Shkëlqeu në Europian, rritet vlera e Mario Mitaj në merkato

Mario Mitaj është një nga lojtarët më premtues të kombëtares shqiptare dhe prej tij presim që shumë shpejt të transferohet në një skuadër të madhe.

Vetëm 20 vjeç, mbrojtësi i majtë është gjithmonë titullar me kuqezinjtë dhe e meriton pozicionin që ka fituar në 12 muajt e fundit. Mitaj aktualisht luan te Lokomotiv Moskoë në Rusi, aty ku njoftohet se ka dyfishuar vlerën e tij në treg.

Para Kampionatit Europian, mbrojtësi kushtonte rreth 2 mln euro. Vlera e tij tashmë është rritur me 1,5 mln euro më shumë, pra në 3.5 milionë euro.

Kjo nuk do të thotë se rusët do të heqin dorë lehtë prej tij. Madje, mediat lokale raportojnë se për Mitajn do të kërkohet dyfishi apo trefishi i kësaj shifre. Kur Lokomotiv transferoi Mitajn, investoi 3 milionë euro, kur kartoni i tij në fakt vlerësohej vetëm 500 mijë euro në “Transfermarkt”.