Grupi famëkeq ‘Albkings’ në Telegram, arrestohen 7 persona, mes tyre një vajzë!

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se janë arrestuar të gjithë pjesëtarët e grupit famëkeq ‘Albkings’, i cili funksiononte në rrjetin social Telegram dhe shpërndante foto intime të personave të ndryshëm, me qëllim shqetësimin dhe ngacmimin seksual.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore Zejnullah Gashi në një konferencë për media, teksa njoftoi arrestimin e 7 personave, pjesë e grupit, përgjegjës për veprat penale të vjedhjes së identitetit dhe publikimit të kredencialeve, tha se ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa përket veprave penale që do të ndiqen.

Përveç administratorit të parë është arrestuar edhe administratorja e grupit femër.

“Ju njoftoj se prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arritur me sukses të gjurmonin, zbulonin dhe të arrestonin të gjithë kryesit të veprave penale të vjedhjes së indentiteti dhe kredencialeve. Marrë parasysh se jemi duke hetuar ende, kërkojmë që të kurseheni sa i përket pyetjeve, pasi që mund të cenojmë konfidencialitetin dhe integritetin e hetimeve. Ka gjasa që të zgjerohen hetimet edhe sa i përket personave që do të ndiqen edhe sa i përket veprave penale që do të ndiqen. Sot i kemi gjithsej 7 personave që i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të zgjerimit të hetimeve edhe për persona të tjerë”, tha ai.

Ndërkohë, prokurorja e rastit, Erza Bajrami-Kastrati, bëri me dije se grupi është mbyllur përfundimisht.

“Kemi arritur që këtë grup ta mbyllnim përfundimisht. Kemi arritur t’i arrestonim shtatë persona që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast”, ka thënë ajo.

Grupi “Albkings” në rrjetin “Telegram” në shumë pak kohë u kthye në një tmerr për gratë dhe vajzat, jo vetëm në Kosovë, por dhe në Shqipëri, teksa aty shpërndahen foto dhe video intime të tyre, përfshirë dhe numra celulari.

Për grupe të tilla, hetime po kryhen edhe në Tiranë nga Krimi Kibernetik.

E papritur! Romeo dhe Ledioni ‘ndajnë rrugët’ në Instagram

Duket se mungesa e Romeo Veshaj në after-party dhe në Post BBV lidhet me atë që të gjithë dyshuan “Hatërmbetje”

Pasi mori medaljen e beonxit duke zënë vendin e tretë në finalen e madhe,Romeo zgjodhi të mos merrte më pjesë në asnjë aktivitet që vinte më pas.

E duket se pas perdes së madhe do të ketë pasur konflikte sepse nga një verifikim i shpejtë na rezulton se Romeo nuk e ndjek më Ledioni dhe as ky i fundit atë.
Tani pyetja lind:A do e shohim më Romeon në Top?

Kush e di..

Shefi i AMP-së donte të bëhej drejtor! Kjo është punonjësja që u arrestua

Zbardhen detaje të reja nga rasti më i fundit i hetuar nga Sektori i Hetimeve të Krimit Kibernetik të Tiranës që vuri në pranga një punonjëse të AMP-së dhe një gazetar. Në kërkim është shpallur shefi i sektorit në AMP, Kushtrim Selimi.

Selimi përmes portalit (shqipnews.info) që kishte hapur me Regina Omerin (efektiven e AMP) kishin arritur të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Qëllimi ishte denigrimi i tyre në publik përmes lajmeve të rreme. Kushtrim Selimi donte që përmes këtyre shkrimeve, përmes presionit, të emërohej drejtor.

Njoftimi i policisë

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

R. O., 34 vjeçe, punonjëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në Drejtorinë Rajonale Durrës;

E. H., 35 vjeç, me profesion gazetar.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi K. S., 39 vjeç, me detyrë shef sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se këta tre shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ndryshonin dhe fshinin të dhëna kompjuterike në formate teksti, pa të drejtë, për krijimin e të dhënave të rreme ndaj disa titullarëve të institucioneve të ndryshme, duke denigruar figurën e tyre, me qëllim paraqitjen dhe përdorimin e tyre si autentike, në një faqe interneti.

Këmbimi valutor/ Ja sa blihen dhe shiten Euro me Dollarin

Leku vazhdon që të jetë i fortë përballë monedhave të huaja. Edhe ditën e sotme, dollari amerikan blihet me 92.5 lekë dhe shitet me 93.5 lekë.

Euro blihet me 100.4 lekë dhe shitet 101.3 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 101.2 lekë, ndërsa në shitje me 102.2 lekë. Paundi britanik blihet me 117 .8 lekë dhe shitet me 119 lekë.

Dh*nimi barbar i avokatit Mëngjesi, autori që u vetëdorëzua ‘nxjerr zbuluar’ porositësin: E bëmë për miqësi…

Doriaj Aliaj nga autorët që mori pjesë në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi ditën e djeshme në Tiranë, ka treguar se kush ishte porositësi i sulmit. Aliaj tregon para hetuesve se sulmi është porositur nga Dritan Nano dhe autorët e tjerë e kanë kryer porosinë për miqësi.

Aliaj ka pranuar se dhuna ka ardhur si pasojë e konfliktit të lindur mes tyre dhe avokatit për pjesën e pagesave të kontratës për pronën. Më tej ai është shprehur se kishin si qëllim vetëm ta frikësonin avokatin, por nuk e kishin menduar se situata do të bëhej kritike. Sakaq në dëshminë e tij të dhënë më herët Dritan Nano, ka hedhur poshtë akuzat dhe ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit.

Ρυblikohet fotoja e organizatorit të dh* nës bαrbare ndaj aνokatit, SokoΙ Mëngjesi!

Në foton e mësipërme është Dritan Nano, i cili u arrestua si organizator i sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesit.

Nano ka mohuar të ketë gisht në ngjarjen e rëndë, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës (29 Maj) në ish-Bllok kur juristi sapo kishte lënë djalin në kopsht.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, ka dëshmuar para hetuesve Dritan Nano.

Organizatori i sulmit ndaj avokatit nuk ka qenë bashkëpunues me policinë, ndërsa kjo e fundit disponon prova të mjaftueshme për implikimin e tij në ngjarje.

Drian Nano raportohet se ka pasur lidhje krushqie dhe shoqërore me autorët e dyshuar të sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa 19-vjeçari, Dorian Alia, i cili u vetëdorëzua në polici disa orë pas dhunimit të juristt, është shprehur se: “Shkuam për t’i dhënë një mesazh.

Nuk e menduam që situata do të rëndohej kaq dhe avokati do të merrte kaq dëme të rënda”.

Juristi Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga vëllezërit Drivald Alia 21 vjeç e Dorian Alia 19 vjeç dhe Elton Kasaj 33 vjeç, vazhdon të jetë në monitorim intensiv nga stafi mjekësor i reanimacionit./VoxNews

TRONDlT NASA,gjejnë në Mars sendin e shenjtë që përdorin njerëzit

Pyetje të tilla si: A ka jetë në planete të tjera? A jemi vetëm në këtë galaktikë? A ekzistojnë alienët? etj,

janë pyetje të cilat e shqetësojnë në përmasa shumë të mëdha qënien njerëzore. NASA nga ana tjetër, një agjensi e cila merret me

“programin” e hapësirës, na vë akoma në dilemë duke na sjellë prova aq mosbesuese, aq të çuditshme, aq sa dhe të frikshme për galaktikën tonë.

Së fundmi NASA publikon lajmin e një gjahtari UFO-sh i cili ka gjetur një provë se alienët besojnë në fe, pasi ai ka zbuluar një pjesë të librit të Biblës së vjetër në Mars. Fotot e verifikuara nga NASA u shkrepën fillimisht në vitin 2015. Por eksperti i vetëshpallur i UFO-ve Scott C.

Waring hodhi një vështrim më të hollësishëm, pasi ai kishte gjetur atë që ai pretendonte se ishte një ‘Bibël e vjetër familjare’.

Kohët e fundit, Waring gjithashtu pretendoi se kishte gjetur prova se të “huajt” jo vetëm që ekzistojnë, por edhe se ata janë në hënë.

Në faqen e tij të internetit, ai tha se ishte ‘ 100 për qind Provë e Padiskutueshme e qyteteve të huaja në hënë’. Më tej Waring

shtoi se po shikonte disa imazhe të hollësishme që ‘zbulojnë pjesërisht anën e errët të hënës’. Ai vazhdoi: “Pikat e bardha, të cilat kaq shumë njerëz i kanë quajtur të meta në foto, janë reale. Prova ime është hija. Shikoni hijen që i mbulon ato.”

Waring shtoi: ” Ju do të vini re sikur unë bëra me dije se ekzistojnë disa formacione të pazakonta të pikave të bardha.

Këto janë të ndara në mënyrë të barabartë dhe qëndrojnë afër njëra-tjetrës.

Kjo është për shkak se ju po shikoni qytete në hënë.” Waring vazhdon të thotë se ai ka identifikuar tre lloje të ndërtesave, ato me llaç , ndërtesa të bardha qeramike dhe “ndërtesa të errëta ”

Dalin pamjet/ Grushta dhe shqelma kokës, si u dhunua avokati Sokol Mëngjesi (VIDEO)

Në video, shikohet avokati që po del nga një kopsht në zonën e ish-bllokut në rrugën “Pjetër Bogdani” pasi la fëmijën.

Avokati ka qenë duke u largua nga kopshti kur është goditur nga 3 persona.

Avokati është goditur fillimisht në kokë, duke rënë menjëherë në tokë.

Ndërsa avokati rrëzohet në tokë, agresorët e kanë qëlluar sërish.

Autorët janë larguar me vrap, duke e lënë të shtrirë në tokë.


Policia zbardh shkakun përse u dhunua avokati

Policia e Tiranës ka zbardhur shkakun e dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një konferencë për shtyp, bëri të ditur se avokati u godit për shkak të detyrës.

Sipas tij, avokati ka përfaqësuar në një proces civil në Shkallë të Parë dhe në Apel një familje që kishte të trashëguar një pronë në Tiranë.

Proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij. Disa nga trashëgimtarët nuk kanë pranuar të plotësojnë kushtet ligjore të kontratës me studion ligjore.

Policia e Tiranës bëri të ditur se autorët e dhunës ndaj avokatit janë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia.

Ndërsa një person i katërt i quajtur Romario Tabaku ka ndihmuar autorët e dyshuar për t’i larguar nga vendngjarja me makinën Audi me targa AB696JT. Ndërsa si organizator, Policia e Tiranës dyshon të jetë Dritan Nano 58 vjeç të cilin e ka shoqëruar me iniciativë.

Për këtë ngjarje, Policia e Tiranës e ka referuar dosjen në Prokurori për akuzën e vrasjes së funksionarëve publik të mbetur në tentativë.

Ndërkohë, teksa Tonin Vocaj ishte në konferencë shtypi, njëri nga autorët e dyshuar, Dorian Alia 32 vjeç u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

I pyetur nga gazetarët, Tonin Vocaj bëri të ditur se përpara 1 muaji, ka patur një takim mes palëve, që pasoi me ngjarjen e ditës së sotme.

Moszbatimi i kontratës me avokatin i njërit prej trashëgimtarëve

8 trashëgimtarë të tokës kanë patur përfaqësues avokat Sokol Mëngjesin. Njëri nga 8 trashëgimtarët, Dritan Nano nuk ka pranuar zbatojë kontratën pas fitimit të pronës. Në këtë situatë avokati ka kërkuar të respektohet kontrata që kishin lidhur. Vetëm Dritan Nano nuk e ka pranuar.

Avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos për moszbatimin e kontratës që e ka fituar, dhe përmbarimi i ka bllokuar pronën duke mos e lejuar që të shitet. Në këtë situatë Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte. Takimi i parë ka qenë përpara një muaji por nuk kanë rënë dakord.

Horoskopi për ditën e sotme, e Enjte 30 Maj 2024

Dashi

Sot është një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Shfrytëzojeni pasi është çasti i duhur për të realizuar një ëndërr që lidhet me partnerin/en tuaj. Nëse prej kohësh keni qenë në pritje duke analizuar, tani duhet të veproni. Nuk priten ndryshime për beqarët. Sa i takon financave, kjo do jetë një ditë me fat për juve.

Demi

Kjo e enjte do jetë për të lindurit e Demit e favorshme për t’i dhënë jetë ndonjë fantazie të çmendur që keni kohë që e mendoni bashkë me partnerin/en. Lajme të mira për beqarët. Do afrohen mjaft me një person të panjohur. Të ardhurat pritet të përmirësohen ndjeshëm.

Binjakët

Një ditë e mërzitshme. Për ju që jeni në një lidhje sot do të shpaloset një problem i madh, me të cilin nuk do të mund të përballeni drejtpërdrejt. Gjeni një rrugë të tërthortë për ta zgjidhur. Beqarët do realizojnë një takim që do ju ndryshojë jetën. Në planin financiar gjërat janë mirë.

Gaforrja

Kujdes sjelljen me partnerin/en. Duhet të jeni sa më elastikë që të mundeni. Mos humbni kohë me çështje që nuk janë në favorin tuaj. Beqarët do jenë të përqendruar tek puna dhe nuk do mendojnë për dashurinë. Sa i takon parave, do jetë ditë pozitive dhe pa probleme.

Luani

Sot juve bota do t’ju duket e bukur dhe plot ngjyra sot ju të dashuruarve. Përfitoni nga rasti për të shprehur anën tuaj krijuese dhe për të rritur vetëvlerësimin te partneri/ja. Beqarët do kenë takime të paparashikuara të cilat mund t’i bëjnë t’iu rrahë zemra fort. Në planin financiar fati do ju buzëqeshë.

Virgjëresha

Një ditë jo e mirë dhe pa sot kjo e sotmja. Mos u mundoni të vini në rrezik gjëra që kanë vlerë për ju. Përpiquni t’u kushtoni rëndësi partnerit/es. Beqarët do jenë realistë dhe nuk do kërkojnë asgjë me ngulm. Në planin financiar gjërat duken mirë.

Peshorja

Tregohuni të hapur me personin e zemrës. Thoni atë që mendoni gjithmonë. Është koha të tregoheni të sinqertë me veten dhe njerëzit që keni përreth. Beqarët ka rrezik te bëjnë gabime ndërkohë që do jenë në kërkim të shpirtit të tyre binjak. Financat po përmirësohen.

Akrepi

Një ditë e mirë ndaj mos jini të frikësuar prej asgjëje sot. Dita do të jetë me ju të dashuruarit. Ruani optimizmin dhe gjithçka do të shkojë sipas planit. Beqarët do kenë mundësi për aventura të jashtëzakonshme. Financat do përballen me disa probleme.

Shigjetari

Keni një lodhje të përgjithshme këto kohë. Kjo sepse nuk ndiheni aq mirë sa do të donit. Përpiquni të gjeni kohë për disa ditë pushimi me partnerin/en. Beqarët duhet të joshin personat që do kenë rrotull, pasi do jenë vërtet interesantë. Në planin financiar problemet do jenë të pakta.

Bricjapi

Është shumë e rëndësishme që të ruani përqendrimin sot gjatë një debati me partnerin/en. Nëse nuk arrini t’i kontrolloni ndjenjat tuaja, kjo do t’ju kushtojë shtrenjtë. Beqarët do kenë vetëm flirte kalimtare. Me buxhetin tregohuni të kujdesshëm.

Ujori

Mos kini frikë të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm, partneri mund ta marri krenarinë tuaj për mendjemadhësi. Beqarët do kenë një ditë mjaft intensive dhe të mbushur me takime të jashtëzakonshme. Edhe në planin financiar gjërat do ju shkojnë mirë.

Peshqit

Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje kjo e enjte. Sot priten një sërë ndodhish dhe incidente në jetën në çift të cilat do t;I përballoni me vështirësi me natyrën tuaj të butë. Këshilla është që juve të ruani qetësinë në çdo situatë. Beqarët nuk do kenë shumë kohë të mendojnë për jetën sentimentale. Pritet tqë situate me financat të përmirësohet.

Trαgjedi në Itali / Tre karabinierë bien në greminë dhe ndërrojnë jetë

Tre oficerë të Karabinierëve në Itali kanë ndërruar jetë gjatë një stërvitjeje në Val Masino, provincë e Sondrios.

Mediat italiane bëjnë me dije se karabinierët e rinj janë rrëzuar në greminë gjatë stërvitjes për t’u ngjitur në një lartësi. Viktimat janë të moshës, 32, 25 dhe 22 vjeç.

“Ata po kryenin një stërvitje me dy ekipe. Gjatë ngjitjes, një nga ekipet është rrëzuar. Njëri i përkiste Shkollës Alpine të stacionit Guardia di Finanza (Sagf) në Sondrio, ndërsa dy asaj të Madesino.

Në vend, përveç karabinierëve, edhe magjistrati në detyrë i Prokurorisë së Sondrio, Piero Basilone. Të pranishëm kanë qenë edhe ekipet e shpëtimit që kanë marrë kërkesën për ndihmë rreth orës 13:00 dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave”, bënjë me dije autoritetet italiane.