“Më sυΙmuan, qëΙΙova për t’u vetëmbrojtur”- Zbardhet dëshmia e 23-vjeçarit që vrau bashkëkombësin e tij në Itali: Ja konflikti që kam ρasur me υiktimën

Duket se krimi i rëndë i ndodhur mbrëmjen e kaluar (9 mars) në Frosinone të Italisë po merr një tjetër kthesë, kjo edhe pas dëshmisë së autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Mikea Zaka 23-vjeç i cili u vu në pranga.

Në këtë ngjarje të rëndë mbeti i vrarë 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa të tre tjerë u plagosen dhe ndodhen në spital.

Policia italiane akuzon të riun shqiptar për vrasje dhe vrasje të mbetur në tetnativë.

Pista kryesore e hetimit është ajo e kontrollit të territorit mbi trafikun e drogës dhe të prostitucionit, por dëshmia e të riu po ngre dyshime edhe për pista të tjerë.

Mikea Zaka thotë se me 27-vjeçarin kanë pasur një konflikt për një vajzë, ndërsa thekson se ai është sulmuar ndaj ka qëlluar për vetëmbrojtje.

“Isha në bar me miqtë e mi kur u afrua një Lancia Y10. Menjëherë pashë Ervinin dhe vëllain e tij Kasen që po vinte drejt meje në mënyrë kërcënuese ”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Më pas në prani edhe të avokatit ajo ka vazhduar duke thënë: “Me Kasen kam pasur një mosmarrëveshje të vjetër për arsye sentimentale për shkak të një vajze”.

Mediat italiane raportojnë se ka dyshime në lidhje me këto deklaratë të autorit të dyshuar, pasi pista kryesore është ajo e kontrollit të territorit për trafik droge.

“Kur të katërt iu afruan tavolinës sonë – vazhdoi i arrestuari – menjëherë na sulmuan me fjalë dhe filloi një sherr. Në atë moment mora armën dhe qëllova, por për të mbrojtur veten”, tha Mikea Zaka.

Gomari shkαkton αksident tragjik në Greqi pas përρlasjes me një makinë. Ήυmb jetën e reja, ρΙagoset rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në Rodos, ku si pasojë një vajzë e re ka gjetur vdekjen.

Sipas mediave greke, makina që drejtohej nga një i ri, është përplasur me një gomar që ndodhej në rrugë.

Më pas mjeti ka humbur drejtimin dhe është aksidentuar.

Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja 24 vjeçe, ndërsa shoferi është plagosur rëndë.

Identifikohet shqiρtari i υrarë në Itali, αrrestohet një 23-vjeçar (EMRAT)

Një 27-vjeçar shqiptar u vra mbrëmjen e së shtunës në Frosinone të Italisë, ndërsa tre bashkëkombas të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në ambientet e një lokali.

Mediat italiane raportojnë se viktima është 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa për këtë ngjarje kriminale është arrestuar një 23-vjeçar, edhe ky shqiptar i identifikuar si Mikea Zara, ndërsa në kërkim janë shpallur tre persona të tjerë.

Në momentet e para pas të shtënave, doli edhe lajmi për vdekjen e një të riu të dytë, të cilin burimet shëndetësore e mohuan më pas në orët e vona të mbrëmjes. Gjendja e tij është kritike, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Në mbrëmje vonë, përgjatë lumit Cosa, pranë stacionit, u gjetën rrobat e lagura me gjak që vrasësi i dyshuar i hodhi gjatë arratisjes së tij. Ka qenë vetë i riu që ka treguar ku i kishte hedhur rrobat dhe armën. Kjo e fundit ende nuk është gjetur nga policia.

Pas vrasjes dyshohet se qëndron lufta për menaxhimin e trafikut të drogës dhe prostitucionit. Ndërkohë kanë nisur hetimet të cilat do të duhet të sqarojnë dhe konstatojnë se çfarë çoi në fundin dramatik të ngjarjes.

Krimi i rëndë ndodhi në prani të shumë qytetarëve, mes adoleshentëve dhe familjeve me fëmijë. Në orën 11:00 u mblodh Komiteti i Rendit Publik në Prefekturë.“Jam i shokuar”, ka qenë komenti i kryebashkiakut Riccardo Mastrangeli me të mbërritur në vendin e krimit. /LAPSI.al

La pas tre fëmijë, dγshohet se u υra nga një irakian, detaje të reja për υrasjen e boksierit shqiρtar në Gjermani

Të shtunën në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, ish-boksieri profesionist, Besar Nimani është qëlluar për vdekje.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar vllau i tij, Berati, i cili thotë se është vra në pritë nga disa persona të panjohur.

Dyshohet se boksieri shqiptar u vra nga një irakian, por ende nuk dihen arsyet.

Besar Nimani e kishte një karrierë fantastike boksi, me 26 fitore dhe pa humbje. Ai la pas vetës tre fëmijë dhe guran e tij.

Kujtojmë që ish-boksieri profesionist gjatë vitit 2013 ishte plagosur pas një zënke./Indeksonline/

Ήodhi sode bύke rreth domateυe të mbjellura në koρsht, të nesërmen nuk u besoi sγve nga ajo që pa

Soda e bikarbonatit me shekuj përdoret për pastrim të shtëpisë, dezinfektim, si ndihmë e parë për bukuri dhe shëndet, por a e keni ditur që mund të jetë e dobishme edhe si ndihmë në kopsht. Kjo është koha e duhur e vitit kur mund të filloni të përgatiteni.

Soda e bikarbonatit në vend të pesticideve

Për të eliminuar dëmtuesit, soda e bikarbonatit është njëqindfish më efikase dhe më e mirë se pesticidet. Mund ta bëni sprej organik për pesticide i cili mund të vrasë insektet të cilat i dëmtojnë bimët, siç janë tenjat e merimangës, ndërkaq me atë rast nuk do të dëmtoni insektet e dobishme për ne.

Përzieni një lugë të vogël sodë bikarbonati, një të tretën e filxhanit vaj ulliri dhe një filxhan të vogël ujë. Përzieni mirë këtë kombinim derisa të tretet mirë soda e bikarbonatit dhe pastaj qiteni në spërkatës dhe spërkatni bimët.
Lule më të bukura me ndihmën e sodës së bikarbonatit

Për lulet të cilat rriten vetëm në dheun alkal, siç janë hortensia, begonia dhe germaniumi, mundeni t’i bëni që të lulëzojnë edhe më bukur me ndihmën e sodës së bikarbonatit. Vetëm tretni pak sodë bikarbonati në ujë para se me të t’i ujitni lulet.

Eliminon kërmijtë

Mjafton të qitni sodë bikarbonati drejtpërdrejt mbi ta dhe ata do të ngordhin. Mundeni dhe përreth bimëve të bëni “shteg mbrojtës” nga soda e bikarbonatit duke e qitur drejtpërdrejtë mbi dheun e lules.

Bëni domaten të bëhet e ëmbël si molla

Thjesht zvogëloni thartësirën e dheut përreth domates duke hedhur në dhe sodë bikarbonati.

Rinoni bimët

Pas trajtimit me sodë bikarbonati, lulet do të lulëzojnë si kurrë më parë. Mjafton që në pesë litra ujë të tretni një lugë sodë bikarbonati dhe një lugë kripë deti. Me këtë kombinim ujitni lulet, shkurret, murin e gjallë dhe çdo gjë që dëshironi të rritet vrullshëm…

Vret barojat

Ajo barojë e cila nuk dëshironi të rritet rreth shtëpisë mund ta zhdukni me sodë bikarbonati. Barojat ujitni mirë dhe pastaj mbi to qitni mjaft sodë bikarbonati. Kushtoni kujdes që mos e qitni drejtpërdrejt në bimët të cilat i dëshironi, sepse mund t’i digjini rrënjët e bimëve.

Vret krimbat në lakër, lulelakër dhe brokoli

Përzieni në përpjesëtim të njëjtë sodën e bikarbonatit dhe miellin dhe këtë tretje qiteni mbi lakër, lulelakër ose brokoli.

EMRI/ Trαfikonte drogë për në Greqi, αrrestohet 43-υjeçari në Korçë

DVP Korçë/Vijon operacioni antidrogë i koduar “Again”, i finalizuar dy ditë më parë.

Vihet në pranga 1 tjetër shtetas, i përfshirë në tentativën për trafikim drejt Greqisë, të 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Shkon në 4 numri i të ndaluarve, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Again” të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi në kërkim:

-Endri Pani, 43 vjeç, banues në Korçë.

Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Kërcet” αrma në mes të Ιokalit/ Dalin pamjet nga atentαti ndaj 4 shqiptarëυe në Itali, klientët të terrorizυar tentojnë t’u shρëtojnë ρΙumbave

Pamjet që shihni tregojnë momentin nga ngjarja e rëndë, ku një shqiptari iu bë atentat në një lokal në Itali. Nga të shtënat humbi jetën shqiptari, dhe u plagosën tre bashkëkombës të tjerë.

Autor i dyshuar i ngjarjes, Mikea Zaka akuzohet se vrau dje në Frosinone të Italisë 27-vjeçarin Kasmi Kasen.

Krimi ndodhi në një lokal që ishte plot me klientë, të cilët të tmerruar u futën poshtë tavolinave apo dhe u larguan me shpejtësi.

BBC dëshmon në dokυmentarin e tγre se në Greqi fΙitej shqip në υitin 1811 (VIDEO)

BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811. Televizioni BBC ka realizuar një drame filmike për jetën e shkrimtarit të madh anglez Lord Bayron.

Por ajo që na bie në sy më se shumti është se filmi fillon me nje kënge shqipe dhe përcjellesit e Bayron dëgjohen duke folur shqip, përcjell BBC përmes një filmi biografik dëshmon se në Greqi flitej shqip ne vitin 1811. Televizioni BBC ka realizuar një drame filmike për jetën e shkrimtarit të madh anglez Lord Bayron.

Por ajo që na bie në sy më se shumti është se filmi fillon me nje kënge shqipe dhe përcjellesit e Bayron dëgjohen duke folur shqip.

Shikojeni në vazhdim:

https://facebook.com/FolShqipofficial.al?ref=embed_video

Shqiρja është nëna e të gjitha gjυhëve dhe shqiptarët janë babaΙΙarët e kombeve (Foto)

Një nga shqiptarët më të mëdhenj që ende është në “sirtaret” e arkivave shqiptare, është Profesor Spiro Konda, i cila na ka lënë një trashëgimi historike dhe gjuhësore si askush tjetër.

Një nga shqiptarët më të mëdhenj që ende është në “sirtaret” e arkivave shqiptare, është Profesor Spiro Konda, i cila na ka lënë një trashëgimi historike dhe gjuhësore si askush tjetër.

Ai ka thënë me gojën plotë që “Shqipja është nëna e të gjitha gjuhëve dhe shqiptarët janë baballarët e kombeve.”

Per te shpejguare kete thenie qe ASHSH ja ka quajtur “nje lajthitje” ai ka shkruare rreth 1200 faqe te cilat jane doreshkrim dhe te arshivuara jo ne arshiven e Akademise se shkencave,e cila nuk e pranoi kurre si antar te saj,por ne arshiven e shtetit shqiptar.

Profesor Konda ka qene i vetmi shqiptar qe ka studiuare per gjuhet Greke (e vjeter dhe e re),latine dhe arabe ne univeristetet e Ahines,Kajros dhe Romes.Teoria e tij mbeshtetej tek historiani Angely I cili ishte nje historian i njohur dhe qe pati thene i pari ate qe Konda eshte munduare ta vertetoje shkencerisht.

Per sot le te shikojme 12 perendite (qe sot padrejtesisht mbahen greke pasi kane qene vetem shqiptare) dhe qe shpejgohen vetem me gjihen shqipe.

1. Zeusi (D’heusi) vjen nga fjala shqipe dhe,toke dhe eshte zoti i tokes dhe zoti suprem, zojsi suprem
2. Apolloni (Apollsi) vjen nga fjala shqipe polli,qe pjell gjithecka me qe prej Diellit vjen jeta,pra eshte zoti I diellit
3. Poseidoni (nese i doni) eshte fjale shqipe qe tregon per njerzit e tokes te cilet mund te jetojne edhe ne det si ne toke!Pra eshte zoti i detërave
4. Hermesi (Hera) e fshehte si era. Pra eshte zoti I fshehtesise
5. Klimnestra (Klima) eshte ruajtur edhe sot e qarte kjo fajle qe eshte bere nderkombetare dhe vjen nga shqipja. Pra eshte perendia e klimes, motit klima nestra (neser)
6. Aresi,(Harresi) qe te harron,te heq nga lista e te gjalleve,eshte pra harresa zoti i lufterave, marresi i jeterave ne luftera – Marsi
7. Dionisi (Me pare nuk thuhej ne shqip dituria por dionia dhe dionis per dijetare zoti i te diturit dhe argetimit,
8. Ethana, Athena, E thena,Thana ne gegnishten e soteme e ruan trajten e vjeter. Pra eshte perendia e te folurit, mbrojtjes dhe e bimeve
9. Afrodita,(Afer eshte dita) Nuk ka asnje gjuhe ne bote,as greqishtja e vjeter dhe as latinishtja qe ta shpejgojne tamam kete perendi qe eshte edhe yll i cili lajmeron afrimin e dites ne mengjez. Dita afron, perendia e dites, e bukurise dhe dashurise
10.Hera,ne fakt,ne shqipen e vjeter per nje te forte perdorej fjala “HER”,trim ,i forte,i fuqishem, qe ka kuptimin e qendreses, fuqise qiellore. Pra perendia e fuqise.
11.Dhemetra (Dhe qe i shtohet nje prapashtese greke metra,nene,eshte perendia e bujqesise, e dheut, ares se bukes
12. Artemidha (Artet mi dha) Perendia e arteve dhe e gjuetise

Gjetjet shokυese të ADN-së: 45% të serbëve të Kosovës, janë shqiρtarë të sΙΙaυizuar

Gjergj Bojaxhi, bashkë drejtuesi i projektit “Rrënjët” i cili lidhet me ADN-në e shqiptarëve, së fundmi ka folur për serbët e Kosovës që janë minoritet në vend.

Gjetjet e ADN-së ka avancuar shumë kohëve të fundit, ka thënë Bojaxhi, dhe pos shqiptarët po i bëjnë edhe kombet e tjera, në mesin e tyre edhe serbët.

Ai ka befasuar duke treguar se 45 për qind e serbëve të Kosovës kanë dalur me origjinë shqiptare të sllavizuar.

“Atyre ju ka dalë që gjysma e popullatës që janë sot minoritet serb në Kosovë janë me origjinë shqiptare të sllavizuar. Le themi 45% e serbëve në Kosovë janë shqiptarë të sllavizuar. Gjysma janë sllavë dhe 10% janë gop apo linja të mbetura nga periudha romake, nga pushtimet”, ka thënë ai në Pressing.