Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt, zhvillime të mëdha në politikën shqiptare

Avokati Spartak Ngjela bëri një paralajmërim të fortë, teksa foli për shpalljen “non-grata” të Artan Grubit, ish zv-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.

Ngjela tha se shumë shpejt do të ketë zhvillime të forta që lidhen me zotimin e SHBA-së për të hequr korrupsionin.

Ai deklaroi në një dalje televizive se këto zhvillime kanë të bëjnë me politikën në Shqipëri.

Blinken paralajmëron kundër konflikteve të reja në Siri
“SHBA është zotuar që do të na heqë korrupsionin dhe atë po bën. Ai zotim është bërë botërisht dhe e ka thënë Blinkeni. Por pse? Sepse kanë një interes shumë të madh për Shqipërinë, duan ta kenë partner kryesor në Evropë, jo vetëm në Ballkan. Veprimet e tyre janë shumë të qëndrueshme dhe po e vazhdojnë politikën e tyre. Dhe mendoj se shumë shpejt në Shqipëri do të kemi zhvillime të forta sa i përket politikës”, theksoi avokati.

Keni bërë plane për sot? Si fillim mësoni si do jetë moti

Për ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8 m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore deri 0/7°C

në zonat e ulëta deri 3/15°C

në zonat bregdetare deri6/16 °C

Ekspertët bëjnë parashikimin: 2025 do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet

Viti i ardhshëm do të jetë një ndër vitet më të nxehta në planet, njoftoi sot zyra britanike Met.

Sipas ekspertëve për herë të parë pritet të tejkalohet rekordi simbolik prej 1,5°C për ngrohjen globale.

Në raportin e klimës për vitin e ardhshëm, agjencia e motit vlerëson se viti 2025 “ka të ngjarë të jetë një nga tre vitet më të nxehta për sa i përket temperaturës mesatare globale, pak pas 2024 dhe 2023”.

Rritja e temperaturës gjatë vitit të ardhshëm mund të shkojë midis 1.29°C dhe 1.53°C krahasuar me periudhën para-industriale (1850-1900), sipas agjencisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas vlerësimeve të fundit të OKB-së, bota nuk është aspak në rrugën e duhur për të reduktuar ndotjen klimatike dhe për të shmangur përkeqësimin e thatësirave, valëve të të nxehtit apo shirave të rrëmbyeshëm, që kanë kosto të mëdha jo vetëm financiare, por edhe në jetë njerëzore.

Shorti, sot në Zyrih merr formë rrugëtimi i Shqipërisë për Botërorin

Shumë kombëtare, ashtu si ajo e jona, kanë ëndërr kualifikimin në Kampionatin Botëror, një event që nuk është prekur nga afër.Shqiperia

Pas aventurës në Europian dhe zhgënjimit në Ligën e Kombeve, Kombëtarja shqiptare do të përgatitet për Botërorin 2026, i cili për UEFA-n, do të marrë formë ditën e sotmeme, aty ku në Zyrih, do të hidhet shorti i kualifikueseve, duke nisur nga ora 12:00.

Nga konfederata e UEFA-s këtë herë në Botëror do të marrin pjesë 16 kombëtare, me turneun që do të zhvillohet për herë të parë me 48 ekipe.

Sa i përket shortit, Shqipëria është në vazon e tretë dhe gjithsej do të jenë 12 grupe me nga katër ose pesë skuadra. Nëse kuqezinjtë shortohen në një grup me katër skuadra, eliminatoret do të nisin në muajin mars dhe nëse grupi do të jetë me pesë, ndeshjet do të luhen nga shtatori deri në nëntor.

Amir Rrahmani nis një romancë të re dashurie? Kush është modelja që i ka rrëmbyer zemrën

Futbollsti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani duket se ka nisur një histori të re dashurie me modelen Drita Stumbllën.

Kjo romancë e re vjen pasi i njëjti disa muaj më parë u nda nga këngëtarja e njohur Era Istrefi.

Dyshja duket se janë bashkë dhe kjo u konfirmua nga një video e bërë virale në TikTok.

Ata shihen së bashku teksa dalin nga makina. Mirëpo, çifti ende nuk e kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare.

 Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i dhanë fund lidhjes së tyre. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, mbyllën atë raport tërësisht në qetësi.

Vetëm pak muaj më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur. Madje, këngëtarja dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se lidhja e tyre ka marrë fund.

Burime pranë tyre flasin se shkak janë bërë përplasjet e fundit që dyshja ka patur dhe duke mos gjetur më gjuhën e përbashkët, të dy kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie. Ndonëse gjërat mes tyre ishin serioze, të dy nuk e kanë menduar dy herë për t’i dhënë fund.

Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre disa muaj më parë. Kapiteni i Kosovës përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare. Por deri më atëherë, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.

“Provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga çmimi i madh i Austrisë në “Formula 1”. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë “Ferrari”, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore. Dyshimet për këtë histori nisën në verën e vitit të shkuar, ku Era dhe Amiri kishin vetëm pak ditë që e kishin nisur këtë raport dashurie.

Fillimisht, në rrjet u përfol shumë një fotografi e Era Istrefit nga stadiumi “Diego Armando Maradona”. Këngëtarja që po qëndronte në Itali, ka ndjekur nga afër ndeshjen mes Napolit dhe Inter, përballje kjo që u fitua 3- 1 nga Napoli. U pikas se Era dhe kapiteni i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ndjekin njëri-tjetrin në “Instagram”. “Prive.al” mësoi se Era bëri pushimet bashkë me një prej shoqeve të ngushta të saj në Capri.

Dhe gjejeni pak çfarë? Në po të njëjtin ishull dhe hotel, këto ditë po pushonte edhe kapiteni Rrahmani. Ndonëse futbollisti nuk postoi asnjë fotografi, dëshmitarët okularë dhe fansat që kanë shkrepur foto në po të njëjtin hotel e kanë nxjerrë “zbuluar”. Kjo sepse në të njëjtin hotel janë vendosur edhe lojtarë të tjerë të ekipit kampion. Këto indikacione kanë qenë të mjaftueshme për të ngritur dyshime të reja mbi një raport romance mes dyshes, Era dhe Amir.

Megjithatë, vetëm pak kohë më parë. Ishin vetë dy të rinjtë që vendosën që të publikojnë një foto të tyre, për të konfirmuar atë që prej kohësh përflitej. Nga ana tjetër, gjërat u dukën shumë serioze mes tyre, saqë edhe festat e fundvitit i gjetën së bashku, si një çift i afirmuar. Në rrjetet e tyre sociale, ata publikuan foto, duke bërë me dije se ishin duke i kaluar së bashku këto ditë.

Por, teksa gjërat dukeshin se po shkonin gjithnjë e më mirë, pa shumë bujë ata kanë shkëputur çdo kontakt. Pas disa përplasjeve, për shkak edhe të largësisë, si Era dhe Amiri kanë lënë pas këtë histori, duke zhdukur çdo detaj të tyre në rrjetet sociale. Duke njohur natyrën e tyre diskrete, vështirë se ndonjëri prej tyre do të pranojë të flasë për shkaqet që i çuan në këtë vendim, por ajo që dihet me siguri, është fakti se mes tyre tashmë nuk ka mbetur më asgjë.

FOTO/ Shkoi në Turqi për të bërë ndërhyrje tek të P*SMET, ndërron je të 26-vjeçarja britanike!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Turqi, ku ka ndërruar jetë një 26-vjeçare, pas një operacioni estetike në të pasmeve.

26-vjeçarja Demi Agolia nga Britania udhëtoi për në Turqi për të rregulluar të pasmet, por operacioni fatkeqësisht nuk shkoi mirë.

Sipas partnerit të saj, Bradley Jones, Agolia udhëtoi për në Turqi për operacionin pasi pa reklama të famshëm për Comfort Zone Surgery me bazë në Stamboll në mediat sociale.

Nëna e tre fëmijëve, më e vogla është vetëm shtatë muajshe, thuhet se ka qenë e “ndërgjegjshme për pamjen e saj” dhe insistoi të bënte procedurën, e cila përfshin marrjen e yndyrës nga një pjesë tjetër e trupit dhe injektimin e saj në ijet dhe vithe.

Duke përshkruar atë që ndodhi pas operacionit , partneri i 26-vjeçares dëshmoi se ajo po “dridhej” dhe dukej “shumë, shumë e ftohtë”. Sipas tij, stafi nga Comfort Zone Surgery janë thirrur në vilën ku po qëndronte Agolia pasi u ankua për shtrëngim në gjoks. Pas kësaj vizite, 26-vjeçarja u rrëzua në vilë dhe u dërgua në një spital të Stambollit , ku vdiq tre ditë pas operacionit.

EMRI/ Ήumb jetën tr αgjikisht në vendin e punës 53-vjeçari shqiptar në Itali, ra nga lartësia prej 6 metrash!

Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali.

Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është Lulzim Buci.

Ai humbi jetën në vendin e punës, pasi ra nga një lartësi prej 6 metrash, pasi struktura e betonit në magazinën ku ai po  punonte u shemb.

Bashkë me 53-vjeçarin u aksidentua edhe një punonjës tjetër 31 vjeç maroken, i cili mbeti i plagosur.

Aktualisht ai po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Kam kaluar shumë, shpresoj të mbaj akoma”, Rozana Radi: Dua të çoj në vend amanetin e tim ati

Artistja e njohur shqiptare, Rozana Radi, ka ardhur me një rrëfim ndryshe për tekstet dhe këngët e saj.

E ftuar në “Top Albania Radio”, së bashku me artistin grek, Sany Dimitri, ajo tregon se çfarë ka kaluar dhe cili është qëllimi i saj në jetë.

I kam marrë gjithë të miortat kësaj jete jo të qetë. Jam e ndjeshme, por jam dhe shumë e fortë. Në të gjitha tekstet e mia ka 70% të Rozanës së vërtetë. Çdo kënge i kam marrë maksimumi. Çdo loti, çdo mundimi, çdo pagjumësie, çdo drithërime i kam marrë 100% tim. Më beso, që çdo këngë që këndohet, flas për këngëtarë që dinë ta interpretojnë, sepse ka pasur tekste që i kam shkruar me gjithë shpirt dhe këngëtarët m’i kanë hedhur në kosh të plehrave, sepse është ajo që thashë, se sa e përçon ti emocionin te një spektator. Se mund të jetë një këngë shumë e bukur, e këndon Adele. Kur e këndon Rozana Radi, Rozana Radi s’i ka tonet e Adele, nuk shkon të këndojë Adele, por ka këngëtarë që e këndojnë dhe ia shkatërrojnë këngën. Unë mendoj se jam 100% e vërtetë në tekstet e mia kohët e fundit, por dikur kam qenë 70%. Unë i kam kaluar mbi shpinë. Shpatullat e mia kanë kaluar shumë, shpresoj që të mbajnë akoma, do vazhdoj të shkruaj të vërteta dhe gjëra të jetuara.

Unë dua të mbaj një mbiemër të mirë. Ashtu siç ia dedikova çmimin Frankos (Françesk Radit), një njeriu që ka bërë shumë për muzikën, në atë skenë ku Frankon e kanë goditur më shumë, në atë skenë dhe ku e kanë duartrokitur akoma më shumë. Në atë skenë ku ai dha jetën. Unë dua të ngre mbiemrin e familjes Radi, të çoj në vend amanetin e tim ati. Nuk them se nuk i dua çmimet. Ato janë një CV shumë e mirë për një artist. Nuk janë gjithçka. Mua më pëlqejnë shumë garat në jetë, më pëlqen të fitoj, por jam një njeri i drejtë dhe them se kush e meriton, le ta marrë. Në jetë dua që të bëhem një njeri i mirë, që të më duan si njeri, pastaj si artiste”, shprehet artistja.

“Mirë se vjen!”- Këngëtarja e njohur shqiptare lë pas muzikën dhe i futet politikës. Artistja i bashkohet listës për deputetë në zgjedhjet e 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, ka lënë pas muzikën dhe i është bashkuar listës së deputetëve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

Këngëtarja Edona Llalloshi gjendet në listë si kandidate për deputete nga radhët e VV-së në zgjedhjet e 9 shkurtit, me numrin 19.

Lajmin për futjen e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë.

Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në Facebook.

Edona ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme në muzikë, ndërsa deri më tani nuk kishte bërë të ditur se kishte ndonjë ambicie politike.

Trag jike! Futbollisti 22 vjeçar shqiptar,  νd es nga sυΙmi ne zemer (foto)

Bota e sportit është këtë të enjte në zi pas lajmit të rëndë për ndarjen nga jeta të futbollistit nga kosova, Erjon Morina.

Vetëm 22 vjeç, lojtari i skuadrës së Vushtrisë nuk arriti të fitojë betejën për jetën, pas një sulmi në zemër që pësoi disa muaj më parë.

Incidenti ndodhi në muajin tetor gjatë një seance stërvitore me skuadrën e tij, kur Morina pësoi një sulm kardiak që rezultoi fatal. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit në spital për ditë të tëra, i riu nuk mundi të mbijetojë.

Lajmin e trishtë për ndarjen e parakohshme nga jeta e ka bërë të ditur babai i tij, Ilir Morina, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. “Ylli babit ike në qiell.

Na thave zemrat Erjon. Do jetojmë të ngrysur me kujtimet më të bukura për ty. Do jesh ylli që do na ndriçosh gjithmonë,” ka shkruar ai.

Humbja e Erjon Morinës ka prekur thellë familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv, për ndarjen e parakohshme nga jeta të talentit të futbollit shqiptar.