Mediat maqedonase i kanë bërë jehonë komentit të gazetares shqiptare Marjana Doda e cila sugjeron se Tirana zyrtare nuk duhet ta pranojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut drejt rrugëtimit në Bashkimin Europian.
Sipas Dodës, Maqedonia e Veriut ka bërë mjaftueshëm sakrifica në emër të Europës dhe për Europën. Sipas saj, kjo e dëmton Maqedoninë e Veriut, vend që tashmë është sërish nën presion për ekzistencën e saj, fillimisht nga Greqia e tashmë nga Bullgaria.
Doda, e cila shkruan në portalin “Argumentum”, më herët është shprehur se Shqipëria është bërë një “vend për krimet e bullgarëve ndaj maqedonasve”, duke iu referuar lojës së këtyre shteteve me minoritetet në vendin tonë.
Sipas saj, ndarja, së pari do të ndikojë te marrëdhëniet Tiranë Shkup, dhe mund të çojë në një izolim të Maqedonisë së Veriut, vend me një popullsi të madhe shqiptare.
“Me ndryshimet politike në Maqedoni dhe forcimin e partive të djathta, njëkohësisht me largimin e BDI-së në zgjedhjet e fundit në opozitë, e cila u lobua fuqishëm nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, u ndjenë tensioni mes Tiranës dhe Shkupit. u bë më e dukshme. Megjithatë, kryeministri Rama ka një rol të rëndësishëm për të siguruar që shqiptarët në Maqedoni të ndihen të përfshirë dhe të mbështetur në aspiratat e tyre. Pra, nëse jo maqedonasit dhe partia në pushtet VMRO-DPMNE, atëherë Shqipëria dhe kryeministri Rama nuk duhet ta lënë Maqedoninë për shqiptarët që janë faktor shtetformues i saj.
Shqiptarët përtej kufirit nuk duhet të jenë në mëshirën e fatit, por bashkëudhëtarët e nënës së tyre Shqipërinë në rrugëtimin europian!
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë një histori të përbashkët dhe shumë pyetje të hapura lidhur me identitetin, kulturën dhe pakicat. Ndërsa të dy vendet janë të angazhuara në një proces të ngjashëm integrimi, ndarja mund të çojë në një thellim të tensioneve historike dhe kulturore, duke minuar potencialisht stabilitetin në rajon”, shkruan ajo ndër të tjera.