Debati për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, Rama mesazh Shkupit: Problemi nuk janë popujt, por udhëheqësit

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një mbrëmje të organizuar nga të rinjtë e Fondacionit “Arbën Xhaferi”.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë komentoi debatin mbi gjuhën shqipe, ku tha se problemi nuk janë popujt në vetvete, por janë udhëheqësit.

Më tej ai shtoi se udhëheqësit në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorin dhe e shfrytëzojnë.

“Më vjen mirë që jam këtu sot dhe që dëshira e vajzave, djemve të fondacionit u bë realitet. E kishin me shumë dëshirë ta realizonin këtë aktivitet. Nuk është gjëja më e mirë që mund të ndodhë që të jepet fjala për të folur për Arben Xhaferin kur nuk e ke të mundur të fokusohesh sa duhet në mënyrë që të thuash diçka që do të bënte të ndiheshe okej. Në këto raste rreziku është që përkujtohej njërëz të përmasave të jashtëzakonshme dhe thuren fjalime, e lëvdata të zakonshme. Duke mos dashur që të mungoj në këtë mbrëmje, më është dashur të negocioj me çunat e fondacionit, që mund të interpretohej. Desha të ndaj me ju disa fjalë që janë të Arben Xhaferit, jo të miat. Sot janë një pasqyrë që në rastin më të mirë. Arben Xhaferi pyetet se cila është ëndrra e tij,  dhe ai përgjigjet “integriteti popullit shqiptar”.

Nuk besoj të ketë ndonjë vend tjetër as në Lindje dhe as në Perëndim, ku të përfliten më shumë vlera perëndimore, ku të predikohen më shumë vlerat e Perëndimit si vlera politike, kulturore. Nuk besoj që ndonjë vend që e ka përshkuar rrugën e bashkimit me familjen Evropianë pas daljes nga periudha e regjimit ta ketë përdorur më shumë fjalën ‘integrim’. Nuk besoj po ashtu që më pak se këtu ën këtë vend, këto fjalë të përdorura njësoj si paratë gjatë një krize inflacioni, të kenë qenë më larg nga bartësit dhe përdoruesit e tyre.

Popujt e Ballkanit vuajnë nga strabizmi dhe duke u përpjekur të shtoj diçka. Problemi nuk janë popujt në vetvete, janë udhëheqjet, në vend që ta kurojnë këtë strabizëm etnopolitik, e përdorurin dhe e shfrytëzojnë duke u përpjekur në vazhdimësi që objektin e diskutimit dhe të nevojës për të mos e parë shtrembër njëri-tjetrin ta s’postojë nga qendra.”, tha Rama

Berisha me thirrje të çuditshme: Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha bën thirrje për “përmbysjen e narkodiktaturës” në Shqipëri teksa e krahason me situatën në Siri.

Në një takim me grupet e punës së PD në Tiranë, Berisha tha se Tirana do bie si Damasku dhe kryeministri Edi Rama si Bashar al-Assad.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Kam kënaqësinë që të takoj sonte trupën elektorale të PD-së për kryeqytetin e Shqipërisë, për Tiranën, e cila ka një mision të madh, ka një mision të vërtetë, fitoren e opozitës në Tiranë dhe përmbysjen e narkodiktaturës në Shqipëri.

Ra Damasku, ra Asadi, bie Tirana, bie Edvini.

Këto janë raporte të vërteta.

Pushteti dhe kryeqyteti janë ndonjëherë sinonime të njëri-tjetrit.

Ndaj dhe në përmbushje të këtij misioni, iu takon juve së pari të riparoni çdo gabim që mund të jetë bërë në krijimin e këtij ekipi elektoral për kryeqytetin dhe të përfshini personalitete, aktivistë, anëtarë, mbështetës influentë në zonat tona, në mënyrë që të jemi sa më përfaqësues dhe sa më të fortë në këtë betejë.

Kjo është një betejë e një rëndësie, më e rëndësishmja.

Ju garantoj që në një mënyrë ose një tjetër, po të kemi parasysh pasojat shkatërrimtare demografike të këtij regjimi, PD nuk ka bërë ndonjëherë në ekzistencën e saj betejë më të rëndësishme se kjo betejë.

“Më ngacmoi g ruan”/ Vr ▪︎aυ shokun, rrëfehet autori në Durrës: E shtyva dhe…

Majlind Habibi, 35-vjeçari i cili dyshohet se ka shtyre qellimisht duke e hedhur ne kanalin e ujerave te zeza ne zonen e spitalles 33-vjeçarin Branko Shkoza (lagja 15 ku edhe te dy jane banore te se njejtes lagje), ka pranuar krimin dhe ka dhene detaje per hetuesit e policise edhe rreth motivit te ngjarjes. “Shkak per sherrin u be fakti se me kishte ngacmuar gruan. Une nuk doja ta vrisja.

Po ne nje moment e shtyva. Nuk kisha per qellim qe ta vrisja. I kerkova te mos me ngacmonte me bashkeshorten. Ai mu pergjigj shume keq, me me ofendoi. Me tha “shiko bej ndonje pune tjeter se i zgjidh vete hallet gruaja jote”. Ne kete moment mu erresuan syte dhe nuk mendova gjate.

E shtyva dhe ai perfundoi ne kanal. Une me pas u largova ne shtepi dhe e lash aty. Nuk mendova se kishte vdekur, thash me vete se do ngrihet prap se ne uje ra. Diten e dyte mesova se nuk kishte shkuar ne shtepi .

Shkova serish diten e dyte te vendi ku u perleshem e pash qe trupi i tij ishte spostuar disa metra nga vendi. Nuk kisha guxim te tregoja se çfare kishte ndodhur. Me kapi paniku. Kur e gjeten trupin e tij dhe e mori policia dhe àmbulanca thash nuk kane per ta kuptuar, por do mendojne se ka rene vete se edhe pinte alkool.

Jam penduar shume, por nuk i kisha asnje borxh. Me kishte rene ne qafe”,- mesohet te kete deklaruar nder te tjere para hetuesve te policise 35-vjeçari pas arrestimit.

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e sotme, moti pritet kryesisht me kthjellime alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperatura maksimale do të kapi vlerat -2 gradë Celcius deri në 15 gradë celcius.

Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Gjuha shqipe në Kushtetuese, reagon artisti Ilir Shaqiri: Veç një germë hasmi me m’prek, n’këmbë i çoj shqiptarët krejt!

Derisa gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e disa neneve të saj, ka reaguar edhe artisti Ilir Shaqiri.

Shaqiri në Facebook shkruan:

“Përmes këtij refreni, një mesazh për të gjithë ata që po i fryjnë zjarrit në Maqedoninë e Veriut…

Gjuha shqipe kurrë nuk shuhet,

shqip do flitet, shqip do shkruhet,

veç një germë hasmi me m’prekë

n’këmbë i qoj shqiptarët krejt, teksa ka publikuar një pjesë nga kenga e tij “Gjuha shqipe pret si shpata”.

Kujtojmë se nesër Gjykata Kushtetuese pritet të sjell vendim për përdorimin e gjuhës shqipe, nga Fronti Europian po protestojnë ndaj këtij vendimi ndaj kanë vendosur dhe tenda tek Gjykata Kushtetuese, teksa nga VLEN thonë se ata janë garancë se gjuha shqipe nuk do të preket.

Për gjuhën shqipe në kushtetuese kanë reaguar edhe shumë fytyra publike dhe politikanë nga vendi dhe rajoni. /tvklan.mk

Ledioni i përgjigjet “flakë për flakë” Arbanës: Shkrimi që mori vëmendje në promon e BBV4

Ditën e sotme u publikua promoja zyrtare e “Big Brother VIP Albania 4” (BBVA), dhe Ledion Liço, si gjithmonë, tërhoqi vëmendjen me stilin e tij të veçantë.

Në disa momente të promos, ai duket se hedh disa “thumba” ndaj Arbana Osmanit, duke nisur me frazën intriguese: “I yti ta fut” dhe duke e mbyllur me një libër ku eksploron sinonime për fjalën “yje”.

Kjo ndërlidhet drejtpërdrejt me historinë e shprehjes “Mirëmbrëma yje”, e cila fillimisht u përdor nga Arbana Osmani gjatë dy edicioneve të para të BBVA dhe më pas u rikthye nga Ledioni në edicionin e tretë. Shprehja u bë simbolike për formatin, por më vonë Arbana vendosi ta sjellë në një tjetër kontekst, duke e kthyer në titull të një prej projekteve të saj televizive.

Në promon e fundit, Ledioni shfaqet duke kërkuar një alternativë për këtë frazë ikonike. Ai eksperimenton me opsione të reja si: “Mirëmbrëma kasiopianë” apo “Mirëmbrëma galaktikë”.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë surprizash do të na sjellë ky edicion i BBV!

E rëndë / Po rregullonte mjetin, transmisioni godet për ν dekje 51-vjeçari pasi u këput krikoja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mirditë, ku ka ndërruar jetë një 51-vjeçar.

Policia bën me dije se ai ishte duke rregulluar eskavatorin, në momentin që është këputur kriku dhe është goditur nga transmisioni i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në Spaç.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.12.2024, është dërguar në spital, pa shenja jete, shtetasi F. P., 51 vjeç, banues në Malaj, Mirditë.

Nga veprimet e para dyshohet se ky shtetas kishte shkuar në Spaç, bashkë me kushëririn e tij, shtetasin P. P., për të rregulluar një mjet ekskavator në ofiçinën ku shtetasi P.P është përgjegjës.

Gjatë punës, duke ndërruar transmisionin e këtij mjeti, kriku ku mbahej i fiksuar transmisioni është këputur dhe ka goditur shtetasin F. P., i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Vuçiç thotë se ‘nuk do të largohet nga vendi si Assad’: Do ekspozoj ata që kanë paguar për të na shkatërruar si shtet

Teksa presidenti serb akuzonte sot shërbimet e inteligjencës se po përpiqen ta rrëzojnë nga pushteti pas shtimit të protestave anti-qeveritare, ai shtonte se “nuk do të largohet nga vendi” si lideri sirian Bashar al Assad.

Aleksandar Vuçiç postoi një video në rrjetet sociale ku thoshte: “Do të luftoj për Serbinë dhe popullin dhe nuk i shërbej asnjëherë të huajve që kërkojnë të mundin, të turpërojnë dhe të shkatërrojnë Serbinë”, tha ai.

Kundërshtarët e Vuçiç e krahasonin atë me Assad që u largua drejt Moskës pas avancimit të rrufeshëm rebel, që i dha fund sundimit gjysmë-shekullor të familjes së tij.

Protesta masive kanë nisur të shumë qytete serbe që prej shembjes së stacionit në qytetin verior Novi Sad ku humbën jetën 15 njerëz më 1 nëntor.

Demonstrues në Novi Sad, Beograd e qytete të tjera serbe fajësojnë qeverinë për korrupsion dhe punime pa cilësi, me tendera të korruptuar me kompani kineze që janë përfshirë në projekte të rëndësishme infrastrukture në vend.

Shembja tragjike e stacionit ishte kulminimi i pakënaqësisë ndaj regjimit autokrat të Vuçiç dhe reflekton kërkesën publike për ndryshime të thella në vend.

Ne mesazh Vuçiç shtonte se ditët e javët në vijim ai “do të ekspozonte në detaje sa para janë paguar katër vitet e fundit për të shkatërruar Serbinë” dhe sipas tij për ta kthyer në “shtet vasal”.

Vuçiç nuk tha se cilët ‘aktorë’ e kërkonin këtë.

Vendi është duke kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke ruajtur lidhjet e afërta me Kinën e Rusinë, shkruan rrjeti WashingtonTimes.

“Kampion i antikorrupsionit”, Dumani takon ish-ambasadoren Yuri Kim në SHBA: Rikonfirmojmë mbështetjen

Kreu i SPAK, Altin Dumani është takuar me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Dumani ndodhet në SHBA në kuadër të eventit kundër korrupsionit, ku u nderua nga Departamenti i Shtetit si një ndër 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit në mbarë botën.

Kim aktualisht mban postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore në DASH.

“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, njofton Ambasada Amerikane në Tiranë.

https://twitter.com/USEmbassyTirana/status/1866505429351641479?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1866505429351641479%7Ctwgr%5E969ba53b8263d35c010318f1d20786fce9c3f343%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.voxnews.al%2Faktualitet%2Fkampion-i-antikorrupsionit-dumani-takon-ish-ambasadoren-yuri-kim-ne-s-i80858

Çfarë ndodhi me “Karnavalen” e Elvana Gjatës? Ankohet këngëtarja: S’kam parë kurrë diçka të tillë…

Këngëtarja Elvana Gjata është ankuar për probleme me këngën e saj të re konkurruese në “Fest63”.

Kënga me motive latine, e titulluar “Karnaval” duket se po has në probleme teknike teksa është ngarkuar në kanalin Youtube të Radio Televizionit Shqiptar.

Nuk dihet se çfarë konkretisht, disa raportojnë se kënga është fshirë disa herë, ndërsa të tjerë thonë se kënga nuk dëgjohet pasi ka zhurmë.

Edhe Elvana vetë shprehet e habitur duke shkruar: “Përsëri… nuk mund ta di apo ta kuptoj pse po ndodh kjo, por e sigurtë që nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Në çdo rast, nuk mund të bëj asgjë në këtë video sepse nuk është kanali im. Ne jemi duke vlerësuar opsionet tona. Ju dua të gjithëve dhe faleminderit për kujdesin”.

Kënga e publikuar tre ditë më parë, numëron rreth 170 mijë dëgjime. Ndoshta Elvana ka patur pritshmëri më të larta, ose ndoshta vërtet problemet e raportuara kanë ndikuar në numrin e ulët të klikimeve.

Postimi i Elvanës