‘Njëra i kap dorën, tjetra këmbën, e rrëzuam dhe i morëm thikën’! Si gratë shqiptare neutralizuan agresoren që plagosi 5 veta në autobus në Gjermani

“Pas asaj që ka ndodhur në Solingen dhe asaj që po diskutohet për thikat dhe kriminelët me origjinë të huaj, duhet thënë shumë qartë se çfarë ka ndodhur në autobusin që po qarkullonte nga Neunkirhcen për Siegen, sepse gjërat nuk janë bardh e zi”, deklaroi kryetari i bashkisë Siegen Steffen Meus para shumë njerëzve që ishin mbledhur të shtunën (31.08) në festën e këtij qyteti.

Këto fjalë u shoqëruan me duartrokitje të mëdha, sepse ajo që ka ndodhur në këtë autobus është një tragjedi e paparë, e cila ka mundur të jetë edhe shumë më e rëndë.

Ditën e premte, me 31. gusht, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona. Dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën. Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe.

“Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”, thotë kryebashkiaku.

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. L., A.K. dhe B. R. (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë). Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. L. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. K. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke. Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R. e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.L. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.L. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

B. R. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë. Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R./ DW

Vdekja e studentit shqiptar në SHBA, detajet drit hëruese për studentin ekselent që e preu në besë shoku i ngushtë

Gjyqi për vdekjen e një 21 vjeçari shqiptar në Detroit të Shteteve të Bashkuara është kthyer në lajmin kryesor të disa prej mediave më prestigjoze në SHBA për shkak të vendosjes së një precedenti të ri në drejtësinë amerikane.

Një juri në Gjykatën e Qarkut Wayne ka dhënë një dënim prej 75 milionë dollarë, për Nick Remington të riun që i dha një drogë dhe e çoj në helmim studentin ekselent shqiptaro-amerikan, Denis Preka.

Mbrëmjen e 18 marsit 2019, Denis Preka, shkoi në shtëpinë e atij që e konsideronte si shokun e vet të ngushtë, Paul Ëiedmaier, me idenë të studionin e të përgatiteshin për provimin që kishin ditën tjetër.

Djaloshi shqiptar me zemër të artë, sic e përshkruajnë ata që e kanë njohur, hyri në atë banesë me këmbët e tij e nuk doli më gjallë prej andej. Një fat i kobshëm e priste të riun e tradhtuar pabesisht nga miku i tij, e një kalvar i gjatë priste familjen e përballur me makthin më të paimaigjueshëm.

Denis Preka që priste të diplomohej njëkohësisht në dy universitete në SHBA, natën e ngjarjes, kërkoi nga miku i tij i ngushtë gjatë studimit një pilulë Adderall për ta ndihmuar të përqendrohej, por substanca që ai gëlltiti më vonë u përcaktua të ishte MDMA, e njohur zakonisht si ‘Molly’, një drogë e rrezikshme dhe e paligjshme e dhënë nga i pandehuri Nicholas Remington. Familja vijon betejën gjyqësore prej 5 vitesh dhe vendimi historik i Gjykatës prej 75 mln $ i dhënë së fundmi duket se po vendos drejtësinë e munguar për studentin shqiptar, Denis Preka.

Autorja dhe drejtuesja e Top Story, Grida Duma ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sjellë eksluzivisht për publikun shqiptar detajet e kësaj ngjarje tragjike.

Prej disa javësh stafi i Top Story ka mbajtur një korespondencë komunikimesh me autoritetet më larta në Detroit të Shteteve të Bashkuara, përfshirë Guvernatoren e Shtetit, Studion Ligjore, Gjykatën dhe Stacionin e Policisë që raportoi i pari për gjetjen e trupit të pajetë të Denisit. Në puntatën e parë në nisje të këtij sezoni të ri televiziv, Grida Duma do të sjelle eksluzivisht nga Detroit të Shteteve të Bashkuara rrëfimet e familjes, miqve dhe autoriteteve për vrasjen e studentit shqiptar, Denis Preka. /Top Channel

Oriola Marashi nuk zhgënjen me fotot nga pushimet, “ndez” rrjetin me të pas met bo mbastike e mbuluar vetëm me peshqir

Modelja Oriola Marashi vijon të mbetet një prej femrave më të komentuara të shoëbizit shqiptar.

Së fundmi ajo është duke shijuar pushimet, teksa ka ndarë me ndjekësit disa foto të “nxehta”.

Ajo është shfaqur në super formë, teksa pozon me bikini buzë një pishine, duke nxjerrë në pah linjat perfekte.

Vdekja e Presidentit iranian Rais, aksident apo vrasje? Irani: Rrëzimi i helikopterit u shkaktua nga…

Rrëzimi i helikopterit në të cilin mbeti i vdekur presidenti iranian Ebrahim Raisi ishte shkaktuar kryesisht nga kushtet e motit që përfshinin mjegull të dendur, tha televizioni shtetëror i Iranit të dielën, duke cituar raportin përfundimtar të hetimit mbi incidentin.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, një i linjës së ashpër që shihej si pasardhës i mundshëm i liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei, vdiq kur helikopteri i tij u rrëzua në maj në një rajon malor pranë kufirit me Azerbajxhanin .

“Arsyeja kryesore e rrëzimit të helikopterit ishin kushtet e ndërlikuara të motit në rajon”, përfundoi raporti përfundimtar, sipas televizionit shtetëror të Iranit.

E rëndë/ Sulmi në një autobus, si e ndaluan tre gra shqiptare agresoren: Ishte tmerr, i hoqëm…

Ditën e premte, në afërsi të qytetit Siegen, një grua me origjinë gjermane, sipas të gjitha gjasave me probleme psikike, ka sulmuar njerëzit në autobus me thikë dhe ka plagosur gjashtë persona, dy prej tyre ende janë në rrezik për jetën.

Tragjedia, sipas fjalëve të kryebashkiakut Meus, mund të kishte qenë tragjedi edhe më e madhe.

“Por tri gra me sfond migrantësh e kanë ndalur sulmuesen dhe e kanë evituar një tragjedi me përmasa më të mëdha”, thotë kryebashkiaku.

Gratë shqiptare shmangin një tragjedi me më shumë pasoja

Deutsche Welle merr vesh se këto gra që kanë evituar një tragjedi shumë më të madhe në autobus janë me origjinë shqiptare. Ato janë A. P, A.B, dhe B, R-P. (Redaksia e Deutsche Welles në shqip i ka edhe emrat e plotë të tyre dhe fotografitë, por për shkak të gjendjes së tyre dhe shokut që kanë përjetuar, për momentin nuk do t’i publikojmë).

Ne kemi biseduar me B. R-P, e cila shpjegon se çfarë ka ndodhur. Ato kanë qenë së bashku me katër fëmijë duke shkuar në festë në qytetin Siegen.

“Kemi qenë në autobus duke u kënaqur, duke kaluar jashtëzakonisht mirë, duke qeshur e argëtuar me fëmijë… papritur është dëgjuar një piskamë. E kam parë që një grua po qëllonte të tjerët me thikë. Ka dashur të sulmojë edhe fëmijët tanë… A. P. ia ka kapur thikën me dorë dhe së bashku me A. B. e kanë kapur e kanë rrëzuar këtë grua. Unë kam kapur fëmijët dhe i kam nxerrë jashtë me shpejtësi… jam kthyer në autobus dhe ia kam marrë nga dora një çantë sulmueses… ia kemi nxjerrë thikën nga dora dhe e kemi shtrirë për toke.

Njëra e mbante për duar, tjetra për këmbë… dikur ajo gruaja bërtiti “ich erbege mich” (dorëzohem)… u ul me një karrikë në autobus dhe aty e kemi mbajtur duke pritur derisa sa të vinte policia… Autobusi ishte përplot me gjak në të gjitha anët,,, ishte tmerr”, rrëfen në një bisedë me telefon për DW B. R-P, e cila gjatë bisedës shpesh ndalonte dhe ofshante.

Vetëm pas daljes nga autobusi A.P. ka vërejtur se në dorë kishte një plagë të madhe nga thika. Ajo dhe të lënduarit tjerë janë dërguar menjëherë në spital. A.P. dalë ndërkohë nga spitali dhe tani është më mirë me shëndet. Por shoku i tyre është ende i madh.

Trajtimi nga autoritetet

B. R-P. shpjegon se ato i kanë vizituar edhe autoritetet e qytetit. Kryetari i bashkisë i ka falënderuar për guximin e treguar dhe për faktin që me siguri kanë shpëtuar edhe shumë të tjerë, që mund të kishin rënë viktimë.

Të premten gjatë natës janë trajtuar edhe nga psikologë, por për fat të mirë, ato kanë edhe familjet e tyre pranë vetes. Megjithatë frika dhe ankthi ende janë të mëdha. “Sa herë i mbyll sytë, më paraqiten ato pamje të tmerrshme”, thotë B. R-P./DW

Pozonte me armë, ky është 22-vjeçari që abuzoi s*ksuaIisht me të mit urën! Cungu e njohu 15-vjeçaren në rrjete sociale, kur ajo nuk pranoi të kry ente marr ëdhënie…

Fotoja që shihni më poshtë është e Kevin Cungut, 22-vjeçarit me precedent penal që u arrestua sot nga Policia e Tiranës, pasi ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare.

Siç shihet dhe në foto, i riu pozonte në foto me armë. Ai në dorë mban një pistoletë, ndërsa krah tij një tjetër armë gjahu

Cungu është emër i njohur për policinë ai është arrestuar në vitin 2021 për “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ai së fundmi kishte dalë me masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.

Kujtojmë që në 11 shtator 2020 Cungu plagosi me armë zjarri shtetasin Rexhep Xhekja.

Ndërkohë për sa i përket ngjarjes, ai prej disa muajsh komunikonte me vajzën 15-vjecare. Këtë të fundit e ka bindur që të shkoj në banesën e tij. Aty 15-vjecarja nuk ka pranuar që të kryej marrëdhënie me Kevin Cungun, por ky i fundit dyshohet se e ka dhunuar dhe më pas përdhunuar vajzën e mitur.

Debati mbi statujën e Skëndërbeut në Kalabri, avokati Gjokutaj: Ja çfarë do të thotë dhelpra pas shpine

Statuja e Skënderbeut e ngritur në Kalabri ka nxitur shumë reagime, ku avokati Genc Gjokutaj ka treguar se çfarë kuptimi ka dhelpra në shpinën e statujës, duke hapur më shumë debat.

Gjikutaj ndër të tjera shprehet se dhelpra në shpinë të Skënderbeut në statujen e inaguruar në Kalabri sipas turkologjisë, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ka qenë qafir, ku sipas tij dhelpra në statujë i kënaq turqit pasi simbolizon tradhëtinë dhe antiislamizmin e Skendërbeut.

Reagimi i plotë nga avokati Gjokutaj:

Dhelpra në shpinë të Skënderbeut në statujen e inaguruar në Kalabri sipas turkologjisë as më shumë e as më pak do të thotë se Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti ka qenë qafir!

Etimologjia e kesaj fjale do të thotë jobesimtar apo antiislamik

Këtë e ka shumë për qejf miku i KM tonë Erdogan! Dhe dhelpra në statujë i kenaq pa masë turqit pasi simbolizon tradhëtinë dhe antiislamizmin e Skendërbeut! Pra sipas statujës dhe ideatoreve të saj Skenderbeu paska qenë qafir!

Arbëreshëve simboli i dhelprës do t’ju përshkruhet si shenjë e antiosmanizmit dhe proeuropianizmit të Skenderbeut! Pra përseri qafir i Turqisë!

Por qafiri i vertetë është vetë Rama i cili me fytyrën e tij në trup të Skenderbeut dhe dhelprën në kurriz nuk e ka problem ti rrijë në prehër Erdoganit duke i kenduar në turqisht këngë për Europën dhe kundër Shqipërisë!

Madje edhe termi “qafir” merr tjetër dimension kur flitet për një Bej modern që dëmton çdo ditë vendin e tij!

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgenci.gjokutaj.543%2Fposts%2Fpfbid08NYG7GEGF1oCJpoWyh3ssYpnZTeYG6emJmjeQRttXLhvJjb2ns6GV5h1Lt1CE1RBl&show_text=true&width=500

Prag trag jedie në Itali, 70-vjeçari shqiptar godet disa herë me thikë nusen e djalit (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 70-vjeçar shqiptar i identifikuar si Luan Xaxhi, ka goditur disa herë me thikë nusen e djalin, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

I moshuari dhe 28-vjeçarja fillimisht janë përfshirë në një debat të ashpër, më pas 70-vjeçari ka marrë thikën në kuzhinë dhe ka sulmuar të renë.

Kanë qenë fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares.

Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri.

28-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fluturimet brenda vendeve të BE, nis sot zbatimi i rregullave të reja, ja çfarë do të ndodhë me bagazhet e dorës

Nëse planifikoni të udhëtoni brenda Bashkimit Evropian, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për rregulloret e reja që hyjnë në fuqi në aeroportet e BE-së nga sot. Ndryshimet prekin kryesisht pasagjerët që mbajnë bagazhet e dorës dhe prekin transportin e lëngjeve.

Pse po ndryshojnë rregullat?

Komisioni Evropian ka vënë në pikëpyetje besueshmërinë e gjeneratës së re të skanerëve në aeroportet e BE-së dhe bëri thirrje për rivendosjen e përkohshme të modelit të mëparshëm. Kjo do të thotë se aeroportet që përdorin skanerët e rinj C3, të cilët lejojnë pasagjerët të lënë lëngje dhe pajisje elektronike në çantat e tyre gjatë kontrollit, do t’i kthehen metodave më të vjetra të përpunimit të pasagjerëve përmes sigurisë.

Efektiviteti i skanerëve të rinj u vu në pikëpyetje nga një raport teknik që Komisioni dërgoi në Konferencën Evropiane të Aviacionit Civil majin e kaluar, duke vënë në dukje se skanerët nuk mund të garantojnë besueshmërinë e tyre për kontejnerët me një përmbajtje prej më shumë se 330 ml. Nga 1 shtatori, aeroportet që përdorin skaner C3 do të duhet të kthehen në aparatet tradicionale me rreze X, të cilat mund të shkaktojnë vonesa në disa aeroporte.

Po bagazhet?

Bashkimi Evropian po i jep fund lirisë së kornizës së linjave ajrore mbi bagazhet e dorës së pasagjerëve, duke vendosur rregulla uniforme për dimensionet dhe peshën e bagazhit të lejuar në kabinën e një avioni. Deri më tani, linjat ajrore kanë qenë të lira të vendosin rregulloret e tyre për bagazhet e dorës. Bashkimi Evropian po prezanton një grup të ri rregullash që synojnë ta bëjnë fluturimin më të thjeshtë dhe më pak të paparashikueshëm.

Rregulloret e reja të BE-së do të imponojnë uniformitet në të gjitha linjat ajrore evropiane, që do të thotë se pasagjerët tani mund të presin madhësi dhe pesha të standardizuara të bagazheve.

Kështu, pasagjerët do të mund të sjellin me vete një bagazh të vogël (çantë dore ose shpinës) dhe një bagazh dore që nuk i kalon 10 kg peshë. Dimensionet maksimale (duke përfshirë dorezat dhe rrotat) janë vendosur në 55 x 40 x 20 cm, ndërsa sendi personal duhet të jetë 40 x 30 x 15 cm.

Sa kohë do të jenë në fuqi këto rregullore?

Komisioni e cilëson masën si “të përkohshme”, por pa dhënë një datë të caktuar përfundimi. Këshilli i Aeroporteve të Evropës (ACI Europe) i karakterizon këto ndryshime si një pengesë e rëndësishme si për pasagjerët ashtu edhe për aeroportet.

“Aeroportet që ishin adoptuesit e hershëm të kësaj teknologjie të re po penalizohen rëndë, si në aspektin operativ ashtu edhe financiar,” tha Olivier Jankovec, Drejtor i Përgjithshëm i ACI Europe. “Ata kishin marrë vendimin për të investuar dhe vendosur skaner C3 me mirëbesim, duke u mbështetur në miratimin e BE-së pa kufizime të kësaj pajisjeje. Vendimi për të vendosur tani kufizime të rëndësishme në përdorimin e tyre vë në pikëpyetje besimin që industria mund të ketë në sistemin aktual të certifikimit të BE-së për pajisjet e sigurisë së aviacionit. Ne duhet të nxjerrim mësime nga kjo situatë dhe të sigurojmë që sistemi i certifikimit të BE-së të sigurojë sigurinë ligjore dhe stabilitetin operacional të nevojshëm për të ardhmen.”

Çfarë duhet të keni parasysh

Udhëtarët duhet të përgatiten për këto ndryshime, pasi vonesat dhe radhët e gjata në kontrollet e sigurisë mund të krijojnë konfuzion dhe të rrisin kohën e pritjes. Tim Hensel, CEO dhe bashkëthemelues i HotelPlanner.com, këshillon udhëtarët të qëndrojnë të përditësuar me rregulloret më të fundit dhe të arrijnë në aeroport me shumë kohë përpara nisjes. Ai sugjeron të merret parasysh mundësia e vonesave dhe të merret parasysh arritja në aeroport më herët se zakonisht tre orë para fluturimit.