Sali Berisha premton të shkrijë “SPAK”-un sapo të bëhet kryeministër

Në do të behej kryeministër, Sali Berisha thotë se do të ndërhynte me njëherë në reformë në drejtësi, duke e cilësuar SPAK-un një organizatë kriminale.

Kryedemokrati e akuzoi SPAK se ka bërë pazare me kriminelë dhe se për këtë do të duhet të përballet me ligjet e vendit.

Nëse bëhëni kryeministri cili do të jetë qëndrimi juaj ndaj SPAK?

“Qëndrimi im do të jetë ndërhyrje e menjëhershme me Komisionin Venecias, plotësishëm i besueshëm nga SHBA. Në këtë reformë këta e përjashtuan Komisionin e Venecias, ishim ne që e përfshimë. Në këtë reformë, qytetari shqiptar është pa një proces ligjor të drejtë, se duhet të pres 14 vite.

Ka një prokurori po aq politike, saç ishte prokuroria e Enver Hoxhës. SPAK për shkak të politizimit është sot, një organizatë e vërtet kriminale. Ai që e dekoroi Dumanin, jam i sigurt se do të dekoronte dhe Jack Smithin, ky ngriti një mal akuzash ndaj Trump dhe u tërhoq si mi. SPAK do të përballej me ligjin për të gjitha pazaret që kanë bërë me kriminelët”, u shpreh Berisha në emisionin Opinion.

EKSKLUZIVE/ Zbulohen tre EMRAT e parë ZYRTARË të banorëve të Big Brother VIP Albania!

Shtëpia e “Big Brother VIP Albania” hap dyert më 21 dhjetor.

VoxNews ka mësuar zyrtarisht tre emrat e banorëvë të parë që do jenë pjesë e shtëpisë.

Emrat e njohur të ekranit shqiptar, Rozana Radi, Laert Vasili dhe këngëtari Marin do të jenë pjesë këtij edicion.

Publiku po pret me padurim nisjen e spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, i cili kësaj radhe do të vijë me ndryshime.

 Përveç banorëve VIP, pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe njerëz të thjeshtë, të cilët dëshirojnë që të ndajnë historitë e tyre.

Vetëm pak ditë më parë, u bënë publike dhe emrat e opinionistëve të cilët do të jenë këtë edicion në ekranin e Top Channel. 

Arbër Hajdari kthehet për të katërtin vit radhazi në poltronin e opinionistit dhe risia këtë herë është Neda Balluku, së cilës po ashtu i besohet ky rol i rëndësishëm./VoxNews

Zbulohet AT ENTAT0RI i mas akrës së Dobraçit, personazh i kr▪︎imit i lidhur me grupin Bajraj dhe Ervis Martinaj!

Gazetarja Etleva Delija ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatorët e masakrës së Dobraçit, tashmë të identifikuar nga SPAK.

Sipas gazetares, një prej atentatorëve ka mbetur i plagosur rëndë dhe është një personazh i njohur i botës së krimit.

Bëhet fjalë për një person të plagosur rëndë nga autorët. Është një personazh i njohur i krimit dhe ishte në kërkim, pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’ i lidhur me grupin Bajraj dhe Ervis Martinaj. Nuk dihet ku ka shkuar për tu mjekuar. Nga analizimi i pamjeve dhe provave shkencore u konfirmua se në vendngjarje ishte i pranishëm Ibrahim Lici’, ka thënë gazetarja.

Dea Vieri çudit me këshillën për çunat: Mos i jepni shokëve brek*t (Video)

Modelja e njohur Dea Vieri ka postuar një video me një këshillë çuditshme për djemtë në instagramin e saj.

Duket se modelja ka një kritikë për djemtë materialist.

Midis të tjerash ajo thotë:

-Kujdes kur i jepni shokëve brekët !

https://www.instagram.com/_u/zonevipal/?utm_source=ig_embed&ig_rid=446ba3b8-a52b-4e63-999e-443394b8b42f&ig_mid=E29DD569-829F-40C5-A141-97A38F027D96

RENEA mësyn në Shkodër me urdhër të SPAK, paralajmëron gazetari: Të paktën 20 persona të shoqëruar në polici

Gazetari Ermal Vija thotë se po hetohen të gjitha pistat në lidhje me masakrën e 30 tetorit në Dobraç të Shkodrës, ku mbetën 4 vitkima.

Vija u shpreh se të paktën 20 persona janë shoqëruar në policinë e Shkodrës, pas kontrolleve të ushtruara nga RENEA.

“Në fakt, ka qenë Prokuroria e Shkodrës që shpalli moskompetencë. Ka qenë kjo prokurori që ka evidentuar që vrasja e ndodhur më 30 tetor, ku humbën jetën 4 persona, është organizuar nga një grup i strukturuar kriminal. Hetuesit kanë dalë në këtë përfundimi, nisur nga dinamika sesi ndodhi ngjarja., si janë larguar autorët dhe si është kryer ekzekutimi. Ka kaluar një muaj e gjysmë nga mbërritja e dosjes nga Prokuroria e Shkodrës në SPAK. Hetimet po i ndjek prokurorja Elida Kaçkini. Kjo prokurore me vcendim të GJKKO, ka marrë leje nga gjykata për të ushtruar disa kontrolle. Kontrollin e fundit e ka ushtruar në banesën e Safet Bajerit, janë sekuestruar 19 mijë euro, nuk janë gjetur sende të tjera. Janë të gjitha pistat në fakt. Prokuroria nuk ka dalë në përfundimin se cili grup ka kryer ngjarjen e rëndë me 4 viktima. Në ato që kam mësuar në orët e fundit, janë të paktën 20 të shoqëruar në Policinë e Shkodrës. Më pas kanë vijuar kontrolle në banesa të tjera, te të afërmit e Bajrit, kanë gjetur 4-5 automjete. Nga ana tjetër, prokuroria ka dashur të ushtrojë kontrolle edhe te pala tjetër Lici, pasi Ibrahim Lici dyshohet se ka qenë brenda automjetit ku huimbi jetën vëllai i tij. Lici mund të jetë person kyç sa i takon hetimit. Ka pasur shklëmbim zjarri mes makinave, kjo është e provuar”, theksoi ai.

Nuk i prisnim! Emra mjaft të njohur të ekranit, njihuni me 2 banorët e parë të “BBVA 4”

“Big Brother VIP Albania” starton më 21 dhjetor. Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga nisja.

Burime ekskluzive pranë “Big Brother Vip Albania”, na zbulojnë se emra të njohur të ekranit shqiptar, Rozana Radi dhe Laert Vasili, do të jenë pjesë këtij edicioni.

Kjo dyshe pritet të sjellë një dinamikë të veçantë në spektakël, duke qenë se të dy njihen për karakterin e tyre të fortë dhe personalitetin e spikatur.

Rozana, një artiste shumëdimensionale me sukses si këngëtare, aktore dhe moderatore, do të sjellë energjinë e saj në shtëpi.

Kujtojmë se Rozi sapo u shpall edhe fituese e “Kënga Magjike 2024”, ndaj me siguri do ketë edhe çfarë të rrëfeje mbi këtë eksperiencë dhe komentet që mori.

Ndërsa Laert Vasili, një aktor i njohur për rolet e tij teatrale dhe televizive, premton debate të forta.

U zhduk në vitin 2012, shqiptari gjendet i gjallë në burgjet e Assadit

Një shqiptar nga Kosova është liruar pas 12 vitesh që kishte qenë i burgosur i regjimit të Assad në Siri.

Ai është shtetasi me inicialet A.SH nga fshati Seçishtë i Hani Elezit.

Në lidhje me këtë ka folur edhe eksperti i Sigurisë në Bedri Elezi, i cili ka thënë se ai kishte 12 vite pa kontaktuar me familjen e tij.

më tej, Elezi tha gjatë një interviste televizive, se A.SH pas lirimit ka njoftuar familjen e tij që është gjallë, shëndosh e mirë dhe mezi pret që ti krijohen kushtet për tu riatdhesuar.

Elezi tregoi me detaje dhe historinë e tijpersoni ku shpjegoi se para 12 viteve në përpjekje për ti ikur forcave të Asaddit ai kishte kërcyer nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe më pas e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij që nga ajo kohë, raportojnë mediat në Kosovë.

“Ai është nga Komuna e Hanit të Elezit dhe kishte shkua në Siri në vitin 2012. Në fakt unë kisha komunikuar me familjen e tij dhe ju kisha thënë se ai ishte te burgu në Sinaja dhe se është gjallë. Ishte vështirë për të na besuar madje kemi pasur raste që dhe familjarët na kundërshtonin, duke thënë që kujdes se ne nuk kemi informacione fare për të afërmin.

Më tej, Elezi tha se ky person ka qëndruar 12 vjet në burg dhe në përpjekje për tu larguar forcave të Asaddit kishte kërcyer nga një urë e lartë dhe kur kishte rënë kishte thyer këmbët dhe atë e kishin kapur dhe vendosur në burg dhe familja e tij nuk kishte informacione për fatin e tij dhe këtë të djalë ai foli me familjarët dhe u tha që është shëndosh dhe mirë”, tha eksperti Elezi.

“Ne kemi diku rreth 60 qytetarë të Republikës së Kosovës që ndodhen në zona që kanë qenë nën kontroll të Assadit të cilët janë familjarë madje më kujtohet kemi pasur një përpjekje me Ministrinë e Jashtme të Haradinajt për ti riatdhesuar ato dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve ata kishin pritur rreth dy muaj në një qytet afër kufirit me Turqinë për tu futur në Turqi dhe më pas për të gjetur një mënyrë për tu riatdhesuar por ishte pamundur dhe akoma janë në Siri”, shtoi Elezi.

Xhaka “fiku” Interin, Klinsman e ngre mesfushorin shqiptar në qiellin e shtatë

Bajer Leverkusen mposhti të martën 1-0 Interin në Ligën e Kampionëve. Goli i Nordi Mukiele në minutën e fundit të ndeshjes i dha tri pikë “Aspirinave”, duke bërë që italianët të pësojnë humbjen e parë pas gjashtë ndeshjeve në këtë turne.

Nëse lëmë pas Mukiele, që si autori i golit të vetëm u shpall lojtari i ndeshjes, një rol kyç në mesin e fushës për gjermanët kishte edhe Granit Xhaka.

Mesfushori shqiptar “fiku” rivalët me performancën e tij dhe sipas “SofaScore” me notën 7.9 është futbollisti i dytë më i vlerësuar i takimit.

Xhaka bëri 113 prekje, ndërsa nga 104 pasime ai kompletoi 98, me 94 përqind saktësi. Ai kishte katër topa të gjatë të saktë, ndërsa fitoi katër nga katër duele. Mesfushori shqiptar kishte edhe dy pasime kyçe dhe një ndërhyrje të saktë.

Pas ndeshjes Graniti tha se duhet të punojnë për të marrë të tjera pikë. “Të gjithë duhet të punojmë shumë deri në Krishtlindje. Ne kemi nevojë për pikë, nëse luajmë në mënyrë kaq të kontrolluar, fitojmë ndeshje. Ndaj Interit ishim totalisht dominuese. Është fakt që ata nuk e goditën në asnjë rast portën tonë”, tha Xhaka. Bajer Leverkusen grumbullon 13 pikë në renditje.

VLERËSIMI NGA KLINSMAN – Ndërkohë legjenda gjermane, Jyrgen Klinsman, e ka lavdëruar mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka. Klinsman deklaroi se Xhaka jo vetëm në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes është lider. Kështu ka raportuar të martën për “Bild”. 60-vjeçari ka shtuar se Xhaka është prej futbollistëve kryesor te skuadra e Bajer Leverkusenit. “Kur vjen puna për të udhëhequr ekipin, askush nuk është si Granit Xhaka.

Ai është lideri, futbollisti kryesor në dhomat e zhveshjes. Pa dyshim edhe Florian Virc po bëhet një futbollist gjerman i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klinsman. Xhaka është duke e kaluar edicionin e dytë te skuadra e drejtuar nga trajneri Ksabi Alonso. 32-vjeçari në sezonin e parë me klubin gjerman e fitoi titullin e kampionit në Bundesligë, Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, sikurse ishte finalist edhe në Ligën e Europës. Graniti është i lidhur me “Aspirinat” deri në verën e vitit 2028.

PANORAMASPORT.AL

Aksi dentohet në Beograd autobusi i linjës ‘Tiranë-Bruksel’. Ήumb je tën një grua (Foto)

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e së enjtes në një autostradë të Beogradit.

Autobusi i kompanisë shqiptare “PATI Travel” u përfshi në një aksident të rëndë në Serbi. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fuqishme duke tronditur pasagjerët në autobusin e linjës Bruksel – Tiranë por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas “Boldnews”, në automjetin tjetër të përfshirë në aksident raportohet se një grua ka humbur jetën, por trupi i saj ende nuk është nxjerrë nga automjeti.

Gjithashtu brenda automjetit tip veturë raportohet për persona të tjerë të plagosur të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Tron ditëse në Vlorë/ Prej 10 ditësh gruaja fle me trυρin e ρ ajetë të nënës, kushërira: U u r rαh nga vëllezërit dhe… (Video)

Këtë të enjte, një histori tronditëse është pasqyruar në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ku një grua që jeton në kushte ekstreme, po përballet me kërcënime serioze për jetën e saj.

Thirrja për ndihmë erdhi nga kushërira e saj, e cila kontaktoi redaksinë për të ndarë shqetësimin e madh që po përjeton.

Sipas rrëfimit, gruaja vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe jeton e vetme në një ndërtesë të rrënuar, pa ushqim, ujë, apo ndihmë të kujtdo.

Prindërit e saj kanë ndërruar jetë, dhe situata është përkeqësuar nga dhuna që ajo ka pësuar nga vëllezërit e saj, të cilët gjithashtu vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht, ata ndodhen të shtruar në spitalin psikiatrik të Vlorës.

Ajo tregoi se gruaja ka fjetur në banesë me k*fomën e nënës së saj për rreth 10 ditë, ndërsa ka qenë viktimë edhe e abuzimit s*k*ual dhe fizik nga ana e vëllezërve të saj.

Historia e saj është një thirrje për ndërhyrje urgjente nga institucionet dhe shoqëria, për t’i siguruar asaj ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme.