Gati 100 mijë Euro shpenzime në “klinikën e jetëgjatësisë”, ndërhyrjet e familjes Meta-Kryemadhi në Austri, SPAK zbardh transaksionet

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion listohen trajtimet mjekësore të ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, në Austri.

Sipas SPAK, ndërhyrjet me kosto të larta, ata nuk i kanë deklaruar.

Pjesë nga dosja hetimore:

Hetimet në lidhje me veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dite nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në funksion të hetimit lidhur me objektin e kallëzimit të shtetasit Halit Valteri dhe shtetasit Idajet Beqiri, u bë verifikimi i pretendimeve të kallëzuesve, se këta shtetas kanë fshehur shpenzimet lidhur me trajtimet mjekësore dhe estetike që kanë kryer në klinika jashtë vendit dhe konkretisht: SIGUR

Me shkresën Nr. 3143 Prot. datë 10 Tetor 2022 i është kërkuar autoriteteve gjyqësore- austriake, të dhënat dhe dokumentacionin shëndetësor që lidhet me pacientët Ilir Metaj (Meta), Monika Kryemadhi, Bora Metaj, Besar Metaj dhe Era Metaj, të dhënat për dokumentacionin financiar duke përfshirë fatura shpenzimi, mandate arkëtimi, mandate bankare, identifikim të numrave të llogarive bankare nga ku janë bërë transfertat, informacion mbi mbajtësin e llogarive bankare, etj. Këto të dhëna u kërkuan të merren pranë klinikës private “Golldenes Kreuz”dhe në spitalin shtetëror të Vjenës.

Në përgjigje të letërporosisë, me shkresën nr. Ref: 2022-0.899.988 datë 15 Dhjetor 2022, Prokuroria Vjenës ka përcjellë dokumentacion me të dhënat si vijon:

Në bisedën e datës 9 Nëntor 2014 që Monika Kryemadhi ka zhvilluar me Mirza Alibegajn nëpërmjet aplikacionit Whatsapp, i kërkon Mirzës që të presë biletën e avionit për Ilir Metën vajte për ditën e martë që nga verifikimi në kalendar është data 11 Nëntor 2014 dhe kthimi në datën 16 Nëntor 2014. Monika Kryemadhi ka shkruajtur “Po bëja edhe Ilirit me linjën tuaj… Edhe vajtjen të martën në drekë në orën 3…. Beja ti te gjithën aty ku e ke bere ti qe te jeni bashke”. Mirza ka bërë blerjen e biletës për Ilir Metaj dhe i ka dërguar Monikës foton e biletës duke i shkruajtur “bileta u mbyll”. Bileta është blerë në agjencinë Odisea Travel & Tours.

Nga këqyrja e sistemit TIMS për hyrjet dhe daljet e Ilir Metës dhe Mirza Alibegaj rezultoi se Iliri ka dalë nga Shqipëria në datën 11 Nëntor 2014, duke udhëtuar me linjën Austrian Airlines, dhe është kthyer në datën 16 Nëntor 2014 me Austrian Airlines. Mirza Alibegaj ka dalë në datën 09 Nëntor 2014 dhe ka hyrë në Shqipëri në datën 16 Nëntor 2014, duke udhëtuar me të njëjtën linjë Austrian Airlines.

Nga verifikimi i llogarive bankare që Monika Kryemadhi ka në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, nuk rezulton asnjë pagesë në vlerën 7.984 Euro në vitin 2014. Iu kërkua autoriteteve gjyqësore te Republikës së Austrisë informacion mbi shpenzimet financiare te kryer në qendrën (llixhën) Lanserhof nga Monika Kryemadhi, Ilir Metaj etj. gjatë periudhës 21 Mars 2013-16 Maj 2013, ndërkohë që një pjesë e shpenzimeve me shumë mbi 300 mijë lekë duhet të deklaroheshin si zë më vete.

Nga këqyrja e aktit të ekspertimit Nr. 260, datë 21 Dhjetor 2013, rezultoi se në 6 Tetor 2014, zyra e rezervimit të qendrës Lanserhof i ka kërkuar Monika Kryemadhit nëpërmjet email- it, që të bëjë parapagim për rezervimin dhe bashkëlidhur email-it i ka dërguar të dhëna për llogarinë bankare të Lanserhof. Këto të dhëna, Monika Kryemadhi po atë ditë ia ka dërguar Mirza Alibegaj në adresën mirza.alibegaj@ lespot.al. Në datën 27 Tetor 2014, në bisedën e zhvilluar midis Monika Kryemadhit dhe Mirza Alibegaj, Monika i ka dërguar Mirzës email-in që Bianca Bücher nga qendra e trajtimit mjekësor Lanserhof i ka dërguar, ku ndër të tjera i shkruan: – E dashur Monika, konfirmojmë marrjen prej llogarisë tënde bankare të shumës prej 7,984 Euro për katër persona ku ju keni rezervuar dy javë nga 2 Nëntor deri në 16 Nëntor dhe tre personat e tjerë nga data 9 Nëntor deri në 16 Nëntor.

Nga bisedat e zhvilluara nga Monika Kryemadhi, rezulton se Monika ka kryer trajtime mjekësore në Lanserhof prej datës 02 Nëntor 2014 deri në 16 Nëntor 2014. Në emailin e datës 06 Tetor 2014, që Monika Kryemadhi i ka dërguar Reservierung Lans, nga ku rezulton se Monika Kryemadhi do të qëndrojë 2 javë në Lanserhof, Ilir Metaj do të qëndronte 1 javë.

Pacienti Bora Metaj… ka paguar cash në datën 22 Mars 2013, shumën prej 8.114 Euro nga të cilat 6.000 Euro parapagim.

Pacienti Ilir Metaj me nr. pacienti 1061023, ka qenë i shtruar në klinikën Konfraternitat nga data 21 Mars 2013 deri në datën 25 Mars 2013 dhe për trajtimin mjekësor që ka marrë, ka paguar cash në datën 22 Mars 2013, shumën prej 7.341 Euro nga të cilat 6.000 Euro parapagim.

Pacienti Monika Kryemadhi me nr. pacienti 1061070, ka qenë e shtruar në klinikën Konfraternitat nga data 22 Mars 2013 deri në datën 22 Mars 2013, dhe për trajtimin mjekësor që ka marrë, ka paguar shumën prej 1.474 Euro. Pagesa nuk jep detaje për mënyrën se si është kryer.

Pacienti Monika Kryemadhi me nr. pacienti 1061070, ka qenë e shtruar në klinikën Konfraternitat nga data 16 Maj 2013 deri në datën 16 Maj 2013 dhe për trajtimin mjekësor që ka marrë, ka paguar cash në datën 16 Maj 2013, shumën prej 500 Euro. Pagesa është bërë me karte krediti Maestro A 000000004306 me nr. xXXX XXXX XXXX xxx2 288 001 121, SVC201 (1), IIN 67027.

Nga shqyrtimi i deklaratave periodike/vjetore të shtetasve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi për vitin 2013 rezulton se janë deklaruar pakësim i gjendjes cash me 10.000 Euro dhe pakësim i gjendjes së llogarisë së pagës në vlerën 243.000 lekë. Në rubrikën shpenzime të deklarueshme nuk kanë deklaruar shpenzime mjekësore në vlerën 17.429 Euro të shpenzuara.

Në përgjigje të letërporosisë është informuar se për periudhën 28 Korrik 2013 -15 Tetor 2023, Ilir Metaj, Monika Kryemadhi dhe Bora Metaj kanë qëndruar në Lanserhof (që reklamohet si klinika e jetëgjatësisë) gjithsej 8 (tetë) herë. Sipas dokumenteve të qëndrimit, pagesave për rezervim dhe pagesave për trajtimin, rezultoi se këta shtetas kanë shpenzuar për qëndrimin e tyre në këtë resort, shumën prej 98.677 Euro e ndarë sipas viteve si më poshtë:

1. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 28 Korrik 2013 deri në datën 04 Gusht 2013, në dhomën nr. 62, ka paguar gjithsej 7.258 Euro nga të cilat 4.000 Euro me transfertë bankare të datës 18 Korrik 2013 (llog. 119835 e Monikes) dhe shumën 3.258 Euro me para në dorë.

2. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 2 Nëntor 2014 deri në datën 16 Nëntor 2014, në dhomën nr. 91 dhe në datën 15 Nëntor 2014 ka paguar gjithsej 10.375 Euro me para në dorë. Ilir Metaj ka qëndruar në Lanserhof prej datës 9 Nëntor 2014 deri në datën 16 Nëntor 2014, në dhomën 91, ka paguar shumën 7.984 Euro me transfertë bankare të paguara nga Mirza Alibegaj në datën 16 Tetor 2014, në drejtim të llogarisë Nr. AT773600000001042399. (Nga këqyrja e datës 12 Shkurt 2024, që iu bë transfertave bankare të kryera nga klientë të Credins Bank, rezulton se në datën 15 Tetor 2014, Mirza Alibegaj mbajtëse e llogarisë nr. 622064 ka urdhëruar transferimin e shumës 8.000 Euro në drejtim të llogarisë Nr. AT773600000001042399, Lanserhof).

3. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 26 Korrik 2015 deri në datën 08 Gusht 2015, në dhomën nr. 23 dhe në datën 7 Gusht 2015 ka paguar gjithsej 13.244 Euro, nga të cilat 6.000 Euro jane paguar me transfertë bankare nga Fatime Kryemadhi (Ilog. 624312 Fatime) dhe 7.244 Euro me para në dorë. Bora Metaj ka qëndruar në Lanserhof nga à data 26 Korrik 2015 deri në datën 02 Gusht 2015, në dhomën nr. 23, dhe në datën 1 Gusht 2015 ka paguar 3.509 Euro, me para në dorë. Ilir Metaj ka qëndruar në Lanserhof nga data 02 Gusht 2015 deri në datën 08 Gusht 2015, në dhomën nr. 23 dhe në datën 7 Gusht 2015 ka paguar gjithsej 4.359 Euro, me para në dorë.

4. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 11 Janar 2017 deri në datën 21 Janar 2017, në dhomën nr. 342 dhe ka paguar gjithsej 13.133 Euro, nga të cilat 1.250 Euro janë paguar në datën 28 Dhjetor 2016 me transfertë bankare nga Monika (Ilog. 119835 e Monikes) dhe 10.238 Euro janë paguar në datën 19 Janar 2017, me para në dorë.

5. Monika Kryemadhi ka qëndruar në Lanserhof nga data 15 Tetor 2023 deri në datën 27 Tetor 2023, në dhomën nr. 84 dhe ka paguar gjithsej 19.881 Euro, me transfertë bankare. Ilir Metaj ka qëndruar në Lanserhof nga data 15 Tetor 2023 deri në datën 27 Tetor 2023, në dhomën nr. 84 dhe ka paguar gjithsej 18.934 Euro, me transfertë bankare nga karta Visa./ Marrë nga Top Channel

“KiIIeri” Nuredin Dumani me tufa parash nëpër duar, gazetari nxjerr FOTOT e 14 viteve më parë

Vrasësi” Dumani para se të bëhet “VIP”, kështu e titullon postimin e tij gazetari Flamur Vezaj. 

Gazetari ka publikuar disa foto të vrasësit Nuredin Dumani, të shkrepura në vitin 2010. 

Brenda ambienteve të një shtëpie modeste dhe me një pamje krejt ndryshe nga sot, vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë shihet i ekzaltuar nga tufat e parave që mban në duar. 

Postimi i Flamur Vezajt

Ky që shikoni është Nuredin Dumani, 14 vite më parë, në fillim të “karrierës” së tij kriminale! Siç duket në këto foto, ai është 23 vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur! Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtepi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës! Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës!

Nga fotot duket qartë se Dumani, sot i akuzuar për 12 vrasje dhe i dyshuar gjithashtu për vrasjen me tritol të të pafajshmit Enea Thomallari, mburret me tufat e parave që, me shumë mundësi, në atë kohë ka grabitur ndonjë kambisti ose shtëpi të ndonjë tregtari. Duket qartë që katër nga tetë tufat e lekëve janë të mbështjellë me shiritin e bankës dhe të firmosura nga një punonjës bankar.
Këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!

Nëse shikon me kujdes këto foto, ato tregojnë shumë për gjendjen e tij psikologjike! Ai duket i eksituar që ka siguruar tufat e parave, me të cilat pozon për t’i ruajtur si kujtim fitimet e krimeve të para të tij! Në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët. Në foton nr. 2, Nuredin Dumani duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit. Ndërsa në foton nr. 3, Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.

Pra, 14 vite më parë, bashkëpunëtori i drejtësisë sot siguronte tufa me lekë, pasi ishte vetëm një hajdut i rëndomtë dhe i pa kuotuar ende në “bursat” kriminale të vrasjeve me pagesë! Ndërkohë, vetëm pak vite pas shkrepjes së këtyre fotove, Dumani u rekrutua si vrasës nga shefi i tij, Talo Çela. Më pas rezultoi, edhe nga bisedat e ndryshme në SkyEcc, se vrasësi i 12 personave nuk bënte pazare më me lekë, por vetëm me euro dhe shuma të mëdha! Ai arriti deri në atë pikë sa, nga delitantizmi i tij, pretendonte në bisedat e SkyEcc se do i vendoste gjobë specialistit të gjobëvënies, Emiljano Shullazi, etj!

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse i penduari i drejtësisë, Dumani, që tregon për SPAK-un vetëm ato që i interesojnë, ka rrëfyer për origjinën e këtyre parave! Apo nëse dy “super” prokurorët, Altin Dumani dhe Behar Dibra, i kanë kërkuar llogari të penduarit të tyre se për çfarë krimi bëhej fjalë në atë kohë! Dyshoj që e kanë bërë, siç dyshoj që dy prokurorët nuk do e zbardhin vrasjen me tritol të të pafajshmit Thomallari, pasi porositësi i dyshuar i këtij atentati është pikërisht i penduari i tyre, i cili vazhdon të kryejë aktivitet kriminal edhe nën mbrojtjen e shtetit!

P.S. Mos harroni të citoni fotot ku i gjetët, në SPAK dmth

Ardian Ismajli me maskë me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e gjelbër, ja arsyeja e fortë

Ardian Ismajli mban në maskën e personalizuar flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës

Ardian Ismajli luajti me Empolin në transfertën e Parmës. Çfarë ka rënë në sy është maska që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është detyruar të vendosë.

Kjo për shkak të një lëndimi në fytyrë që Ismajli ka pësuar. Dhe në maskë, bie në sy se ndodhen flamujt e Shqipërisë dhe Kosovë.

Kujtojmë ndërkohë se Ismajli është mjaft i përfolur në Itali për një largim nga Empoli. 28-vjeçarit i përfundon kontrata në fundin e sezonit dhe skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij janë Interi dhe Juventusi.

“Babi shiko fëmijët, bëhùni të fortë”/ Zhduket shqiptari në Spanjë, mesazhi i tij aIarmon familjen (EMRI)

Një 38-vjeçar shqiptar që prej 6 muajsh jetonte në Spanjë, ka humbur prej 8 ditësh kontaktet me familjen.

Kjo e fundit është alarmuar pas një mesazhi që djali i ka dërguar.

“Hallall ma bëj gjirin, Babi shiko fëmijët. Bëhuni të fortë” – janë mesazhet e fundit që 38-vjeçari Orgel Fusha iu ka dërguar familjarëve të tij 8 ditë më parë.

News24 ka kontaktuar me familjarët e 38-vjeçarit, të cilët të shqetësuar pas humbjes së kontakeve me të, dyshojnë se Orgel Fushën mund ta kenë vrarë.

Ata kanë një apel për shokët e tij, që mund të dinë diçka më shumë, që të kontaktojnë dhe të tregojnë të vërtetën mbi fatin e 38-vjeçarit.

16-υj. eçαrja shqiρtαre kthehet nga Greqia, por ajo që e gjeti në Fier s’e kishte me ndυàr (Video)

Një 16 – vjeçare, e cila jetonte në Greqi është kthyer për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një situatë të panjohur për të.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse.

Vajza, nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë, ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë, por kur familja e ka kuptuar, e ka fejuar me një djalë i cili jetonte në Greqi. 

“Një vajzë 16-vjeçare ka ardhur nga Greqia për të vazhduar shkollën në Fier, por është përballur me një realitet të panjohur.

Sapo ka ardhur vajza, njerëzit i kanë shkuar në shtëpi për t’i kërkuar dorën për ta marrë për nuse dhe vajza

nga frika se mos i japin ndonjërin për burrë ka filluar të njohë 3 nga moshatarët e saj në shkollë.

Kur familja e ka marrë vesh e kanë fejuar vajzën me detyrim me një djalë që jetonte në Greqi dhe të bënte dokumentet”, raporton gazetari. 

V.αjza e υàrfër nga veriu: Isha në rrugicë, ndjeυa një d.orë në…

Një vajzë ka guxuar të rrëfejë momentin kur ka rënë e një ng.acmimi se.ksual në rrugë. Ajo thotë se është ndjerë shumë keq nga episodi tm.errues dhe ende sot nuk e ka marrë veten. Ajo apelon që femrat të denoncojnë kur bien pre e këtij ab.uzimi. Kjo është historia e rrëfyer .

“Jam një 19-vjeçare nga Puka. Kam nisur shkollën e lartë në Tiranë pas shumë sakrificash të familjes time, sepse prindërit janë pa punë dhe jetojmë me ndihmat e tezeve jashtë vendit.

Lexoj lajmet e nga.cmimeve në punë, që shumë femra në botë po tregojnë historitë e tyre. E mua mu kujtua momenti që akoma nuk më lë të vë sy në gjumë natën.

Gjithmonë kam qenë një vajzë e rregullt si në veshje ashtu edhe në sjellje. Por mendoj se kush do të të ng.acmojë e bën sepse thjesht është i sëmurë.

Nuk ka lidhje a je apo nuk je pro.vokuese. Një pasdite dimri po kthehesha në konvikt dhe po kaloja në një rrugicë.

Ndjeva hapa pas meje, por mendoja kalimtarët edhe pse brenda ndjeva një prerje këmbësh. Në një moment në një zonë ku ndriçimi s’ishte edhe aq i fortë ndjej një dorë që më prek të pasmet.

Me shumë forcë dhe më thotë fjalë të ndjyra që më rrëjnqethën.

Aq bëri dhe iku duke qeshur e duke kthyer kokën nga unë sikur të kishte bërë ndonjë heroizëm.

Ju nuk e keni idenë se sa e pojshtëruar jam ndjerë në ato momente. Djersita, u drodha dhe më erdhi zor që jam femër.

Më është dukur vetja shumë e paaftë në ato momente, doja të ulërisja ta pëjshtyja atë person.

Pashë rrotull shyqyr nuk pa njeri skenën, por unë ende e kam trjaumë. Këta meshkuj maniakë që po na shkatërrojnë jetën duhet të ndalojnë duke u sjellë si padronët tanë…Mos heshtni vajza. Denoncojini!”, shkruan ajo.

Sa mαrrin ρër një n αtë? ModeΙja shqiptare: Më kanë ofrùar nga 10-20-50 e deri në 100 mijë euro

Modelja shqiptare shumë e komentuar në media, Redona Koçi, ishte së fundmi e ftuar në një emisionin .

Gjatë intervistës moderatorja e njohur, e ka pyetur.

Nëse ka marrë ngacmime në Instagram nga njerëz që i kanë kërkuar favore sek.suale në këmbim të parave.

Redona ka treguar se janë të shumtë njerëzit që i shkrujanë dhe i bëjnë oferta të tilla.

Megjithatë këto njerëz i shkruajnë me adresa fallco.

“Shumë. Do gënjeja nëse do thosha jo. Shkruajnë me profile false, por shkruajnë’, është përgjigjur ajo.

Po ashtu, modelja ka treguar shumën që i kanë ofruar në këmbim. “Vijojnë nga 10-20-50 e deri në 100 mijë euro”, u shpreh ajo.

J αm 46 υj.eçe dhe e Dl VORCUAR, kapa të DASHURlN e υ.αjzës duke lùajtur me mbα.thjet e mia te ρaIαra

Një 46 vjeçare ka shkruar në rubrikën e ‘The Sun’  duke treguar historinë e saj të dashurisë me të dashurin e vajzës së saj.

Ajo shprehet se vajza e saj 22 vjeçare e cila në atë kohë jetonte me të, i kishte prezantuar një djalë që ishte dhe i dashuri i saj dhe ai ishte 23 vjeç.

Një ditë 46-vjeçarja ishte kthyer herët nga puna dhe ishte ngjitur lart kur kishte parë të dashurin e vajzës duke luajtur me të brendshmet e pa lara të sajat.

Ajo shprehet se në vend që ta përzente apo qortonte vendosi që ti tregonte se çfarë ishte në gjendje të bëntë një ‘plakë’.

Gjithashtu ajo shprehet se nuk i pëlqejnë meshkujt e moshës së saj por i pëlqen më të rinj.

Ajo vazhdon akoma lidhjen me 23 vjeçarin teksa vajza e saj është betuar që nuk do ti flasë më me gojë.

46-vjeçar shprehet se ndihet çdo ditë fajtore, por një fajtore e kënaqur.

Nυsja nga Korça: E kα.m ραre b. υrrin dυke… në dhòmën e gjυmit

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare, ka qenë Vilma, një grua e cila prej vitesh është dh.un.uar nga burri dhe familja e tij.

Ajo ka duruar çdo ofendim dhe sharje nga ata dhe sërish nuk ka nxjerrë zë.

Një gjë që e ka mërzitur dhe lene pa fjale më tepër, është momenti kur e ka kapur burrin me një femër tjetër duke e tradhëtuar në dhomën e saj të gjumit.

Ishte një zhgënjim i madh për të, por sërish heshti, nuk dëshironte që familja e saj të dëmtohej.

Ardit Gjebrea: Pse nuk divorcoheshe?

Vilma: Kam pasur shumë arsye të forta për t’u divorcuar. Kur kam pasur çunin 1 vit e gjysmë, e kam gjetur bashkëshortin me dikë që më tradhëtonte. Ka qenë një skenë e paparë. I pashë me sytë e mi në dhomën time të gjumit.

Ardit Gjebre: Si reaguan ata?

Vilma: Nuk reaguan fare, as unë nuk reagova, vetëm kaq thashë si ka mundësi dhe kam ikur. Jam një tip që më shumë mbuloj të tjerët sesa veten time dhe i thashë jo se do të ta fal, por po e bëj për hatër të djalit dhe po hesht. Këtë histori ja tregoj mamit dhe mami më thotë merre çunin dhe hajde. Unë i thashë që kur doja të kthehesha ti nuk pranoje, kështu që tani unë do ta vuaj në vetëvete dhe unë do rrij këtu.

Ardit Gjebrea: Mamit ia tregove se me kë ishte bashkëshorti?

Vilma: Po dhe nuk e prishte, ngeli shumë e befasuar, por i jam përgjëruar unë që të mos bëjë asnjë gjë.

Ardit Gjebrea: Kjo gjë nuk është diskutuar më kurrë?

Vilma: Kur më shante dhe ofendonte bashkëshorti, i thoja të paktën unë nuk kam bërë këto gjëra që ke berë ti dhe ai më krenari më thoshte, më lumtë mirë kam bërë. Kur bëri djali 3 vjeç, kam lindur vajzën. Ishim 14 veta në shtëpi që jetonim. Motra me bashkëshortin dhe fëmijët, unë, kunati i vogël, kunata dhe dy prindërit e ish-burrit.

V.αjza nga Fieri i tregòn shoqes se b. ën gjërα të ΡlSTA me b.αbain e saj

Vajza nga Fieri i tregon shoqes se bën gjëra të pista me babain e saj.

Një vajzë 20-vjeçare e shtynte kohën duke folur me adresa fallco në rrjetet sociale.

Ajo kishte gjetur një mënyrë për të shtyrë kohën dhe u shkruante kushërinjve, njerëzve të afërm apo edhe burrave të martuar.

Nuk kishte lidhje, si e si për të parë reagimet e grave të tyre.

Njëri që ra pre ishte edhe babi i shoqes së saj.

Por në një moment, ajo mendoi ti tregonte shoqes së saj se çpo ndodhte mes saj dhe babait të saj, bisedat e tyre me foto e video.

Me shpresën se shoqja do inatosej me babain e saj, por jo. Shoqet kanë bërë sherr  në Fier dhe janë ndarë keq me njëra tjetrën.