E ρazakontë: G rυαja sρiunon përgjon ç. iftin e ri duke krγer marr.ëdhënie dhe kërkon t’i bashkohet dhe àjo

Një histori e pazakontë ka ndodhur gjatë verës në liqenin e Gardës në Itali. Mediat italiane raportojnë se një çift adoleshëntësh, djali 17-vjeç dhe vajza 16-vjeç kishin marrë me qera një shtëpi pranë liqenit për të kaluar disa momente intime me njëri-tjetrin.

Por ky moment i tyre u prish në një moment kur një 55-vjeçare me origjijnë portugeze e cila ndodhej në të njëjtin vend duke pushuar bashkë me burrin ishte duke i spiunuar nga dritarja.

55-vjeçarja pasi kishte lënë burrin në gjumë, kishte kaluar tek vila ngjitur ku ndodheshin dy të rinjtë dhe po i spiunonte nga dritarja, në një moment gruaja ka kërkuar që t’i bashkohet çiftit dhe të bëjë seks me ta.

Menjëherë dy të rinjtë kanë reaguar duke njoftuar policinë.

Ngjarja është bërë publike vetëm ditët e fundit.

V. αjza e υαrfër nga Puka: Isha në rrugicë, nd jeυa një d.οrë në b γth, kur u ktheυva nuk e doja me je tën

Një vajzë ka gu xuar të rrëfejë momentin kur ka rënë e një ng.ac mimi s e.k sual në rrugë.

Ajo thotë se është ndjerë shumë keq nga episodi tm.er rues dhe ende sot nuk e ka marrë veten.

Ajo apelon që femrat të denon cojnë kur bien pre e këtij ab.uz imi. Kjo është historia e rrëfyer: 

“Jam një 19-vjeçare nga Puka. Kam nisur shkollën e lartë në Tiranë pas shumë sakr ificash të familjes time, sepse prindërit janë pa punë dhe jetojmë me ndihmat e tezeve jashtë vendit.

Lexoj lajmet e nga.cmimeve në punë, që shumë femra në botë po tregojnë historitë e tyre.

E mua mu kujtua momenti që akoma nuk më lë të vë sy në gjumë natën. Gjithmonë kam qenë një vajzë e rregullt si në veshje ashtu edhe në sjellje.

Por mendoj se kush do të të ng.acmojë e bën sepse thjesht është i s ëm urë. Nuk ka lidhje a je apo nuk je pro.vo kuese. Një pasdite dimri po kthehesha në konvikt dhe po kaloja në një rrugicë.

Ndjeva hapa pas meje, por mendoja kalimtarët edhe pse brenda ndjeva një prerje këmbësh.

Në një moment në një zonë ku ndriçimi s’ishte edhe aq i fortë ndjej një dorë që më prek të pa smet. Me shumë forcë dhe më thotë fjalë të ndjyra që më rrë nqethën.

Aq bëri dhe iku duke qeshur e duke kthyer kokën nga unë sikur të kishte bërë ndonjë he ro izëm. Ju nuk e keni idenë se sa e pojshtëruar jam ndjerë në ato momente.

Djersita, u dr odha dhe më erdhi zor që jam femër. Më është dukur vetja shumë e paaftë në ato momente, doja të ul ërisja ta pëjshtyja atë person.

Pashë rrotull shyqyr nuk pa njeri skenën, por unë ende e kam trjaumë.

Këta meshkuj ma niakë që po na shka tërrojnë jetën duhet të ndalojnë duke u sjellë si padronët tanë…Mos heshtni vajza. De noncojini!”, shkruan ajo. 

Mos u gënjeni më! Po bΙejmë niseshtenë për djathë, ja testi i thjeshtë që ju ndihmon ta zbυloni menjëherë të vërtetën

Konsumatori shqiptar vazhdon të mashtrohet çdo ditë nga tregtarët, të cilët shesin djathë. Shumë herë kemi dëgjuar se djathi i lopës, i dhisë apo i deles është i përgatitur me niseshte. Por, sa e vërtetë është kjo?

Për ta mësuar këtë, mjafton të bëjmë një eksperiment shumë të thjeshtë. Në disa dyqane të kryeqytetit kemi marrë djathëra të ndryshëm, me çmime gjithashtu të ndryshëm.

Mjafton që mbi djathë të hedhim betadinë, apo jod, e nëse djathi fillon të nxihet, atëherë ai është i përgatitur me niseshte, por nëse djathi merr ngjyrën e mjaltit, atëherë ai është cilësor.

Si rregull, prodhuesi dhe tregtari i djathit duhet të deklarojnë origjinën dhe elementet përbërës të produktit ushqimor. Por një gjë e tillë nuk respektohet. Kështu, konsumatori asnjëherë nuk e di se çfarë ka në tryezë.

“Problemi qëndron se të gjithë prodhuesit, të gjithë shitësit duhet që të vënë etiketa ‘ky djathë është me niseshte’, apo ‘ka kaq për qind niseshte’. Pastaj secili mund ta blejë ose jo, është e drejta e tij. Këtë problem e dinë të gjithë. E di AKU-ja, e di Ministria e Bujqësisë, e di qeveria dhe pushteti vendor. E keqja është se asnjë nga këta nuk ndërhyn, për ta zgjidhur njëherë e mirë këtë problem, siç bëhet në botën perëndimore”, thotë Kristaq Bërxholli, profesor në UBT.

Prodhuesit e djathit, duke zëvendësuar qumështin me niseshte, ulin koston dhe rrisin fitimin. Por, kush është institucioni që duhet të merret me këta mashtrues? Sigurisht që është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Mashtruesit i gjen fare lehtë, në rrugë, market, apo baxho.

E FRlKSHME/ Gazetari aηglez futet breηda shtëpisë së Enver Hoxhës, i ikën t. rυri nga ajo që sheh…

Ajo është një nga objektet që të tërheq më shumë vëmendjen në Tiranë. Edhe pse u bënë shumë vite që ish-diktatori nuk jeton, shtëpia e tij është mbajtur si e re.

Gazetari Shaun Walker i “The Guardian” ka vizituar vilën ku jetonte diktatori Enver Hoxha.


Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Walker shprehet se vendi ku jetoi për rreth 10 vitet e fundit të jetës së tij diktatori Hoxha, i kishte lënë një përshtypje të veçantë pavarësisht se ishte i frikshëm.

“Sot kam bërë një vizitë në vilën e Enver Hoxhës në Tiranë, ku diktatori ka jetuar nga viti 1975 deri në vdekjen e tij në vitin 1985.

Vend i mrekullueshëm, edhe pse i frikshëm për tu vizituar. Është e mbyllur për publikun dhe shumë më tepër se sa ishte kur ai vdiq”, shkruan gazetari i “The Guardian”.

Ndërkohë ai ka postuar edhe disa fotografi nga brenda shtëpisë së Hoxhës të cilat I përshkruan si mjaft komode për periudhën që bëhet fjalë.

Zonat e jetesës janë mjaft funksionale, të bëra me më të mirën që Shqipëria kishte për të ofruar në aspektin e mobiljeve dhe aksesorëve.


Copa të ndryshme të artit socialist realist në mure: Kjo është tavolina ku Hoxha shkroi disa nga librat e tij (!)

Edhe pse shqiptarët nuk kishin qasje në literaturën e jashtme, Hoxha pëlqente libra dhe kishte një shpërndarje vjetore të librave francezë nga Parisi.

Libraria kudo. Shumë prej tyre ishin tezat e tij ose literatura të tjera marksiste. Por kishte edhe mijëra libra mbi tema shumë të gjera.

Ai kishte izolim të zellshëm në dyert e dhomës së tij të gjumit. Në katin e poshtëm kishte një pishinë dhe një hyrje në një tunel që çonte në një bunker për Hanoin paranojak që ikte nëse ishte e nevojshme.

Gjendet sozia e Bora Zemanit, nuk do e be soni dot kush është (FOTO)

Moderatorja shqiptare, Bora Zemani është mjaft aktive në rrjete sociale, ku vazhdimisht i mban aktiv ndjekësit me fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Ndërsa, së fundmi i është gjetur ‘sozia’ Borës, e ajo është moderatorja e emisionit “Mirage”, Engjëllusha Cakaj.

Engjëllusha ka qenë edhe më parë e përfolur nëpër media rozë, madje ka moderuar edhe një emision tjetër të shoubizit, e që tashmë është pjesë e “Mirage”.

Kujtojmë, se para disa muajsh edhe konkurrentja e “Për’puthen”, Efi ishte komentuar mjaft shumë në media rozë për ngjashmërinë me Borën.

Horoskopi për ditën e sotme, e Premte 6 Shtator 2024

DASHI
Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Për sa iu përket shpenzimeve ka mundësi që të vendosni ekuilibër.

DEMI
Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se të merrni vendime. Bëni kujdes me shëndetin nga vapa

BINJAKET
Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Kujdes me çdo gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë do të keni mjaft probleme.

GAFORRJA
Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

LUANI
Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën.

VIRGJERESHA
Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë lumturinë e kërkuar. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme me paratë. Gjithsesi shmangni operacionet e mëdha dhe shpenzimet.

PESHORJA
Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni përreth njerëz që nuk ju duan aspak.

AKREPI
Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme.

SHIGJETARI
Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta.

BRICJAPI
Shfrytëzojeni sot çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më tolerantë. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Intuita nuk do t’iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Mos iu besoni të gjithëve.

UJORI
Venusi premton një ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen, lëreni pas atë që do të vijë më vonë. Neptuni do t’iu sjellë shumë fat me financat. Gjithsesi mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe të mos bëni shumë shpenzime.

PESHQIT
Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite, përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju rrethojnë. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave që do takojnë.

Broja prezàntohet te Everton: Jam gati, dua të shënoj shumë goIa

Armando Broja kaloi nga Chelsea te Everton në formë huazimi me të drejtë blerje, marrëveshje kjo e arritur mes palëve vetëm në fundin e merkatos. Ylli kuqezi, Broja u prezantua si futbollist i skuadrës nga Liverpool, teksa nuk fshehu dot lumturinë.

“Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të filloj.

“Unë mendoj se ka një ekip të fortë këtu, një përzierje lojtarësh të rinj dhe me përvojë. Është një mjedis fantastik. Për mua është nder të luaj në Premier League me një klub si Evertoni. Ky është një klub me një histori të madhe, një top klub.

“Këtu më kanë dashur vërtet, jam vërtetë i lumtur dhe krenar.

“Ndoshta fillimi i sezonit nuk ka shkuar ashtu siç dëshironim, por ne patjetër mund ta kthejmë situatën bashkë me skuadrën dhe menaxherin. Sigurisht që ndihem sikur do të ketë shumë ditë pozitive përpara. Jam duke u fokusuar vetëm në rikthimin dhe integrimin me ekipin.

Broja nuk hezitoi të fliste edhe për karakteristikat individuale.

“Mendoj se jam një lojtar mjaft i shpejtë. Më pëlqen të vrapoj dhe të jem agresiv. Natyrisht, më pëlqen të shënoj gola dhe dua të ndihmoj skuadrën në maksimum” – tha ai.

Vråsja e shqiptarit Denis Preka që soIIi precedent të ri në SHBA: Kurthi që i mori jetën studentit ekseIent

Gjyqi për vdekjen e një 21-vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjioze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.

Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një medikament dhe e çoj në helmim studentin ekselent shqiptaro-amerikan, Denis Preka.

Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Wiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.

Djaloshi shqiptar me zemër të artë, siç e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimagjinueshëm.

Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një medikament i paligjshme i dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington që e çoi të riun shqiptar drejtë helmimit duke i marrë jetën. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.

Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë ekskluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike.

Prej disa javësh stafi i Top Story ka mbajtur një korrespondencë komunikimesh me autoritetet më larta në Detroit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Guvernatoren e Shtetit, Studion Ligjore, Gjykatën dhe Stacionin e Policisë që raportoi i pari për gjetjen e trupit të pajetë të Denisit

Sot Top Story solli ekskluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka./TCH

Gazetarja e Top Channel, Jetona Koçibelli emërohet drejtore e COD në Kryeministri

Jetona Koçibelli, autorja, moderatorja dhe gazetarja e Top Channel, që prej shtatorit 2024 është Drejtore e Qendrës për Hapje dhe Dialog pranë Agjencisë për Dialog dhe Komunikim, Këshilli i Ministrave, Tiranë.

Koçibelli mban një Diplomë Bachelor (BA) në “Gazetari dhe Shkenca Komunikimi” (2011) dhe një Diplomë Master Shkenor (MSc) për “Marrëdhëniet me Publikun” (2016), nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Përveç arsimimit të saj formal, Jetona ka pasuruar më tej ekspertizën e saj profesionale përmes një sërë kualifikimesh të specializuara, duke përfshirë: Trajnime dhe studime të avancuara për gazetarinë investigative nga Rrjeti Ballkanik i Raportimeve Investigative (BIRN) (2015); nga Agjencia Ndërkombëtare Franceze e Lajmeve (AFP) (2010); Trajnime të fokusuara në çështjet mjedisore, nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) (2011); Seminare për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara mbi Konventat e OKB-së, nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (2011); Trajnime për Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Politikë përmes Mediave Sociale, nga Instituti EUNACAL (2011), etj.

Vuçiç refuzon festën e Putinit, ‘zgjedh’ Perëndimin

Aleksandër Vuçiç ka refuzuar një ftesë të Vladimir Putin. Presidenti i Serbisë konfirmoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan në tetor, pavarësisht se ftesën nga homologu rus e kishte marrë 12 ditë më parë.

“Faleminderit Presidentit Putin dhe njerëzve të BRICS, por ne kemi një vizitë shumë të rëndësishme në ato data, pa përmendur udhëtimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kemi shumë vizita të rëndësishme, siç thonë fëmijët – një turmë në zonën e penalltisë. Ne kemi gjithashtu Nju Jorkun dhe tashmë e di se do të kem bisedime me të paktën gjashtë presidentë dhe të paktën shtatë ose tetë kryeministra në margjinat e sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”, tha Vuçiç.

Ai gjithashtu tha se do të kremtohet 80-vjetori i çlirimit të Beogradit më 20 tetor duke falënderuar Ushtrinë e Kuqe, e cila sipas tij, në pjesën më të madhe bashkë me Rusinë ndihmuan në atë çlirim.

Vuçiç u pyet për pozicionin e Serbisë mes Lindjes dhe Perëndimit, me përgjigjen që sinjalizoi se do të vazhdojë të ulet në disa karrige. “Serbia është në vendin e saj, në Europë, por i ruan lidhjet dhe miqësitë tradicionale me Rusinë, Kinën dhe Azerbajxhanin”, theksoi ai.

Refuzimi i ftesës nga Vuçiç vjen vetëm një ditë pasi zëvendëskryeministri serb, Aleksandër Vulin, takoi presidentin rus, Vladimir Putin.

Shefi i Kremlinit pati kritika në drejtim të Beogradit duke kërkuar një takim mes liderëve sa më shpejt për të adresuar rënien e vëllimit të tregtisë mes Serbisë dhe Rusisë, gjithashtu për të rinovuar kontratën e furnizimit me gaz.

Në fokus të bisedimeve ishin edhe tensionet në Ballkan, që siç tha më herët Kremlini shqetësojnë thellësisht Moskën. Vulin iu ankua presidentit rus se situata në Kosovë është e vështirë dhe se Prishtina po përpiqet të bëjë spastrim etnik të serbëve