Vila sεkrete dhe bυnkeri i Enver Hoxhës. Deshmitaret tregojne si u zhdυken dhjetrα pυntore gjate ndertimeve (VIDEO)

Si u ngritën vilat dhe bunkeri sekret ku ai dhe drejtuesit e tjere te shtetit do të strehoheshin në rast të një luf te?

– Çfarë fshihej pas tyre? Si u zhd uken dhjetra puntorē gjatë ndërtimeve?

Për shkak të pozicionit gjeografik dhe relievit të thyer malor, Skrapari, gjatë komunizmit u vendos të kthehej në kryeqytetin e vendit në rast lu.fte.

Në më pak se një vit e gjithë zona u rrethua nga një zinxhir fortifikimesh dhe objektesh strategjike mes te cilëve njeri kishte rëndësinë me të madhe.

Deshmitaret tregojne se brenda vilave luk.soze kishte pajisje dhe orendi qe ishin te rralla per kohen.  SHIKO VIDEON KËTU

Bleυ sallatë jeshile, gruaja trοndίt me foton që poston, shikοni çfàrë ka gjetυr brenda qeses

Një çift kanë gjetur një gjarpër helmues brenda qeses së lakrës jeshile.

Gjarpri i rrallë, i njohur me emrin “Hoplocephalus bitorquatus” kishte mbetur në mesin e sallatës

të cilën Alexander White dhe Amelie Neate e kishin blerë në një market në Sidnei.

“Po lëvizte dhe po nxirrte gjuhën jashtë”, tha White. “Ishte gjuha e tij përmes së cilës e kuptova se nuk ishte thjesht një krimb gjigant. Do të isha më i qetë me një krimb, të jem i sinqertë”.

Gjarpri ishte rreth 20cm i gjatë dhe dukej se po flinte i qetë në sallatën jeshile në raftet e ftohta të marketit, deri kur White e mori për ta dërguar në shtëpi, shkruan  The Guardian.

Çifti thirrën shërbimin për shpëtimin e kafshëve të egra dhe u thanë se ai ishte ndër gjarpërinjtë më helmues dhe agresiv në Australi.

Horoskopi për ditën e sotme, 2 shtator, shenjat më me fat

Dashi

Ju duhet të tregoheni i kujdesshëm në shprehjen e mendimeve mes kolegëve tuaj. Peshojini mirë fjalët me kujdes në mënyrë që mos shkaktojnë thashetheme apo hatërmbetje të ndryshme. Sot duhet të tregoni kujdes edhe me sendet tuaja personale në vënde të mbushura me njerëz.

Demi

Ndihma e Diellit dhe e Hënës sot për ju do të jetë si një ilac i vertetë për tu vënë në humor të mirë dhe për të qënë sa më produktivë dhe efikasë në punën tuaj. Mundohuni ti kjrijoni mundësi vetes për kohë të lirë për miqtë e të dashurit tuaj.

Binjakët

Një ndenjë pasigurie mund tu kapë sot dhe tu bëjë më të ndjeshëm ndaj eproreve tuaj. Qëndroni të qetë. Përpiquni të ulni tensoinet gjatë komunikimit dhe të jeni të sigurtë në aftësitë tuaja.

Gaforrja

Sot keni për të kaluar një të premte të mbushur me humor e gëzim. Pranoni ftesën e miqve. Do ju jepet mundësia të vendosni kontakte të reja, të rëndësishme apo të filloni bashkëpunime fitimprurëse.

Luani

Nëse merreni me fushën e ekonomisë dhe investimeve, duhet të jeni të kujdesshëm që të gjitha veprimet t’i kryeni deri në mes të ditës dhe në respekt të plotë të rregullave. Mbani përgjegjësi për cdo veprim të vogël.

Virgjëresha

Sot do të keni mjaft dyshime për njerzit që ju rrethojnë duke filluar që nga partenri juaj e duke vazhduar me miqtë tuaj të ngushtë. Konfliktet në cift kanë sjellë dhe rrugë në të cilat keni të drejtë të dyshoni për mënyrën se si sillet me ju apo si vepron.

Peshorja

Gjëndja sot nuk është aspak e mirë. Ulje e ngritje humori. Por shoqëria është gjithmonë pranë jush për tu argëtuar. Merrini gjërat me optimizëm por tregoni kujdes në buxhet. Ju kërkoni nga vetja një jetë intensive dhe të kënaqni tekat tuaja prandaj dhe shpenzimet i keni të tepërta.

Akrepi

Sot do të jeni mirë dhe fati do ju ndrijë në investimet që do të bëni në biznes. Keni instikte të pagabueshme që ju udhëzojnë për të ecur përpara. Duke punuar fort arrini të keni rezultate të kënaqshme si sot.

Shigjetari

Jeni mjaft i motivuar dhe me shumë ambicie por problemi juaj është se tregoheni të paduruar. Në vënd që të investoni me aftësitë tuaja për gjëra që kanë vlerë merrni masa të shpejta për vogëlsira për të cilat pendoheni më vonë.

Bricjapi

Do të shfaqni anët tuaj më të mira. Imazhi që do krijoni do impresionojë shumë njerëz përreth. Keni punuar fort pamvarsisht se një pjesë është munduar tu shtypin duke ju hapur probleme herë pas here.

Ujori

Jeni duke punuar shumë në mënyrë që askush mos ketë mundësi të kapet me ju. E jo vetëm për këtë arsye por ju e dini mirë se cfarë mund të arrini një ditë po të vazhdoni kështu. Tregoni durim në punën tuaj.

Peshqit

Lërini për ditë tjetër cështjet me rëndësi. Sot jeni të shpërqëndruar emocinalisht dhe ju mungon arsyetimi. Në këtë mënyrë shmangni rrëmujat dhe akuzat e ndryshme që mund tu vijnë ndërmend.

Shkëlqeu në Europian, rritet vlera e Mario Mitaj në merkato

Mario Mitaj është një nga lojtarët më premtues të kombëtares shqiptare dhe prej tij presim që shumë shpejt të transferohet në një skuadër të madhe.

Vetëm 20 vjeç, mbrojtësi i majtë është gjithmonë titullar me kuqezinjtë dhe e meriton pozicionin që ka fituar në 12 muajt e fundit. Mitaj aktualisht luan te Lokomotiv Moskoë në Rusi, aty ku njoftohet se ka dyfishuar vlerën e tij në treg.

Para Kampionatit Europian, mbrojtësi kushtonte rreth 2 mln euro. Vlera e tij tashmë është rritur me 1,5 mln euro më shumë, pra në 3.5 milionë euro.

Kjo nuk do të thotë se rusët do të heqin dorë lehtë prej tij. Madje, mediat lokale raportojnë se për Mitajn do të kërkohet dyfishi apo trefishi i kësaj shifre. Kur Lokomotiv transferoi Mitajn, investoi 3 milionë euro, kur kartoni i tij në fakt vlerësohej vetëm 500 mijë euro në “Transfermarkt”.

U dogj me benzinë nga ish-bashkëshorti, 31-vjeçarja është në gjendje të stabilizuar, burri dyshohet se fshihet në…

Pas orësh të mundimshme dhimbjeje dhe asistence mjekësore të vazhdueshme në QSUT 31 vjeçarja Melisa Trandafili paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe mjekët shprehen se ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Nëna e dy fëmijëve të mitur u sulmua brutalisht me lëndë djegëSe nga ish bashkëshorti I saj teksa po kthehej nga puna.

Sulmi I paramenduar i Bledar Trëndafilit ndodhi shumë pranë banesës së prindërve të Melisës ku kjo e fundit jetonte prej vitit të kaluar pasi kishte marrë vendimin për t’u divorcuar, çështje e cila është në gjykatë.

Pas aktit të rëndë 45-vjeçari është larguar me vrap duke humbur gjurmët. Edhe këtë të diele forca të policisë së Korçës vijojnë kontrollet pasi dyshohet se ai qëndron I fshehur në një nga fshatrat përreth.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë sipas policisë dyshohet të jetë xhelozia nga ana e autorit që çoi fillimisht në prishjen e martesës e më pas në këtë sulm brutal ku autori leu gruan me benzinë dhe tentoi ta djegë të gjallë.

Në komisariatin e Korçës janë thirrur si persona që kanë dijeni për rastin të afërm të Melisës edhe të Bledarit të cilët e kanë përshkruar marrëdhënien e tyre si të dhunshme dhe konfliktuale por për këto episode nuk është njoftuar asnjëherë policia.

Ngjarja që tronditi Italinë/ 17-vjeçari pranon se ka vrarë prindërit dhe vëllanë 12-vjeçar, shkaku … (Video)

Një krim i rëndë ka tronditur Italinë mëngjesin e sotëm, teksa dyshohet se djali 17-vjeçar ka vrarë babanë, nënën dhe vëllanë 12-vjeçar. Ngjarja ndodhi pak pasi kryefamiljari 51-vjeçar, që zotëronte një biznes të vogël, kishte festuar ditëlindjen e tij.

Vrasja e trefishtë ndodhi në Paderno Dugnano (Monza) gjatë natës duke zbardhur dita dhe sot, karabinierët njoftuan se mbyllën në komisariat të miturin, për t’ia nënshtruar hetimeve.

Fillimisht 17-vjeçari ka dhënë dëshmi të rreme, duke bërë përgjegjës të atin se kishte vrarë nënën dhe vëllanë dhe më pas kur ai dëgjoi teksa ishte në gjumë të bërtiturat zbriti poshtë dhe reagoi duke vrarë të atin.

Por në fund e rrëfeu të vërtetën, duke thënë “e bëra unë!”. Pas arrestimit ai mohoi se kishte pasur bashkëpunëtorë të tjerë, kurse krimi u krye me një thikë. Motivet mbeten ende të panjohura, teksa po verifikohen disa pista, raporton “La Repubblica”.

Ai tani është autor dhe njëkohësisht i mbijetuari i vetëm i familjes. Policia tha se në fillim i mituri u kishte rrëfyer se kur hyri në dhomën e vëllait të tij 12-vjeçar, pa babanë e tij të ulur në një karrige me thikë në dorë dhe trupat e vëllait të vogël në shtrat dhe të nënës së tij në dysheme, të përgjakur.

Në atë moment dyshohet se ka marrë thikën dhe ka goditur të atin për vdekje. Por më tej e ndryshoi këtë dëshmi, duke pranuar krimin e trefishtë.

Pas telefonatës nga 17-vjeçari në sallën operative dhe numrin 112, Policia mbërriti dhe gjeti tre trupat e pajetë: F. C., 51 vjeç, pronar i një kompanie ndërtimi, i cili kishte festuar ditëlindjen të shtunën (31 Gusht); D. A., 49 vjeçe dhe 12-vjeçari.

Dalin detaje të reja nga krimi në familje në Itali, 12-vjecari u gjet i mas akruar, i pari që është vrarë ka qenë …

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë ditën e dielë, ku një 17-vjeçar ka vrarë me thikë babain, nënën dhe vëllain e tij të vogël.

Mediat italiane raportuan se fillimisht 17-vjeçari i tha policisë se ai e vrau babain në shënjë hakmarrjeje, pasi kur u zgjua nga gjumi e pa atë me thikë në dorë mbi trupat e pajetë të nënës dhe vëllait të tij 12-vjeçar.

Por pas ekzaminimeve të para u pa se në trupin e 17-vjeçarit nuk kishte asnjë shenjë dhune, prandaj adoleshenti pranoi se ishte ai që i kishte vrarë të gjithë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në në Paderno Dugnano, provincë e Milanos, ku viktima mbetën Fabio Chiaroni, 51 vjeç, nëna e tij Daniela Albano, 49 vjeç dhe vëllai i tij Lorenzo, vetëm 12 vjeç u gjetën të pajetë në dhomën e fëmijëve me shenja të shumta nga të qëlluarat me thikë.

Ata ishin të veshur me pizhama, çka mund të tregojë se janë vrarë në gjumë. Hetuesit italianë po mundohen të zbardhin arsyet e këtij krimi makabër.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se i pari që është vrarë ka qenë djali 12-vjeçar dhe mbi të ka shumë shenja dhune. Ngjarja ndodhi pas festës se 51 vjetorit të ditëlindjes së Fabios.

“Ua dimë targën e makinës”/ Dy vite nga zhdukja e Vis Martinajt, Artan Hoxha “thumbon” Ramën; i kujton kërcënimin gjatë fushatës! (Video)

Gazetari Artan Hoxha ka ri sjellë në kujtesë një nga ‘kërcënimet’ që kryeministri Edi Rama i bënte bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, pak para zgjedhjeve parlamentare të 2021!

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxha ka hedhur videon ku gjatë një takimi elektoral, Rama i drejtohet Martinajt me fjalët: “Ne e dimë që ju jeni me ato makina. I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencën e basteve, ne ua dimë targën e makinës. Dhe kur them ne jo regjimi, jo regjimi, por patronazhimi!”

Më tej Hoxha ngre pikëpyetje lidhur me fatin e Vis Martinajt, teksa thumbon Ramën se si ka mundësi që patronazhistët që e dinin fare mirë se ku lëvizte dhe se me çfarë lëvizte Martinaj, prej dy vitesh nuk kanë informacion për fatin e tij.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fartan.hoxha.900%2Fvideos%2F493058456918731%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

“U mbushen plot dy vite…! Dhe “patronazhimi” (jo rrëgjimi), qe e dinte targën e makinës, nuk na ka thënë akoma, as ku parkoi makina, as ku “avulloi” apo saktësisht, ku e “avulluan” atë “drejtorin e basteve të kohës”….! Populli thotë: “Bën vaki, pa tregohet”….!”, shkruan Artan Hoxha në postimin e tij.

Sërish t merr në Korçë. Babë e bir fut e bjer nuses për xhelozi. Fqinjët e alarmuar njoftojnë policinë

Një 28-vjeçare është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti i saj, në ambientet e shtëpisë e tyre në qytetin e Maliqit.

Sipas informacioneve, çifti kishte pasur një debat verbal dhe më pas bashkëshorti, shtetasi me iniciale E.Z. ka goditur me grushte bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Në konflikt, i cili dyshohet të jetë për motive xhelozie, është përfshirë edhe vjehrri i të resë, i cili bashkë me të birin ka ushtruar dhunë ndaj 28-vjeçares.

Fqinjët kanë dëgjuar të bërtiturat e te resë dhe kanë njoftuar policinë e Maliqit, e cila ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe ka vënë në pranga bashkëshortin 31-vjeçar, i skeduar nga policia si përdorues i lëndëve narkotike, dhe ka proceduar në gjendje të lirë babanë e tij.

Në harkun kohor të 24 orëve, ky është rasti i dytë i dhunës brutale ndaj grave në juglindje, pasi një ditë më parë Bledar Trëndafili leu me benzinë gruan me të cilën ishte në proces divorci, Melisa Trandafilin dhe tentoi ta djegë të gjallë.

Goditet banda që vidhte vilat luksoze në Ibiza, në pranga dy shqiptarë dhe një rumune! Viktimë e tyre edhe moderatori i BBC (Video)

Një bandë që vidhte vilat luksoze në Ibiza të Spanjës është goditur nga policia, duke çuar në arrestimin e tre prej pjesëtarëve.

Mediat e huaja raportojnë se dy nga të arrestuarit janë shqiptarë, ndërsa një e tretë është shtetase rumune.

Ata kishin arritur të grabisnin sende luksoze me vlerë qindra-mijëra euro nga plot 22 vita në ishullin turistik spanjoll.

Viktimë e grabitje së tyre është edhe personaliteti anglez Nick Grimshaw, i cili kishte marrë një vilë me qira në Ibiza për të festuar ditëlindjen e tij të 48-të. Ai ndodhej në shtëpi me nënën e moshuar dhe motrën gjatë grabitjes.

Shpesh, viktimat e grabitjeve raportonin se zgjoheshin në mëngjes me dhimbje koke dhe marrje mendsh, duke bërë që policia spanjolle të dyshonte se banda përdorte ndonjë lloj gazi kimik për t’i vendosur në gjumë të rëndë banorët.

Po ashtu, janë publikuar edhe pamjet e grabitjeve, ku autorët shihen në orët e vona të natës, të veshur me të zeza dhe në një rast konfrontohen me një banor.