“Më vinte tu rp për veprimin tim…”, Andi Lila rrëfen momentin kur Iniesta e quajti “i ç mendur”

Andi Lila ka treguar disa detaje interesante nga karriera e tij në episodin 38 të podkastit Versus në Telesport.

Një prej tyre ishte ndeshja e kombëtares shqiptare me Spanjën në Shkodër.

“Po vuanim dhe po lodheshim shumë. Pyesja veten se pse nuk po arrija ta markoja Iniestën. E kishim shumë të vështirë edhe të preknim topin. Ndoshta rrallë në atë ndeshje”.

“Në një moment, Iniesta kishte topin dhe unë tentova t’i ndërhyj. Aq në kundërkohë që isha, dy herë mbrapa në kohë, saqë ai e kishte pasuar topin para se unë t’i afrohesha.

Bëra një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa dhe ai m’u sul ‘Are you crazy?’. Sinqerisht, më vinte turp për veprimin tim.

Për të rregulluar disi situatën, i thashë: ‘Unë Barcelonën e shoh vetëm për ty’. I kërkova fanellën dhe më premtoi se do të ma jepte. E mbajti fjalën dhe ma dha. Madje, nuk e besoja kur më tha t’i shkëmbenim fanellat”, tregoi Lila.

Ska ndali në botën e muzikës/ Publikohen foto nga festa, këngëtari ‘Diddy’ përdor g ruan si pjatë servirjeje

Një skandal i madh po shfaqet në botën e muzikës dhe argëtimit, nga detajet që kanë nisur të dalin në dritë pas arrestimit të Sean ‘Diddy’ Combs. Reperi dhe producenti i muzikës, i cili konsiderohet se ka zbuluar shumë yje, akuzohet nga shumë burra dhe gra për trafik seksual, abuzim, sulm seksual dhe përdhunim.

Sipas dëshmive më të reja, Diddy, siç njihet më shumë, organizonte festa orgjish, të ashtuquajturat Freak Offs, me gra të mitura dhe drogë. Skenari mbizotërues deri tani është se festat e mëdha që ai organizoi, të quajtura edhe White Parties, kishin një listë të madhe të ftuarish, nga të cilët një rreth shumë më i vogël e ndoqi atë më vonë në mbrëmje në Freak Offs.

Si pjesë e zbulimeve, Dail Mail publikoi një foto të vitit 2004 të manjatit të muzikës duke shijuar një luleshtrydhe të mbuluar me çokollatë nga trupi i një gruaje , të cilën ai e përdor si një pjatë servirjeje.Emrat e të famshmëve që kanë qenë të lidhur me White Party-t e tij (pa u sqaruar nëse disa kanë marrë pjesë edhe në Freak Offs, disa e kanë mohuar tashmë) janë Beyoncé, Justin Bieber, Jennifer Lopez (e cila ishte edhe partnerja e Diddy-t), Leonardo DiCaprio, Ashton Kutcher, Paris Hilton, Howard Stern, Kim Kardashian, Russell Brand, Mariah Carey, Russell Simmons, Megan Fox, Kelly Osbourne, Aretha Franklin, Martha Stewart, Tommy Lee, Pamela Anderson, Regis Philbin, Vera Wang.

VIDEO

Si asnjëherë më parë, Olta Gixhari publikon FOTO të rralla familjare, shfaqet krah bashkëshortit dhe dy djemve

Aktorja e njohur Olta Gixhari, edhe pse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, jetën private është munduar gjithmonë ta mbajë larg syrit të publikut.

Por së fundmi ajo ka thyer rregullin duke postuar në llogarinë e saj Instagram fotot e para familjare ku shihet me bashkëshortin edhe dy djemtë e saj.

Si asnjëherë më parë, Olta Gixhari publikon FOTO të

“Ju prezantoj me lumturitë e mia” ka shkruar Olta krah fotove, ndërsa nuk ka ngurruar të vëri në pah edhe lodhjen e një nëne e cila ka qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës duke u kujdesur për të voglin e saj.

Si asnjëherë më parë, Olta Gixhari publikon FOTO të

“Ps: injoroini rrathet e mi te syve,do vi dita qe edhe une do fle,” ka shtuar ajo.

Si asnjëherë më parë, Olta Gixhari publikon FOTO të

Kujtojmë që pas mbarimit të BBV, Olta u bë nënë e një djali të dytë. Ajo është parë e fokusuar tek familja dhe të qënit nënë gjatë gjithë kësaj kohe duke mos u marrë me asnjë projekt televiziv.

Para pak ditësh në një intervistë aktorja u shpreh se para se të mirëpriste në jetë fëmijët njerëzit i thoshin “Ti mami? Kurrë!”. Aktorja theksoi se fjalët e “vrisnin”, por shtoi se “mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.

Si asnjëherë më parë, Olta Gixhari publikon FOTO të

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thosha sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”, tregoi Olta Gixhari.

Si asnjëherë më parë, Olta Gixhari publikon FOTO të

Ndër të tjera, aktorja rrëfeu edhe periudhën kur braktisi Shqipërinë për Spanjën duke shitur biznesin e saj dhe duke u larguar nga teatri.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, hoqa dorë nga gjithçka, shita biznesin, u shkëputa nga teatri, lash projektet që kisha dhe shkova të jetoja në Spanjë ku brenda 24 orësh isha një grua shtatzënë, pas disa muajsh isha një nënë me një bebe që vetën qante, po shkalloja!”, tha ish-banorja e BBV.

Aktorja foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin ku theksoi se ai e mbështet gjithmonë pavarësisht është dakord apo jo me mendimin e saj.

“Është njëri që nuk të ndërhyn në liri, nuk të ndërhyn në zgjedhje, ai të thotë ‘okay unë mendoj kështu, por ti vepro si të jetë më mira për ty’. Por, nëse ai nuk me jep fjalën finale, unë nuk vazhdoj dot, e ka këtë fuqi tek unë. Ai është mashkulli ideal që do të donte çdo grua”, u shpreh  Gixhari në një intervistë.

Pasaniku i Dubait blen ishullin që gruaja e tij të bëjë plazh me bikini

Një grua që jeton në Dubai thotë se bashkëshortii saj i pasur i ka blerë një ishull privat për 50 milionë dollarë, pasi vetëm kështu mund të dalë me rroba banje në plazh.

26 vjeçarja Soudi Al Nadak, ndan detaje te jetës personale me bashkëshortin Jamal Al Nadak në rrjetin TikTok për mijëra ndjekësit e saj, duke shfaqu stilin e ekzagjeruar të jetesës.

Soudi Al Nadak, e njohur në rrjetin TikTok si ‘soudiofarabia’ është me origjinë nga Britania dhe poston shpesh detaje të jetës me biznesmenin Jamal Al Nadak. 26-vjeçarja ka shpërndarë një seri videosh për 336,000 ndjekësit, të cilëve u tha së fundmi se Jamal i kishte blerë “një ishull në Azi”. Ajo shkruante: “Doja të dilja me bikini kështu që burri milioner më bleu një ishull privat”.

Ajo shtonte më tej për rrjetin indian, Hindustan Times: “Ishte në fakt diçka që po e kërkonim prej kohësh si një investim, nga ana tjetër burri donte që të isha e sigurt kur dilja në plazh prandaj ma bleu. Për arsye privatësie nuk po publikojmë vendndodhjen e saktë, por është në Azi dhe kushtoi 50 milionë.”

Soudi shpërndan gjithashtu postime mbi udhëtimet e saj dhe trajtimet estetike që paguhen të gjitha më milioneri Jamal. Gruaja vanitoze thotë se “nëse duket e bukur” ai i jep gjithçka ajo do.

Në një video të fundit në TikTok, Soudi shkruante “Një ditë e zakonshme në jetën e një shtëpiakeje të pasur  që jeton në Dubai”, teksa ishte duke pirë një kapuçino në hotelin The Raffles Hotel, në zonën luksoze të Palma, me ishujt artificialë.

“Shërbimi është i mirë këtu por kapuçino është mesatare”, thoshte Soudi, sipas rrjetit britanik The Mirror.

Integrimi në BE / Gazetarja shqiptare thotë se Tirana s’duhet ta pranojë ndarjen nga Shkupi, mediat maqedonase i bëjnë jehonë

Mediat maqedonase i kanë bërë jehonë komentit të gazetares shqiptare Marjana Doda e cila sugjeron se Tirana zyrtare nuk duhet ta pranojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut drejt rrugëtimit në Bashkimin Europian.

Sipas Dodës, Maqedonia e Veriut ka bërë mjaftueshëm sakrifica në emër të Europës dhe për Europën. Sipas saj, kjo e dëmton Maqedoninë e Veriut, vend që tashmë është sërish nën presion për ekzistencën e saj, fillimisht nga Greqia e tashmë nga Bullgaria.

Doda, e cila shkruan në portalin “Argumentum”, më herët është shprehur se Shqipëria është bërë një “vend për krimet e bullgarëve ndaj maqedonasve”, duke iu referuar lojës së këtyre shteteve me minoritetet në vendin tonë.

Sipas saj, ndarja, së pari do të ndikojë te marrëdhëniet Tiranë Shkup, dhe mund të çojë në një izolim të Maqedonisë së Veriut, vend me një popullsi të madhe shqiptare.

“Me ndryshimet politike në Maqedoni dhe forcimin e partive të djathta, njëkohësisht me largimin e BDI-së në zgjedhjet e fundit në opozitë, e cila u lobua fuqishëm nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u ndjenë tensioni mes Tiranës dhe Shkupit. u bë më e dukshme. Megjithatë, kryeministri Rama ka një rol të rëndësishëm për të siguruar që shqiptarët në Maqedoni të ndihen të përfshirë dhe të mbështetur në aspiratat e tyre. Pra, nëse jo maqedonasit dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE, atëherë Shqipëria dhe kryeministri Rama nuk duhet ta lënë Maqedoninë për shqiptarët që janë faktor shtetformues i saj.

Shqiptarët përtej kufirit nuk duhet të jenë në mëshirën e fatit, por bashkëudhëtarët e nënës së tyre Shqipërinë në rrugëtimin europian!

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një histori të përbashkët dhe shumë pyetje të hapura lidhur me identitetin, kulturën dhe pakicat. Ndërsa të dy vendet janë të angazhuara në një proces të ngjashëm integrimi, ndarja mund të çojë në një thellim të tensioneve historike dhe kulturore, duke minuar potencialisht stabilitetin në rajon”, shkruan ajo ndër të tjera.

Zbulohen bashkëmoderatoret e ”Goca dhe Gra”, dy prej tyre janë nga ”Big Brother Albania Vip”

Nga 5 tetori, çdo të shtunë në orën 22.00, rikthehet në Top Channel, “Goca dhe gra”. Ky format do të bëjë bashkë këtë sezon pesë moderatore: Heidi Baci, Xhilda Luzi, Rudina Dembacaj, Jorida Rustemi dhe Egla Ceno.

Ndryshe nga sezonet e shkuara këtë vit do të jenë pesë bashkëmoderatore, që do të diskutojnë mbi tema të ndryshme dhe që do të kenë të ftuar të shumtë.

Heidi dhe Egla, rikthehen krah njëra-tjetrës, pas përvojës së “Big Brother VIP” njëra si finaliste dhe tjetra fituese, për të komentuar tema nga më të ndryshmet.

Pjesë e panelit të “Goca dhe gra” në Top Channel do të jetë edhe aktorja e dashur Rudina Dembacaj, psikologja dhe pedagogia Jorida Rustemi dhe aktivistja Xhilda Luzi.

Korçari kthehet nga Greqia dhe denoncon shtëpinë e vjedhur! Pla goset polici dhe hajduti gjatë arre stimit

Një qytetar nga Korça është kthyer në vendlindje, ku ka gjetur banesën e tij të vjedhur. Pasi ka bërë denoncimin në polici, efektivët kanë mundur të identifikojnë në kohë rekord autorin.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminalë, i cili në momentin që policia i ka shkuar në banesë për ta shoqëruar, u ka përplasur atyre derën e xhamit, çka ka bërë që të lëndohet vetë gjatë tentativës për t’u arratisur.

Blutë e Korçës kanë arritur ta arrestojnë, e më pas e kanë dërguar në spital, për të mjekuar lëndimet që mori gjatë tentativës së largimit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë,  i cili ka deklaruar se  mesditën e sotme  kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se  i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera.

Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta hetimore  të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga  Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi  E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë,  person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit  E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës dhe ka tentuar të largohej nga dera  tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës.

Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.

Shtetasi E.B,  pas mjekimit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë  dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Papa Françesku: Gruaja më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë

Papa Françesku foli sot për rolin e gruas në Kishë dhe nënvizoi, në fjalimin e tij drejtuar studentëve të Universitetit Katolik të Louvain, se “dhuna dhe padrejtësia peshojnë së bashku me paragjykimet ideologjike”.

Ati i shenjtë tha se Kisha “është femër” por nuk është “një kompani shumëkombëshe” dhe “ajo që është karakteristikë e grave nuk sanksionohet nga konsensusi apo ideologjitë”.

Ekziston “dinjiteti” i cili “është një e mirë e paçmueshme” që “asnjë ligj njerëzor nuk mund ta japë apo heqë”, tha Françesku.

Duke u nisur nga kjo “kultura e krishterë përpunon gjithmonë rishtas, në kontekste të ndryshme, thirrjen dhe misionin e burrit dhe gruas dhe qenien e tyre të ndërsjellë për njëri-tjetrin, në bashkësi. Jo njëri kundër tjetrit, në pretendime të kundërta, por për njëri-tjetrin”.

Papa në fund përfundoi me një shprehje: “Gruaja është më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë”.

Zia pllakos televizionin libanez, momenti kur spikerja me lot në sy njofton υ* ekjen e liderit të Hezbollah (VIDEO)

Ky është momenti kur spikerja e një televizioni të lidhur me Hezbollahun, me zor gjen fjalët për të njoftuar vdekjen e Hassan Nasrallah.

Spikerja e rrjetit mediatik të lidhur me Hezbollahun, Al-Mayadeen, shpërthen në të qara teksa njofton se “sekretari i përgjithshëm” i Hezbollah, Nasrallah, u vra në një sulm izraelit.

Nasrallah u konfirmua sot i vdekur pas sulmeve të djeshme në qendrën e Hezbollahut në Bejrut, Liban. Ekspertët kanë dhënë alarmin se vdekja e tij mund ta zhysë rajonin në një vorbull kaosi dhe luftrash.

VIDEO