Momenti kur turistët i vjedhin çantën me 12 mijë pound shqiptarit në Turqi! Video

Dy turiste nga Koreja e Jugut janë arrestuar në Turqi pasi i vodhën një shqiptari një çantë të mbushur me dollarë.

Ngjarja u regjistrua më 27 gusht në Cappadocia, një destinacion i njohur turistik.

Shqiptari ishte ulur në kafene, por harroi aty çantën që kishte brenda 12.100 sterlina dhe 1500 dollarë australianë.

Ai u kthye në kafene pasi e kuptoi se kishte harruar çantën bashkë me pasaportat dhe dokumentet e identifikimit, por turistet që ishin ulur te tavolina, e kishin marrë dhe ishin larguar.

Koreanet thanë se e morën çantën gabimisht pasi ishin të dehura.

Por ndërkohë, lajmi ka bërë shumë bujë në vendin e tyre, shumë komentues e kanë quajtur një veprim që i sjell turp Koresë.

https://youtu.be/U-anB6nCxi8https://youtu.be/U-anB6nCxi8

Granit Xhaka nominohet për “Topin e Artë”, babai i futbollistit bën dedikimin emocionues

Granit Xhaka, shqiptari nga Kosova i cili luan për Zvicrën, është përfshirë në listën e futbollistëve më të mrië të botës në garë për trofeun më të rëndësishëm personal, atë të “Topit të Artë”.

Ai bëhet gjithashtu edhe futbollisti i parë shqiptar në këtë listë. Ky lajm ka bërë krenarë gjithë shqiptarët

Ka qenë babai i Granitit, Ragip Xhaka, i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku shpreh gjithë krenarinë për punën e palodhur të të birit.

“Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar.

Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite.

Urime Granit, krenaria jonë!”, shkruan babai i Granit Xhakës.

Mega-grabitja e Rinasit/ Zbardhen detaje të reja nga bisedat e SKY, Talo Çela dyshoi se Admir Murataj u “vra” nga…

Nga bisedat e zbardhura në aplikacionin Sky Ecc duket se Talo Çela ishte i bindur që truri i super-grabitjes së Rinasit në prill të 2019, Admir Murataj, nuk u vra nga policia por nga shokët. Dyshimet më të mëdha Çela i ka të Eldi Çala që e përmend me nofkën “Greku i vogël”. Talo Çela shprehet në bisedat në aplikacionin e enkriptuar me Mikael Qosen, teksa ky i fundit është një nga personat më të besuar të vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja.

“Po kam frikë tjetër unë se gjithmonë s’ka provë, por kam hall mos e ka vrarë dajën (Admir Muratin) gabimisht një nga këta si ‘greku i vogël’, shembull që s’e takonte vëllain e “Dajës”. Pse nuk e takonte ai? S’ka gjë të keqe edhe gabimisht tha ai s’ka gjë, por robi e takon. Dhe dosja mbahet sekret dhe shpërthen në gjyqe ekspertiza për “Dajën” mbase del distancë e afërt 2 deri në 4 metra distancë, gabimisht nga kallashi. I bie nga shokët, se të zinjtë (policia), kanë pasur armë ‘Barretta” automatike, kanë gjujt mbi 50 metra larg, nuk mund ta shpoj kokën tej për tej, por se di tani ishalla i kanë gjujt të zinjtë mos ngeli nga ana jonë. Se vëllai i tij thoshte është vrarë nga shokët gabimisht. Kjo është e keqe për të gjithë pastaj”, deklaron Talo Çela.

Talo Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, të miliona eurove ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, u përballën me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ku nga të dhënat zyrtare në atë kohë u tha se Murataj u vra nga policia.

KA DHE KËSHTU! Kryetarit të bordit të PetroChina i gjejnë 126 miliard dollarë cash në bodrum

Një nga skandalet më të mëdha të kohëve të fundit ka dalë në pah me shumat e larta të parave të përvetësuara nga Wang Yilin, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë lider kineze të energjisë PetroChina.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e Wang Yilin, u gjetën gjithsej 900 miliardë juanë (rreth 126 miliardë dollarë) në para dhe sende me vlerë.

Pas operacionit të kryer nga Komiteti i Kinës për Inspektimin Disiplinor (CCDI) javën e kaluar, imazhet e publikuara në shtyp zbuluan se 10 kamionë u përdorën për një javë për të transportuar sendet me vlerë dhe paratë e gjetura në bodrumin e shtëpisë së Wang Yilin.

Kjo situatë konsiderohet si një skandal i madh nga shumë njerëz që vënë në dyshim përpjekjet për të luftuar korrupsionin.

Rastet e ryshfetit dhe përvetësimit në Kinë kanë prekur thellësisht strukturën ekonomike dhe politike të vendit për shumë vite. Përveç Wang Yilin, ish-zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze (CCP) Bo Xilai dhe Zhou Yongkang kanë dalë gjithashtu në plan të parë me akuzat për ryshfet dhe korrupsion në shkallë të gjerë.

Bo Xilai u dënua me burgim të përjetshëm për ryshfet dhe korrupsion në vitin 2013, ndërsa Zhou Yongkang u arrestua dhe u dënua me burg në vitin 2014 me akuza për korrupsion.

Nga ana tjetër, u raportua se Bai Tianhui, ish-CEO i China Huarong International Holding Limited, një nga kompanitë më të mëdha shtetërore të menaxhimit të aseteve të Kinës, u dënua me vdekje në gjyqin e tij të parë me akuzën për marrjen e ryshfetit “jashtëzakonisht të madh”.

Skandali PetroChina tregon gjithashtu se sa komplekse dhe të thella janë përpjekjet kundër korrupsionit në Kinë. Është e qartë se incidente të tilla nuk kufizohen vetëm tek zyrtarët e nivelit të lartë në shtetin kinez, por kanë një ndikim të madh në të gjithë vendin.

E trishtë/ Ndërron jetë papritur në moshë të re avokatja e Gjykatës së Apelit në Tiranë

Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të enjte. Avokatja e njohur, Domenika Gjeçi, e cila vitet e jetës së saj ia dedikoi drejtësisë ka ndërruar jetë në moshë të re.

Gjeçi ishte një emër i njohur në fushën e avokatisë, profesion të cilin e ushtroi prej shumë vitesh dhe merrej me çështjet penale, duke dhënë një kontribut të çmuar në drejtësinë e vendit tonë.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gjeçit e kanë dhënë kolegët, “Avokatët penalistë”, përmes një postimi në “Facebook”.

Postimi i Avokateve Penaliste
Domenika Gjeçi nga të gjithë do të kujtohet për përkushtimin e profezionalizim e saj. Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e saj është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por për të gjithë kolegët e saj avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë me të cilët ka punuar përgjatë gjithë këtyre viteve.

Për familjarët humbja e saj është akoma dhe më e rëndë. Domenika Gjeçi jo më larg se tre muaj kishte humbur dhe vëllain.

Deklarata ska ndaIoze e analistit: Tifozët shqiptarë as nuk dinë të shajnë, ne të Kosovës i mësuam!

Deklaratat skandaloze nga shqiptarët e Kosovës po tronditin jo pak shqiptarët e Shqipërisë të cilët u janë gjendur në krah vëllezërve kosovarë, kurdo herë dhe në çdo moment, sa herë dhe ata kanë pasur nevojë.

Pas deklaratës absurde të aktorit Osman Azemi, i cili tha se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për ata të Kosovës pasi sipas tij nuk kanë emra të njohur si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shqiri e shumë të tjerë, një tjetër figurë e njohur në Kosovë është në të njëjtën linjë mendimi me aktorin.

Së fundmi, video e aktivistit të Vetvendosjes, Rron Gjinovcit po bën xhiron e rrjetit.

“Nënë Tereza më ngriti në këmbë, gjithë jetën ia dedikoj asaj!” Rrëfimi i rrallë i Ardit Mancakut, në ditën e shenjtores shqiptare

Ardit Mancaku e ka takuar Nënë Terezën në vitin 1991, kur ajo vizitoi për herë të parë Shkodrën. Falë angazhimit të saj, Arditi u kurua në Itali dhe arriti të ngrihej në këmbë. Sot 45-vjeç, ai jep kontributin e tij për fëmijët me probleme shëndetësore në qendrën “Shpresa”

5 Shtatori shënon 8-vjetorin e shënjtërimit të Nënë Terezës. Report tv sjell dëshminë e rrallë të një personi që gjithë jetën ia dedikon asaj.

Ai është Ardit Mancaku, një prej personazheve më të njohura në Shkodër, i anagzhuar prej vitesh në projektin “Shpresa”. Mancaku e ka takuar Nënë Terezën 33 vite më parë, kur ishte 12-vjeç dhe familja e kishte brakisur në jetimore, pasi kishte lindur me sëmundjen e nanizmit.

“Unë kam qenë 12 vjeç kur ka ardhur Nënë Tereza tek Qendra e Zhvillimit në Shkodër dhe i kam pas këmbët e kthyera në formë peshku. I kam thënë ‘Nënë Terezë a do më falësh 2 mijë lek të blej një këmbë të reja’. Nënë Tereza më tha se do të shëroj unë me duart e mia. Na ka çuar mua dhe një vajzë në spital në Romë. U shtrova në spital më 5 gusht të 1991. Atëherë Nënë Tereza u ka dhënë bekimin mjekëve. Operacioni i parë ka zgjat 5 orë. Isha i fortë kam pasur kurajo! Kam bërë disa operacione, kam qendruar dy vite në spital”, tregon ai.

Sot 45 vjeç, Ardit Mancaku beson në mrekullitë e Shenjtores Tereza, teksa thekson se është ngritur në këmbë falë lutjeve të saj.

“Nënë Tereza vinte shpesh në spital. Ishte mrekulli e saj që kanë shkuar mirë gjithë ato operacione. Kam dalë nga spitali vitin 1993, kam qarë doja të rrija në spital. Kisha frikë se do më çonin tek familja biologjike. Nuk doja të shkoja atje. Pastaj më kanë çuar në shtëpinë e motrave të Nënë Terezës dhe aty jam takuar me Papa Gjon Palin II, në ’93 dhe ‘94. Nënë Tereza ka qenë nëna ime dhe Papa ka qenë babai im”.

Mban përherë pranë vetes edhe foton e takimit me Papa Gjon Pali II në Shkodër.

“Kjo është fotoja që kam me atë vajzën që shkova në spital. Ajo është birësuar në Itali, ndërsa unë u ktheva. Nënë Tereza për mua ka qenë gjithcka, më ka hap shumë rrugë. Falë saj jam sot tek projekti “Shpresa”.

Arditi Mancaku tashmë jep kontributin e tij në qendrën “Shpresa” në Shkodër. Sipas mësimeve të Nënë Terezës kujdeset për fëmijë dhe të rinj, jetimë e me probleme sociale e shëndetësore

https://youtu.be/ChZcTSeusis?si=mb85OGJn0xwkMyiB

Sezoni i ri, paraqitje të reja/ Bora Zemani bën ndryshimin drastik në pamje, fansat vërshojnë në kritika

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, e nis këtë sezon vjeshte përsëri me një ndryshim në look-un e saj. Me anë të disa postimeve në Instagram ajo ka bërë me dije ndjekësit se tashmë do ta shohim si gjysëm bionde. Mirëpo ajo që ra në sy ishin komentet e fansave që shumica e krahasonin me artiste të tjera të showbizzit.

“Në një foto dukesh si Loredana tek tjetra si Xhensila dhe tek një tjetër si Elvana. Si Bora Zemani askund,” ishte një ndër komentët.

“E ngatërrova me Efi Dhedhes. Se ku me dalin këto piktura sygjerim se marr vesh. Mu dogjën sytë nga plastikoja,” ishte komenti tjetër.

Pa dyshim që kishte dhe fansa të tjerë që e komlimentonin moderatoren për dukjen e re. Javë më parë moderatorja hoqi dorë nga ngjyra e kuqe e flokëve, prej të cilave mori dhe emrin emisioni i fundit që moderoi, “Cherry On Top”.

Por mesa duket Bora nuk është mjaftuar me atë ndryshim dhe ka provuar një tjetër ngjyrë. Edhe pse një nga figurat publike më të kuruara në çdo aspekt, flokët për Borën kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të eksploruar. Që nga dalja e parë në ekran dhe deri më tani i kemi parë flokët e saj në ngjyra të ndryshme

“Burri pastron dhe lan enët, unë e shpërblej me s**s”, deklarata e këngëtares së njohur bën xhiron e rrjetit

Deklaratat e fundit të këngëtares së famshme Katy Perry kanë ndezur mediat rozë, pasi ajo zbuloi në podcastin “Call Her Daddy” se partneri i saj Orlando Bloom ndan punët e shtëpisë dhe në këmbim ajo e shpërblen me seks. “Burri im pastron shtëpinë dhe lan enët, dhe unë e shpërblej me seks,” tha Perry, duke shkaktuar një lumë reagimesh në rrjetet sociale. Disa e kritikojnë për komentin, ndërsa të tjerë imagjinojnë skenën me humor.

Perry shtoi se ndarja e ngarkesës në punët e shtëpisë është thelbësore: “Ndihmoni në shtëpi, ndani ngarkesën, sepse për gratë ajo mund të jetë e padukshme, por shumë e rëndë.” Përveç kësaj, Perry ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me stilin e saj provokativ dhe videoklipet me përmbajtje seksuale. E lidhur me Bloom që nga viti 2016, çifti priti vajzën e tyre Daisy Dove në vitin 2020 dhe vazhdojnë të kenë një jetë seksuale aktive, me Perry që më herët e kishte përshkruar aktorin si një “hamshor”.

Lau makinën e fshiu pamjet nga kamerat, si 30-vjeçari tentoi të mbulonte vrasjen e babait! Rreth 1 km larg …

Këto janë pamjet nga pusi ku Esmerald Balla, në bashkëpunim me shokun e tij Edison Brahaj, hodhi trupin e të atit pasi e vrau me pistoletë. Krimi i rëndë mendohet se ka ndodhur më 11 Gusht, ndërsa 30-vjeçari ka sajuar historinë se i ati ishte larguar me një grua tjetër së bashku me 75 mijë euro, para që u bënë “mollë sherri” mes baba e bir.

Pusi ku trupi i viktimës u gjet ditën e djeshme (4 shtator) ndodhet rreth 1 km larg banesës së familjes në fshatin Shënavlash të Durrësit.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se autori i krimit pasi ka hedhur trupin e pajetë në pus ka fshirë çdo gjurmë që mund të çonin policinë tek ai.

Mësohet se 30-vjeçari ka pastruar dhe larë makinën, me të cilën transportoi trupin e babait të tij dhe ka fshirë pamjet nga kamerat e sigurisë që monitoronin banesën.

Para organeve hetimore, Esmerald Balla ka deklaruar se arma e përdour për të kryer vrasjen ishte e të atit. Viktima, Enver Balla mësohet është arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, por ende policia nuk e ka vërtetuar se kujt i përkiste pistoleta.

Esmerald Balla ishte i papunë dhe merrej me bagëtitë që kishte familja e tij.

Ai jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre në një banesë me të atin dhe njerkën. Ndërsa nëna i ka vdekur 5 vite më parë.