Gjeorgjia “tremb” Kombëtaren tonë në statistika, por kush është favorit?!

Në letër Gjeorgjia fillimisht mendohej si kundërshtari më i lehtë për Shqipërinë, por paraqitjet fantastike të tyre në Europian vërtetuan të kundërtën. Kvaratskhelia me shokë shihen si favoritë në grupin B1, pasi në ndeshjen e parë dhuruan spektakël kundër Republikës Çeke, një ndeshje që e fituan në shifrat 4-1.

Gjeorgjia nuk ka qenë kurrë një rival komod për Shqipërinë, këtë e vërtetojnë edhe statistikat pasi në 15 përballje kemi fituar vetëm 3 herë, ndërsa 8 fitore kanë shkuar për Gjeorgjinë dhe 4 takime kanë përfunduar në barazim.

Shqipëria ka ndryshuar totalisht me Sylvinho-n në stol, një ekip me një potencial të jashtëzakonshëm. Në ambientin kuqezi të gjithë besojnë në një sukses përballë Gjeorgjisë, në fakt edhe kompanitë e basteve besojnë te Shqipëria pasi një fitore e mundshme e kuqezinjve vlerësohet me koeficientin 2,30.

Ndërkohë një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me 3,10. Deri më tani nga situata në grup Gjeorgjia dhe Shqipëria shihen si dy ekipet më favorite për ta mbyllur në vendin e parë.

A janë ndarë Heidi dhe Romeo? Gazetari i njohur ‘pIas bo mbën’: Po e mbajnë të…

Ditët e fundit në rrjet po qarkullon lajmi se dyshja e njohur, Heidi Baci dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Çifti që u njohën dhe u dashuruan brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, thuhet se nuk janë më bashkë. Shkak për këto dyshime u bë mungesa e urimit publik nga Heidi për ditëlindjen e Romeos.

Një koment për këtë situatë e dha gazetari Ronaldo Sharka. Ai dha mendimin e tij gjatë një diskutimi në “Wake Up” ditën e sotme, ku mes të tjerash u shpreh se nuk e “ha” historinë e ndarjes së çiftit, por e sheh si një përdorim prej tyre për të marrë vëmendjen e publikut.

“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar”, thotë gazetari.

Shenja D UARSH në xhamin me avuII të dushit, FOTOJA e Dua Lipës ngjall DEBAT te ndjekësit!

Ndjekësit e Dua Lipës kanë mbetur të habitur pasi këngëtarja publikoi një foto të veçantë nga dushi.

Në foton që u bë virale, këngëtarja e pop-it qëndron në tualet me bluzën e ngritur, duke treguar barkun e sheshtë teksa pozon përpara pasqyrës. Por kjo nuk është arsyeja pse njerëzit kanë nisur të komentojnë…

Një ndjekës shkruan në komente: “Dua zemër, ti nuk paske qenë vetëm në dush.”

Komentuesit të vëmendshëm vunë re një detaj. Në sfondin e fotos në banjë, janë të dukshme shenja gishtash nga avulli mbi xham.

Kjo ka bërë që imagjinata e fansave të shpërthejë, dhe shumë prej tyre po bëjnë shaka duke sugjeruar se këto shenja janë rezultat i aktiviteteve intime në dush.

“Me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian”, Mitsotakis tregon kushtin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Intervista tradiconale vjetore e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis para dhjetëra gazetarëve pas hapjes së Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut dhe fjalimit të tij për vizionin qeveritar deri në vitin 2027, prodhoi edhe dy lajme për Shqipërinë.

Pas një planifikimi dhe kërkese nga autoritetet lokale prej 19 vitesh më në fund ministria e Transportit dhe ajo e Infrastrukturës kanë aprovuar fillimin e punimeve të aksit rrugor Janinë-Kakavia, kaq i rëndësishëm për lëvizjen e mijëra automjeteve çdo ditë drejt dy vendeve

Por interesante ishte edhe pyetja që i është drejtuar kryeministrit grek se cilat janë marrëdhëniet e tij tashmë me Edi Ramën, pas burgimit, por edhe lirimit të Fredi Belerit dhe deklaratës së kryeministrit shqiptar se «marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë strategjike”.

Nga ana e tij Kyriakos Mitsotakis është përgjigjur: “Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë , përfshi edhe Shqipërinë. Kaluam një periudhë të vështirë dhe nuk dua të flas me detaje për rastin e Fredi Belerit. Dua të shpreh kënaqësinë time për faktin që ai ishte me ne në Panairin Ndërkombëtar dhe që kjo aventurë krejtësisht e padrejtë dhe e panevojshme që ai kaloi, më në fund mbaroi.

Më lejoni të them edhe një herë se marrëdhëniet, duke parë imazhin e gjerë, pra marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë.

Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga axhenda jonë. Ajo po rikthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht.

Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane”. /tpz

V*as ja e 8-vjeçares/ Zbardhen detaje tron ditëse, e mitura u gjet brenda në th es pranë një përroi…

Narin Güran, 8-vjeçarja e cila dyshohet se është vrarë nga xhaxhai i saj, u gjet e vdekur në shtratin e një përroi pranë fshatit Dijarbakır, 19 ditë pasi u zhduk.

Trupi i vogëlushes ishte futur në një thes, mbuluar me gurë dhe me degë pemësh që të mos gjendej.

Funerali i 8-vjeçares u mbajt ditën e sotme, ndërsa Narin u përcoll për në banesën e fundit nga të afërm, pasi prindërit, vëllezërit, 4 xhaxhallarë të saj, si edhe e shoqja e xhaxhait, që dyshohet se autor i krimit, u vendosën në pranga të policisë.

Narin Güran u zhduk në provincën lindore të Diyarbakırit më 21 gusht dhe u zbulua vetëm një ditë më parë, më 8 Shtator, brenda në thes rreth dy kilometra larg fshatit ku ajo banonte.

Pas gjetjes së kufomës së 8-vjeçares, u arrestuan 24 persona mes të cilëve nëna, babai si edhe dy vëllezërit e saj më të mëdhenj.

Një i dyshuar, i cili u vendos në pranga pasi u konstatua se kishte shkuar me makinë në përroin ku u zbulua kufoma dhe që punonte për xhaxhain e vogëlushes, Salim Güran, ka rrëfyer detaje nga ngjarja shokuese.

I arrestuari ka deklaruar se Salim Güran “erdhi me automjetin e tij dhe më dha trupin e Narinit të mbështjellë me një batanije”.

Ai ka shpjeguar se e kanë futur trupin në një thes së bashku me kryeplakun e fshatit dhe më pas ky i fundit është larguar.

“Unë e mora thesin dhe e çova në përrua”, tha ai. Xhaxhai i viktimës, njëkohësisht edhe kryetari i fshatit, Salim Güran është arrestuar më 2 shtator lidhur me zhdukjen e Narin Güran, pasi mostrat e ADN-së në automjetin e tij përputheshin me ato të 8-vjeçares.

Nga rezultati paraprak i autopsisë të kryer nga një ekip ekspertësh prej 14 personash, në trupin e pajetë të Narinit nuk u konstatuan shenja të dukshme dëmtimi nga sende të mprehta apo armë.

Sipas raportit, nuk mund të bëhej asnjë vlerësim në lidhje me kohën e vdekjes së vajzës.

Ndërkohë mësohet se nga autopsia është konstatuar se kishte thyerje të gjurit në këmbën e majtë.

Mësohet se Narin i janë marrë 91 mostra gjatë autopsisë dhe disa mostra janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit.

Analisti në Kosovë bëhet qesharak: Jasir Asani as këpucët nuk mund t’ja lidhë Edon Zhegrovës

Shqipëria po bën mjaft mirë nën drejtimin e Sylvinhos, ndërkohë që në Kosovës nuk mungojnë deklaratat e “xhelozisë” nga analistë, të cilësuar si të tillë.

Ish-futbollisti Blendi Memaj, me vetëm 200 minuta në karrierë, tashmë në rolin e analistit sportiv në Kosovë, ka bërë së fundmi një deklaratë ku “thumbon” cilësitë e Jasir Asanit. I ftuar në emisionin “Kampionët” në Kanal10, Memaj bën krahasimin mes Asanit dhe sulmuesit të Kosovës Edon Zhegrovës.

“Nëse sot e bëjmë një krahasim me Kombëtaren e Shqipërisë e ke një Jasir Asani i cili po shfaq një formë të jashtëzakonshme. Tani, ta marrësh Jasir Asanin dhe ta krahasosh me Edon Zhegrovën … as këpucët s’mund t’ia lidhë. Zhegrova është një nivel i jashtëzakonshëm. Edhe Kosova, për nga kualiteti individual është më lart se Shqipëria”, është shprehur ndër të tjera Blendi Memaj.

Një tjetër deklaratë skandaloze nga Kosova, që ndërkohë po vuan së tepërmi në drejtimin e Kombëtares, por dhe jashtë fushave “analistët” vijojnë me “perlat” e tyre qesharake. Askush nuk i diskuton vlerat e edon Zhegrovës, që po shkëlqen te Lille, por nuk mund të ulet poshtë një futbollist si Asani, që i ka dhënë shumë një Kombi si Shqipëria.

U do gj me benzinë nga ish-bashkëshorti, Melisa Trëndafili tregon si ndodhi ngjarja: Më del imazhi i tij para syze, kam ankth!

E reja e cila u dogj me benzinë nga ish-bashkëhsorti, Melisa Trëndafili, në një intervistë për “Shqipëria Live”, nga ambientet e QSUT, rrëfeu historinë e plotë.

Ish-bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili vijon të jetë i fshehur, që nga ngjarja e e 31 gushtit ku nëna e dy fëmijëve Melisa Trëndafili u dogj me benzinë.

31-vjeçarja është shumë e tronditur nga ngjarja makabër dhe ka deklaruar se po vuan nga ankthi.

“Jam shumë keq. Po kthehesha nga puna, më gjeti tek rrugica e shtëpisë, ndaloi dhe nuk e pash që kishte benzinë. E kishte futur shishen tek xhepi. E nxori dhe më hodhi çakmakun, ishte fqinja ajo që fiku me ujë zjarrin. AI erdhi dy ditë më parë, takoi fëmijët, u ulëm në një park lojërash, ishte i qetë. I thash për fëmijët duhet të kemi komunikim. Ditën e dytë nuk folëm më , të tretën pastaj erdhi e bëri.

Po presim të shikojmë si janë plagët. Di vetëm që do të rri gjatë në spital. Plagët i kam tek duart më shumë sepse jam munduar ta fik zjarrin me duar, barkun dhe kofshët. Kam temperaturë dhe më ka nisur ankthi. Nuk fle dot, trembem. Më del imazhi i tij para syve, kam frikë edhe për fëmijët. Kam 10 vite që njihem me të. Ai e ka ndërruar emrin, E ka pasur Bledar Trëndafili dhe tani e ka Elton Trëndafili edhe vjet në nëntor unë po sëmuresha shumë shpesh sepse jetonim në Tiranë, kishim punë tonën.

Sëmuresha prej stresit, i flisja për mirë, që shiko se kemi familje, ai nuk po bënte asnjë ndryshim dhe unë u sëmura më shumë dhe aty vendosa të shoh fëmijët dhe veten time. Familjarët e tij kam kontaktuar sepse kam marrëdhënie të mira. Ata më mbështesin, kanë bërë çmos që ai të ndryshonte por nuk e bëri. Gjatë sezonit punonte në Sarandë. Kemi ndërruar shumë shtëpi. Unë nuk kam asgjë. Kur kisha punën këtu në tiranë, që ma hapën njerëzit e burrit, ai ma shkatërroi. Më ka ndihmuar tashmë familja ime, që nga nëntori. Punoj ku të mundëm. Ai më ka lënë shumë keq me sigurimet”, tha ajo për ‘Top Channel’.

“Më υjen t υrρ që jam Shqiptare”, g rυaja shqiρtare shρërthen

Paragjykími është një qëndrim i pabazuar, një mënyrë mendimi e ngurtë dhe zakonisht negatíve ndaj dikujt e diçkaje”.

Ky është përkufizimi më i plotë sipas socíologëve dhe psíkologëve për paragjykímin, fenomen i cili në vendin tonë manifestohet gjerësisht.

Një grua nga Shqipëria ka ndarë një histori të sajën në redaksinë e ku tregon se si

miku i saj italian tallej me vendin tonë, por edhe me femrat në moshën mbi 45-vjeçe.

Sipas qytetares, italiani kishte ardhur të vizitonte Beratin dhe ajo e ka shoqëruar,

por paragjykímet dhe ofendimet e tij ndaj grave shqiptare linin vërtetë për të dëshiruar.Ndiqen! 

Berisha në SPAK të mërkurën, PD bën lëvizjen urgjente, zbulohet çfarë pritet të ndodhë

Partia Demokratike do të organizojë një protestë ditën e mërkurë përpara ambienteve të SPAK, ditë që përkon dhe me paraqitjen e kreut të partisë, Sali Berisha në ambientet e Strukturës së Posaçme.

“Ditën e Mërkurë në ora 12:00 kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do shkojë pranë organizatës kriminale të SKAP. Të mobilizohemi të gjithe maksimalisht për protestë të fuqishme solidariteti me të drejtën, me të vërtetën, kundër narkodrejtsisë”, është mesazhi që ka shkuar në telefonën e demokratëve nga sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme në orën 14:00 dhe pritet që t’ju komunikohet zyrtarisht akuza për çështjen “Partizani”.

Kreu i Partisë Demokratike prej 8 muajsh ndodhet në arrest shtëpie. Masa e sigurisë ndaj tij u caktua më 30 dhjetor të vitit të shkuar nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK, raporton A2.

Berisha po hetohet nga SPAK pasi ka dyshime se ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi gjatë kohës kur drejtonte qeverinë, shkruan A2. Malltezi është një ndër pronarët e truallit ku shtrihej ish-kompleksi sportiv “Partizani”, hapësirë ku aktualisht janë ndërtuar disa komplekse banimi.

Zbulime të rëndësishme arkeologjike në Kosovë (Fotogaleri)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka  njoftuar për zbulime të reja dhe të rëndësishme arkeologjike në lokalitetin e Hisarit në Suharekë.

Përmes një njoftimi në Facebok, MKRS ka bërë të ditur se gjatë gërmimeve në afërsi të këtij lokaliteti janë gjurmuar zbulime të rëndësishme që dëshmojnë për vazhdimësinë e popullsisë ilire-dardane gjatë periudhës së bronzit dhe të hekurit.

Një nga zbulimet më të rëndësishme është gjetja e disa kallëpeve për prodhimin e stolive, po ashtu enëve.

“Gërmimet që po zhvillohen nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në këtë lokalitet kanë sjellë të dhëna të rëndësishme për kulturën e Eneolitit të vonë, gjithashtu periudhën iliro-dardane në disa zona të lokalitetit”, thuhet në njoftimin.

Zbulimet arkeologjike në lokalitetin e Hisarit në Suharekë