“Nuk e dëmtoi me dashje”, Sivasspor merr në mbrojtje Rey Manajn: Të ndalen kërcënimet

Rey Manaj është një nga lojtarët më të përfolur të momentit në mediat sportive në Turqi.

Një ndërhyrje e ashpër e sulmuesit shqiptar, në fund të ndeshjes me Galatasaray-n, ndaj Barish Alper Jilmaz, ka shkaktuar polemika të mëdha.

Të shumta kanë qenë reagimet kundër Manajt, duke thënë se ndërhyrja ishte e qëllimshme.

Komentet kanë shkuar deri në fyerje të mëdha dhe kërcënime.

Në këtë situatë edhe klubi i Sivasspor, është detyruar të dalë me një deklaratë zyrtare, ku kërkon ndalimin e komenteve të tepruara, duke shkruar se kështu po dëmtohet e ardhmja e futbollit turk.

“Duam të theksojmë që si klub kemi vlerësuar me kujdes incidentin që ka lidhje me ndërhyrjen e futbollistit tonë Rey Manaj ndaj lojtarit të Galatasaray, Barish Alper Jilmaz në fundin ndeshjes.

Ne nuk aprovojmë veprimin e lojtarit tonë, Rey Manaj. Megjithatë, ne besojmë se kjo situatë nuk duhet të interpretohet sikur lojtari ynë dëmtoi me dashje Jilmaz. Incidente të tilla në fushë janë pjesë e futbollit dhe janë plotësisht pasojë e reagimeve të momentit brenda lojës.

Klubi ynë dënon fuqimisht komentet e tepruara që kanë si objektiv Rey Manajn. Është e qartë që sjellje të tilla, të cilat janë kundër me vlerat themelore të sportit, dëmtojnë të ardhmen e futbollit turk”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Trump e quan Justin Trudeau si “guvernator”, i sugjeron që Kanadaja të bëhet shtet i 51-të amerikan

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka ironizuar kryeministrin Justin Trudeau brenda natës si “guvernatori” i “Shtetit të Madh të Kanadasë”, pasi paralajmëroi për tarifa të mundshme ndaj vendit fqinj.

“Ishte kënaqësi të darkoja natën e kaluar me Guvernatorin Justin Trudeau të Shtetit të Madh të Kanadasë”, shkroi Trump në një postim në llogarinë e tij në Truth Social pak pas mesnate të martën. “Mezi pres të shoh sërish Guvernatorin së shpejti, në mënyrë që të vazhdojmë bisedimet tona të thella mbi Tarifat dhe Tregtinë, rezultatet e të cilave do të jenë vërtet spektakolare për të gjithë!”.

Trump kohët e fundit ka bërë shaka se Kanadaja duhet të bëhet shteti i 51-të, madje ia sugjeroi atë drejtpërdrejt Trudeau-t gjatë darkës së tyre në Mar-a-Lago, raportoi Fox News, duke cituar dy persona në tryezë që dëgjuan diskutimin.

Duke folur me spikeren e NBC-së, Kristen Welker, javën e kaluar, Trump bëri një sugjerim të ngjashëm ndërsa diskutonte se si plani i tij për të vendosur tarifa ndaj Kanadasë dhe Meksikës do ta bënte SHBA-në “të pasur”, duke karakterizuar deficitin tregtar SHBA-Kanada një formë subvencioni.

“Ne po e subvencionojmë Kanadanë në shumën mbi 100 miliardë dollarë në vit. Ne po subvencionojmë Meksikën për gati 300 miliardë dollarë. Nuk duhet të ta bëjmë – pse po i subvencionojmë këto vende? Nëse do t’i subvencionojmë ato, le të bëhen një shtet (i SHBA)”, tha ai në intervistën e transmetuar të dielën.

Trudeau tha të hënën se Kanadaja, “siç bëri tetë vjet më parë, do t’i përgjigjet tarifave të padrejta”, sipas Associated Press.

Shokon Rovena Stefa: Kam qenë shtatzënë, kam humbur fëmijën nga dh*na e ish-partnerit

Rovena Stefa ka bërë një rrëfim prekës për jetën e saj. Ajo u ndal te një moment delikat, duke rrëfyer si rrallëherë detaje nga jeta private.

“Njëra nga dramat e jetës sime ishte kur isha 21-vjeçare dhe u njoha me një djalë. Ishte një dashuri në shikim të parë dhe filluam të bashkëjetonim. Atëherë isha shumë e re dhe nuk i dija shumë gjëra për të. Ai kishte pasur disa probleme me ligjin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte narkotikë. Dita ditës e shihja agresivitetin e tij, në muajt kur filluam bashkëjetuam agresiviteti u rrit, xhelozia. Ndërsa unë këndoja, një natë filloi duke ushtruar dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme sa pësova grushte të rëndë dhe u përplasa në shkallë.

Vendosa të largohesha për shkak se nuk kisha fuqi, pasi ai kishte humbur gjuhën e komunikimit. Atë mëngjes vetëm kur e pashë veten me duar në fyt ndjeva që po mbytesha, dhe aty në atë moment unë u mbajta me gjithë forcën. Ai ka tentuar që të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, e mora forcën që ta kundërshtoja – përfundova në polici e gjetën”.

Këngëtarja zbuloi edhe një sekret, të cilin nuk e ka bërë të ditur asnjëherë më parë.
“Unë kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje. Kjo gjë më ka bërë shumë keq. Kam vuajtur shumë kohë sepse unë dua shumë të kem fëmijë dhe një lidhje të vërtetë, një martesë si të gjitha vajzat, pse jo”, rrëfeu Rovena.

Sigυronin dr▪︎ ogë për këngëtarë të njohur, poΙicia sekυestron celularët e Klajdi Serjanit dhe Euxhenio Manushit

Antidroga e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërndarjen e kokainës në zonën e ish-Parkut në kryeqytet. Celularët e dy të arrestuarve, Klajdi Serjani dhe Euxhenjo Manushi po verifikohen nga hetuesit për të zbuluar skemën kriminale, por edhe emrat e tjerë të përfshirë.

Ka dyshime se në këtë grup që funksiononin si shpërdarës dhe furnizues të kokainës së pastër janë të përfshirë disa persona të tjerë. Ky grup shpërdante kokainë edhe në lokalet e natës në pika të ndryshme të Tiranës. Drogën e blinin klientë të ndryshëm, përfshi dhe njerëz të njohur.

Dy të rinjtë u arrestuan një ditë më parë në afërsi të kthesës së Kamzës, pasi u kapën me lëndën narkotike me një vlerë në treg prej 270 mijë eurosh. Prej të paktën 6 muajsh, Serjani dhe Manushi ishin në përgjim nga policia dhe janë ndjekur deri në dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet kriminal.

Shqiptarët kanë humbur 10 miliardë euro prej aferave, Basha shpalos programin e Demokratëve Euroatlantikë

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar dje në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ndërsa ka theksuar se korrupsioni ka dëmtuar zhvillimin e Shqipërisë, duke shkatërruar besimin e qytetarëve dhe duke larguar të rinjtë nga vendi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Basha zbuloi se shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv në qeverisje. Basha shprehet se Demokratët Euroatlantikë kanë një plan konkret për të luftuar korrupsionin, përfshirë krijimin e Njësisë së Zbulimit të Pasurive të Vjedhura. Sipas tij themelimi i Gjykatës së Kontrollit të Shtetit, rishikimin e kontratave korruptive dhe heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë. Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit do të sjellë më shumë investime, punësim dhe shërbime cilësore për qytetarët. “Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!” përfundoi Basha.

Postimi i plotë i Bashës

9 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit. Korrupsioni është një nga plagët më të mëdha që ka dëmtuar zhvillimin e Shqipërisë, ka shkatërruar besimin e qytetarëve te institucionet dhe ka larguar nga vendi më të mirët e brezit të ri. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit, një angazhim të sinqertë për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe të ndershëm. Programi i Demokratëve Euroatlantikë sjell një qasje të qartë dhe konkrete për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar mirëqeverisjen që shqiptarët meritojnë:

1. Themelojmë Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar dhe kthyer në arkën publike çdo pasuri të grabitur nga shqiptarët;

2. Krijojmë Gjykatën e Kontrollit të Shtetit, duke i dhënë Kontrollit të Lartë të Shtetit fuqi ekzekutive për të zbatuar menjëherë vendimet dhe për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike;

3. Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë;

4. Verifikimi i kontratave koncesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike dhe anulimi i çdo kontratë korruptive;

5. Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abuzive;

6. Rishikimi i kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e operatorëve off-shore në tendera dhe koncesione;

7. Çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit Anti-Mafia;

8. Heqim imunitetin e deputetëve dhe çdo zyrtari të lartë, duke i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të pandikuar nga SPAK për çdo akt korrupsioni;

9. Zbatojmë Vetting-un për politikanët, për të pastruar politikën nga individët që kanë abuzuar me pushtetin e tyre;

10. Forcojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin me SPAK dhe GJKKO, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin;

11. Rishikim i Kodit Penal për ashpërsim të masave për të gjitha veprat e korrupsionit aktiv dhe pasiv.

12. Duke luftuar korrupsionin ne mundësojmë më shume investime, më shumë punësim, më shumë mirëqenie, më shumë shërbime cilësore për qytetarët tanë.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!

“Harabeli” i Ajola Xoxës plot me euro/ Flet gazetari: Ja shuma që u gjet nga BKH-ja në qendrën e bashkëshortes së Erion Veliajt

Gazetari Edison Vatnikaj, sjell detaje të reja nga kontrollet e BKH ndaj familjarëve të Erion Veliajt, në kuadër të hetimit pasuror që po zhvillohet ndaj kryebashkiakut.

Burime bëjnë me dije se në qendrën “Harabel” që administrohet nga bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, janë gjetur një shumë e konsiderueshme prej 80 mijë eurosh.

Paratë mësohet se janë sekuestruar nga SPAK dhe BKH-ja, dhe tashmë i përket Xoxës, që të provojë që këto para janë të ligjshme, para që rrjedhin nga aktivitet i ligjshëm ekonomik, apo janë para të padeklaruara me burime të dyshimta.

Ndërsa vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë të martë ka reaguar për ngjarjen në fjalë, ku theksoi se kontrollet e ushtruara ndaj tij dhe familjarëve të tij ishin pa një vendim gjykate, duke nënkuptuar se do të ankimohen nga avokatët e tij./Oranews

Me stomak të fryrë pasi hëngri një qen, pitoni gjigant del pas përmbγtjeve në Tajlandë

Një gjarpër i madh Piton është parë të dalë nga ujërat në Tajlandë, e cila u përfshi nga përmbytjet.

Nuk është e qartë nëse kafsha ishte e gjallë apo kishte ngordhur, por duke pasur parasysh madhësinë e saj dhe stomakun e fryrë, kafsha mund të ketë ngrënë më parë një qen.

Sipas La Repubblica, Emanuele Biggin, natyraliste dhe eksperte zvarranikësh tregoi se çfarë mund të kuptohet nga pamjet e publikuara “Është një piton me rrjetë. Duke folur për këtë kafshë të pranishme në Azinë Juglindore do të thosha një ekzemplar i madh. Ajo që mund të shihni në majë është barku i tij. Koka është nën ujë, barku është zgjeruar, por në vend që të fryhet nga uji, siç mund të ndodhë, duket se ka gëlltitur një kafshë tjetër pak para se të ngordhë. Në disa momente ai gjithashtu duket se lëviz përsëri’, tha ajo.

Tajlanda u përfshi nga përmbytjet ditët e fundit, ku mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë dhe të paktën 33 persona kanë vdekur. Ndër provincat më të prekura janë Pattani, Narathiwat, Songkhla dhe Yalaoni.

VIDEO

https://www.tiktok.com/embed/v2/7444904433785376033?lang=sq-AL&referrer=https%3A%2F%2Fshqiperia-ime.com%2Fme-stomak-te-fryre-pasi-hengri-nje-qen-pitoni-gjigant-del-pas-permbytjeve-ne-tajlande%2F%23google_vignette

Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Erion Veliaj nën akuzë për Korrupsion, ka lidhje me një çështje tjetër që nuk ka dalë deri sot

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me kontrollin e agjentëve të BKH në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo ka bërë një deklaratë të fortë teksa është shprehur se Veliaj është nën akuzën për korrupsion, për një çështje që ende nuk ka dalë. Duke përjashtuar çështjen e bujshme të inceneratorit të Tiranës.

DASH shpall “non grata” ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Lala zbulon detajet nga kontrollet e BKH te familjarët e Veliajt: U gjetën shuma të konsiderueshme parash
“Kam arritur të kem akses tek disa nga dokumentet. Po hetohet për veprën penale të korrupsionit. Nuk di ta them nga ku derivon, por në dokumentet që i janë dorëzuar avokatëve, por edhe personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë proces në mënyrë direkte apo indirekte, vepra penale mbi të cilën po hetohet, deri në këto momente është vepra penale e korrupsionit.

Kaq mund të them sepse nuk kam realisht më shumë informacion. Duke qenë se ka disa çështje ndaj zotit Veliaj dhe rolit të tij ka derivuar nga një çështje tjetër, këtë mund të konfirmoj. Se cila është çështja bazë, këtë nuk mund ta them, por di që ky hetim po kryhet për veprën penale të korrupsionit

Agjentët kanë kryer kontrolle në galerinë Harabel, të Ajola Xoxës ku është sekuestruar një shumë parash. Nuk mund ta them se sa ishte shuma. Zonjës Xoxa i kanë sekuestruar telefon”, tha Lala për Opinion.

Madje duke cituar avokatin e kryebashkiakut, ajo tha se SPAK agjentët kanë pasur urdhër që të sekuestronin dhe telefonin e kryebashkiakut, por që për shkak se nuk ishte në banesë nuk është bërë e mundur, por që janë të gatshëm ta dorëzojnë.

Ola Xama rendit kallëzimet ndaj Veliajt: Nga inceneratori, lidhje me mafian italiane apo shembja e Teatrit

Gazetarja Ola Xama bëri një renditje të kallëzimeve që janë bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Xama tha se paditë nisin nga kallëzimi për inceneratorin inekzistent të Tiranës, te kompania 5D, lejet e ndërtimit dhe dyshime për lidhje me mafian italiane apo shembja e Teatrit Kombëtar.

“Erion Veliaj si kryetar i Bashkisë së Tiranës është disa herë i kallëzuar për inceneratorin e Tiranës. Është kallëzuar nga Belind Këlliçi për kompaninë “5D Contruksion” e drejtorëve të bashkisë që merrte tenderat nga vetë bashkia. Edhe Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë të hetohet Veliaj. Kemi çështjen e Rindërtimit për prishjen e pallateve të vjetra për të favorizuar kompanitë e lidhura me ta si dhe ngritja e kompanitë publike “Tirana DC” që deri sot vetëm ka prishur 2.3 milionë euro.

Ka edhe një kallëzim që ka bërë Nisma Thurje për përgjimet e Ndragetës ku kanë folur për pastruar paratë me vlerën 180 milionë euro dhe janë dhënë 3 leje ndërtimi në Tiranë ku është përfshirë edhe Veliaj. Kallëzim ka patur edhe nga Aleanca për Teatrin për shembjen e Teatrit Kombëtar në vitin 2020. Ka qenë edhe një hetim për Sheshin “Skënderbej” ku përfituesi i kontratës ka qenë kompania “Fusha”, ku nënkryetarit të bashkisë iu sponsorizua edhe udhëtimi dhe fjetja në Spanjë. Ka qenë edhe kallëzimi për mbjelljen e pemëve anash autostradës Tiranë-Durrës, kur një pishë bëri 5500 euro, një kontratë 2.6 milionë euro që fitoi sërish kompania “Fusha”,” tha Xama.