Degjeneron sherri në një familje në Korçë/ Arrestohet një person dhe njerku i tij. U ushtrua dhunë dhe ndaj…

Policia e Korçës njofton se ka arrestuar dy persona, të cilët janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Një qytetar mësohet se është përfshirë në sherr me njerkun e tij.

Gjithashtu, dyshohet se i arrestuari me inicialet E.T. ka dhunuar edhe nënën e tij.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit  E .T. dhe M. R., banues në Korçë, pasi dyshohet se shtetasi E. T. është është konfliktuar fizikisht me njerkun e tij, shtetasin M. R. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi E. T. ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij”, njofton policia.

Barazimi me Kroacinë/ Gjasula futet në histori, një tjetër rekord për Shqipërinë

Mesfushori kuqezi, Klaus Gjasula, ishte padyshim protagonisti i sfidës Kroaci-Shqipëri. Gjasula ishte duke realizuar dy gola, në të dyja portat, që fillimisht devijoi në mënyrë të gabuar në portën tonë, por në fund të sfidës me një të majtë të kalibruar, gjeti cepin e portës kundërshtare, për t’i dhënë një pikë kombëtares tonë.

I futur në fushën e lojës vetëm në minutën e 72-të të sfidës, Gjasula do të hyjë në histori, si i pari futbollist që i hedhur në fushën e lojës nga stoli, të realizojë gol dhe autogol brenda të njëjtës sfidë. Askush më parë nuk kishte arritur diçka të tillë.

Klaus Gjasula do ta mbajë mend gjatë këtë sfidë. Kujtojmë se Shqipëria realizoi edhe golin më të shpejtë të Europianit, atë të Bajramit ndaj Italisë për 23 sekonda.

Me golin ndaj Skocisë, Shaqiri thyen rekordin e rëndësishëm. As Ronaldo nuk e ka arritur

Një tjetër shqiptar, përsëri rekord! Mesfushori Xherdan Shaqiri bëhet zyrtarisht lojtari i parë në futboll që ka shënuar në 3 Europianët e 3 Botërorët e fundit.

Kombëtarja e tij Zvicra e ka nisur mbarë Euro 2024, me një fitore bindëse 3 me 1 ndaj Hungarisë, ndërkohë që Skocia pësoi plot 5 gola prej gjermanëve.

Goli i tij sonte ndaj Skocisë, e bëri ish-futbollistin e Liverpool që “mposhtë” Cristiano Ronaldon. Ylli botëror ka shënuar në pesë turnetë e fundit, por nuk ka mundur ta gjejë rrjetën në fitoren e Portugalisë ndaj Republikës Çeke të martën.

Shaqiri ka shënuar plot 32 gola për Zvicrën dhe e ka përfaqësuar kombin në 4 Kupa Botërore dhe 3 Kampionate Evropiane.

Sherr masiv në Korçë,shkopa bejsbolli, 5 autorë në kërkim, një i ri i plagosur

Korçë/Goditën me automjet dhe me sende të forta një 18-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime fizike, Policia vijon intensivisht punën për kapjen e 5 shtetasve, autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur sot, në lagjen nr. 17.

Më datë 19.06.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Korçë, shtetasit S. S., 33 vjeç, S. S., 25 vjeç, Dh. D., 38 vjeç, A. D., 27 vjeç dhe M. B., 39 vjeç, banues në Korçë, të cilët lëviznin me automjetin tip “Range Rover”, dyshohet se kanë përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. J., 18 vjeç dhe më pas janë konfliktuar fizikisht me të.

Gjatë konfliktit, pesë shtetasit e lartpërmendur dyshohet se e kanë goditur me sende të forta 18-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Po nga deklarimet e 18-vjeçarit dyshohet se një prej autorëve ka patur një send, në dukje si armë zjarri.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të kësaj ngjarjeje.

Humbi me Italinë dhe barazoi me Kroacinë, ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u kualifikuar nga grupet

Pas barazimit me Kroacinë në frymën e fundit në Hamburg, Shqipëria mori pikën e parë në këtë Europian. Realisht me një ndeshje dinjitoze, të cilën e shpresuam me Italinë, kur kishim shënuar që sekondën e 23-të, por u mbyllëm në mbrojtje dhe humbëm.

Ekipi kuqezi vijon që të jetë në vendin e tretë në grup për shkak të golavarazhit, por sa i përket renditjes së vendeve të treta në të gjitha grupet, momentalisht Shqipëria është në vendin e dytë, pas Sllovenisë. Por jemi akoma herët sepse ka shumë ndeshje dhe renditja lëviz.

Skuadra e Sylvinhos ka luajtur një ndeshje më shumë se skuadrat e tjera, teksa shanset vazhdojnë të jenë për t’u kualifikuar. Një mrekulli ndaj Spanjës, me një fitore të mundshme të kuqezinjve, do ta kualifikonte Shqipërinë, ndoshta edhe si vend të dytë nëse Italia mposhtet në të dyja ndeshjet e radhës. Italia do të përballet me Spanjën këtë të enjte në ora 21.00 dhe me pas takohet me Kroacinë.

Advertisements

Një barazim me Spanjën do të na çonte në kuotën e dy pikëve dhe për të qëndruar në vendin e tretë do të na duhej dhe një barazim ose fitore e Italisë përballë Kroacisë, por për t’u kualifikuar, duhet që të ketë të paktën dhe dy skuadra të tjera në vendin e tretë në grup me dy ose më pak pikë dhe që të kenë golavarzh më të keq se Shqipëria.

Por, këto janë llogaritje shansi!

Që të jemi të kualifikuar duhet që Spanja të rrah Italinë dhe Shqipëria të mposhtë Spanjën.

Modeles shqiptare i del huq: Këtë Europian jam me Brazilin!

Për të diskutuar Europianin, në televizionet shqiptare, më së shumti ftohen politikanë, artistë, modele, dhe rrallë ndonjë specialist futbolli apo ish-futbollist.

Dhe normalisht, nëse hap TV, dëgjon çmendurira.

Një modele e ftuar në RTSH, e pyetur se me kë është këtë Europian, pasi u mendua pak, tha se është me Brazilin.
Epo, suksese!

Policia e Shtetit s’ndalon degjenerimin në TikTok, bën trimin me policin që foli me turistet gjermane!

Edhe pse degjenerimi në rrjetin social TikTok ka arritur aty ku s’mban më, Policia e Shtetit zgjedh të bëjë trimin dhe ndëshkojë efektivët e saj,

Kështu efektivi i Policisë Rrugore që bëri foto me turistet gjermane që ndaloi për t’i gjobitur dhe u kërkoi emrin e Instagramit, është pezulluar nga puna.

Insepktori me iniciale R. Xh është pezulluar nga puna për sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës.

Policia thotë se përsa i përket zbatimit të procedurës ligjore për shkeljen e konstatuar, efektivi ka vepruar konform ligjit pasi shtetaset gjermane janë ndaluar pasi qarkullonin me njërën dritë të automjetit, të djegur.

Për këtë arsye ato janë ndëshkuar me gjobë 1000 lekë, por duke qenë se e kanë paguar në vend, gjoba është përgjysmuar në 500 lekë.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me sjelljen në mënyrë joprofesionale, gjatë kryerjes së detyrës, të punonjësit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, inspektor R. Xh., gjatë komunikimit me një shtetase gjermane, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë punonjësin e Policisë dhe ndaj tij ka nisur ecurinë disiplinore.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar transferimin e mënjëhershëm të këtij punonjësi policie, nga Sektori i Policisë Rrugore në një strukturë tjetër të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë, përsa i përket zbatimit të procedurës ligjore për shkeljen e konstatuar, ka vepruar konform ligjit, konkretisht:

Më datë 10.06.2024, te kryqëzimi i Tales, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtuese shtetasen gjermane J. W., pasi kanë konstatuar se qarkullonte me njërën dritë të automjetit, të djegur. Pasi i kanë komunikuar arsyen e ndalimit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shtetasja nuk dinte shqip dhe për këtë arsye komunikimin me të e kanë bërë nëpërmjet Google Translate. Për shkeljen e kryer (qarkullim me të meta teknike pamore), të parashikuar nga neni 79 i Kodit Rrugor, shtetasja J. W. është ndëshkuar me masë administrative 1000 lekë.

Shtetasja e huaj ka pranuar ta paguajë masën administrative në çast (në dorë) dhe për këtë arsye, konform nenit 205 të Kodit Rrugor, masa administrative është përgjysmuar në 500 lekë. Këto veprime janë të dokumentuara me fletën e masës administrative dhe me mandatin e arkëtimit për pagesën e bërë.

SHIKO VIDEON KËTU

Nga Korça në Kukës, kush është 30-vjeçarja që u nxorr e pajetë nga liqeni

30-vjeçarja që një ditë më parë u nxorr e pajetë nga liqeni i Kukësit, është identifikuar.

Policia thotë se 30-vjeçarja me iniciale E.A që u gjet e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, është nga Pojani i Korçës.

Por policia është rezervuar në dhënien e informacioneve të mëtejshme për rrethanat e ngjarjes apo shkakun e vdekjes.

Ka qenë një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit ai që ka konstatuar trupin e pajetë dhe ka njoftuar policinë.

Banorët e Kukësit kanë dyshime se 30-vjeçarja mund të jetë shfrytëzuar për prostitucion nga persona të tjerë, por kjo i takon policisë për ta vërtetuar.

Njoftimi i Policisë Kukës

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Vajza e Silvinjos nuk mban dot lotët, çfarë e bëri të qajë në stadium gjatë ndeshjes së Shqipërisë

Emocione të forta nuk kanë përjetuar vetëm shqiptarët, por edhe Tati, vajza e trajnerit të kombëtares shqiptare Silvinjo.

Familja e teknikut brazilian ishte e gjitha e pranishme në tribunën e stadiumit të Hamburgut, duke ndjekur ndeshjen emocionuese dhe Tati nuk ka mbajtur lotët në momente të ndryshme të sfidës.

Ajo shihet teka fshin lotët në fillim dhe në fund të ndeshjes, kur feston bashkë me të ëmën momentin e veçantë kur lojtarët e Shqipërisë po përshëndeteshin me tifozët.

Bes Kallaku fle, Meta e filmon: Eh mor Loku…kështu është kur bën hare gjithë natën

Ilir Meta filmon aktorin Bes Kallaku teksa fle. I lë edhe një mesazh, ta lexojë kur të zgjohet.

“Eh mor Loku, kur bën hare gjithë natën, detyrohesh të flesh gjithë ditën dhe të mos i shijosh këto bukuri të papara të lumit të Shalës që do na ketë pranë sërish shumë shpejt. Rikthimi është i shpejtë dhe i pashmangshëm,”-shkruan Meta.