Familja e Βαrdhit ρranon Sarën? Modelja ρoston foton e ραpritur

Ditën e djeshme ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, njoftoi se po shkonte drejt Kumanovës për të takuar partnerin e saj, Bardhin.

Pas lajmeve që po qarkullojne prej ditësh tashmë se familja e këngëtarit nuk janë dakort për lidhjen e tyre dhe pas përplasjeve që ajo ka patur me menaxherin e partnerit të saj, Jetmir Agajn, Sara u nis drejt vendlindjes së Bardhit.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka postuar një foto ku shihet krah të dashur të saj, ose ndryshe ashtu si dhe vetë ajo e ka shprehur shpesh herë, pranë “babait të fëmijës” së saj.

“Ju duam”, shkruan Sara krah fotos.

A e ka takuar Sara familjen e Bardhit, a është shkrepur kjo foto në shtëpinë e këngëtarit, këtë nuk dimë ta themi, por ajo që është e sigurt është fakti që çifti janë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe “gojët e liga” (komentet e rrjeteve sociale) s’ kanë mundur që t’i ndajnë!

Ndërkohë, theksojmë se deri më tani një “follw back” nga Bardhi nuk ka ardhur. Edhe pse ka disa ditë që ka lënë shtëpinë e “ Vëllait të Madh” dhe si rjedhojë është aktiv dhe në rrjetet sociale Bardhi ende nuk ndjek në “Instagram” partneren e tij, Sara Gjordenin. Madje, në llogarinë e tij nuk shohim asnjë foto me Sarën, ndryshe nga llogaria e kësaj së fundit e cila është e mbushur me foto krah Bardhit.

E rëndë në Itali, ndërron jetë 43-υjeçari shqiρtar, dγshohet se…

Një 43 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e së martës në Itali për shkak të një aksidenti në punë.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në një kantier ndërtimi në provincën e Brescias.

Sipas rikonstruksioneve fillestare, 43 vjeçari ka rënë nga çatia e magazinës në një lartësi prej 10 metrash, ku po vendoste disa panele termike. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

I FUNDIT/ Vrαnë 19-υjeçarin pas sherrit në Tik Tok, policia e Fierit αrreston edhe aυtorin e dytë. Detaje nga krimi

Një ditë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë me thikë 19-vjeçari, Grei Bihuci policia ka arrestuar edhe autorin e dytë të krimit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, Fier, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, në drejtimin e Prokurorisë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Fier dhe K. M., 17 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë vrarë me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, dhe kanë plagosur shtetasin O. S., 20 vjeç, i cili është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një mjet prerës (thikë) dhe një përforcues grushti, të cilat janë gjetur në vendin e ngjarjes.

vijon

E υranë për një “like” në Facebook, famiΙja e Greit hap dγert e mortit, 19- υjeçari ρërcillet sot për në banesën e fundit

19-vjeçari Grei Bihuci, i cili u vra ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka përcilët sot për në banesën e fundit.

Familja e Greit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa të afërm dhe miq janë tronditur nga humbja e papritur e të riut.
Grei u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike.

Policia ka arritur të ndalojë autorin 20-vjeçar pas ngjarjes, i cili është dërguar në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, i cili ndërhyri për ta shpëtuar, mbeti i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Viktima studionte në degën TIK dhe pasditeve punonte kamarier në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

Flet mikesha e 19-υjeçarit që mbeti i υrarë pas sherrit në Fier: Mbante fëmijët në krahë, më υjen keq për familjen e tij

Miq, kolegë dhe shokë të Grei Bihucit, 19-vjeçarit që mbeti i vrarë pas një sherri në Fier një ditë më parë, kanë bërë homazhe në vendin e ngjarjes. Ata vendosën trëndafila të kuq dhe qirinj bashkë me një foto të të riut.

Të trishtuar dhe me lot në sy, ata kujtuan shokun e tyre për të cilin shprehën konsideratat më të mira, duke thënë se ndihen tepër të pikëlluar për humbjen e jetës në këtë mënyrë për mikun dhe shokun e tyre.

Një mikesha e tij shprehet se Grei, ka qenë një djalë shumë i mirë dhe që ia kishte fituar zemrën të gjithë.

Me lot në sy ajo shprehet se 19-vjeçari mbante në krahë fëmijët e saj.

“Nuk ishte thjesht shoku jonë, kolegu jonë por ishte vëllai jonë. Dinte të thërriste vetëm motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah, më vjen shumë keq. Nuk ka për t’u harruar kurrë, më vjen keq për nënën e tij, motrat e tij. Grei ke për të mbetur gjithmonë në zemrat tona. Nuk ishte thjesht vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”, u shpreh mikja e tij.

“U ndodh në υendin e gabuar”, kolegët e 19-vjeçarit të υrarë në Fier ndezin qirinj në υendin e ngjarjes dhe flasin për mediat të dëshρëruar: Të rinjtë të qëndrojnë me këmbë në tokë që të mos përfundojnë si Grei

Me lot në sy, të trishtuar dhe të shokuar nga ngjarja e rëndë e një dite më parë, kolegë të Greit, 19-vjeçarit që u vra me thikë kanë ndezur qirinj në vendin ku ai u sulmua nga dy persona të tjerë.

Mes lotëve ata thonë se Grei ishte një djali i mrekullueshëm, por u ndodh aty në vendin dhe momentin e gabuar.

“Ishte një nga djemtë më të mirë që ne kishim në staf. Na vjen keq që u ndodh në vendin e gabuar dhe momentin e gabuar sepse nuk ishte djalë që mund të ishte negativ apo të sillte probleme, si në punë apo edhe në familje”, tha kolegu.

Një nga koleget e tij thotë se 19-vjeçari e trajtonte si motër, madje i ka mbajtur në krahë edhe fëmijet e saj.

“Djalë i dashur me të gjithë ne, nuk ishte thjesht shoku dhe kolegu jonë, por ishte vëllai jonë. Dinte vetëm të thërriste motër motër. Ka mbajtur fëmijët e mi në krah. Nuk ka për tu harruar kurrë. Më vjen keq për nënë dhe motrat. Grei ke për të mbetur në zemrat tona. Nuk ishte vetëm një djalë, por ishte gjithçka për ne”, u shpreh mes lotesh kolegia.

Ndërsa një tjetër koleg kishte edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që të qëndrojnë me këmbë në tokë me qëllim që mos përfundojnë si Grei.

“Na ka shokuar të gjithëve si pjesë e stafit ku Grei punonte. Ishte një djalë i përkushtuar, i dashuri. Thirrja që dua të bëj përtej ngushëllime është që rinia sot të qëndrojnë me këmbë në tokë që mos përfundojë si Grei. I shpreh ngushëllime familjes. Jemi shumë të shokuar”, tha nje tjeter koleg i 19-vjecarit.

Çështja ‘Ραrtizani’/ “Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi, në bυrg pa ρrova”/ Argita shpërthen ndaj qeverisë: Masat e sigυrimit, për të goditur oρozitën

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, në një konferencë për mediat, së bashku me avokatët e ish-kreut të qeverisë, deklaroi se çështja Partizani nisi nga diktati politik. Ajo shtoi se masa ndaj Sali Berishës është në fakt një goditje për opozitën e vendit.

“Sali Berisha dhe Arbi Malltezi janë në burg pa asnjë provë apo dëshmi që të tregojë se kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani. Masa e arrestit me shtëpi ka për qëllim goditjen e opozitës, për qëllimet e vetë pushtetit. Çështja nisi nëpërmjet diktatit politik, teksa Taulant Balla bëri një kallëzim penal, që ngriti disa pretendime, që SPAK më pas tha se janë akuza të vlefshme.

Balla ka bërë kallëzim të rremë, ne e kemi kallëzur dhe SPAK nuk ka nisur procedim penal. Në çdo moment që Rama ka bërë presion ndaj SPAK për marrjen të pandehur të Sali Berishës apo familjes së tij, SPAK ka intensifikuar hetimet”, deklaroi Malltezi.

Kursi i këmbimit për ditën e sotme/ Lυhaten monedhat e huaja, ja me sa shitet dhe blihet euro dhe doΙΙari

Sot, më 12 mars 2024, në tregun valutor dollari amerikan blihet me 94.6 lekë dhe shitet 95.5 lekë.

Euro sot blihet me 103.5 lekë, ndërsa në shitje me 104.1 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 121 lekë dhe shitet me 122 lekë
Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 107.5 lekë, në shitje me 108.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 70 lekë dhe në shitje me 71.3 lekë.

Rama dhe Berisha drejt Ρaktit II, Meta e nis ditën “egër” në ραlestër

Teksa mazhoranca dhe opozita ulen sot në tryezë të përbashkët për t’i dhënë fund tensionene në seancat plenare dhe për të rënë në ujdi për kërkesat e Berishës, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zgjedhur ta nisë vrullshëm këtë ditë të rëndësishme për politikën shqiptare.

Në ditën kur pritet një marrëveshje mes PS-së sdhe PD-së, e njohur edhe si Pakti II Rama-Berisha pas atij të 2008, kreu i PL-së ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook një video nga palestra.

”Kur dita nis vrullshëm në mëngjes”, ka shkruar Meta krahas videos.

Sot në orën 13:30 kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla do të ulë në tryezë kryetarët e grupeve parlamentare, nga ana e PS-së do të jetë Bledi Çuçi, ndërsa nga ana e PD-së do të jetë Gazment Bardhi.

Në këtë takim pritet që të ketë një pakt të dytë mes Ramës dhe Berishës, pas atij të 2008-ës dhe nëse dy palët bien në ujdi, atëherë i vjen fundi edhe bllokimit të parlamentit.

Cilat janë çështjet që pritet të dakordësohen mes dy palëve:

Mbledhja e konferencës së kryetarëve do të vendosë ngritjen e komisioneve hetimore dhe në bisedimet paraprake mes dy kryetarëve të grupeve Bledi Çuçi e Gazment Bardhi është rënë dakord që nga 8 kërkesa të opozitës të ngrihen dy komisione hetimore pasi të rishikohet objekti i tyre.

Por për PD e drejtuar nga Sali Berisha cështja më e rëndësishme është reforma zgjedhore pasi prej 5 muajsh deputetët demokratë kanë bllokuar parlamentin duke kërkuar shkarkimin e Enkelejd Alibeajt dhe zgjedhjen e Oerd Bylykbashit në postin e bashkëkryetarit të komisionit të posacëm të reformës elektorale.

Në këtë rast të dy palët mësohet se kanë rënë dakord që komisionit të posacëm për reformën, i cili ka afat deri të enjten e ardhshme ne 21 mars, të mos i zgjatet mandati. Në këtë mënyrë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj humbasin monopolin e drejtimit të reformës në emër të opozitës.

Do të diskutohet edhe kërkesa e tretë, e cila duket se është pranuar para nisjes së mbledhjes. Kërkesa e tretë është që kryetari i grupit parlametar te PD të jetë Gazment Bardhi, një kërkesë kjo e pranuar, pasi sot merr pjesë në mbledhje nën detyrën e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së.

Pakti Rama-Berisha në 2008

Fill pas shpërthimit të Gërdecit në mars 2008, gjatë muajit prill të atij viti, në atë kohë kreu i opozitës Edi Rama dhe Kryeministri Berisha u ulën dhe bë një marrëveshje të thelluar ku parashikoheshin ndryshime thelbësore të Kushtetutës, përfshi edhe Kodin Zgjedhor.

Ndryshimi kryesor lidhej me kalimin nga një sistem i përzier zgjedhor, pra një kombinim mes sistemit maxhoritar dhe atij proporcional, në sitemin proporcional rajonal.

Kjo çimentoi pushtetin e krerëve të partisë duke shmangur individualitetet dhe rolin e deputetëve “të fortë” në zonat e tyre si edhe zbehu pozicionet e ministrave po ashtu duke fuqizuar ndjeshëm kryeministrin. Shqipëria vijon sërish të apikojë ndryshimet e vitit 2008 dhe ky i tanishmi duket të jetën Pakti II Rama-Berisha, pavarësisht se do të firmoset nga Gazment Bardhi dhe Bledi Çuçi./albeu.com

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar?ref=embed_video

Ήoroskoρi për ditën e sόtme, e Martë 12 Mars 2024

Dashi

Do të jeni shumë romantikë dhe ëndërrimtarë, ndoshta për shkak të zhvillimeve tejet pozitive, të cilat do ju lejojnë që të stabilizoni paqen dhe harmoninë me partnerin/en tuaj. Disa propozime për bashkëpunime interesante, duhet të vlerësohen me kujdes.

Demi

Kjo do të jetë një ditë shumë e ngjeshur, e cila kërkon që të jeni më të vendosur në punë, sidomos nëse keni marrë një rol drejtues. Kjo e martë ju fton që të mos përfshiheni në shumë debate në dashuri.

Binjakët

Më në fund do të keni mundësinë për të marrë në dorë një projekt të cilin e keni braktisur prej kohësh. Jini të gatshëm të përballeni me diskutime të vogla në familje, por mundohuni të shmangni agresivitetin e tepruar.

Gaforrja

Disa persona do të jenë në kërkim të ndihmës tuaj. Dini të jeni shumë efektiv me të tjerët, por kur vjen momenti, nuk ngurroni të shfaqni krenarinë tuaj. Disa lëvizje ekonomike, duhen mbajtur nën kontroll.

Luani

Një takim i papritur do ju japë mundësinë që të bëni paqe me një person të cilin nuk e shihni prej kohësh. Jini të gatshëm të nisni projekte të reja në punë, të cilat do ju mbajnë të angazhuar gjatë gjithë verës. Kënaqësitë janë në ardhje.

Virgjëresha

Do t’iu duhet të rishikoni disa zgjedhje profesionale, të cilat i keni marrë disa kohë më parë dhe kjo mundësi ju lejon që të përmirësoni sa më mirë punë tuaj. Mundohuni të kaloni më shumë kohë me partnerin/en tuaj.

Peshorja

Në punë, do t’iu duhet të punoni shumë me mënyrën e komunikimit, pasi rrezikoni që të rezultoni shumë pak të besueshëm. Në dashuri ka disa rreziqe me të cilat do të përballeni, por do i përballoni, vetëm nëse jeni të sigurtë në ndjenjat tuaja.

Akrepi

Tregohuni mjaft të kujdesshëm në planifikimin dhe organizimin e projekteve tuaja. Do të lodheni në bindjen e një personi kokëfortë. Mundohuni të tregoheni sa më diplomatë. Në dashuri paraqiten të reja interesante.

Shigjetari

Duhet të mundoheni absolutisht të jeni më të qartë, spontan dhe të drejtpërdrejtë në dashuri, pasi personi që ju pëlqen, mund të keqkuptojë sinjalet tuaja. Mbrëmja do të jetë interesante edhe për të riparo disa marrëveshje profesionale.

Bricjapi

Ky është momenti më i mirë për të shënuar përmirësime në punë dhe për të bërë planifikime të reja për të ardhmen. Dita do të jetë mjaft e favorshme, sa u takon ndjenjave. Një lajm jo shumë i kënaqshëm, do ju bëjë nervoz.

Ujori

Për të çuar deri në fund një punë, keni nevojë për mbështetjen e një kolegu të besuar. Shpesh jeni shumë krenar për të kërkuar ndihmë, por kësaj radhe nuk e shmangni dot. Nisni të ripërkufizoni natyrën e disa raporteve.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë mjaft interesante për të rigjetur sigurinë në dashuri dhe përgjithësisht në raportet ndërpersonale. Do të jetë një ditë mjaft pozitive për rivendosjen e raporteve me miq apo të afërm, me të cilët keni diskutuar së fundmi. Pazaret do të jenë mjaft të leverdishme.