Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për 1/16-ën e kampionatit evropian EURO 2024.
Turqia është kualifikuar tashmë, Me dy golat e Demiral dhe do të përballet në çerekfinale me Holandën.
Në tribunë s’kishte se si të mungojë përkrahja e bashkëshortes së tij, modeles së njohur shqiptare, Heidi Lushtaku.
Ajo ka festuar me plot emocion golin e Demiral, bashkë me djalin.
Aleksandër Vuçiç pasi mori pjesë në seancën e kolegjit të zgjeruar të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, ka mbajtur një deklaratë për mediat ku tha se forca të shumta janë mbledhur në rajon ku po i vëzhgojnë.
Nga deklarata e dhënë u la të kuptohet se Vuçiç po i druhet dronëve shqiptarë se mund të zbulojnë lëvizjes e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën.
“Pajisjet dhe armatimet e ushtrisë serbe po modernizohen, nuk jemi të kënaqur me numrin e njerëzve, sidomos në veri të Serbisë, Beograd dhe Vojvodinë. Kemi shumë sfida, forca të mëdha janë mbledhur në rajon për arsye të ndryshme. Nga forcat e rëndësishme të vendeve fqinje, tek numri i madh i anëtarëve të NATO-s në Kosovë, 4534 për momentin.
Ajo që kemi vërejtur është se aksionet e avionëve me pilot dhe avionëve pa pilot dhe dronëve në mjedis me qëllime zbuluese drejt Serbisë, pa kaluar kufirin e Serbisë, janë intensifikuar nga të gjitha drejtimet në drejtim të Serbisë.
Kemi vërejtur ngritjen e dronëve shqiptarë nga Gjakova me qëllimin për të vëzhguar pozicionet e ushtrisë serbe dhe avionëve suedezo-gjermanë nga territore të tjera që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë serbe. Ne do të vazhdojmë me shpejtësi dhe do të duhet të ndryshojmë zakonet tona, të punojmë më shumë dhe më mirë, të jemi më të qartë në mesazhin e frenimit të çdo agresori të mundshëm”.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka arritur një shifër rekord prej 1,067,405 pasagjerësh në qershor të këtij viti.
Kjo shifër e jashtëzakonshme e tejkalon numrin e pasagjerëve të qershorit të vitit të kaluar prej 667,521, duke shënuar një rritje prej 61.6%% nga viti në vit.
Periudha nga janari deri në qershor 2024 ka gjithashtu një rritje të jashtëzakonshme, duke mirëpritur 4,790,368 pasagjerë, krahasuar me 2,894,358 pasagjerë gjatë së njëjtës periudhë në vitin 2023. Kjo rritje prej 65% nga viti i kaluar, pasqyron kapacitetin e zgjeruar të TIA-s, shërbimet e përmirësuara dhe investimet strategjike për të përmirësuar përvojën e pasagjerëve.
Gjithashtu, është zgjeruar ndjeshëm zgjedhja e destinacioneve si në qytete të mirënjohura të Europës, ashtu edhe në destinacione të largëta. Disa prej destinacioneve të reja, më të spikatura janë Nisa në Francë, Rodhos dhe Heraklion në Greqi, Barcelona dhe Valencia në Spanjë, Bukureshti në Rumani, Bodrum, Antalia dhe Stamboll në Turqi, Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe si edhe një larmishmëri shumë e madhe destinacionesh drejt Italisë dhe vendeve të tjera Europiane.
Suksesi në rritje i TIA-s i dedikohet strategjisë së Kastrati Group për të zgjeruar dhe modernizuar Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës nëpërmjet investimeve infrastrukturore, partneriteteve strategjike me linjat ajrore dhe përmirësimeve të vazhdueshme në shërbimin ndaj klientit.
“Tejkalimi i 1 milion pasagjerëve dhe më shumë se 5850 lëvizje avionësh në një muaj të vetëm, nuk është vetëm një dëshmi e punës së palodhur dhe përkushtimit të të gjithë punonjësve dhe profesionistëve të TIA-s, por vërteton se investimet thelbësore të bëra në infrastrukturat ajrore, zgjerimi i terminalit dhe pajisjet e sigurisë, janë duke dhënë rezultatet e pritshme. Në TIA, të gjithë janë të përkushtuar për të ofruar standardet më të larta në funksionimin e aeroportit, duke respektuar rregulloret e sigurisë nën mbikëqyrjen e Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar,” u shpreh Piervittorio Farabbi, Drejtori Operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë hapa të rëndësishëm duke patur rritjen më të shpejtë nga periudha sfiduese e pandemisë COVID-19, duke ofruar një shërbim ekselet dhe duke zgjeruar rrjetin e destinacionave. Kjo tashmë e ka pozicionuar aeroportin si një qendër kryesore të aviacionit në rajon.
Ky është momenti kur i shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Laert Haxhiu i dorëzohet autoriteteve shqiptare nga forcat e policisë greke.
32-vjeçari është sjellë në Kakavijë, në masa të larta sigurie, nga policia greke dhe është marrë në dorëzim nga Forcat Speciale “RENEA”.
Ai shihet me pranga në duar teksa një moment kërkon që të mos e filmojnë.
32-vjeçari, është i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale si “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Haxhiu është autor për atë që është cilësuar si “Masakra e Lushnjes”, ngjarje e shënuar në vitin 2017, ku dy persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.
Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Kina, aty ku një grua e moshuar prej plot 20 vitesh e përdorte një granatë dore si çekiç.
Siç raportojnë mediat e huaja, gruaja e moshuar nuk e dinte funksionin e vërtetë të “veglës” që gjeti 20 vite më parë. Ajo e përdorte granatën aq shpesh sa që ishte konsumuar tejmase nga goditjet.
Gruaja 90-vjeçare e quajtur Qin nga Xiangyang, provinca Hubei e Kinës qendrore, mbeti e tronditur kur zbuloi se çekiçi ishte në fakt një granatë dore.
Ajo mendoi se objekti ishte një ‘gungë metalike’ e pazakontë që e kishte gjetur teksa punonte në fermën e saj dhe e kishte çuar në shtëpi.
Duke supozuar se ishte një çekiç, gruaja filloi ta përdorte atë për të bërë detyra të ndryshme shtëpiake.
Fatmirësisht, gjithçka mori fund pa incident, kur autoritetet shkuan dhe sekuestruan granatën.
A Chinese old woman has been using a grenade instead of a hammer for 20 years
All this time she used the grenade as a hammer in the household. The dangerous weapon was confiscated and detonated in a special place. pic.twitter.com/5dadhGH8hE
Një ngjarje me përmasat e një skandali të vërtetë ka ndodhur në aeroportin e Athinës, ku ish-ministri i bujqësisë Lefteris Avjenaqis dhe deputeti i Demokracisë së Re Lefteris Avjenaqis, sulmoi fizikisht një punonjës të aeroportit, pasi sipas tij, punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish-ministri, duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë, të nisej edhe pse ishte me më shumë se 10 minuta vonesë.
Pasi e ka kërcënuar punonjësin, Avjenaqis hyri brenda banakut dhe në vazhdim e kërcënoi dhe e dhunoi atë në vendin e punës.
Punonjësi nuk reagoi, madje u tërhoq duke e sqaruar ish-ministrin e ” tërbuar” se e kishte thirrur 3 herë të paraqitej, pasi avioni po bëhej gati të nisej.
Madje hera e fundit që ai e thirri ish-ministrin ishte në momentin që aeroplani kishte ndezur motorët për t’u nisur, por sërish Avjenaqis kishte preferuar të shijonte një kafe me miqtë e tij që e shoqëronin dhe jo t’i drejtohej Gate si gjithë pasagjerët e tjerë.
Çështja mori menjëherë përmasa të mëdha. Madje këtë herë përvec opozitës që akuzoi Demokracinë e Re, se ka sjellje brutale në modelin qeverisës çka duket kudo në jetën politike dhe sociale të vendit.
Edhe vetë deputetët e Demokracisë së Re, thanë se janë të shokuar nga ngjarja, ndërsa kryetari i parlamentit Kostandinos Tasulas, e thirri me urgjencë zotin Avjenaqi të japë sqarime lidhur me ngjarjen.
Tashmë konsiderohet e sigurt se ai do të dëbohet nga grupi parlamentar dhe me gjasa edhe nga Demokracia e Re.
Vetë Avhenaqis pranoi se ka qenë protagonist i ngjarjes, por versioni i tij devijon nga pamjet të cilat e tregojnë qartë dhunën ndaj punonjësit.
Ai kërkoi ndjesë dhe tha se do të pranojë pa anjë rezervë heqjen e imunitetit të tij, nëse prokuroria vendos të nisë procedim penal për ngjarjen.
Mjekja e pezulluar e përfshirë në skandalin e ndodhur tek Onkologjiku në QSUT, Alketa Pere ka deklaruar mbrëmjen e djeshme në “Top Story” se është personi më i stresuar në këtë dosje.
Ajo ka deklaruar se ka pasur mungesë mjekimi në spitalin Onkologjik dhe e pyetur se përse nuk e bën denoncimin publikisht, ajo u shpreh “kam hallet e mia”.
Alketa: Unë kam shkuar dhe të zyra e zv.ministres edhe para një jave
Osman Stafa: Pse nuk e bëni denoncimin publikisht?
Alketa Pere: Nuk e bëj dot, kam hallet e mia tani, kam shkuar te zv ministrja e bashkë me kolegun tim më ishin ofruar për të bërë punë shkencore me prova klinike. Përgatita dosjen dhe i komunikova të lutem na ndihmo ti bëjmë kartelat elekoktrine. Kaq munda kaq bëra për atë institucion.
Alma Demiraj: Kemi një regjistër kombëtar të kancerit, e menaxhon Alban Ylli
Alketa: Rama mendova se do shpallte strategjinë e luftës kundër kancerit, por shpalli strategjinë e luftës kundër mjekëve. Nuk ka mjekë kriminelë, nuk njoh ndonjë mjek kriminel
Alma: E ndjeni veten fajtore?
Alketa Pere: Personi që është stresuar më shumë në këtë proces jam unë, se jam para pacientëve
Curri: Ju nuk keni lënë gjurmë në shtet që ne kemi këtë situatë
Alketa: Kam lënë gjurmë, i kam dërguar letër edhe zonjës Manastirliu, nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. I kam thënë zonja ministre, ia kam dërguar edhe rektorit.
Djali i Pal Trushajt, 63-vjeçari që piu helm në ambientet e SPAK dhe ndërroi jetë në spital, ka thyer heshtjen, ndërsa ka treguar detaje për ngjarjen e rëndë.
I riu pohoi se babai i kishte shmangur problemet financiare që kishte me bankat.
“Jemi të tronditur nga kjo që ndodhi. Babai na shmangte problemet gjithmonë. Në 2014 përmbarimi na bllokoi pagat. SPAK të verifikojë vendimet e gjykatave”, tha i biri. Mësohet se Pal Trashaj humbi shtëpinë nga kompanitë e kredive.
NJOFTIMI I POLICISE Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Panorama”, shtetasi P. T., 63 vjeç, ka konsumuar fostoksinë, ju informojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital, mëngjesin e sotëm. (BalkanWeb)
Mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere është e ftuar në Top Story në Top Channel këtë të martë.
Grida Duma: Pse vendose të shfaqeshe sërish në public?
Alketa Pere: Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.
Grida Duma: Ndihesh mjeke?
Alketa Pere: Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment I vogël për t’u hedhur nga ballkoni.