VIDEO/ “Gjejini një bụrrë kësaj të qetësohet”, agravon debati mes Shqipes dhe Erjolës

Një episod aspak i zakontë ka qenë ai i sotmi i “Pa Filtra” në E Diell në Top Channel.

Një 63-vjeçar kërkoi ndihmën e programit për të gjetur një partnere pasi ndihet i vetmuar.

Pas këtij rasti, Shqipja dhe Erjola kanë ngritur tonet mes njëra-tjetrës: “Gjejini një burrë kësaj të qetësohet”- u shpreh Erjola për Shqipen.

Dy tërmete të forta, të njëpàsnjëshme në Greqi dhe Turqi

Pas Greqisë edhe Turqia është goditur mbrëmjen e sotme nga një tërmet i fortë.

Mediat turke raportojnë se forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 5. Tërmeti ka shkatuar panik te banorët e Adanasë, pasi lëkundjet kanë qenë të forta.

Sipas lajmit në faqen e AFAD-it tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 20.13 kilometra nën tokë.

Tërmeti në Greqi kishte një magnitudë prej 4 ballë të shkallës Rihter. Paraprakisht nuk raportohet për dëme.

Tërmeti në Turqi

Çfarë ndodhi në Amerikë mes Ingrit Gjonit dhe Çiljeta Xhilagës? Zbùlohet shkaku i sherrit (Video)

Ingrid Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga, kanë një miqësi 20-vjeçare. Vite më parë ato kanë pasur edhe disa bashkëpunime të suksesshme me njëra tjetrën si “Puçi puçi”, “Mike dhe Rivale”.

Vite më parë, qarkulluan lajme se mikeshat ishin zënë dhe nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Ka qenë vet ish-konkurrentja e Fema VIP, Çiljeta e cila ka zbuluar në një InstaStory se sherri i tyre ndodhi për një arsye krejt banale. Vajzat janë zënë për një laps sysh, në 2010 në Amerikë.

Por duket qartë që zënka ka kaluar me kohën dhe miqësia e tyre vazhdon, tashmë edhe mes djemve të këngëtareve.

https://streamable.com/e/e2fypk?quality=highest

“Kanë tentuar të abùz ojnë se*su*Iisht me mua në moshën 15-vjeçare”, rrëfimi tron ditës i Einxhel Shkirës

Moderatorja Enixhel Shkira tregoi një rrëfim tronditës në “Goca & Gra”.

Ajo tregoi se në moshën 15-vjeçare ishte tentuar që të abuzohej seksualisht, kur ajo përpiqej të bëhej pjesë e aktiviteteve televizive për fëmijë.

Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.

Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim.

Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, u shpreh ndër të tjera Einxhel.

Ajo tregoi se në moshën 15-vjeçare ishte tentuar që të abuzohej seksualisht, kur ajo përpiqej të bëhej pjesë e aktiviteteve televizive për fëmijë.

Që në fillimet e mia, besoj se njerëzit e dinë, ose dhe s’e dinë që kjo bota e showbizz-it, kjo fusha që kemi zgjedhur ne është e egër në format e veta dhe si një vajzë e vogël 15-vjeçare që kam dashur të merrem me aktivitete, këto programet kompetitive që kanë qenë, nuk e kam menduar kurrë që dikush që merret me ëndrrat e të rinjve dhe fëmijëve, do të dojë të abuzojë me këto ëndrra.

Kur them abuzim, e kam fjalën për abuzim të mirëfilltë për motive përfituese seksuale. Unë si një person shumë i fokusuar te ajo që doja të bëja, nuk kam dashur kurrë të devijojë nga ky rrugëtim.

Po, më ka ndodhur kur kam qenë 15 vjeç. Më ka thënë: ‘Ti nuk di të shijosh jetën’, sepse donte të më jepte alkool. Nuk e kam denoncuar sepse atëherë mendoj se vërtet isha unë ajo që nuk dija të shijoja jetën. Mua më shumë mu bë mësim sesa traumë”, u shpreh ndër të tjera Einxhel.

“E djathta në rënie”, avokat Ngjela zbulon detajet: Ja si mund të vijë PD-ja në pushtet për 4-5 muaj

Avokati Spartak Ngjela, në një intervistë për një emision televiziv deklaroi se Partia Demokratike mund të vijë në pushtet për 4-5 muaj nëse largohet Sali Berisha nga drejtimi i saj.

“Shenjat janë që Sali Berisha do të dënohet dhe po u dënua, do të largohet nga skena politike. PD nuk ka kryetar. Nuk ka takime elektorale, nuk ka mendime dhe prandaj e djathta është në rënie dhe kjo e dëmton Shqipërinë.

PD ka shumë njerëz të aftë në Perëndim, duhet t’i kthejë sërish. Ata kanë ikur se kishin konflikte me Saliun.

PD të bëjë Kongres pajtimi dhe të nxjerrë lidership të ri, për 4-5 muaj vijnë në pushtet, nuk diskutohet”, tha Ngjela.

“Berisha është “non grata” në Amerikë, nuk mund të drejtojë një parti të djathtë”, shtoi avokati Spartak Ngjela.

Është ndarë nga Meritoni? Reagon Ilnisa Agolli

Ilnisa Agolli, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, i ka qetësuar fansat përmes një postimi në story-n e saj në Instagram, ku shfaqet një bisedë e ngrohtë dhe plot humor.

Në mesazhin e publikuar, hidhen poshtë spekulimet për një ndarje mes saj dhe Meriton Mjekiqit.

“Bashkë i ke në krevat”, thuhet në mesazh, duke treguar se çifti janë ende bashkë.

Në rrjet prej disa ditësh është aluduar se ka ndarje mes çiftit, por ky postim i ndarë nga Ilnisa tregon se ata janë më se të lumtur sëbashku.

Postimi

Largimi i Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeon, reagon nëna e saj

Pas largimit nga emisioni “Goca dhe Gra” dhe Shqipëria, Heidi ka marrë një mbështetje të veçantë nga nëna e saj, Lajla Kamata.

Në një postim në Instagram, Lajla i dedikon fjalë të ngrohta dhe krenarie për vajzën e saj, duke theksuar se Heidi ka qenë burim krenarie që nga lindja dhe vazhdon të jetë “dielli i familjes”.

Mesazhi i saj vjen pas një vale komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të largimit të saj nga emisioni.

Në mesazhin e saj, Lajla shkruan: “Një gjë ta dish të sigurt Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam”.

Krisja e miqësisë me Mikelën, Efi flet për herë të parë: Nuk mund të ishim shoqe…

Efi ka treguar për herë të parë krisjen e saj të miqësisë me Mikelën, duke u shprehur se shoqëria e tyre nuk ekziston më.

Në një rrëfim për “Goca & Gra”, ajo tregon se çfarë ndodhi mes saj dhe Mikelës, me të cilën shprehet se nuk kanë më raporte me njëra-tjetrën.

Disa njerëz duhet t’i duash, t’i vlerësosh për aq kohë sa i ke. Dhe për sa kohë gjërat tuaja nuk përshtaten më me njëri-tjetrin, atëherë është momenti të ndaheni dhe secili të shohë jetën e tij. Do ta lidhim pak me përse nuk themi dot jo. Ky është pak defekti im si individ. Mund ta lidh dhe me shoqërinë. Nuk kam ditur ndonjëherë të them jo.

Nuk u zumë. Thjesht kemi diskutuar dhe kemi kuptuar që nuk përshtatemi aspak fare. Ziheshim shumë shpesh, ishim si macja me miun. Ndodhte gjithë kohës që kishte hatërmbetje, qoftë nga ana ime, qoftë nga ana e saj. Dolëm në një konkluzion që nuk mund të jemi më shoqe.

Nuk jemi parë më të them të drejtën. Nga Instagram-i unë nuk kam hequr njeri.

Shtatzëninë? Patjetër që e kam uruar Mikelën. Kam qenë te ‘baby-gender’. Kam qenë aty.

Nuk heq dorë kollaj nga njerëzit”, u shpreh Efi.

Heidi Baci largohet nga Shqipëria: Dua të rigjej veten!

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Heidi Baci vendosi të heqë dorë nga moderimi i spektaklit “Goca dhe Gra”. Gjatë emisionit, ajo tha se do të largohet nga Shqipëria dhe do të rikthehet në Itali, për arsye personale. Heidi u shpreh se kërkon të “rigjej veten” dhe tashmë ka prioritete të tjera.

Fillimisht, doja të tregoja të gjithë mirënjohjen time për Top Channel, për emisionin, për dyert që më ka hapur, për dashurinë, respektin që më keni treguar. Por, vijnë ca momente që duam të jemi vetvetja. Nuk dua të krijohen polemika, por është vendim i peshuar, për arsye personale. Dua të rigjej veten, të bëj listën e prioriteteve të mia dhe të shoh ku do jem. Sado jam ndjerë shumë mirë, kështu ndihem në këtë moment. Jam njeri që punoj për të jetuar, nuk jetoj për punën, por jam e lumtur. Të ardhmes nuk i dihet kurrë, po tani këtë ndiej. Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është mirënjohja për publikun, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur, nuk do të doja kurrsesi të zhgënjeja asnjë, unë e di ç’është e mira në këtë moment për mua. Do të shihemi”, tha Heidi.

Tashmë në vendin e Heidi do të jetë Einxhel Shkira. Largimi i ish-banores së “Big Brother VIP 3” konfirmon ndarjen e saj nga Romeo Veshaj.

Ata ishin një nga çiftet më të komentuara të “BBV3” dhe kohët e fundit kanë qenë në vëmendjeve të fansave, për shkak se po postonin më foto së bashku

Ambasadorët e pranishëm në takimet e Ramës me diasporën, Bardhi: Do bëjmë kallëzim penal në SPAK

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi e ka cilësuar si shkelje të rëndë pjesëmarrjen e ambasadorëve të Shqipërisë në takimet që po mban kryeministri Edi Rama me diasporën, pasi sipas tij ato janë takime politike.

Lidhur me këtë, Bardhi bëri të ditur se ka udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike.

Aktivitetet politike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës jashtë vendit gjatë kësaj kohe kanë provuar jo vetëm braktisjen nga shqiptarët, por edhe një fenomen kriminal, atë të shkrirjes së shtetit me partinë. Kjo është aq evidente, saqë edhe Ambasadorët në SHBA, Kombet e Bashkuara, Itali, Gjermani, Greqi, Çeki, etj., në dhunim brutal të ligjit, marrin pjesë në aktivitete partiake me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, duke shpërdoruar funksionin, duke përdhosur figurën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar (jo partisë) në botë, si dhe duke cënuar barazinë e palëve në zgjedhje.

Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë. Kurrë, askund, Trupa Diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë.

Sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, dhe PAANËSISË POLITIKE. Përveç detyrimeve të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, Ambasadorëve dhe stafeve të tyre NUK U LEJOHET me ligj të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo TË MARRIN PJESË në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore passjell shkarkimin nga detyra.

Në mënyrë të vazhdueshme OSBE-ODIHR ka rekomanduar ndalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore për të krijuar avantazhe të konsiderueshme të partisë në pushtet në zgjedhje, si dhe ka rekomanduar që organet ligjzbatuese të veprojnë në kohë dhe me vendosmëri për të ndëshkuar këtë fenomen.

I kërkoj Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj, si autoriteti kushtetues përgjegjës për dekretimin e Trupit Diplomatik të Shqipërisë kudo në botë, që të mbajë qëndrim publik për t’u distancuar nga aktiviteti i paligjshëm politik i Ambasadorëve dhe stafeve të Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën, në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet partiake të Kryetarit apo Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Gjithashtu, me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji, Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë për që të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit secilin Ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Drejtuesit Politik për Diasporën të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Pa dyshim që ky është një KRIM që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal, sipas paragrafëve 1 dhe 4 të nenit 328/a të Kodit Penal “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Përgjegjësi penale sipas ligjit kanë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Taulant Balla, për përdorimin e burimeve njerëzore shtetërore për zgjedhje, dhe Ambasadorët e stafet e tyre diplomatike, për pjesëmarrje në aktivitete politike. Për këtë qëllim, kam udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike.

Apeloj Presidentin e Republikës dhe Prokurorinë e Posaçme të përmbushin në kohë, pa hezitim, misionin e tyre kushtetues, sipas përgjegjësive, për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe për të ndëshkuar secilin zyrtar të shtetit që dhunon kaq brutalisht ligjin, për interesa të pushtetit personal të Edi Ramës!