Papa Françesku: Gruaja më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë

Papa Françesku foli sot për rolin e gruas në Kishë dhe nënvizoi, në fjalimin e tij drejtuar studentëve të Universitetit Katolik të Louvain, se “dhuna dhe padrejtësia peshojnë së bashku me paragjykimet ideologjike”.

Ati i shenjtë tha se Kisha “është femër” por nuk është “një kompani shumëkombëshe” dhe “ajo që është karakteristikë e grave nuk sanksionohet nga konsensusi apo ideologjitë”.

Ekziston “dinjiteti” i cili “është një e mirë e paçmueshme” që “asnjë ligj njerëzor nuk mund ta japë apo heqë”, tha Françesku.

Duke u nisur nga kjo “kultura e krishterë përpunon gjithmonë rishtas, në kontekste të ndryshme, thirrjen dhe misionin e burrit dhe gruas dhe qenien e tyre të ndërsjellë për njëri-tjetrin, në bashkësi. Jo njëri kundër tjetrit, në pretendime të kundërta, por për njëri-tjetrin”.

Papa në fund përfundoi me një shprehje: “Gruaja është më e rëndësishme se burri, por është e shëmtuar kur ajo dëshiron të jetë burrë”.