Lajm tron ditës per pushtetarët e korrùptuar, SPAK aleancë me Londrën për gjetjen e parave të pista, gati arrestime në…

Shqipëria po përjeton një periudhë të re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, dhe goditja që pritet të vijë ka nisur të shkaktojë valë shqetësimi në nivelet e larta të pushtetit. SPAK ka forcuar së fundmi bashkëpunimin me autoritetet britanike, në ndjekje të parave të pista që prej kohësh fshihen pas perdes së pasurisë dhe fuqisë politike. Kjo aleancë ndërkombëtare, e përforcuar nga përvoja dhe teknologjia e avancuar britanike në gjurmimin e financave të paligjshme, është një paralajmërim i qartë për ata që deri tani kanë qëndruar të paprekur mbi ligjin.

Detajet nga njoftimi i SPAK

SPAK ka dhënë detaje nga largimi me urgjencë i kryeprokurorit Altin Dumani tre ditë më parë nga seanca gjyqësore për Ilir Metën. Sipas Prokurorisë së Posaçme, është zhvilluar një takim me rëndësi të lartë me përfaqësues të lartë të Prokurorisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. Sarah Dineley, zëvendësdrejtuesja e Prokurorisë Mbretërore britanike dhe Marion Langford, drejtuese e Njësisë së Divizionit Ndërkombëtar u takuan me Dumanin ku i rikonfirmuan mbështetjen e tyre ndaj SPAK. Ndërsa Dumani është shprehur se do të vijojë thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë si dhe pastrimit të parave.

“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi një takim të rëndësishëm me përfaqësues të lartë të Prokurorisë Mbretërore të Mbretërisë së Bashkuar. Në takim morën pjesë, Sarah Dineley, zëvendësdrejtuesja e Prokurorisë Mbretërore britanike dhe drejtuese e Divizionit për Çështjet Ndërkombëtare dhe Marion Langford, drejtuese e Njësisë së Divizionit Ndërkombëtar. Në këtë takim të nivelit të lartë ishte e pranishme edhe zëvendësambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Mia Marzouk së bashku me koordinatorin për Ballkanin Perëndimor në ambasadën britanike, për çështjet që lidhen me ndjekjet penale. Përfaqësuesit e lartë rikonfirmuan mbështetjen e Zyrës së Prokurorisë së Mbretërisë së Bashkuar për punën e SPAK. Gjatë diskutimeve, të dyja palët vunë theksin në bashkëpunimin e suksesshëm mes Prokurorisë së Posaçme dhe agjencive ligjzbatuese britanike. Përfaqësuesit nga të dy vendet u shprehën të angazhuar për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për intensifikimin e përpjekjeve për konfiskimin e aseteve kriminale.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha: “Bashkëpunimi mes dy institucioneve është shumë i rëndësishëm për luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, i cili ka rezultuar i suksesshëm dhe do të vijojë të shtrihet edhe në rikuperimin e aseteve dhe në luftën kundër pastrimit të parave, në të dy vendet”. Ky takim shënon një hap të mëtejshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare të SPAK, për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Një sinjal për zyrtarët e lartë

Fakti që SPAK po mbështetet nga një partner i fuqishëm si Mbretëria e Bashkuar ka intensifikuar klimën e frikës mes zyrtarëve të korruptuar dhe pasanikëve të lidhur me krimin ekonomik. Me rritjen e kapacitetit të SPAK për të ndjekur, sekuestruar dhe përfundimisht arrestuar personat përgjegjës, shumë prej tyre tashmë ndihen të rrezikuar nga humbja e pasurive dhe ndikimit të tyre politik. Deri tani, prokurorët shqiptarë janë përballur me vështirësi të mëdha në zbulimin e aseteve të fshehura jashtë vendit, veçanërisht në shtetet e njohura për fshehjen e parave. Duke bashkëpunuar me Mbretërinë e Bashkuar, SPAK jo vetëm që mund të zbulojë rrugëtimin e parave të pista, por edhe të identifikojë dhe bllokojë llogari bankare, investime apo pasuri të patundshme të zyrtarëve të korruptuar në Londër e më gjerë. Kjo do të thotë që shumë pasuri të grumbulluara gjatë viteve nga politika dhe korrupsioni po shkojnë drejt sekuestrimit.

Çfarë përfshin ky bashkëpunim?

Ky bashkëpunim përfshin krijimin e një linje të përhershme komunikimi dhe ndarje informacioni midis SPAK dhe agjencive britanike, si dhe përdorimin e ekspertizës teknike për gjurmimin e burimeve të parave të pista. Duke monitoruar lëvizjen e këtyre fondeve, SPAK dhe autoritetet britanike pritet të zbulojnë edhe shumë skema të mbështetura nga influenca politike dhe kriminale. Kjo goditje e përbashkët synon që jo vetëm të mbyllë dyert për pasuritë e ngritura mbi korrupsionin, por edhe të vendosë një standard të ri për ndëshkimin e krimit ekonomik në Shqipëri. Kujtojmë se një ndër emrat që është përfolur për prona në Angli është Ilir Meta, të cilit i është kopsitur dosja nga SPAK. Mësohet se prokuroria ka dërguar edhe disa letër-porsi në Londër. Po ashtu ka dhe emra të tjerë që kanë fshehur atje llogari bankare dhe prona.

Skautë për të ndjekur Ismajlin, Interi “fiksohet” me mbròjtësin e Kombëtares

Në Enriko Tardini këtë fundjavë do të jetë me mision një prej skautëve kryesorë të Interit, i cili do të ndjekë ndeshjen Parma-Empoli. Siç raportojnë mediat pranë klubit zikaltër, në fokus janë katër lojtarë, mes tyre edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, një profil që pëlqehet nga Interi dhe jo vetëm, pasi edhe Juventusi e ndjek mbrojtësin pas dëmtimit të Bremer, i cili mbylli sezonin. Ismajli është në fund të kontratës dhe mund të jetë një përforcim dhe një okazion me parametra zero, edhe pse pritet të ketë një konkurrencë me bardhezinjtë, të cilët e kanë të nevojshëm një mbrojtës që e njeh mirë Serinë A.

Sa u përket lojtarëve të tjerë, zikaltrit janë të interesuar edhe për Sebastian Espoziton, Adrian Bernabe apo Ange Joan Boni.

PANORAMASPORT.AL

Pas planeve për biznes e fëmijë, ndàhen Ilnisa dhe Meritoni? Brenda lidhjes së ish-banorëve të BBV, si gazetarja…

Vetëm javën e shkuar, shkruam për marrëdhënien e vështirë që Ilnisa dhe Meritoni kishin hasur me familjarët e këtij të fundit. Por teksa prisnim që raportet të sistemoheshin, duket se problemet kanë nisur edhe për vetë çiftin. Ajo që ditët e fundit po vihet re gjithmonë e më shumë është pikërisht mungesa e këtij çifti në praninë e njëri-tjetrit. Thuhet se dyshja është duke kaluar një periudhë krize, ku gjithnjë e më shpesh po përflitet për një ndarje.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, prej shumë ditësh tashmë, asnjëri prej të dyve nuk poston më foto e video në shoqërinë e njëri-tjetrit. Kujtojmë këtu, që pas përfundimit të “Big Brother”, çifti ishte ndër ata që më së shumti publikon së bashku, duke folur publikisht për dashurinë e tyre. Por u bënë disa javë, që këto postime tashmë po mungojnë. Ndonëse që të dy vijojnë të jenë aktiv në Instagram, pozat së bashku nuk janë publikuar më. Megjithatë, Ilnisa dhe Meritoni vijojnë të ndiqen në rrjetet sociale. Miqtë e afërt nuk dinë të thonë se çfarë ka ndodhur mes këtij çifti, duke ngritur dyshimet se, në fakt, edhe dyshja është duke bërë gjithçka për famë, ashtu si edhe përflitet se ka ndodhur me Heidin dhe Romeon.

Megjithatë, fakt është që prej kohësh Meritoni nuk është parë në Tiranë, ndonëse u tha se do të moderonte një emision në vendin tonë. Nga ana tjetër Ilnisa ka publikuar foto e video nga eventet e ndryshme ku edhe merr pjesë, por këtë herë e vetme, pa praninë e Meritonit. Nuk dihet nëse familjet e të dyve kanë ndikuar për këtë krisje që lidhja e tyre ka pasur, apo vetë të dy kanë ndeshur problemet e para.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.

Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.

Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në Instagram dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”..,

Pas 2 vitesh në lidhje problematike me Endri Çekiçin, Megi Pojani pranòn romancën me futbollistin! Si çifti e mbajtën të fshehtë romancën

Prej më shumë sesa 2 vitesh, Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë në një histori dashurie. Çifti, shpesh ka pasur ulje dhe ngritjet e veta, duke bërë që këtë histori shpesh edhe ta ndërpresin. Mes dinamikave të ndryshme që të dy kanë pasur në karrierën e tyre si dhe xhelozisë, çifti duket se ia ka dalë që të vijojë të mbajë gjallë ndjenjën.

Ndonëse shumë shpesh kemi sjellë prova se kjo dyshe është së bashku, ata asnjëherë nuk kanë pranuar publikisht që të flasin për këtë histori dashurie. Megjithatë, moderatorja, tashmë ka folur për herë të parë për statusin e saj, duke pranuar se është e dashuruar. Pas disa vitesh me ulje dhe ngritje, mesa duket tashmë çifti e ka gjetur gjuhën e përbashkët, sa për të pranuar ndjenjat e tyre.

Sipas saj, kur lidhjen e bën publike ka disa pasoja, ndaj ka zgjedhur që ta mbajë në fshehtësi. Ajo thotë se nuk është aq budallaqe sa të shesë të dashurin e saj.

“Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”-u shpreh moderatorja.

“Shpresoj të jetë hera e fundit që unë them këtë, sepse unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time. Nëse unë jam Megi Pojani, një influencer që shet kremra fytyre, a e dini ju si mund ta shes unë të dashurin tim. D.m.th. ai kalon në 1200 filtrat e mi dhe unë e them publikisht, vajza unë e miratoj këtë unë për ju. Po pse kaq budallaqe jam unë sa ta them. Nëse unë them po apo jo, hetimet e tjera vazhdojnë dhe të çojnë tek cili është ai?! Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”, u shpreh moderatorja.

Kujtojmë se vitin e shkuar, e ftuar në studio televizive, Megi shprehej se ishte single dhe nuk kishte asnjë lidhje, ndonëse historia me futbollistin vijonte. Por pas gati 1 vit nga këto deklarata, çifti mesa duket i ka dhënë fund njëherë e mirë problemeve që kishin, duke shijuar këtë histori dashurie të qetë dhe larg vëmendjes së mediave.

Ndërsa e pyetur për gabimin më të madh që ajo ka bërë, Megi Pojani u përgjigj kështu: “Tre muaj të jetës sime unë kam qenë mbipeshë, në atë tre muaj unë vendosa të shtiresha si balerinë, ky është gabimi më i madh që kam bërë dhe kur e mendoj veten time tek Dancing With The Stars, them Megi nuk je njohur kurrë për një vajzë të mbushur bravo të qoftë, njëherë që t’u dha mundësia të veshësh kostumet e vogla, ishe ashtu”,-tha Megi.

Sakaq, ne do të na duhet të presim të tjera detaje nga ky çift, për të zbuluar copëza të kësaj historie dashurie. Vitin e shkuar, të shpeshta kanë qenë udhëtimet e moderatores drejt Turqisë, ku edhe takohej me partnerin e tij. Ndërsa këtë sezon, ndoshta prej ngarkesës, apo ndoshta ka zgjedhur që mos ti postojë në rrjetet sociale, Megi ka udhëtuar më pak. Dyshja ka zgjedhur që ti ketë takimet edhe më të rralla, duke u fokusuar si prioritet tek karrierat e tyre.

Më herët, futbollisti në intervistat e dhëna është ngacmuar edhe për thashethemet e kohëve të fundit lidhur me romancën me Megi Pojanin. Futbollisti tha se për momentin, statusi i tij është “complicated”, pra jo edhe aq i thjeshtë sa mund të mendohet, ndërkohë i pyetur nëse golat e tij ja dedikon “mamit me M”, Endri u përgjigj me “Po”, pasi në fakt edhe mamasë së tij emri i fillon me këtë shkronjë. Qëkur ka nisur kjo histori, çifti është ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke e vendosur shpeshherë në pikëpyetje këtë marrëdhënie. Vetëm pak kohë më parë, Endri dhe Megi e shkëputën këtë lidhje.

Por, duket se dyshja ka arritur të ribashkohet dhe arsyeja ishte pikërisht ditëlindja e futbollistit vitin e shkuar. Endri Çekiçi ka zgjedhur të festojë me miqtë dhe njerëz të dashur ditën e lindjes në një restorant afër Durrësit. Por sigurisht, në këtë festë nuk ka munguar edhe partnerja e tij, Megi Pojani.

Ka qenë motra e saj Ina që ka postuar një foto nga i njëjti ambient ku shohim futbollistin me miqtë dhe familjarët e tij. E duket se kanë qenë pikërisht motrat e Megit që kanë ndikuar në këtë ribashkim. Tashmë, kur të gjitha këto i përkasin të shkuarës, Endri dhe Megi duken më të qetë në këtë lidhje, duke shijuar dashurinë në fshehtësi të plot.

Dh *nohet kryebashkiaku, dy persòna e g. odasin në mes të rrugës(Video)

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm në rrugën Bill Clinton në Pejë, dy persona kanë sulmuar fizikisht kryetarin e kësaj bashkisë, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri ka pësuar lëndime trupore, ndërsa agresorët janë arrestuar menjëherë pas sulmit.

Muhaxheri është nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ky është mandati i tij i tretë si kryebashkiak i Pejës.

“Reformën në drejtësi e bëri Amerika”, Rama flet për dĕnimin e Metës: Askush s’është i paprekshëm

Kryeministri Edi Rama nga SHBA, është shprehur se Reforma në Drejtësi u bë nga Amerika jo nga pushteti politik, ndërsa theksoi se askush nuk është më i paprekshëm.

Rama: Asnjë forcë politike dhe asnjë forcë e pushteti politk s’e bëri dot, i hoqëm duart nga drejtësia, e bëmë me vetëdije të plotë, askush s’është më i paprekshëm, cilido që kërkohet nga drejtësia nuk merr mbrojtje, nga ne investimi më i madh politik i PS gjatë shekullit të ri, shprehja shembullore e besnikërisë sonë të zgjedhësve që na votuan tri vite rresht, për ta bërë një shtet evropian të së drejtës në BE ku barazia para ligjit vlen njësoj si qytetarin e zakonshëm dhe kryeministrin e vendit.

Lexoni shihni dhe dëgjoni se sa përpjekje bëhen gjatë kanaleve mediatike se reforma është një blof i qeverisë për të goditur kundërshtarët se reformën e beri Amerika me goditjet e shumëpritura me opinionin politik, për të dënuar të paprekshmit, aty ishte edhe para ardhjes sonë në qeveri, fuqinë e saj Amerika e kishte po aq të madhe seç e pati, aty është edhe ne vende të rajonit, ata që janë në nato, si mundi që s’e solli më parë këtë peshqesh.

“Edhe unë demokrat jam, por PD na e vodhën komunistët më të z.inj”, Rama flet edhe kur do hapet linja Nju Jork-Tiranë

Gjatë takimit me bashkatdhetarët në Nju Jork, kryeministri Edi Rama priti dhe disa pyetje nga të pranishmit në sallën Gotham Hall.

Kreu i qeverisë u shpreh se Partinë Demokratike e morën “komunistët më të zinj”, teksa foli dhe për Shkodrën, e cila për herë të parë votoi për PS në zgjedhjet e fundit lokale.

“Kam qejf kur më thonë jam antikomunist dhe demokrat, kështu isha dhe unë. Por PD na e morën komunistët më të këqij. Thashë më mirë bashkohemi me komunistët që nuk e mohojnë nga kanë ardhur sesa me ata që ishin më të zinjtë kur ishin komunistë. Shqipëria nuk është e ndarë mes komunistësh dhe demokratësh. Shqipëria është e ndarë mes punëtorësh dhe dembelësh, patriotësh dhe nacionalistësh që i referohen flamurit vetëm për t’u fshehur dhe e treta e atyre që Shqipërinë e shohin përtej bindjeve. Shembulli i Shkodrës është kuptimplotë 33 vjet e mbajtën se ne ishim komunistë. Një herë na e dhanë mundësinë dhe shiheni si ka ndryshuar Shkodra”, tha Rama.

I pyetur nga emigrantët shqiptarë në Amerikë, se kur do të hapet linja Nju Jork-Tiranë, Rama tha se aeroporti ka nisur negociatat me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet direkte.

“Shqipëria ka aeroportin me rritjen më të madhe në Europë dhe aktualisht po negocion me kompaninë Delta për një fluturim direkt nga SHBA në Shqipëri. Nuk e di se kur përfundon negociata. Ndërkohë do të hapim dhe aeroportin e Vlorës i cili do të ketë pistën më të gjatë në rajon dhe është bërë e tillë për fluturimet transoqeanike dhe po bisedojmë me AirAlbania për një fluturim të drejtpërdrejt dhe do ta bëjmë këtu në Nju Jork. Por e sigurt është që koha e gjatë për të pasur një fluturim të drejtpërdrejt nuk do të jetë më aq e gjatë dhe besoj se për një kohë të arsyeshme do ta sjellim avionin këtu”, tha Rama.

“SPAK-u na bëri nder me Monika Kryemadhin”, Zhaku: Një k uçedër si ajo do të presë k okat e politikanëve!

Inida Gjuzi ose e njohur ndryshe me emrin Zhaku ka folur në Euronews duke komentuar zhvillimet e fundit në SPAK.

Këngëtarja vë theksin te Monika Kryemadhi të cilën e cilëson si “kuçedër” dhe është gati të “presë koka të mëdha”.

Në një lidhje direkte me panelin e këtij televizioni, Zhaku shpreh bindjen se kryeministri Edi Rama do të hyjë në burg, ndërsa nuk ngurron të përgëzojë edhe punën e Prokurorisë së Posaçme.

Në fjalën e saj, Gjuzi tha: Duke pasur parasysh sesi po vepron më në fund SPAK, të cilin e përgëzoj shumë. Jam shumë e lumtur që më në fund po vihet drejtësi. Këta njerëz po marrin dënimin që meritojnë, urojnë të shtohen. Të vazhdojë SPAK, ka mbështetjen tonë maksimale.

Rama do hyjë në burg. Tani Monika Kryemadhi… na ka bërë një nder të madh ky Zoti i madh se na solli SPAK dhe SPAK na krijoi mundësinë tani që të kemi një kuçedër si Monika Kryemadhi, me një derro shpatë në dorë, e cila do ua presi kokat këtyre të gjithëve”.

“Bëj miliona duke b. ërë se*s me pIeq”, rrëfehet e reja në SHBA: Disa nuk e kanë b. ërë qysh nga viti 1999!

Skema unike e fitimit të parave të një ylli të guximshëm e ka çuar atë në shtëpinë e të moshuarve.

Tiff  Wisconsin, SHBA, ka krijuar një vend për vete në industrinë e të rriturve.

Për më tepër, ajo pretendon se ka bërë një pasuri duke e bërë këtë dhe e pëlqen atë që bën.

Bukuroshja bionde, e cila quhet Tiff nga Wisconsin, ka bërë mjaft bujë me përmbajtjen e saj pikante për pensionistë.

Ajo ka hapur terren të ri si interpretuesja e vetme që ekskluzivisht shoqërohet, darkon dhe më pas filmon skena me burra të moshuar nga komunitetet e saj lokale të pensionistëve.

Tani ylli, filmat e së cilës e kanë çuar atë në pragun e shumë objekteve të jetesës, ka ndarë me të taktikën e saj për të nxjerrë në ekran bashkë-yjet e saj të moshuar.

35-vjeçarja pretendon se mënyra e saj e sigurt për të xhiruar përmbajtje erotike amatore së bashku me disa “djem” të moshuar shumë të gatshëm është darka dhe pijet.

Ajo thotë se i pëlqen t’u ofrojë bashkëpunëtorëve të saj një lloj të veçantë kujdesi për të moshuarit./NewsWeek

Bota drejt ka tastrofës, një bosht i ri gjeopolitik po krijohet. ‘Trekëndëshi i fe rrit’ që po mbështet Rusinë

Mijëra trupat koreano-veriore të inteligjencës amerikane thonë se mbërritën në Rusi për stërvitje këtë muaj, kanë ngjallur shqetësim se do të vendosen për të forcuar frontin e betejës së Moskës në Ukrainë.

Ata gjithashtu kanë ndezur alarmin nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj se rritja e koordinimit midis vendeve anti-perëndimore po krijon një kërcënim shumë më të gjerë dhe urgjent të sigurisë – një kërcënim ku partneritetet e komoditetit po evoluojnë në lidhje më të drejtpërdrejta ushtarake.

Qindra dronë iranianë kanë qenë gjithashtu pjesë e sulmit të Moskës në Ukrainë, dhe muajin e kaluar SHBA tha se Teherani i kishte dërguar vendit ndërluftues edhe raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi. Ndërkohë, Kina është akuzuar për fuqizimin e makinerive të luftës ruse me sasi të konsiderueshme të mallrave të “përdorimit të dyfishtë” si mikroelektronikë dhe vegla makinerish, të cilat mund të përdoren për të prodhuar armë.

Duke marrë në konsideratë bashkëpunimin në zhvillim, një grup i mbështetur nga Kongresi që vlerëson strategjinë e mbrojtjes së SHBA-së i quajti Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut këtë verë një “bosht të partneriteteve malinje në rritje”.

Ndërhyrja e Seulit

Partneriteti ushtarak i Koresë së Veriut me Rusinë e lidh tani konfliktin e ashpër dhe të nxehtë në Evropë me një periudhë veçanërisht të tensionuar në konfliktin e ftohtë në Gadishullin Korean, pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka ngritur kërcënimet e tij ndaj Jugut, me të cilin ai mbetet teknikisht në lufte.

Pas inteligjencës mbi dislokimin e Koresë së Veriut në Rusi, Koreja e Jugut tha se mund të konsideronte furnizimin me armë në Ukrainë, ku aleati i SHBA-së ende nuk ka ofruar drejtpërdrejt armë.

Për Korenë e Veriut, ku lideri Kim ka bërë thirrje për të rritur programin e paligjshëm të armëve bërthamore të vendit të tij , ka pak për të humbur në dërgimin e atyre që besohet të jenë miliona raunde artilerie, raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi dhe, së fundmi, trupa në Rusi.

Roli i Kinës

Një faktor kyç në mënyrën se si zhvillohet çdo shtrirje e mëtejshme është Kina, thonë vëzhguesit – deri tani lojtari më i fuqishëm në grup, partneri kryesor tregtar për Rusinë, Korenë e Veriut dhe Iranin, dhe kombi që shihet nga SHBA si kundërshtari i saj kryesor.

Ndërsa ndarjet e tij me Uashingtonin janë thelluar, Pekini ka shtuar përpjekjet për të sfiduar udhëheqjen globale të SHBA-së dhe për të formësuar një rend ndërkombëtar në atë që favorizon Kinën dhe autokracitë e tjera. Të dy e kanë futur Iranin në atë vathë diplomatike dhe gjithashtu kanë mbajtur anën e Teheranit në konfliktin në Lindjen e Mesme, ku përfaqësuesit e tij po luftojnë Izraelin.

Kina, Rusia dhe Irani kanë mbajtur gjithashtu katër stërvitje të përbashkëta detare që nga viti 2019, dhe Kina është deri tani blerësi më i madh i energjisë i Iranit.

Lufta globale

Dinamika aktuale ngre gjithashtu rrezikun që konfliktet e ardhshme – duke përfshirë atë ku Kina është në qendër dhe jo Rusia – të shohin koordinim mes të katërve, vlerësojnë disa analistë.

Për shembull, në një konflikt të mundshëm në Detin e Kinës Jugore ose mbi Tajvanin, ka debat nëse Pekini do të dëshironte të shihte Korenë e Veriut ose Rusinë të luanin një rol në krijimin e një shpërqendrimi në Azinë e Veriut.

Sipas asaj që u raportua nga South China Morning Post , në fakt, përfshirja e trupave të Koresë së Veriut në luftën e Rusisë kundër Ukrainës do ta vendoste Kinën në një situatë të vështirë dhe gjithashtu mund të çonte në një bashkëpunim më të ngushtë midis vendeve të NATO-s dhe Azisë Verilindore, ose fqinjët e Dragoit.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë përgjigja zyrtare e qeverisë kineze ndaj një përshkallëzimi të mundshëm . Jo vetëm në Azi, por në pjesën më të madhe të botës.