Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën Cetinje-Budva në qytetin e Obzovicës në Mal të Zi, kur një autobus pasagjerësh doli nga rruga.
Në vendin e aksidentit janë dërguar të gjitha forcat policore në dispozicion nga Budva dhe Cetinja, ndërsa rrugës për në Obzovicë janë edhe pjesëtarët e njësive speciale policore.
Në vendngjarje ndodhen gjashtë autoambulanca.
Ndërkohë nuk ka të dhëna fikse në lidhje me numrin e të lënduarve nga ky aksident.
Thellohet tragjedia në Lipjan. Nga shpërthimi në datë 5 shtator i një bombole gazi në shtëpi, tre ditë më parë vdiq gruaja në spital dhe dje ka ndërruar jetë edhe burri.
“Lidhur me rastin është raportuar se me datën 18.09.2023 rreth orës 19:17 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.
Çmimi i naftës sot tek kompania Kastrati ishte 198 lekë. Se çfarë cilësie është dhe ndryshimi me naftën e Malit të Zi, shkodranët e dinë më mire se kushdo.
Problemi edhe më i madh qëndron se kjo kompani vjedh me sasinë. Përmes metodave të sofistikuara kanë arritur të vjedhin konsumatorin me një teknikë interesante.
Këta hajdutë litrat e parë i kanë të sakta në volum. Pra nëse ju mbushni një shishe 2 litroshe do të merrni 2 litra naftë. Ama nëse ju mbushni serbatorin plot me 80 litra ju do të merrni rreth 10 % më pak ose rreth 72 litra.
E sfidojmë kompaninë Kastrati të na hedhë në gjyq për këtë lajm tek Drejtësia që ka bërë Soros-i. Në të kundërt pas disa ditëve, nëse nuk vjen fletëthirrja, do të nisim publikimin e fakteve se si serbatori 80 litrosh “merr” 88 litra naftë te Kastrati. Shpresojmë që nuk do të vinë mjeshtrat e Malit të Zi ndërkohë, e të dalim bllof./SHkodraNews
Të nderuar lexues, një situatë pothuajse surreale e gati si skenar filmash po ndodh me SHkodraNews këto ditë.
Sipas një informacioni të mbërritur nga disa agjenci ligjzbatuese, si rezultat i një hetimi të iniciuar prej disa muajsh ne paskemi qenë në përgjime ambientale dhe telefonike.
Gjatë kësaj kohe, sipas të njëjtave burime, autoritetet janë duke zbërthyer disa skema kriminale të bashkëpunimit opozitë-pushtet. Mësohet se pjesë të kësaj skeme janë familjarë të Lulzim Bashës, ish-të besuar të Sajmir Tahirit, AKSHI, Aleksander Marleci dhe Altin Salihi./SHkodraNews
Fotografitë dhe videot janë zbuluar nga SPAK, teksa oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokurorët, kanë urdhëruar kryerjen e ekspertimit kompjuterik të aparatit telefonik që ju sekuestrua Dumanit në datën 29 mars 2022 në Fier.
Në fund të ekspertimit, hetuesit kanë zbuluar disa video ku Nuredin Dumani shfaqet në një kanal, duke gjuajtur me një super-kallash të pajisur me silenciator, dylbi optike dhe qytë të shkurtër.
Fotografitë janë bërë mes datës 28 dhe 29 Mars, vetëm një ditë para se Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të udhëtonin në drejtim të Elbasanit, me qëllim vrasjen e Kastriot Kilës alias “Otin e Elbasanit”.
Ekspertët kanë gjetur një video 29 sekondashe, ku siç shihet në pamjet shfaqet Nuredin Dumani, me një kapuç në kokë dhe provon mekanikisht dy automatikë kallashnikov dhe dy pistoleta “Glock” dhe “BUL M-5” të prodhimit modern izraelit.
Në këto pamje të papublikuara ndonjëherë, Dumani kryen manovra, duke improvizuar një sulm me armë, dhe kryen qitje boshe. Në foto dallohen dhe tre karikatore.
Në sekondën e 4, thuhet në raport-ekspertimi, dëgjohet Henrik Hoxhaj duke thënë:“…Kusho është psiqik me armët…”.
Ndërkohë më tej dëgjohet një person i tretë ende i paidentifikuar nga SPAK, duke i thënë Nuredin Dumanit, që të ulte dorezën e automatikut.
E teksa Dumani provon armët, në sekondën e 23 të videos dëgjohet një zë, i cili ngjason me zërin e Henrik Hoxhaj duke thënë: “…E ç’na q…u dhe “…mos e mbush…”.
Gjithashtu sërisht në këtë moment dëgjohet zëri i një personi të tretë të paidentifikuar që i thotë Dumanit “…mos e mbush armën…”.
Ndërsa në një video tjetër 14 sekonda, shfaqet Nuredin Dumani në 28 Mars, në anfërsi të një kanali me ujë, duke mbajtur një automatik me silenciator dhe mbushur atë.
Vendi nuk dihet se ku është, por njeriu që ka filmuar Dumanin është Henrik Hoxhaj, i cili i thotë “…Gati…”.
Pas kësaj Dumani, filmohet teksa kryen manovra qitje me armën automatike. Ndërsa në këtë foto tjetër me tabelën numerike me Nr.3, shfaqet super-automatiku që RENEA, i sekuestroi Nuredin Dumanit tek koka, në banesën ku ai qëndronte i fshehur në Fier.
“Ora News” ka mundur të zbulojë dhe fotografi dy pistoletave me preçizion të lartë që përdorte Nuredin Dumani, i cili tashmë është marë i pandehur për disa krime të rënda, por deri në këtë fazë ku nodhet çështja ai vijon të jetë bashkëpuntori i prokurorisë së posaçme SPAK.
Tabela fotografike e paraqitur më poshtë, tregon potencialin ekonomik dhe lehtësinë për të siguruar armët moderne, që Nuredin Dumani arrinte të gjente brenda një kohe të shkurtër.
Një 47-vjeçar shqiptar është vrarë me kaçavidë në Itali.
Mediet italiane shkruajnë se fillimisht u raportua për aksident rrugor, por më vonë u konstatua se plagët që kishte marrë shqiptari Ilir Dervashi nuk ishin shkaktuar nga aksidenti.
Ai ishte goditur disa herë me thikë në bark.
Ngjarja ka ndodhur në Bolonjë.
Autor i dyshuar i ngjarjes është drejtuesi i makinës, 34-vjeçari shqiptar Mirri Gura, i cili është arrestuar me akuzën e vrasjes.
Aksidenti ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit, në shtrirjen e autostradës drejt Bolonjës, e cila kalon përgjatë rrethit Navale.
Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një “Renault Capture”, u përplas me një makinë tjetër dhe përfundoi në një fushë.
34-vjeçari është nxjerrë i padëmtuar. Por Dervashi ishte tashmë i vdekur.
Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore menjëherë ka lajmëruar prokuroren publike në detyrë, Michela Guidi.
Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë shpërthyer një debat, për arsye ende të paqarta.
Në zemërim e sipër, Gurra ka marrë kaçavidën dhe e ka qëlluar 47-vjeçarin disa herë në bark.
Në këtë fazë, ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka dalë nga rruga.
Gurra, në përfundim të hetimeve, u arrestua për vrasje dhe u dërgua në Dozza. Ai nuk tha asnjë fjalë, as oficerëve dhe as magjistratit. Në makinën e aksidentuar nuk u gjet drogë. Policia po heton marrëdhënien mes dy burrave dhe arsyen që shkaktoi debatin i cili përfundoi me tragjedi./Albeu.com
Shoqëria ka nisur të drejtohet gjithnjë e më shumë tek të shiturit mend në rrjetet sociale dhe kjo kuptohet fare lehtë nga te/ndenca e postimeve të miqve apo atyre që njohim.
Duke parë preferencat e shumicës së vajzave kohët e fundit, një rast i veçantë rrëfehet për redaksinë tonë nga një djalë nga Korça. Për më shumë ai ka rr;ëfyer me detaje historinë e tij:
Pershendetje .. jam nje djale nga Korca dhe si cdo korcar edhe une jam ne amerike …kam nje probIem … qe e cilat nuk jan parate …falenderoj zotin per kete…
Une kam 5 makina 2 Mercedes benz 1 HUMMER 1 FORD edhe 1 cadillac …. Por probIemi im eshte se nuk po gjej nje vajze qe te jem ne Iidhje ..
edhe nuk kam qen ndonjere i Iidhur me ndonje vajze edhe ndihem shum i vetmuar edhe pse kam ven lek…..
kam pare shum postime edhe rastin e fundit me djalin me X6 qe e ndiqte mbrapa gocen…..
Pse nuk ndodh me mua .kjo gje sa do jam perpjekur … Dua nje mendim nga shqiptaret. nuk me interesojne sha;rjet apo taIIejet ….Flm jeni me te mirët”.
Një 33-vjeçar shqiptar dhe miku i tij maroken 36 vjeç kanë rënë në pra.ngat e policisë italiane pasi ak uzohen për vje dhjen e disa automjeteve luksoze.
Dyshja e “skifterëve” janë arr estuar ditën e sotme në rrugën “Bruno Buozzi”, Romë.
Ata e kryenin vj edhjen e automjeteve luksoze vetëm me një Nokia 3310. “Gjenitë” kishin instaluar brenda telefonit një dekoder të cilën e kishin lidhur me një fole USB në pjesën e jashtme.
Celulari lidhej me një kabllo me kontrollin e makinës dhe përdornin një çelës universal për ta ndezur.
Çelësi kodohej nëpërmjet celularit me sistemin dhe merrte komanda. Bashkëpunëtorët nuk ishin në marrëdhënie pune dhe ishin persona me pre cedentë të mëparshëm penaIë.
Njëri prej tyre u la në arr.est shtëpie, ndërsa tjetri u dërgua në bu.rgun e Rebibbia.