Përballja për Kupën e Botës, trajneri serb reagon për sfidën me Shqipërinë

Tajneri i ekipit serb ka reaguar pasi shorti i Kupës së Botës e vendosi përballë kombëtares shqiptare të futbollit.

Ai e ka marrë seriozisht sfidën teksa thotë se ekipi i tij duhet të përgatitet si fizikisht, faktikisht por edhe psikologjikisht.

Dragan Stojkoviç ka vlerësuar ekipin kuqezi duke thënë se janë kundërshtar i vështirë, teksa ka shtuar se “është i lumtur të luajë në Tiranë”.

“Seriozitet dhe profesionalizëm maksimal. Në pjesën fizike, taktike dhe psikologjike, përgatitjet duhet të jenë në nivelin më të lartë, jo vetëm për ndeshjen me Anglinë, por dhe ndaj Shqipërisë, Letonisë dhe Andorrës.

Një grup sfidues. Shqiptarët janë përmirësuar me lojën e tyre kohët e fundit dhe do të jenë kundërshtar i vështirë. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur ku finalja e Ligës së Konferencës u luajt. Jam i vetëdijshëm që publiku për këto duele do të jetë i interesuar për të tjera arsye. Një histori futbolli, një sfidë e mrekullueshme dhe një mundësi për dy ndeshje me kualitet”, u shpreh trajneri Stojkoviç.

Lajmet se është arrestuar, reagon Rezart Veleshnja: Ja si është e vërteta (VIDEO)

Aktori i humorit Rezart Veleshnja ka reaguar pas lajmit të përhapur sot në disa media se ai është arrestuar.

Veleshnja ka postuar një video nga qyteti i Pogradecit, duke treguar se nuk është arrestuar.

Sipas lajmeve, ai ishte vënë në prangat e policisë pasi i kishte marrë makinën një shoku të tij dhe e kishte shitur.

Por vetë aktori ka sqaruar ngjarjen. Rezarti thotë se makina kishte humbur gjatë kohës që ai e përdorte, por tashmë është gjetur.

“Ju përshëndes nga Pogradeci. Ideja është që është një automjet që e kam përdorur unë dhe ai automjeti kishte humbur ndërkohë që unë thjesht e kam përdorur. Dhe sot e kësaj dite është gjetur se kush e ka pasur. Kaq, s’ka asnjë gjë këtu. Jo u arrestua, jo u bë, turp. Është një automjet që ka humbur, e kam përdorur unë dikur. Por unë s’kam lidhje me atë makinë pasi e kam hequr”, u shpreh Veleshnja.

VIDEO / Mόmenti kur hidhet në erë υra Babrroit në Tiranë

Është shembur me shpërthim të kontrolluar ura e Babrroit në Tiranë. Ura shembur për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

“Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me forcat xheniere të ushtrisë, realizoi shpërthimin e kontrolluar për demolimin e urës së Babrroit në kuadër të projektit “Unaza e Madhe” e Tiranës, faza 3. IKMT bashkë me institucionet e tjera ligjzbatuese siguroi zhvillimin me sukses të këtij operacioni”, njofton IKMT.

Zhduket 16 vjeçari në Korçë, e ëma denoncon në polici: U largua pasi i erdhi fleta e gjyqit. Akuzohet se vodhi një celular

16 vjeçari nga Korça Anxhelo Abidini, pesë ditë me parë është larguar nga banesa pa njoftuar familjarët. Ka qënë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në polici, por kjo e fundit nuk ka renë në gjurmë të 16 vjeçarit.

Nëna e të miturit Ermelina Mustafa thotë se shkak i largimit të djalit nga shtëpia ka qënë njoftimi i prokurorisë së Korçës për përfundimin e hetimeve, për procedin penal të nisur ndaj tij, për vjedhjen e një celulari. I mituri sipas pohimit të nënës është trembur dhe larguar nga shtëpia.

“Të hënën është larguar, nuk e di arsyen, por i erdhi fleta e gjyqit dhe ai u tremb. Ne e kemi kërkuar. Ditën e mërkurë kam bërë denoncimin. E kemi kërkuar tëk të gjithë njerzit, por ende asgje. Nuk e di ku mund tëk jete, por mund te jetë jashtë Korçe.”, tha e ëma.

Largimi i të miturit nga banesa është bërë pasi i ka ardhur njoftimi se duhej të paraqitej në seancën e parë në gjykatë si autor i dyshuar i vjedhjes së një celulari.

Monika Kryemadhi sërish në SPAK! Deputetja-gazetarëve: Na e morët shpirtin! S’na latë rehat me marr frymë

Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Deputetja e PL-së, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente.

Monika Kryemadhi, përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, bëri edhe batuta me gazetarët.

“Na e morët shpirtin” u drejtohet Monika Kryemadhi, ndërsa shtoi: “S’na latë rehat me marr frymë”.

Nuk ndalet humnera/ Ja çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93 lekë dhe do shitet me 94.2 lekë.

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 97.7 lekë dhe do shitet me 98.4 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

VIDEO/ “Pamja e tyre i thotë të gjitha”, reagimi i Dukës gjatë shortit bën jehonë në Serbi

Shqipëria do të masë forcat me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën, në kualifikueset e Botërorit 2026. Reagimi i Presidentit të FSHF, Armand Duka, pasi mësoi se rival do të jetë Serbia ka bërë xhiro në mediat serbe.

Kurir.rs”, përkrah videos shkruan në artikull: “Pamja e tyre i thotë të gjitha, shikoni reagimin e shqiptarëve kur mësuan se përballë do kenë Serbinë”. Kujtojmë se grupi ku bëjnë pjesë kuqezinjtë është grupi K.

https://twitter.com/Pluton45873221/status/1867541801751453731?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1867541801751453731%7Ctwgr%5Ecbeea0f43653e98bb3da279fc5d93006ef904d25%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fvideo-pamja-e-tyre-i-thote-te-gjitha-reagimi-i-dukes-gjate-shortit-ben-jehone-ne-serbi%2F

Mori një aυtomjet me anë të mαshtrimit dhe e shiti, αrrestohet aktori Rezart Veleshnja

Aktori Rezart Veleshnja është arrestuar nga policia e Durrësit.

Blutë njoftojnë se Veleshnja me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet një shtetasi dhe më pas e ka shitur atë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Horoskopi për ditën e sotme: E premte 13 dhjetor 2024

DASHI

Afërdita do të jetë në gjendje të sjellë energji të jashtëzakonshme gjatë orëve të ardhshme. Për sa i përket punës, po përjetoni ditë më të mira për t’u takuar dhe për të bërë plane afatgjata duke qenë se edhe viti 2025 do të jetë në anën tuaj në gjysmën e parë. Jeni të lirë të lëvizni.

DEMI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 13 dhjetor 2024), një miqësi mund të bëhet diçka më shumë brenda pak javësh. Mirëpo, me Venusin në opozitë këto ditë thuajse duket sikur nuk ke besim… Përsa i përket punës, ka pak shpenzime të shumta nëse ke një biznes apo një aktivitet krijues, ata që kanë një kompani duhet të përgatituni për ndryshimin e rolit.

BINJAKËT

Kjo është një periudhë e dobishme, dyfishoni sharmin tuaj! Ndjenjat luajnë një rol të rëndësishëm në situatat që dukeshin të bllokuara… Për sa i përket punës, në këtë moment është e rëndësishme të pranoni të renë, sepse e ardhmja ushqen perspektiva të rëndësishme.

GAFORRJA

E juaja është një situatë e shkëlqyer që të çon në zgjidhje të rëndësishme, në këtë kuptim dhjetori do të jetë një vit rritjeje, nëse nuk keni një dashuri mund të mbështeteni në një situatë të veçantë që po sjell tërheqje të papritura. Puna? Ju duhet të filloni të mendoni për një 2025 me interes të madh, programet dhe intuitat do të inkurajohen!

LUANI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 13 dhjetor 2024), me Venusin nervoz ka ankesa për t’i bërë personit që doni. Ata që janë vetëm do të mbeten të pavendosur, ata që jetojnë histori që nuk u besojnë do t’i hedhin. Për sa i përket punës, intoleranca – më shumë se e justifikuar – duhet mbajtur nën kontroll. Kohët e fundit ka pasur nga ata që janë përpjekur të bllokojnë rritjen tuaj profesionale…

VIRGJËRESHA

Disa situata dashurie që kanë përfunduar mund të rifillojnë: nëse ka diçka për të sqaruar, është më mirë të flisni menjëherë. Periudha zgjedhjesh ose ndoshta takime të këndshme nëse zemra është vetëm. Për sa i përket punës, kujdes nga një shef apo person i Gaforres apo Demit që mund të jetë në konflikt me punën tuaj.

PESHORJA

Në këtë periudhë do të keni mundësinë të gjeni një energji të mirë të dobishme për të arritur sukseset që yjet parashikojnë për muajt në vijim. Për sa i përket punës, kjo është periudha e mirë për të kontaktuar njerëzit e duhur me të cilët mund të organizoni diçka të rëndësishme.

AKREPI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 13 dhjetor 2024), duket se jeni më i kujdesshëm në dashuri. Nëse jeni vetëm dhe jeni në pritje të një propozimi të vlefshëm, këshillohet të distancoheni nga ata që ju ofrojnë gjithçka lehtësisht. Për sa i përket punës, projekteve të reja, mundësive për të pohuar veten para syve. Do të hyjë në lojë nga pranvera 2025!

SHIGJETARI

Jepuni hapësirë ​​emocioneve të reja, çiftet më të kërcënuara nga tranzitet planetare duhet të flasin me sinqeritet. Dyshime të veçanta mund të lindin nëse jeni të dashuruar me një person që aktualisht ka një situatë tjetër ose nuk dini si të çliroheni nga disa shqetësime që lidhen me të kaluarën. Për sa i përket punës, shumë ndikime dinamike mund të shkundin edhe situata të ndenjura.

BRICJAPI

Kjo është një periudhë e testimit të ndjenjave tuaja, mos u dorëzoni para dëshirës për t’u tërhequr në veten tuaj. Për sa i përket punës, yjet sjellin kreativitet, në këtë periudhë do të mund të merrni informacione të dobishme që do t’ju lejojnë të merrni avantazhe ose rritje.

UJORI

Sipas horoskopit të Paolo Fox (e premte 13 dhjetor 2024), gjërat në dashuri janë më të mira, Afërdita në shenjën tuaj shpërblen. Kini kujdes sepse një dashuri e re mund të lindë edhe brenda pak javësh. Për sa i përket punës, Jupiteri ende favorizon! Biznesi do të favorizohet në 2025, lajme deri në qershor.

PESHQIT

Ju dëshironi mirëkuptim dhe dashuri. Mund të jetë argëtuese, nëse jeni beqarë, të kënaqeni me afera të rastësishme dashurie. Shpesh në jetën tuaj dashuritë më të rëndësishme kanë lindur për argëtim. Puna? Ditët e vetme në rrezik janë ato të fundjavës kur një disonancë e Hënës mund të shkaktojë kritika dhe protesta.

“SPAK ka emra konkretë për masa krën e Dobraçit”/Karamuço paralajmëron për mundësinë e një at entati tjetër:Atentatorët..

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se është e konfirmuar prezenca e Ibrahim Licit në vendngjarje. Sipas tij, atentatorët kanë mbetur të plagosur rëndë dhe madje është hetuar në klinika private.

Karamuço shtoi gjithashtu se qyteti është blinduar sepse dyshohet hakmarrje dhe se hetimet janë drejt fundit.

“ Procedime penale janë dy në Spak, janë bashkuar në një sepse janë të njëtët rivalë por në veprime kriminale të ndryshme. Spak ka emra konkretë për atentatorët të cilët po hetohen. Ka të identifikuar në mënyrë të saktë që personi i tretë është Ibrahim Lici, paraqitja biometrike e ka konfirmuar që është ai. Ka dyshime të forta që mund të organizohet një hakmarrje ndaj ka shtim të forcave policore. Di t’ju them që policia ka dyshime të forta që jo vetëm është goditur nga makina e viktimave, mund të ketë të plagosur në makinën e atentatorëve dhe për këtë po hetohet. Kur është kërkuar në klinika private, është kërkuar dhe për atentatorët që kanë ngelur të plagosur rëndë në atë ngjarje.

Ka skenarë të frikshëm dhe janë në dijeni strukturat që çfarë mund të ndodhë, financat që kanë, njerëzit që kanë mbrapa. Dyshohet që të ketë një tjetër atentat të rëndë. Është një sagë e gjatë që po mban në terror atë vend që nuk e meriton. Me hetimet po shkohet drejt fundit, ka një dritë në fund të tunelit.”