim sesi të ripërtërijmë radhët tona. Unë kam besimin më të madh se do u përgjigjemi me sukses kërkesave”, tha kryedemokrati Berisha.