Përmbÿtje në shkretëtirë, një pjesë e Saharasë nën ujë: Nuk kishte ndodhur për 50 vite

Një sasi shiu që nuk është regjistruar prej dekadash ra në rajonin e Saharasë dhe la pasoja të mëdha për popullatën.

Reshjet e mëdha të shiut që kanë goditur rajonin e Saharasë kanë lënë pas laguna me ujë në mes të dunave të rërës, duke ushqyer disa nga rajonet më të thata të saj, shkruan AP.

Raportohet se në këtë zonë të thatë ra një sasi shiu që nuk ishte regjistruar me dekada.

Shkretëtira e Marokut juglindor është ndër vendet më të thata në botë dhe është e rrallë që kjo sasi shiu të bjerë afër fundit të verës.

Qeveria marokene tha se reshjet e shiut gjatë dy ditëve në shtator tejkaluan mesataret vjetore në disa zona që marrin më pak se 250 milimetra në vit, duke përfshirë Tata-n, një nga zonat më të goditura. Në Tagounite, një fshat rreth 450 kilometra në jug të kryeqytetit Rabat, u regjistruan më shumë se 100 milimetra në një periudhë 24-orëshe.

Përmbytje në shkretëtirë, një pjesë e

Stuhitë lanë imazhe të jashtëzakonshme të ujit që rrjedh nëpër rërën e Saharasë mes dunave dhe florës së shkretëtirës. Satelitët e NASA-s kanë treguar se uji po “ngutet” për të mbushur liqenin Iriki, një shtrat i famshëm liqenor midis Zagorës dhe Tata-s, i thatë prej 50 vitesh.

“Kanë kaluar 30 deri në 50 vjet që kur kemi pasur kaq shumë shi në një periudhë kaq të shkurtër kohore,” tha për Associated Press Hussine Youabeb, një zyrtar i agjencisë meteorologjike të Marokut.

Reshjet e mëdha ka të ngjarë të ndihmojnë në rimbushjen e oazit të madh nën shkretëtirë, ku komunitetet e shkretëtirës mbështeten për furnizimin me ujë. Rezervuarët e bllokuar në rajon raportuan rimbushje me ritme rekord gjatë shtatorit. Megjithatë, është e paqartë se sa do të shkojnë reshjet e shtatorit në drejtim të zbutjes së thatësirës.

“Ti ishe në peIena në atë kohë”, Ylli Rakipi replikon àshpër me Gjekmarkajn: Turp të kesh!

Ylli Rakipi replikoi ashpër me nënkryetarin e PD, Agron Gjekmarkaj në studion e emisionit “Të Paekspozuarit’.

Rakipi e pyeti Gjekmarkajn se përse PD nuk flet për oligarkët, njëlloj si në kohën e Lulzim Bashës.

Ke dëgjuar ti që këta vetëm emrin oligark thërrasin? Oligarkë, oligarkë dhe asnjë emër. Të kujtohet Edi Rama çfarë i thoshte Lulzim Bashës, 12 vjet kryetar i PD-së, Luli ngrije kokën! Çfarë do të flasësh për Çet Kastratin, Lulit i binte koka poshtë. Luli, çfarë ke për Zamirin? Brram, koka poshtë… Po pse pas kësaj kohe, çfarë thonë këta, çfarë emrash flasin? Nuk bëhet kështu opozita, i dashur, se të kuptojnë të gjithë dhe ta varin teneqen. Po ju bëni çfarë të doni“, i tha Rakipi. 

Më pas debati mori tone më personale. Gazetari i kujtoi se ka patur qëndrim krejt tjetër për Sali Berishën por tani flet mirë për të pasi “kërkon vota aty”. Gjekmarkaj deklaroi se edhe Rakipi ka qëndrime të ndryshme. 

Ylli Rakipi: Nuk ke lënë gjë pa thënë për Sali Berishën tani do disa vota atje. Mund të të nxjerr videon. 

Agron Gjekmarkaj: Ti ke ndryshuar disa herë i dashur në këto 34 vite.

Ylli Rakipi: Çfarë kam ndryshuar unë?

Agron Gjekmarkaj: Ke ndryshuar pozicione, qëndrime.

Ylli Rakipi: Çfarë pozicioni kam patur unë?

Agron Gjekmarkaj: Si gazetar.

Ylli Rakipi: Ja ta them unë. Unë kam patur një gazetë. Që ta dëgjojë edhe populli shqiptar. E mbylla për pjesën e partizanllëkut me ju. Jo me ty se ti ishe në pelena në atë kohë. 

Agron Gjekmarkaj: Kam shkruar edhe te gazeta jote.

Ylli Rakipi: Ke shkruar. Staf i mirë, i bukur ishte, por jo më shumë për gazetën dhe për këtë arsye e mbylla. Tani bëj një program, por e bëj ashtu siç e mendoj unë, në liri. 

Agron Gjekmarkaj: Ke qëndrime herë pas here të ndryshme.

Ylli Rakipi: Po, po. Po çfarë tani të vij aty poshtë ballkonit edhe unë, me ata 40 veta që rrinë poshtë ballkonit? 

Agron Gjekmarkaj: Liria nuk është vetëm këndvështrimi juaj për të, është përtej nesh.

Ylli Rakipi: Po kush s’po të respekton lirinë ty? Unë kam një orë e ca që të kam thirrur dhe po flet. Dhe të paktën turp si pedagog, nuk më ke thënë gjë, jo si..

Neritan Sejamini: Po ai është politikan.

Ylli Rakipi: Po çfarë politikani? Ai s’më ka thënë një gjë të më mbetet në mendje.

Agron Gjekmarkaj: Po ça të them tani? Të mbush mendjen ty, s’është faji im.

Ylli Rakipi: Ore ti më thua mua që doli nga shinat mosbindja civile dhe u bë e madhe. Po këtë duhet të të vijë turp kur e thua.

Agron Gjekmarkaj: Turpin  e mbaj vetë.

Kanye akuzohet se ka kërkuar marrëd hënie s*k*ùaIe me nënë e gr. uas së tij! Reagon mamaja e Bianca-s!

Alexandra Censori, nëna e Bianca Censorit, ka reaguar pas akuzave të ish-asistentës së Kanye West, Lauren Pisciotta, e cila pretendon se reperi dëshironte të kishte një marrëdhënie intime me të.

Në një prononcim për Daily Mail, Alexandra shprehu dëshirën për privatësi dhe tha se nuk do të përfshihet në këtë skandal.

Reagimi i saj vjen pas padisë së Pisciotta-s, e cila akuzon Kanye-n se e drogoi dhe kreu një akt seksual gjatë një feste të bashkë-organizuar nga Diddy. Ajo gjithashtu pretendon se reperi i dërgoi një mesazh duke thënë:

Dua të kryej marrëdhënie me mamanë tënde, para se ajo të largohet.

Pisciotta po ashtu akuzon Kanye-n për krijimin e një ambienti armiqësor në punë dhe për shkarkimin e saj të padrejtë. Reperi, nga ana e tij, mohon këto akuzat dhe deklaron se do të ngrejë një padi ndaj Pisciotta-s, duke theksuar se ajo e shantazhoi dhe vodhi telefonin e tij për të shkatërruar prova.

Kanye West dhe Bianca Censori u martuan në dhjetor 2022, vetëm një muaj pas përfundimit të divorci nga Kim Kardashian, me të cilën ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Fitorja e Kombëtares ndaj Gjeorgjisë jep efekt, avùllojnë biletat në “Air Albania” për ndeshjet e nëntorit

Fitorja e Kombëtares mbrëmë në Gjeorgji ka dhënë efektin e saj.

Kështu “Air Albania” po shkon drejt “sold out” për ndeshjet e nëntorit, që Shqipëria do të luajë me Çekinë dhe Ukrainën.

Ka mbetur dhe 1 muaj, por tashmë janë më pak se 1 mijë bileta në dispozicion për ndeshjen e parë kundër Çekisë, më 16 nëntor.

Sfida tjetër me Ukrainën luhet më 19 nëntor, teksa aty ka më tepër bileta në dispozicion.

Të dyja takimet do të luhen në orën 20:45 dhe mbyllin rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Prej kohësh biletat shiten vetëm “online” dhe duhet thënë se “sold out” është kthyer në traditë.

“E fryrë si petùll”, Sara Gjordeni shfaqet pa pikë grimi në foton e fundit, ja si duket ajo ‘natyrale’

Sara Gjordeni dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Bardhi aktualisht ndodhen për vizitë në Prishtinë.

Çifti i njohur i “showbizit” duket se po kalojnë ditë të lumtura krah njëri- tjetrit, teksa shumë shpejt edhe do të bëhen prindër për herë të parë.

Është Sara ajo e cila sot ka publikuar një foto të saj ku shfaqet pa grim teksa shkruan “e fryrë si petull”, pasi sa është zgjuar.

Sara njihet për sinqeritetin e saj, shpesh herë duke rrëfyer pa u rezervuar edhe për çështje personale si ajo me babain e saj të ndjerë dhe për problemet e fundit të Bardhit.

Sara dhe Bardhi u njohën brenda Big Brother Vip Albania, në edicionin e fundit.

“Fisi nuk na erdhi”, dy javë pas dasmës, nusja nga Mallakastra kërkon të ndahet nga burri (Video)

Një rast i pazakontë ka ndodhur sot në rubrikën “Pa Filtra” në E Diell.

Briselda nga Mallakastra erdhi e prekur në studio.

Dy javë më parë ajo u celebrua me një djalë më të vogël në moshë se ajo, e pasi e ekspozoi martesën në rrjetet sociale shumë komentuese e kanë paragjykuar, madje dhe disa e kanë mallkuar në mënyra të ndryshme.

Opinionistët e “Pa Filtra” e këshilluan të mos ndahet, madje dhe zonjat në publik ishin kundër ndarjes.

A ja doli “Pa Filtra” të mos prish këtë martesë?

Skandali i vitit 1997/ Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha planifikoi v rasjen e Bashkim Finos, nëse do futej në…

Ish-gardisti Paro Laçi, një nga njerëzit më të afërt të Berishës, i ftuar në një emision televiziv tregon ngjarje të pazbardhura më parë, të ndodhura në vitin e mbrapshtë të 1997.

Paro Laçi thotë se Sali Berisha kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit të asaj kohe, Bashkim Finos.

Për një emision televiziv, Paro Laçi thotë se nëse Bashkim Fino do të futej në Shkodër, ,e urdhër të Sali Berishës ishte planifikuar vrasja e tij.

“Berisha ka dhënë urdhër, kam qenë në Kurbin, nëse Bashkim Fino do hynte në Shkodër do ekzekutohej. Ka qenë një plan i mirëfilltë. U dha urdhri i Berishës, nëse do tentonte dhe do kalohej Bushati. Në Mamurras ka tentuar të vrasë Fatos Nanon, ka qenë i shoqëruar me grup të madh njerëzish. Flasim për ‘97. Bashkim Fino ka qenë plan i mirëfilltë. Të dalin çunat Bushatit dhe të pranojnë urdhrat e Berishës me djeg Laçin, kanë vdekur njerëz në ‘91. Janë gjithë këto krime që rëndojnë mbi Berishën”, tha Paro Laçi.

“I thashë siIIe në shtëpi”- Ilir Shaqiri tregon raportin me të dashurin e vajzës! Si baIerini i punoi rrengun “dhëndrit” për të udhëtuar 8 orë vetëm me të: E spròvoja në disa gjëra

Koreografi i njohur Ilir Shaqiri, ka folur për marrëdhënien që ka me të bijën po ashtu edhe me të dashurin e saj që shpesh ajo vetë e poston në “TikTok.”

Teksa ka treguar për romanin të cilin vajza e tij ka botuar së fundmi dhe ai nuk e ka lexuar ende, ai ka përmendur dhe raportin që ka me të partnerin e saj.

Ai është shprehur se në momentin e parë që Emily i ka treguar se ka një të dashur, ai i ka thënë ta sjell në shtëpi.

“E takova Emily-n, e shikoja që rrinte pak shtrëngueshëm. I thashë ke ndonjë gjë për të më thënë, si është puna?. Më tha jo. Bëmë dhe dy shkallë të tjera dhe i them zbraze se po e kuptoj se do të më thuash diçka. Jam njohur me një djalë, pëlqej një djalë. Unë ‘kush është ky? . I thashë që t’a sillte në shtëpi dhe ajo nuk e priste këtë. Më mirë t’a njoh më shpejt se sa më vonë,” tha Iliri.

Ndër të tjera ai shtoi se ka bërë një hap tjetër duke e ftuar djalin për pushime në Siçili duke udhëtuar 8 orë vetëm për vetëm.

“Gjëja e dytë superlative që kam bërë dhe jam krenar për këtë, kur do iknim në Siçili për Pashkë, kishim 1 javë pushime, i thashë që të vinte me ne. E di pse e mora me vete? Erdhi momenti i biletave, ne jemi me qen dhe mace. Makina nuk i merr të gjithë, unë e dija këtë. Ju thashë Emily-t dhe Emanuelës që të iknin me tren dhe të merrnin macet. Kurse unë, qeni dhe ky tjetri, po marrim makinën dhe po bëjmë 8 orë rrugë. Në makinë me një person njihesh në rrugë të gjata. 8 orë filloi një muhabet shumë i këndshëm. Kuptova atë që është ai djalë dhe vlerësova tipin sportiv, pjesëmarrës. E sprovoja në ca gjëra,” u shpreh fituesi i Big Brother Vip ne “Wake Up”.

Ilir Shaqiri ka treguar shpesh herë si brenda dhe jashtë shtëpisë së “BBVIP”, marrëdhënien e ngushtë që ka me vajzën e tij, Emily. Disa vite më parë, para se të kishte një lidhje romantike bukuroshja realizoi në profilin e saj në Instagram një ‘ask me question’ me ndjekësit e saj ku i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.

Dhe me këtë rast Emily gjeti momentin e duhur që të bëjë ‘shaka’ me balerinin, një shaka që ia ‘ngriu’ zemrën atij.

“A je single”- e pyet një ndjekës ndërsa balerina është përgjigjur: “Jo jam në një lidhje”, dhe menjëherë kthen kameran nga ish-fituesi i “BBVIP” që menjëherë reagon dhe e pyet me kë.

Më pas ajo e kthen telefonin nga macja dhe thotë: “Me të”, duke shkaktuar qeshura mes tyre. Ndërsa balerini e ka ripostuar videon dhe krahas saj shkruan: “Ai momenti kur qesh nga halli”.

Kujtojmë se Shaqiri ka treguar më parë edhe një moment të “sikletshëm” me vajzën e tij ku i tregoi se pëlqente një djalë. Balerini u shpreh se në ato momente ishte ngrënë saqë dhe ushqimi i ngeci në fyt.

“Në drekë tha, babi dua të të them diçka. Dhe unë siç isha duke ngrënë bukë, hë?! Hera e parë që vajza më thotë që më pëlqen një djalë. Thash se më plasi zemra. Ç’janë këto i thashë po vazhdo e ha bukë. Më ngeci kallamari në fyt. Po pse më tha s’kam të drejtë të më pëlqejë një djalë. Ç’ke pëlqe babin ti. Pastaj e përtypa kallamarin edhe pas 10 minutash e pyeta kush është ky tipi,”-tregoi ai.

Kujtojmë se Emily është vajza e vetme e Ilir Shaqirit dhe bashkëshortes së tij, aktores italiane, Emanuela Morini. Ndonëse në moshë të vogël, Emily ka ndjekur hapat e prindërve të saj si balerinë, aktore dhe këngëtare pasi ka publikuar disa këngë. Sakaq, Iliri ka treguar gjatë “Big Brother VIP” se ai dhe bashkëshortja e tij kanë dëshirë të kenë edhe një fëmijë tjetër.

Pse ndryshoi Instagrami Romeos?Arsyeja nuk është Heidi,por një tjetër femër!

Mes gjithë aludimeve për ndarje nga Heidi Baci, ditën e djeshme Romeo duket se i ka hedhur ‘benzinë zjarrit’, duke larguar çdo postim nga Instagrami i tij.Veprimi i aktorit erdhi menjëherë pasi në “Goca dhe Gra” u publikua poezia e Heidit nga Egla, çka bëri që në rrjet të aludohej se ishte pikërisht kjo arsyeja e vendimit të Romeos për të larguar gjithçka nga Instagrami i tij.

Mirëpo, duket se kjo nuk është e vërtetë, të paktën sipas disa burimeve të reja.Disa zëra thonë se ky veprim i Romeos nuk ka të bëjë aspak me Heidin, por me punën e tij. Mësohet se (ende e pakonfirmuar) Romeo do të sjellë këtë javë një bashkëpunim suprizë me këngëtaren Semi Jaupaj dhe ka marrë këtë vendim për t’i lënë këtij projekti muzikor gjithë vëmendjen e rrjeteve të tij sociale – një veprim ky i zakonshëm për këngëtarët kur duan të promovojnë një projekt të ri.Nga ana tjetër, edhe Semi ka bërë një postim në Instagram ku shkruan: “Këtë javë?”, duke lënë të kuptohet se një projekt i ri muzikor po vjen.

Pse e ka ndryshuar ditëlindjen Sali Berisha dhe ka zgjedhur 15 Tetorin? Madje edhe emrit i ka ‘ngrënë’ gërmën ‘h’

Ditën e sotme, 15 Tetor, Sali Berisha ka festuar nën arrest shtëpiak ditëlindjen e 80-të, edhe pse ai ka si ditëlindje zyrtare 1 Korrikun e vitit 1944. Këtë ditëlindje e ka dhe në pasaportë, edhe në regjistrin themelor të shtetasve dhe në listat e votimit. Në regjistrin themelor në Viçidol më 1950, është fare e qartë që Sali Berisha ka lindur më 1 Korrik

Ditën e sotme, 15 Tetor, Sali Berisha ka festuar nën arrest shtëpiak ditëlindjen e 80-të, edhe pse ai ka si ditëlindje zyrtare 1 Korrikun e vitit 1944.

Këtë ditëlindje e ka dhe në pasaportë, edhe në regjistrin themelor të shtetasve dhe në listat e votimit. Në regjistrin themelor të regjistruar në Viçidol më 1950, është fare e qartë që Sali Berisha ka lindur më 1 Korrik 1944.

Por, ai prej vitesh feston 15 Tetorin si ditëlindje të tij, teksa aktualisht ndodhet në masë arresti shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv”, për dosjen “Partizani”, ku tashmë është i pandehur edhe në GJKKO.Në shpjegimet private që ka dhënë, thotë se babai i tij zbriti nga fshati për herë të parë në tetor në Tropojë, qysh kur ky kishte lindur, dhe atëherë e ka regjistruar.

Por, nëse do ishte ashtu, babai do ta regjistronte më 15 Tetor dhe jo më 1 Korrik, kur dhe ka lindur realisht. Madje në regjistër edhe emri i tij nuk është i shënuar si Sali, por Salih dhe duket se me kalimin e viteve e ka ‘ngrënë’ gërmën “h”.

E vërteta është se ai zgjodhi ditëlindjen më 15 Tetor, se e festonte për të qenë në një ditë me atë të Enver Hoxhës.