Gjykata e Vlorës la në arrest me burg dy të rinjtë e arrestuar që dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 26-vjeçare të cilën paraprakisht e kanë nxitur të përdorë lëndë narkotike.
Para gjykatës dolën Albi Ceno 28 vjeç dhe Oltjan Tahiri 31 vjeç. Ata janë përpjekur t’i fshihen kamerave duke mbajtur kokën ulur. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një hotel të Vlorës më 21 Tetor ndërsa një ditë më pas, policia njoftoi arrestimin e Cenos dhe Tahirit ndërsa në kërkim u shpall Gentjano Mehmeti dhe një person i katërt.
Ka qenë punonjësi i hotelit që ka lajmëruar policinë për vajzën 26-vjeçare e cila është gjetur në rrugë në gjendje të rënduar psikologjike mëngjesin e së shtunës.
Pas marrjes në pyetje e reja ka deklaruar se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur pasi kishte konsumuar alkool në një lokal./Tv Klan
Policia ka arrestuar 16-vjeçarin, i cili goditi mësuesen me karrige në klasë pasi kjo e fundit dyshohet se i përmendi babain e vdekur dhe u zotua se do ta ngelte.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:
Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Përfitoni nga yjet që janë në anën tuaj sot për të marrë në dorë një situatë të pasigurt sentimentale dhe të bëni gjithçka për të gjetur një zgjidhjeje të kënaqshme për marrëdhënien në çift! Nëse jeni vetëm dhe kërkoni aventura, kjo ditë ofron shumë mundësi për ju. Në aspektin profesional sot është një ditë e rëndësishme për të realizuar objektivat tuaja.
Demi
Një ditë e vështirë për jetën tuaj personale. Marrëdhënia juaj në çift mund të përjetojë momente kritike, dhe do ju duhet të punoni shumë për t’i dhënë zgjidhje. Prania e Hënës, Marsit dhe Jupiterit i jep mundësi beqarëve për të pritur momentin e duhur me qetësi dhe durim për të krijuar lidhje. Në punë është mirë të jeni i kujdesshëm.
Binjakët
Dita e sotme për çiftet Binjakë do të jetë rutinë dhe pa lajme të rëndësishme. Nëse gjatë kësaj periudhe ju ka munguar dashuria dhe vëmendja e partnerit/es, sigurohuni të gjeni pikën kyçe ku çalon lidhja. Beqarët do kenë njohje të reja dhe do të tërhiqen nga një person. Në punë mos bëni hapa të rrezikshëm.
Gaforrja
Dita nuk do të jete qetë, edhe pse me Hënën në shenjën tuaj ju nuk mund të gjeni dot një ekuilibër. Ju gjithashtu jeni mjaft të shqetësuar gjatë kësaj periudhe, kështu bëni mirë ta distanconi pak veten nga dashuria. Për beqarët do të jetë një ditë e paharrueshme, takimet do të jenë spektakolare! Me Marsin në Shigjetar mund të përqendroheni te puna me perspektiva të reja.
Luani
Ditë fantastike nga shumë pikëpamje. Jeta emocionale ju favorizon në shumë gjëra sot, veçanërisht rimëkëmbjen e marrëdhënies në çift. Ata që janë vetëm do të hedhin hapa të shpejtë për të krijuar një lidhje. Në punë mund të fitoni pikë të reja dhe të merrni përsëri në dorë frenat e disa situatave që dukej sikur i kishit lënë mënjanë.
Virgjëresha
Ju do të keni shumë mundësi për të rifituar kontrollin e ndjenjave tuaja. Romantizmi do të jetë në nivelin më të mirë duke ju falur shumë emocione në çift. Beqarët sot do të jenë më shumë se kurrë e gatshëm për të përballuar seriozisht njohjet e reja. Perspektiva juaj dhe qartësia mendore në punë do ju ndihmojnë të kryeni projektet tuaja.
Peshorja
Sot për ju do të jetë një ditë e qetë, por jo pa surpriza dhe kuriozitet. Do të përjetoni një marrëdhënie të shkëlqyer, dashuria me partnerin/en është e thellë dhe kjo ju mbush me gëzim! Nëse jeni vetëm, do të duhet të punoni shumë për të bërë arritje të reja. Nëse keni probleme në punë, së shpejti do t’i zgjidhni ato. Fitoni besimin e atyre që duan të punojnë me ju.
Akrepi
Yjet bëjnë gjithçka për të mundësuar një ditë të shkëlqyer për ju. Sot edhe ata që janë në një histori dashurie do të përjetojnë momente gëzimi të cilat do ju falin vetëm lumturi.
Nëse jeni vetëm do të duhet të mendoni për situatën tuaj. Hiqni të gjitha pasiguritë.
Ju jeni shumë të kualifikuar në punë, por duhet të hiqni dorë nga negociatat e vështira.
Shigjetari
E mërkura nuk parashikohet një ditë favorizuese për ju. Shmangni ekzagjerimet me fjalët që mund të përdorni gjatë një diskutimi me partnerin/en tuaj dhe përpiquni të mbani impulsivitetin përbrenda jush. Beqarët do të gjejnë sot kënaqësi në sport, aktiviteti fizik do t’ju bëjë mirë. Në punë do të bënit mirë të bashkëpunonit me kolegët tuaj.
Bricjapi
Ndiqni imagjinatën tuaj dhe mos u kushtëzoni nga ndonjë situatë e pakëndshme që po përjetoni. Kjo gjë do të sjellë gëzim në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do të jenë në gjendje të marrin stimuj të rinj nga një miqësi e re. Kreativiteti juaj në punë nuk do të mungojnë dhe yjet parashikojnë që do jeni shumë produktivë.
Ujori
Me Hënën në kuadraturë rrezikoni të gaboni. Sot nuk do të jeni në gjendje të përqendroheni në konkretizimin e ndjenjave tuaja. Më mirë të prisni para se të merrni një vendim ju që jeni në çift. Beqarët do tregohen të hapur ndaj ftesave për takime. Stabiliteti juaj i fituar në punë do t’ju ndihmojë të rrisni të ardhurat.
Peshqit
Mundohuni të ruani qetësinë në jetën tuaj edhe nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie të pakënaqshme. Ndoshta së shpejti çdo gjë ndryshon dhe lumturia do të kthehet! Emocione të bukura po vijnë edhe për beqarët, me hijeshinë tuaj do të bëni për vete shumë persona. Hëna e favorshme sot ju ndihmon të ndiheni më të përgatitur për t’u përballur me vështirësitë në punë.
Juristi Romeo Kara thotë se është e sigurt që Sali Berisha do të shkojë në burg! I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervew’ me gazetaren Marsela Karapanço, Kara tha se ndaj Berishës më vonë do të ketë rëndim të pozitës së tij, pasi është minimumi i akuzave që bëhen për të hapur procesin penal ndaj tij.
Juristi nënvizoi se do të ketë të tjera akuza për Berishës ndërsa tha me ironi se nëse nuk shkon ai pas hekurave është mirë që hekurat të hiqen.
Sipas juristit, amerikanët kanë siguruar Prokurorinë e Posaçme që mos të frikësohen nga njerëz si Sali Berisha.
“Është minimumi i akuzave për ta hapur këtë proces penal. Më vonë do të kemi edhe zgjerim tjetër lidhur me shpërdorimin detyrës falsifikim. Sa më shumë e shoh këtë çështje është në një kuadër të plotë të të gjitha veprave penale. Korrupsioni shkon gjithmonë me një mashtrim. Kur ka një pjesë të vërtetës aty fshihet gjithmonë mashtrimi. Janë të bindur të gjithë se ai është në dijeni të kësaj mase sipas parashikimet e masës penale.
Për Berishën mendoj se ka dyshime të mbështetura në prova se ky person nuk do të dalë kollaj nga rrethi i dënueshmërisë. Është nxjerrë mësim nga rasti Ahmetaj. Do t’i drejtohen komisionit parlamentar për mandatet. Është shkelur kushtetuta. Ai ka respektuar vetëm një ligj vetëm dëshirat e tij. Berisha vetëm ligjin nuk njeh aq më tepër kur është kundër tij.
Nga viti 2012 e këtej imuniteti i tyre është zvogëluar. I bie të arrestohet. Kur ka dënime deri në 10 vite mund të mos arrestohet. Do ketë vitet të tjera akuze për të. Është e sigurt që do të shkoj në burg. Ai e meriton, e ka merituar me kohë të jetë pas hekurave. Nëse nuk shkon ky pas hekurave t’i heqim hekurat fare. Ku e ka prekur Rama? Pse nuk thotë se ma kanë bërë amerikanët? Kanë siguruar SPAK-un që mund të jetë i paprekshëm.
Amerikanët kanë siguruar që njerëz si Berisha të mos i kërcasin dhëmbët SPAK-ut. Ata janë atje për të garantuar se ky sistem funksionoi. Mendoj dhe Gërdecin, askush nuk përmend që i biri i tij, të cilin e ka përfshirë në shumë pisllëqe. SPAK duhet të hetoj se ajo familje non grata. Të vendoset drejtësia në Shqipëri. Ky person që u ka vjedh jetën shqiptarëve. Është shumë mizore të jesh i mëshirshëm me njerëz të tillë. E shoh të menderosur nga koka te këmbët”- tha Kara.
Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik në Vlorë. Bëhet fjalë për përdhunimin e një 26-vjeçareje nga tre djem, sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar.
26-vjeçarja dyshohet se u drogua dhe më pas me të u abuzua seksualisht nga të tre djemtë, të cilët e braktisën në gjendje të rëndë për jetën dhe duke shkumëzuar nga goja. Ajou transportua në spital ku mori mjekimin por ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
Ngjarja duket se nuk ka marrë vëmendjen që meriton në media. E për këtë, në Vlorë flasin se është bërë shkak influenca e familjarëve të tre autorëve të dyshuar, të cilët janë njerëz me pushtet në qytet.
Duke komentuar këtë ngjarje të rëndë, gazetarja vlonjate Afrovita Hysaj, ka raportuar (në një faqe të sajën në Facebook) se në ngjarje janë përfshirë 4 djem, dhe jo 3, siç raportoi policia. Ajo ka dhënë detaje duke zbuluar se motrat e dy prej autorëve të dyshuar janë drejtoresha në administratë. Ndërsa një e tretë është drejtuese e televizionit lokal 6+1 Vlora.
Kjo deklaratë duket se ka irrituar drejtuesit e televizionit në fjalë, që kanë reaguar me një artikull jashtë çdo norme duke sulmuar gazetaren Hysaj.
Në artikullin e televizionit lokal, gazetarja etiketohet me termin e rëndë “prosti”, teksa e akuzojnë se po mundohet të përfshijë padrejtësisht këtë televizion në ngjarje.
Për rastin në fjalë reagoi dhe Unioni i Gazetarëve.
Reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Precedent i rëndë i kanalit 6+1 Vlora me emrin dhe imazhin e një gazetareje
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është tronditur nga publikimi i një raporti televiziv i kanalit 6+1 Vlora me titull: ” …” Afrovita Hysaj mashtron qytetarët e Vlorës”, i transmetuar në datën 24 Tetor 2023, si në versionin brenda edicioneve informative të medias vendore ashtu edhe në atë online të kësaj medieje.
Ky raport, përmes gjuhës dhe fjalorit që përmban, cënon rëndë kodet e etikës së gazetarisë, linçon publikisht një punonjëse të medias, përdhos komunikimin publik dhe detyrimin ndaj tij dhe shënon një precedent të rrallë në sulmin e një medieje ndaj një gazetareje vendore.
Rasti në fjalë ka tronditur gjithë opinionin profesional dhe ka hapur diskutime të shumta mes entitetit tonë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një akt të rëndë.
Për këtë arsye, kërkojmë me urgjencë që editori i kësaj medieje, administratori i tij, në mënyrë urgjente të tërheqë nga publikimi dhe faqet zyrtare të medias, këtë raport.
Në përputhje me kodet e etikës dhe rregullat e gazetarisë, të reflektojë menjëherë, pasi ky material në tekstin e vet përmban edhe vlerë antiligjore. Kërkesa jonë bazohet në respekt dhe mishërim të parimeve dhe normave të një gazetarie, si mision publik, në shërbim të publikut dhe jo si një “mjet privat që mund të presë dhe lëndojë qytetarë, e aq më tepër, persona të medias.
Ky rast meriton ndërhyrjen e menjëhershme të AMA-s dhe të organizatave që merren me mbrojtjen e etikës, parimeve dhe normave të komunikimit publik dhe aq më tepër të raportimit me standart.
Në mënyrën më urgjente i kërkojmë kësaj medieje të reagojë dhe të kërkojë ndjesë publike për rastin që shkaktoi.
‘Big Brother Vip Kosova’, edicioni i dytë ka vetëm 4 ditë që ka nisur dhe ndjekësit e këtij ‘reality-shoë’ e kanë tashmë një emër të preferuar për të fituar çmimin e madh
Bëhet fjalë për Gani Gërmian, i cili sipas ndjekësve po ‘sfidon’ në lojë edhe fituesin e ‘Big Brother Vip Albania’ edicioni i dytë, Luiz Ejlli
Energjia, humori dhe vetëbesimi janë tre tiparet që i bëjnë dy personazhet e ngjashëm, po a do të ketë edhe Ganiu të njëjtin fat si Luizi?
Emri i tij i vërtetë është Visar Dërmaku, por njihet se Gani Gërmia. Ai është i njohur si njëri prej gazetarëve më provokativ në Kosovë por edhe si humorist dhe aktor.
Në këto 4 ditë lojë, Gërmia ka tërhequr vëmendjen e shikuesve me humorin dhe energjinë e tij, ndërsa nuk kanë munguar as strategjitë.
Mendoni se aktori do të jetë pretendent për të fituar çmimin e madh të ‘Big Brother Vip Kosova’ edicioni i dytë?
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i nje sistemi frontal i cili do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu.
Reshjet do të bëhen prezente që në orët e para të 24-orësht me intensitet të ulët deri mesatar.
Gjatë orëve të mesditës në veriperëndim-perëndim dhe qendër reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të lartë do të jenë prezente në veriperëndim të vendit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtesi deri në 12- 14 m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Ditët e fundit është përfolur për një ndarje të mundshme mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës. Shkak u bë fakti se Ledri nuk shkoi në dy premierat në Tiranë dhe Prishtinë të filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku luan edhe Sara.
Ndërkohë orët e fundit në media ka qarkulluar një lajm ku shkruhej se Ledri e ka hequr Sarën nga Instagrami. Por nga një kontroll i shpejtë shihet se Ledri vazhdon ta ndjekë partneren.
Nuk dihet nëse reperi e ka hequr dhe e ka shtuar prapë në listën e ndjekësve, apo këto ishin thjesht aludimet e fansave që po ndjekin çiftin hap pas hapi.
Pyetjes nëse janë ndarë apo jo, Sara i është përgjigjur vetë në një intervistë për “T7”.
“Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.”
“Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. “Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara.
Sirenat e alarmit janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi lëshoi raketa në Tel Aviv këtë mesditë.
Sipas raportimeve të BBC, shërbimet izraelite të urgjencës thonë se nuk është raportuar asnjë lëndim deri më tani në qytetin e dytë më të madh të Izraelit.
Ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e raketa, kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët ishin duke shkruar drejt vendeve që përdoren si strehime.