V αjza shqiptαre: I bΙeva bυrrit b rεkë të kυqe, m’ka bërë αtë që nuk e imαgjinoni

Dhuratat e festave, jo gjithmonë janë pjesë e shijeve tona, ama në fund të fundit vlerësohet gjesti që dikush është kujtuar për ne. Ama nuk është ky rasti i një çifti nga Puka. Kjo është historia e rrëfyer. 

“Kam burrin më injorant dhe të pashpirtë që mban ky dhe! Ku më qëlloi mua për pjesë o Perëndi.

Përshëndetje lexues të Shkodrës, unë jam një 29-vjeçare pukjane. Thashë edhe unë si këto VIP-at që shohim në rrjete sociale të vishem me burrin me të kuqe për Krishtlindje.

E bleva të brendshme seksi për veten, se burri s’më ka blerë kurrë dhe për copën e mishit që kam në shtëpi.

Erdhi darka edhe para se të hanim kur nis e bën dush burri i çoj ndërresat dhe normal edhe brekë e kuqe.

Nisi duke bërtit që në banjë s’jam pederast unë, ty t’ka lajthit Facebooku, s’la gjë pa më thënë.

Edhe pse u mundova t’i shpjegoj se janë mbarësi nëse i veshim, se ne po duam të bëjmë dhe fëmijë, ai veç më shante.

Jo vetëm që nuk i veshi gjallë në botë, por s’më foli as gjatë ushqimit se në shtrat jo e jo.

Ja futi gjumit zotëria tërë turinj. Aq jam mërzit sa s’ka…s’di si të pajtohem me të se nuk kalohet dita e sotme kështu.

Ai vazhdon më mban turinj e mezi flet. Ciao e gëzuar të gjithëve!”, shkruan ajo.

Kjo është mοshα kur f emrα ‘ç mεndet’ po nùk bëri ..ks!!

Ndoshta pjesa më e madhe do të mendojnë se bëhet fjalë për vajzat e reja që janë rreth të 20 tave, por jo!

Zbulime të shumta kanë dalë në përfundimin se femrat janë shumë më të interesuara për s.e.ks, në të 30 tat dhe 40 tat e tyre.

Edhe pse këto ishin rezultatet, hulu mtuesit gjithashtu kanë vënë re se tek femrat e kësaj moshe në krahasim me të kaluarën ka rënë shumë siguria në shtrat.

Si pa sojë e fri kës nga meno pauza e hershme, gratë bëhen më të frus truara dhe duan më pak s.e.ks, por përsëri dëshira për marrëd hënie domi non tek mosha 30-40 vjeç.

Pothuajse 75 % e femrave të anketuara kanë qenë të fri kësuara nga menopauza dhe po e

njëjta shifër e grave që kanë arritur në menopauzë kanë deklaruar se i ka pe nguar në marrëd hënie

Maliq/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçari, pësoi tension të lartë dhe…

12 vjeçari u dërgua me urgjencë nga spitali i Korccës.

Mësohet se i mituri është nga fshati Pocestë ndërsa ishte nxënës në klasën e 7-të të shkollës në fshatin Vashtëmi. Sa i përket rrethanave, burime nga policia bëjnë me dije se i mituri është dërguar në urgjencën e Korçës me tension të lartë, ndërsa pas kontrollit është nisur menjëherë drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se ka qenë shkolla e fshatit Vashtëmi që ka njoftuar edhe ngjarjen e rëndë ndërsa nga burimet mësohet se i mituri është shtruar dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore që mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.

Për shkak të moshës së re dhe rrethanave të vdekjes së papritur, policia ka nisur mëngjesin e sotëm hetimet lidhur me rastin për të zbuluar shkaqet e vdekjes së të miturit. Kanë qenë familjarët ata që kanë deklaruar para uniformave blu që djali i tyre ka pësuar tension të lartë dhe që ka patur herë pas here probleme shëndetësore.

Pritet në vijim të kryhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Korçës 12 vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor.

Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella  dhe nga analizat ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur ndaj dje në mëngjes është dërguar drejt Tiranës, ndërsa mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak.

(Balkanweb)

Ulet çmimi i energjisë elektrike, ja si do llogaritet për konsumatorët

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë është mbledhur ditën e sotme për të përcaktuar çmimin e ri të energjisë elektrike.

Pas propozimeve të OSHEE, bordi ka vendosur që çmimi i energjisë të ulet me 1 lekë, nga 9.5 për kilovat që ishte, të shkojë në 8.5 për kilovat.

Çmimi i ri 8.5 lekë për kilovat është për familjet që përdorin deri në 700 kilovat. Ndërsa, për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kilovat, çmimi do jetë 9.5 lekë për kilovat, teksa me TVSH shkon në 11.4 lekë.

Ulja do të nisë në shkurt 2025 dhe do të vazhdojë deri më datë 31 dhjetor 2025.

Publikohet sot çmimi i ri i energjisë elektrike për konsumatorët

Sot, në orën 12:00, në ambientet e OSHEE-së, Kryeministri Edi Rama do të mbajë një konferencë për mediat, ku pritet të diskutohet për çmimin e ri të energjisë elektrike.

Më herët qeveria ka njoftuar se po punohej për një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Ajo tha se procesi është në analizë dhe se po optimizohen proceset teknike për të ofruar një çmim më të mirë për qytetarët në vitin 2025.

Gjithashtu po ditën e sotme në ora 11:00 pritet të mblidhet bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për çmimin e ri të energjisë elektrike.

Aktualisht, çmimi i energjisë është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, dhe 11,4 lekë me TVSH për familjet. Pensionistët që marrin kompensim shtesë prej 648 lekësh për energjinë elektrike gjithashtu përfitojnë një ndihmë shtesë.

Ermal Hoxha paraqitet në SPAK

Ermal Hoxha është paraqitur ne SPAK të hënën në mesditë. SPAK nuk jep detaje për arsyet e thirrjes së Ermal Hoxhës.

Nipi i ish-diktatorit ka qenë i dënuar për laboratorin e Xibrakës.

Dosja Xibraka është rihapur në 2024 pas një denoncimi publik të bërë nga Gazmend Bardhi.

Bardhi akuzoi Olsi Ramën për përfshirje në dosjen Xibraka.

(Balkanweb)

Anastasi në gjendje kritike, mediat greke: Nuk është në intubim, mbetet në …

Sipas televizionit publik ERT gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas, i cili ndodhet për të pestën ditë i shtruar në spitalin “Evangelismos”, paraqitet e rënduar.

Ai ndodhet tashmë në një dhomë të veçantë, i pa intubuar, por trajtohet në kushte të terapisë intensive. Sipas informacioneve të fundit, gjendja e tij nga mjekët vlerësohet si kritike.

Deri në orën 18.30 të ditës së sotme, spitali nuk ka nxjerrë një deklaratë të re shëndetësore, por ERT raporton se asgjë nuk ka ndryshuar në shëndetin e tij prej dje në mbrëmje kur gjendja e Fortlumturisë së tij u përkeqësua.

Sipas burimeve spitalore trupi i tij është i sforcuar për shkak të moshës së madhe, por mjekët ripërsërisin se ai nuk është i intubuar dhe ka kontakt me mjedisin.

Dje pas mesditës, Kryepeshkopin e kanë vizituar edhe Ministri i Arsimit dhe i Fesë Kyriakos Pierrakakis, lideri i ri i SYRIZA-s Sokratis Famelos, si dhe shumë klerikë.

Tepër i lartë është edhe interesimi i komunitetit shqiptar në Greqi, pjesëtarët e të cilit ,ortodoksë ose jo, luten për një shërim të shpejtë të tij.

Trump: Gjiri i Meksikës do të quhet Gjiri i Amerikës

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump të martën u tha gazetarëve se dëshiron të ndryshojë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.

Ai u ankua se Meksika po përfitonte nga Shtetet e Bashkuara për tregtinë dhe imigracionin.

“Ne do të ndryshojmë emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës”, tha Trump. “Sa emër i bukur. Dhe është i përshtatshëm. Është i përshtatshëm. Dhe Meksika duhet të ndalojë së lejuari miliona njerëz të derdhen në vendin tonë”, deklaroi Trump.

Trump i bëri komentet ndërsa u ankua se SHBA kishte një deficit të madh tregtar me Meksikën dhe Kanadanë. Ai ka ngritur shqetësime të ngjashme që nga fitorja e zgjedhjeve të nëntorit dhe u zotua të vendosë tarifa të larta për të dy vendet fqinje.

Si kryeministri kanadez në largim Justin Trudeau ashtu edhe presidentja meksikane Claudia Sheinbaum Pardo kanë folur me Trump në muajt e fundit rreth kërcënimeve të tij tarifore.

Trump të martën e quajti Meksikën si një “vend shumë të rrezikshëm” që drejtohej “në thelb nga kartelet”.

Ai sugjeroi që Kanadaja të bashkohej me SHBA-në pasi Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij të hënën.

Gjiri i Meksikës, i cili mbulon më shumë se gjysmë milioni kilometra katrorë, u shfaq për herë të parë në hartat evropiane në vitet 1500.

Broja qetëson Evertonin, zbulohet sa do të mungojë

Armando Broja ka qetësuar stafin e Everton. Sulmuesi i Shqipërisë, u dëmtua në ndeshjen e kampionatit ndaj Bournemouth, duke u zëvendësuar pas vetëm 32 minutave lojë.

Broja ndjeu dhimbje pasi goditi fushën dhe e kishte të vështirë për të vazhduar lojën.

Nga Anglia raportohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të rëndë.

Shqiptari do të humbasë sfidën ndaj Peterborough në Kupë, ndërsa pritet të rikthehet i gatshëm pas një jave.

23-vjeçari u bashkua me Everton në fundin e merkatos së verës në huazim nga Chelsea, ndërsa skuadra nga Liverpuli ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Facebook heq qafe ‘Fact Check’, programi i moderimit “u përdor për censurë”

Gjigandi i metiave sociale Meta njoftoi të martën një sërë ndryshimesh në politikat e tij të moderimit të përmbajtjes, duke përfshirë eliminimin e programit të tij të kontrollit të fakteve, në atë që Mark Zuckerberg tha se ishte një përpjekje për të përqafuar fjalën e lirë.

“Ne do të kthehemi te rrënjët tona dhe do të fokusohemi në reduktimin e gabimeve, thjeshtimin e politikave tona dhe rivendosjen e shprehjes së lirë në platformat tona”, tha Zuckerberg në një video të postuar të martën në mëngjes. Së pari, ne do të heqim qafe kontrolluesit e fakteve dhe do t’i zëvendësojmë ata me shënime të komunitetit të ngjashme me X, duke filluar në SHBA.

Ndryshimet shënojnë një lëvizje të madhe për kompaninë mëmë të Instagram-it dhe Facebook-ut dhe pasojnë një seri ndryshimesh të tjera që kompania ka bërë në javët e fundit ndërsa Presidenti i zgjedhur Trump shkon në mandatin e tij të dytë më vonë këtë muaj.

Zuckerberg përmendi zgjedhjet e fundit si një forcë shtytëse në vendimin e kompanisë, duke fajësuar politikat qeveritare dhe mediat tradicionale si një prej faktorëve se pse Facebook dhe Instagram censuruan më shumë.

Përmes programit Fact Check, Facebook pajtoi palë të treta në 60 gjuhë të botës, përfshirë këtu edhe shqipen. Sipas këtij programi, palët e treta shërbenin si gjykata mbi postime, apo lajme që shpërndahej në platformë dhe më pas sinjalizonin Facebook, nëse lajmi ishte i rremë apo jo. Në SHBA pati akuza se programi u përdor politikisht për të censuruar lajmet që lidheshin me Donald Trump.