Roza Lati reagon pas lajmeve se do vijë me një emision me Ritën: Jeni shumë negativë…

Roza Lati ka reaguar pas spekulimeve të shumta se ajo dhe nëna e saj, Rita, do të drejtonin një format së bashku, që do të përfshinte situata gazmore dhe lojëra me të ftuarit.

Panorama Plus raportoi: “Rita dhe Roza do të jenë së bashku në ekran, si moderator. Kujtojmë se të dyja pas përfundimit të “Big Brother”, u ftuan shpesh në televizion të dyja dhe atmosfera e krijuar ishte shumë e zjarrtë. Mes batutave dhe situatave të ndryshme, nënë e bijë ia dolën që të konsiderohen për të sjellë një format së bashku. Fundjava do t’i besohet Rozës dhe Ritës, ku njëra do të jetë në rolin e moderatores, teksa tjetra, veç moderimit do të krijojë edhe situatat gazmore mes të ftuarve dhe lojërave të ndryshme.”

Pas raportimeve Roza ka hedhur poshtë këto thashetheme.

Në një postim në Instagram, ajo ka përgënjeshtruar lajmin.

“Jeni shumë negativë, tendenciozë. Latë nam. Asgjë nga këto që keni shkruajtur nuk është e vërtetë,” – shkruan Roza Lati në instastory, duke nënkuptuar se diçka surprizë është në plan për të ardhmen.

Roza Lati reagon pas lajmeve se do vijë me një emision me Ritën:

Roza, megjithatë, nuk zbuloi detaje konkrete për planet e saj të ardhshme, duke lënë të kuptohet se surpriza të tjera mund të jenë në horizont.

Hiqet leja e qëndrimit në Shqipëri për shtetasit e BE-së!

Shqipëria do u japë të drejtë shtetasve të vendeve të Bashkimit Evropian që të qëndrojnë në territorin shqiptar pa leje qëndrimi apo leje unike, për më shumë se tre muaj.

Kjo është një nga risitë e propozuara në ligjin për të huajt nga Ministria e Brendshme, i hedhur së fundmi për konsultim publik.

“Propozimi për përjashtimin e tyre nga ky detyrim është në linjë edhe me rekomandimet e lëna në Raportin e Komisionit Evropian për vitin 2023”.

Një shtetas i BE-së mund të banojë në Shqipëri pa leje qëndrimi apo leje unike nëse plotëson një nga këto kritere, si të jetë i punësuar ose i vetëpunësuar; të ketë burime të mjaftueshme financiare për veten dhe anëtarët e familjes që të mos bëhen barrë për sistemin e ndihmës sociale si dhe të kenë policë të sigurimit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë.

Po ashtu përftitojnë nga kjo lehtësi edhe ata që do ndjekin në Shqipëri një kurs studimi.

Pa leje qëndrimi mund të banojnë në Shqipëri për më shumë se tre muaj edhe anëtarët e familjarit që po qëndron në vendin tonë duke plotësuar një nga kushtet e mësipërme.

“Shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian, për periudha qëndrimi më të gjata se tre muaj, kanë detyrimin të regjistrohen pranë zyrës së gjendjes civile, në territorin e së cilës kanë vendqëndrimin, jo më vonë se tre muaj nga data e mbërritjes. Zyra e gjendjes civile i pajis ata me një certifikatë regjistrimi”.

Shtetasit e Bashkimit Evropian që kanë banuar ligjërisht për një periudhë të vazhdueshme prej pesë vjetësh në Republikën e Shqipërisë kanë të drejtën e qëndrimit të përhershëm.

Sipas censit të vitit 2023, në Shqipëri jetojnë rreth 15 mijë banorë me shtetësi të huaj.

Artan Hoxha në Kolumbi, shfaqet i rrethuar nga POLICET kolumbiane!

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka udhëtuar drejt Kolumbisë. Ai është ndalur në kryeqytetin Bogota ku dhe ka takuar dy efektive kolumbiane.

Në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ka qenë vetë gazetari i cili ka postuar foton krah dy policeve, Laurës dhe Emanuelës.

Në malin Monserat, mbi kryeqytetin Bogota, me dy policet kolumbiane, Laura Meneses dhe Emanuela Robayo…Viva Colombia”, shkruan Hoxha krah fotos.

Artan Hoxha në Kolumbi, shfaqet i rrethuar nga POLICET kolumbiane!

‘Ç mendet’ moti në Itali, tornado fluturon çadrat dhe shezlongët në plazh

Stuhia e shiut dhe erës prej dy ditësh është rikthyer në Itali, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por edhe panik te qytetarët.

Vetëm një ditë më parë në zonën e Marina di Grosetto një tornado e ardhur nga deti ka fluturuar në ajër shezlonet dhe çadrat në plazh, duke krijuar pamje apokaliptike.Mediat italiane raportojnë se moti nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq i egër.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme pjesa më e madhe e Italisë është pëfshirë nga stuhi shiu, ku në shumë zona ka patur përmbytje, ndërsa raportohet për një person të zhdukur.

Pritet që stuhia që ka goditur Italinë të prekë edhe Shqipërinë gjatë ditës së nesërme.

Autori i dytë? Kapet bashkëpunëtori i djalit që vrau babain në Durrës

Hetimet për vrasjen e 62-vjeçarit Enver Balla nxjerrin një tjetër një tjetër autor, që dyshohet se ka ndihmuar Esmerald Ballën të transportonte trupin e të atit pasi e vrau.

Sipas policise, 25-vjeçari Edison Brahaj, mik i Esmerald Ballës, e ka ndihmuar në transportimin me automjet të trupit të viktimës nga vendi i ngjarjes deri te vendi ku u gjet nga policia.

Gjatë kontrollit në banesën e 25-vjeçarit u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh. I riu u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Krimi i rëndë u zbulua një ditë më parë pas hetimeve të Policisë, ndërkohë që në 13 gusht, autori Esmerald Balla kishte denoncuar të atin sikur ishte larguar nga banesa dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Menjëherë pas këtij denoncimi, djali tjetër i Enver Ballës, shtetasi A. B., është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i kishte shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.

Para këtyre fakteve, për Policinë e Durrësit lindën dyshime se ngjarja mund të ishte një krim brenda familjes. Pas hetimeve, u vu në pranga 30-vjeçari Esmerald Balla, i cili pranoi autorësinë e krimit.

Ai ka pohuar në polici se vrau të atin me pistoletë në gjaknxehtësi e sipër pas një konflikti që kishte me të për një shumë lekësh (7 500 000 lekë të rinj, kursime të përbashkëta familjare) që dyshonte se ia kishte vjedhur 62-vjeçari.

Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Trupi i 62-vjeçarit u transportua në Morgun e spitalit të Durrësit për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa këtë të enjte do të përcillet në banesën e fundit, teksa familja ka hapur dyert e mortit.

U ‘zhduk’ nga rrjetet sociale dhe nuk uroi as Romeon, Heidi Baci fotografohet e vetme

Heidi Baci është kthyer në kryefjalë në mediat rozë, kjo për shkak të raportit me Romeo Veshajn. Pak ditë më parë aktori festoi ditëlindjen e nga ana e Heidit nuk kishte asnjë urim publik, duke shtuar zërat se mes tyre ka një krizë. Ende nuk ka asnjë konfirmim apo mohim se ka ndarje mes çiftit, por ajo që mund të thuhet është se nga ana e Heidit nuk ka pasur asnjë postim.

Megjithatë, ata ende vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale si dhe fotot që kanë bërë së bashku, gjenden në profilet e tyre. Mirëpo, paparazzët e kanë gjurmuar. Sot është publikuar një foto e Heidit, teksa ndodhet në ambientet e jashtme të TCH. Ajo shfaqet e vetme, me një cigare në dorë. Mbase Heidi ndodhet në Top për të biseduar mbi projektin e ri televiziv.

Kujtojmë që romanca mes çiftit filloi teksa të dy ata u bën pjesë e reality show-t BBV. Ata u përfolën mjaft nga publiku për marrëdhënien mes tyre, por dhe fituan dashurinë e disa prej tyre.

Jo pak, por ftoi 50 burra të këna qeshin me gr. uan e tij. Të gjithë i filmoi kur ata ab* zonin me atë. Ska ndaIi që po trondit Francën

Franca vijon të tronditet nga detajet e rënda që janë bërë publike, në lidhje me rastin e përdhunimit të një gruaje nga 50 burra.

Çështja aktualisht po gjykohet në Gjykatë dhe dita-ditës po zbardhen dëshmi të rënda, mbi tmerrin që Gisele Pelicot kaloi për vite me radhë për shkak të bashkëshortit të saj Dominique Pelicot.

Sipas mediave të huaja, ai e drogonte atë duke e bërë të ishte e pavetëdijshme, e më pas ftonte në shtëpi burra të ndryshëm që ta përdhunonin. Ai madje në disa raste e filmoi përdhunimin, duke i ndarë pamjet në grupe dhe faqe interneti, ku ftonte burra të tjerë që të vazhdonin abuzimin.

Më tronditës është fakti që në disa raste ai u ka kërkuar abuzuesve të mos përdorin prezervativë, teksa një prej tyre rezulton se ka qenë i infektuar me virusin HIV.

Gjithçka u zbulua vetëm pasi në një darkë ku djali i çiftit kishte shkuar për vizitë, pa se nëna kishte rënë pa ndjenja pasi kishte konsumuar darkën. Në këtë rast, burri ishte justifikuar se kjo ndodhte shpesh për shka të moshës, dhe e kishte dërguar atë në shtrat.Më vonë, Pelicot shkoi deri aty ka ngriti akuza se gruaja e tij e tradhtonte kur ajo u ankua për probleme të rënda gjinekologjike dhe rezultoi pozitive për një sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Ai u arrestua në vitin 2020, pasi u denoncua në polici për faktin se fotografonte vajzat e reja poshtë fundit në supermarket. Kur policia i kontrolloi shtëpinë, gjeti filmimet e përdhunimeve të gruas.

Kaos në avionin drejt Greqisë: Pasagjeri tenton të hyjë në kabinë, bën ulje emergjente!

Një pasagjer i dehur krijoi situatë kaotike gjatë një udhëtimi me avion duke terrorizuar udhëtarët e tjerë e duke e detyruar në fund pilotët të bëjnë ulje të detyruar.

Pasagjeri tentoi të hynte me forcë në kabinën e tyre, i zemëruar duket për vonesat në rrugëtim.

Avioni i fluturimit U28235 po udhëtonte nga aeroporti Gatëick i Londrës, ndërsa kishte për destinacion aeroportin e Kosit në Greqi. Airbusi A320 ndeshi në disa turbulence ajrore gjatë udhëtimit të planifikuar 4 orësh, e shqetësimit të pasagjerëve iu shtua edhe situata e tensionuar me personin e dehur, i cili ishte ankuar për pilotët e ishte nisur të merrte vetë kontrollin e avionit në ajër.

Nisur nga gjendja kaotike e krijuar në bord, pilotët vendosën të bënin ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtarë të Mynihut. Atje, ka mbërritur në pistë policia gjermane që e arrestoi pasagjerin problematik dhe e largoi me pranga nga avioni, mes duartrokitjeve të udhëtarëve të tjerë.

‘Shmangni pikat kufitare me Serbinë’! Çfarë po ndodh?! Thirrja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për qytetarët

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarwve tw shmangin pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë gjatë udhëtimeve të tyre tranzit, për shkak të paralajmërimeve për bllokimin e rrugëve në Serbi që çojnë drejt vendkalimeve kufitare këtë javë.

Në një njoftim në Facebook, MPJD tha se një i “ashtuquajtur ‘Këshill Organizativ për Bllokada’ në Serbi” ka bërë të ditur se më 6 shtator ka ndër mend t’i bllokojë rrugët që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën.

Ajo u kërkoi “të gjithë qytetarëve dhe pjesëtarëve të mërgatës që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet e reja lidhur me situatën dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare të institucioneve të Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme”.

Ky njoftim vjen në një kohë kur autoritetet e Kosovës e kanë zemëruar Serbinë me një sërë veprimesh që i kanë ndërmarrë në veri të vendit, pjesë e banuar me shumicë serbe, duke nxitur edhe kritika nga bashkësia ndërkombëtare.

Javën e kaluar, Qeveria e kryeministrit Albin Kurti mbylli pesë institucione paralele serbe në katër komunat në veri, për të cilat tha se vepronin në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit.

Në disa nga objektet që më herët janë përdorur nga institucionet paralele, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre. Punëtorët e atyre institucioneve paralele kanë protestuar dy ditë kundër mbylljes së tyre.

Policia e Kosovës konfirmoi se të mërkurën intervistoi pesë persona të lidhur me këto institucioneve paralele. Mbylljes së këtyre institucioneve paralele i parapriu ndalimi i dinarit serb dhe mbyllja e disa degëve të Postës së Serbisë në veri më herët këtë vit.

Qeveria e Kosovës ka thënë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, posaçërisht në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, duke i shuar institucionet paralele serbe. Vendimet e Qeverisë së Kurtit janë kritikuar ashpër si të “njëanshme dhe të pakoordinuara” nga bashkësia ndërkombëtare, e cila ka thënë se ato rrezikojnë rritjen e tensioneve.

Më 2022, serbët në veri i bllokuan rrugët drejt pikave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë pas arrestimi të një ish-polici serb të Policisë së Kosovës. Ato ishin hequr pas disa javësh.