E frίkshme/ Μomenti drαmatik kur shkëmbinjtë bien mbi aυtomjetet në rrugë

Një rrëshqitje dheu u regjistrua në një rrugë në Peru, në rrethin e San Mateo de Huanchor në Huarochiri dhe shkatërroi disa automjete.

Videoja e pabesueshme tregon shkëmbinj të mëdhenj që bien me forcë, por që nuk shkaktuan viktima në njerëz, por vetëm dëmtime në automjete. Rrëshqitja e dheut shkaktoi dëme të konsiderueshme në infrastrukturën e rrugës që u shkatërrua, raporton La Repubblica.

Forca e përplasjes është kapur në videon e realizuar nga kamera e njërit prej kamionëve të dëmtuar. Po vijon një hetim për të përcaktuar shkakun e saktë të rrëshqitjes së dheut, megjithëse dyshohet se reshjet e fundit të shiut në zonë mund të kenë luajtur një rol të rëndësishëm në destabilizimin e tokës.

Zbαrdhet motivi i υrasjes së PëΙΙumb Metës nga fëmijët

Hetuesit në Durrës, po kalojnë në sitë të imët të gjithë elementët e vrasjes nga fëmijet së Pëllumb Metës në shënavlash, për të zbuluar motivet e vrasjes.

News24 mësoi nga burime konfidenciale se një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni.

Pëllumbi kishte rreth 12 dynym tokë. Gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, të cilat i mbante djali i madh, që i kishte premtuar motrës që me lekët e tokës do ta nxirrte nga burgu.

Për më shumë ndiqni dokumentarin e realizuar nga gazetari Igli Çelmeta.

Pëllumb Meta, me origjinë nga fshati Shemëri i Krujës lindi në Shënavlash të Durrësit, më 8 qershor të vitit 1974, aty ky prindërit e tij Hamid dhe Fatime ishin shpërngulur prej kohësh nga Kruja.

Mes jetës së emigracionit dhe Shqipërisë, Pëllumbi pas vdekjes së nënës së tij vendosi të kthehej përfundimisht në Shqipëri, ku ishte bërë edhe baba i 4 fëmijëve, 2 vajzave dhe 2 djemve.

Familjarët e Pëllumbit, pretendojnë se që prej vdekjes së nënës së tyre nuk kanë pasur komunikim me bashkëshorten e tij, Blerinën, e cila kishte distancuar edhe fëmijët nga familjarët e Pëllumbit, me të cilët prej vitesh nuk flisnin.

Përtej këtij fakti, Pëllumbi nisi t’i përkushtohej familjes në vendlindjen e tij pas kthimit nga Italia. Ai nisi punën si roje në Shënavlash te tregu i makinave, punë që e bëri deri në ditën e fundit të jetës për rreth 23 vite, deri në 10 shkurt të vitit 2024.

10 shkurti i 2024-ës ishte edhe fundi i jetës së Pëllumb Metës, i cili ekzekutohet nga familjarët e tij. Një krim i rëndë i cili tronditi edhe më shumë opinionin publik sesi 4 familjarë, 3 fëmijët dhe nëna u bënë bashkë për të eleminuar kryefamiljarin e tyre dhe e varrosën në kasollen e bagëtive.

Sipas hetuesve, i gjithë plani i këtij krimi horror ishte i parapërgatitur deri në detaje. Por si u zbulua e vërteta dhe si nisi policia hetimet deri në zbardhjen e ketij krimi monstruoz?

Shefi i seksionit te hetimit të krimeve ndaj personit në Policinë e Durrësit, Ruzhdi Domi, i cili ka hetuar rastin që kur mbërriti kallëzimi në polici deri në zbardhjen e ngjarjes, shpjegon se si policia ra në gjurmët e së vërtetës.

Sipas grupit hetimor, fëmijët kishin realizuar të gjithë planin e fshehjes së krimit me detaje, nga largimi i makinës së të ndjerit, varrimi dhe fshehja e armës, të cilën sipas policisë dyshohet se e zotëronte i biri i viktimës, Hyseni.

Ajo që i bëri më shumë përshtypje policisë në këtë krim, ishte edhe qetësia e femijëve dhe bashkëshortes së Pëllumbit pas ngjarjes.

Fëmijët dhe nëna e tyre sipas grupit hetimor, kanë dhënë deklarata kontradiktore për autorësinë e krimit, por në bazë të hetimeve të deritanishme policia deklaron se autor i qitjes së armës është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni, i cili ka bashkëpunuar me motrën Hygertën.

Hetuesit kanë bërë prova në poligon qitje me armë për të provuar nëse Hygerta di të përdorë armën.

Grupi hetimor të gjithë anëtarët e familjes po i heton si pjesëmarrës në krim, edhe pse bashkëshortja e Pëllumbit është poceduar në gjendje të lirë. Vëllai i Pëllumbit, Ramazani hedh akuza ndaj gruas së vëllait të tij.

Nga ana ligjore, policia e ka zbardhur ngjarjen ku kemi 3 anëtarë të familjes të arrestuar dhe një nën hetim, por cili ishte motivi i vërtetë i kësaj ngjarje kaq të rëndë, saqë bëri bashkë të gjithë fëmijët të vrisnin babanë tyre.

Grupi hetimor po heton për motivin e ngjarjes, edhe pse shprehen të rezervuar për shkak të sekretit hetimor. Pista e fejesës së Hygertës se Pëllumbi donte ta fejonte pa dëshirë dhe dhuna në familje apo in*esti, janë përjashtuar nga hetuesit.

Hygerta iu nënshtrua edhe analizave gjinekologjike, ku vërtetua që nuk kemi të bëjmë me abuzim s*ksual.

Një pistë e fortë është ajo e konflikteve pasurore për tokën, ku personazh kyç është djali i madh i Pëllumbit, Hyseni.

Pëllumbi kishte në zotërim rreth 12 dynym tokë, të cilën e kishte edhe me dokumente të rregullta. Po ashtu, mësohet se gjatë kontrolleve në banesë policia nuk i ka gjetur këto dokumente, madje në shtëpinë e të ndjerit nuk janë gjetur as para.

Këto dokumente të tokës i mbante gjithmonë me vete Hyseni, kudo që ai shkonte. Këtë informacion e disponon edhe grupi hetimor. Hetuesit po vijojnë kërkimet dhe ende nuk janë gjetur këto dokumente, madje dyshohet edhe për bashkëpunëtorë të jashtëm, që mund të kenë ndihmuar djalin e të ndjerit.

Neës24 ka shkuar te pronat e Pëllumb Metës, i cili tokat i kishte në dy parcela, një para banesës, ndërsa tjetrën rreth 2 km larg në një zonë industriale, tokë e cila ishte nxjerrë edhe në shitje.

Metri i tokës sipas vëllait të të ndjerit kushton deri në 50 euro, ku në total tokat e Pëllumbit vlenin deri në 500 mijë euro.

Sakaq, një mbishkrim i çuditshëm është vënë re nga hetuesit edhe në murin e kasolles ku fëmijët varrosën të atin. Në mur shkruhet “Eni milioneri, 1 milionë dollar”. Djalin e madh të Pëllumbit Hysenin e thërrisnin shkurt Eni.

Në dëshmitë e tyre fëmijët deklarojnë se konfliktet familjare, kanë qenë të vazhdueshme në familje me babanë, konflikti i fundit ishte i Hysenit me të ndjerin, ku Hyseni i kërkonte të atit që t’i blinte një makinë, edhe pse ishte i papunë dhe sapo ishte kthyer nga Italia.

Hyseni kishte qenë më parë emigrant në Angli, ku kishte qëndruar edhe në kamp, në një nga kampet ku kanë humbur jetën dhe janë keqatrajuar shumë emigrantë shqiptarë.

Në Angli nuk dihet puna që ka kryer Hyseni, por më pas ai kishte shkuar në Itali, ku edhe atje nuk kishte punuar dhe më pas u kthye në Shqipëri. 12 ditë pas kthimit ndodhi edhe krimi, ku fëmijët vranë babanë e tyre.

Hetuesit kanë sekuestruar të gjitha telefonat celularë të fëmijëve të të ndjerit dhe ka dyshime se krimi është planifikuar nga fëmijët, përkatësisht nga Hygerta dhe Hyseni dhe ky i fundit u kthye në Shqipëri për të realizuar planin.

Por, pse fëmijët kishin kaq shumë urrejtje ndaj babait të tyre së bashku me nënën dhe u bënë bashkë në këtë krim? Burime konfidenciale i thanë News24 se hetuesit po hetojnë edhe një lidhje të dyshuar jashtëmartesore të viktimës prej vitesh, ku dyshohet se në dijeni ishin edhe bashkëshortja e Pëllumbit dhe fëmijët dhe ky shkak mund të ketë çuar në konfliktet të vazhdueshme familjare dhe se ka qenë bashkëshortja që mund t’i ketë rritur fëmijët me një urrejtje ndaj të atit, aq sa u bënë të gjithë bashkë për të vrarë atë.

Burime të besueshme, thanë se ka prova ku Hyseni i thotë motrës që ta marrë ajo përsipër krimin, sepse ky i fundit do të shesë tokën dhe do ta nxjerrë nga burgu.

Po ashtu, edhe motra e madhe Bedra, e cila ishte e fejuar dhe u lejua nga xhaxhai të merrte pjesë në varrimin e babait, është larguar nga burri dhe ka shkuar te nëna e saj Blerina, e cila po qëndron të prindërit e saj.

Gjatë realizimit të këtij dokumentari, kontaktuam edhe babanë e Blerinës, zotin Baftjar Togun, për të marrë edhe versionin e Blerinës dhe të vajzës së madhe për ngjarjen, por babai i Blerinës tha se vajza e tij nuk do që të flasë më në media.

Vëllai i Pëllumbit i tronditur nga ngjarja, kërkon të dijë shkakun e vërtetë të ngjarjes dhe i bën apel drejtësisë që t’i shkojë çështjes deri në fund.

Faktet dhe informacionet që u dhanë në këtë dokumentar, u bazuan në informacione të cilat janë në dosjen e thelluar hetimore, por janë autoritetet ata që thonë fjalën e fundit. Grupi hetimor shprehet se janë drejt zbardhjes së motivit të ngjarjes.

BΙedi Mane zbulon sekretin e Erjola Doçit: E mban të fshehtë, por është e lidhυr me reρerin e famshëm!

Në programin e “Diell” në Top Channel, Ed Manushi ka pyetur Dean, ish-banoren e BBV3 se kë pëlqen Erjola Doçi brenda shtëpisë.

Sipas Deas, Romeo kur shikonte Erjolën i bënin sytë xixa dhe ka dashur t’i shihte bashkë. Ka ndërhyrë Bledi Mane i cili shprehet se Erjola ka një të dashur jashtë dhe është një reper mjaft i famshëm.

Ed Manushi: Kë pëlqen Erjola Doçi aty brenda?

Dea: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi mu duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë, të paktën unë Erjolën me Romeon i shihja.

Bledi Mane: Ne e kemi Erjolën shoqe dhe ajo ka një lidhje jashtë.

Ed Manushi: Ky qenka lajm, kë ka Erjola jashtë?

Bledi Mane: Me një emër të njohur, po na ndjek nga Gjermania. Është emër i njohur i repit, kaq mjafton.

Dea: Edhe shoku i Bardhit (qesh).

E rëndë në Greqi, kΙienti godet me thikë kυzhinierin shqiρtar

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Selanik, kur një klient goditi me thikë kuzhinierin shqiptar, 65-vjeç, pas një debati të çastit.

Mediat fqinje raportojnë se gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditë së djeshme, kur për arsye të panjohura, klienti i restorantit ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas, e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.

Punonjësit dhe klientët e tjerë të restorantit njoftuan menjëherë polocinë, ndërsa i plagosuri u dërgua për ndihmë në spital pasi mori plagë në bark.

Grupi hetimor ka nisur kërkimin pë lokalizimin dhe kapjen e agresorit.

Rrezikon dënimin me 4 υite bυrg, gjykata shtγn υendimin për Luiz Ejllin

Gjykata e Fierit ka shtyrë sërish seancën për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Burime për mediat bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mungesa e gjyqtares.

Ndërkohë, deri më tani nuk është bërë me dije data se kur do të zhvillohet seanca e radhës, në të cilët pritet që të jepet pretenca për artistin dhe fituesin e Big Brother Vip 2, Luiz Ejllin.

Luiz Ejlli rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burg nëse shpallet fajtor për veprën penale për të cilën është marrë i pandehur nga Prokuroria e Fierit. Prej datës 26 dhjetor 2022, Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim.

Sipas nenit 186 paragrafi i dytë për të cilin ai është marrë i pandehur nga Prokuroria e Lushnjës referuar kodit penal rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim, në rast se do të gjendet fajtorë. Procesi vazhdon aktualisht në Prokurorinë dhe Gjykatën e Fierit, pas hartës së re gjyqësore.

Luiz Ejlli akuzohet se gjatë kohë që ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

Pretenca do të jepet nga Prokuroria e Fierit më datë 26 Shkurt në orën 12:45, pas paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare dhe ballafaqimin me palët e tjera. Seanca ishte caktuar për në datë 12 Shkurt, por është shtyrë për javën e ardhshme.

Kjo histori nis në vitin 2021, kur organi i akuzës do të kërkonte sekuestrimin e pasurive të shtetasit F.A si të pajustifikuara me burime të ligjshme. Sekuestro e kërkuara asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021.

Pak muaj pas kësaj sekuestro, shtetasi F.A i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Luiz Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë tek Noteri Luiz Ejlli.

Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij ishte bërë tek zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në facsimile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015.”

Kjo deklaratë sipas prokurorisë kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi.

E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

Kaq ka mjaftuar që prokuroria të krijojë dyshime se mund të ketë një shkelje ligjore dhe ka thelluar hetimet duke zbuluar zyrën noteriale të Luiz Ejllit e po ashtu dhe veprimet e bëra disa vite më parë.

Prokuroria ka kërkuar në arkivat e noterit Luiz Ejlli të dhëna për këtë deklaratë noteriale dhe ajo rezulton si deklaratë por në emër të një tjetër shtetasi dhe aspak bashkëshortes së shtetasit F.A për të cilin hetimi pasurorë ishte finalizuar me sekuestro.

Mospërputhja e këtyre deklaratave ka shtyrë prokurorinë të hap regjistrin e ish noterit Ejlli dhe aty ka zbuluar se as para datës 16.12.2015 e as pas kësaj date shtetasi F.A nuk kishte kryer asnjëherë një veprim noterial tek zyra e Luizit.

Në konkluzion të këtij hetimi dhe veprimeve noteriale të verifikuara hap pas hapi, prokuroria thotë se kemi të bëjmë me një falsifikim intelektual ku s’është falsifikuar shkrimi apo vula, por përmbajtja e një dokumenti është ndryshuar.

Ndalur tek përgjegjësia penale apo motivi i kryerjes së këtij krimi, prokuroria thotë “Rezulton e provuar se shtetasi F.A e ka kryer veprën penale të ‘falsifikimit të dokumenteve’, në formën e falsifikimit intelektual në bashkëpunim edhe me ish-noterin Luiz Ejlli”, pasi ky i fundit thotë prokuroria i ka patur vulat deri më datë 16 prill 2022 kur i janë marrë në dorëzim dhe janë nxjerr jashtë përdorimit me komision të ngritur nga Ministria e Drejtësisë.

“Duke qenë se Shkrimi e nënshkrimi i tij dhe gjurmët e vulave në këtë dokuemnt (Deklaratë Noteriale) janë të njëjta me ato që gjenden me aktet e tjera të dorëzuar nga ai tek noterja V.S (e cila mban arkivin e Luiz Ejllit), pra nuk janë të falsifikuara por përmbajtja ndryshon, arrihet në përfundimin e pakontestueshëm që ky dokument i rremë në përmbajtja është krijuar në bashkëpunim midis Luiz Ejllit dhe shtetasit F.A me qëllim që ky i fundit ta përdorte për të justifikuar pasurinë e tij objekt procedimi penal”, ka thënë Prokuroria.

Metroja në Dγseldorf zbυkurohet me fΙαmujt kuq e zi për nder të kombëtares së Shqipërisë

Që nga fundi i vitit 2023 dhe fillimin e këtij viti 2024, Gjermania ka filluar t’i japë jetë motiveve të Euro2024-s, aktiviteti më i madh futbollistik i kontinentit të vjetër.

Kuqezinjtë, të kualifikuar për herë të dytë në finalet e një Evropiani, pas Francë 2016-ës, këtë herë konsiderohen si skuadra surprizë duke qenë se u kualifikuam të parët e grupit tonë, duke lënë pas skuadra më të mëdha si Republika Çeke dhe Polonia.

Baza kuqezi në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit, SportCentrum Kaiserau dhe atje përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë atje nga 10 qershori.

Edhe pse në Dyseldorf kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e fundi të grupit, atë ndaj Spanjës më 24 qershor, që tani me sa duket qyteti i ka dhënë mirëseardhjen Shqipërisë, në gjuhën shqipe dhe me flamurin tonë të dizenjuar në metro.

Ndërkohë Shqipëria do të startojë finalet e Evropianit me ndeshjen ndaj Italisë në Dortmund më 15 qershor dhe më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg. Përpara ndeshjeve zyrtare Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore me Kilin në Parma të Italisë dhe në Solna përballë Suedisë.

Pikërisht për këtë të fundi, takim që do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friend Arena”, sot kanë dalë biletat në shitje, rreth 1500 do të jen në dispozicion për tifozët shqiptarë dhe do të kushtojnë rreth 9000 lekë. Ndërkaq ditën e sotme Federata Suedeze e Futbollit ka zyrtarizuar në krye të pankinës ish-sulmuesin danez të Milanit, John Dalh Tomason si trajnerin e parë.

47-vjeçari hynë në histori si trajneri i parë i huaj që merr drejtimin e përfaqësueses së Suedisë. Ai do të debutojë në miqësoren me Portugalinë, më 21 mars, ndërsa katër ditë më vonë Suedia do të luajë me Shqipërinë./tch/ KultPlus.com

Mediat italiane jehonë υαjzës shqiptare: Të gjitha Ιëndët me nota 10 për dy vite rαdhazi

Një vajzë me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak të rezultateve ekselente në shkollë.

Samantha Gjeci, nxënësja që sapo ka mbyllur vitin e katërt në gjimnazin Canova të rajonit të Trevisos, cilësohet si studentja model, pasi në dy vite radhazi ka pasur në diplomë të gjitha notat dhjeta.

Siç ndodhi edhe qershorin e kaluar, mendimet e vajzës teksa prononcohet për mediat lokale janë kthyer menjëherë nga familja.

“Prindërit e mi më mbështesin dhe janë shumë krenarë”, shpjegon Samantha.

“Tridhjetë vjet më parë babai im zbarkoi në Itali nga Shqipëria. Dhe e di sa sakrifica ka bërë për mua“.

Dashuria për të studiuar nga ana e Samanth-ës është e pamohueshme.

Vajza i thotë gazetës Il Gazzettino: “Unë jam një perfeksioniste. Kjo më nxit. Ishte më e ndërlikuar të konfirmohesha në këto nivele. Ndjeva pak presion, por në fund i menaxhova emocionet”.

Në fakt, Samantha përpiqet të mos e privojë veten nga aktivitetet tipike të kohës së lirë të moshatarëve së saj.

“E gjej kohën për pasionet e mia. Më pëlqen të lexoj, të dal me miqtë, të takoj kushërinjtë dhe familjen time etj….”, tregon ajo.

Një marrëdhënie e shkëlqyer është krijuar edhe me shokët e klasës, pavarësisht reputacionit te “njerëzit”. Samantha po ashtu ka kryer tashmë një stazh në sektorin e ndërtimit të Bashkisë Treviso.

“Më pëlqejnë pak më shumë lëndët shkencore, matematika dhe fizika”, përfundon Samantha, e cila për zgjedhjen e universitetit thotë: “Para disa kohësh isha pak më e pasigurt, por tani jam orientuar drejt degëve të inxhinierisë”.

Ήistoria e shqiρtarit që eIiminoi rusin në Nju Jork, se ia grisi fIamυrin kuq e zi

Sot ka që e quajnë leckë, por ne kemi Iuftuar dhe sakrifikuar shumë për flanmrin kuq e zi. Pak njerëz kanë dëgjuar për Ahmet Zherkën. Historia e tij është tepër interesante.

Ahmeti mbahet në mend për eliminimin e një rusi në Neë York, pasi ia kishte shqyer para syve flamurin shqiptar. Për këtë akt e kishte arsyetuar edhe gjyqësori amerikan, duke mos e dënuar. Aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, Ahmet Zherka, ka ndërruar jetë në vitin 2016. Ahmet Hasan Zherka kishte lindur më 20 shtator 1933 në Zherkë të Malësisë Gjakovës.

Një kohë jetoi në Plavë-Guci e pastaj në Kosovë. Më 1967 emigroi në SHBA, ku u shqua për veprimtari në mbështetje të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës. Është edhe i biri i tij, Ilir Zherka, si një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit, i cili mori pjesë në hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, 26 vjet më parë, e cila pas luftës u shndërrua në ambasadë të SHBA.

Familja e Ahmet Zherkës ishte arratisur në Kosovë nga Bytyçi i Tropojës. Ahmeti kishte mbaruar shkollën normale në Ferizaj (siç quhej atëherë shkolla e mesme, që kualifikonte mësuesit). Në Nju Jork ishte afirmuar si patriot trim, meqë i kishte ndodhur fatkeqësia që e kishte afirmuar.

Ai kishte eliminuar punëdhënësin e tij ruso-amerikan. Shkak kishte qenë vizita që i kishte bërë ai Ahmetit në zyrë të punës. Me atë rast punëdhënësi ruso-amerikan ia kishte grisur flamurin kombëtar shqiptar, të cilin Ahmeti e mbante mbi tavolinë të punës. Flamurin e kishte sharë mbi baza nacionaliste e shoviniste. I ofenduar rëndë, Ahmeti e eliminon. Dënimi kishte qenë i butë për shkak të motivit e rrethanave të eliminimit.

Elena Gjika, kjo sυliote nga Ραrga e Çαmërisë

Në shfletimet për Elena Gjikën varianti më i shpeshtë i vendlindjes së saj thuhet se është Bukureshti, por ndoshta faktet duhen shqyrtuar me më shumë kujdes. Jo më kot është cilësuar “elitë e vjedhur“.

Dora d’Istria (1828-1888), pseudonim i Elena Gjikës, ka qenë një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe europiane të mesit të shekullit XIX. Ajo ishte publiciste, feministe, etnologe dhe shkrimtare me shtetësi rumune me prejardhje shqiptare.

Data e saj e lindjes është 22 janar 1828, por mbi vendin e lindjes dihet po aq pak sa edhe për jetën e saj të herët. Familja fisnike Gjika, i ka rrënjët në Pargën e bukur, (para se të krijohej shteti Grek.) vend i cili i ngjallte jo pak nostalgji Elenës.

Elena Gjika në vëllimin e veprës së saj “Les femmese en Orient” “Gratë në Lindje”, botuar në Zyrih në 1859 jep letrën që i kish dërguar një mikeshës së vet ku shkruan: Jam lindur në brigjet e Shqipërisë së Jugut, jo larg maleve të Sulit, në qytetin e Pargës, me fatin e keq të së cilës, disa vjet pas rënies së Napoleonit u muar mbarë Europa. Parga ime e dashur, e cila në shekuj nuk e ka parë gjysmëhënën mbi muret e vet. Parga iu dorëzua të pamëshirshmit Vezirit të Janinës, Ali Pashës, i cili që prej kohësh e gjykonte këtë qytet, të cilit nuk ja falte fajin për ndihmën që u kish dhënë vazhdimisht heronjve të Sulit. Një qytet prej katërmijë shpirtësh iu shit Vezirit prej Thomas Maitland, Komisar i lartë anglez i ishujve të Jonit për 150 mijë lira.

Parganjotët e përbuzën me neveri këtë çmim të tokës së lindjes së tyre dhe preferuan më mirë të marrin rrugët se sa të jetonin skllevër. Mbasi dolën në Korfuz e mandej në Trieste, prindët e mij u vendosën në Zyrih Nëna vdiq e para me emrin e Pargës në buzë dhe nuk vonoi shumë që këtë e ndoqi në varr babai”. Elena Gjika shkruan për shqiptarët: “Bij besnikë të një race që ka ruajtur trashëgiminë dhe nuk është prishur asnjëherë”. Ajo shkruan se “Liria si thonë fatosat e Sulit në një këngë, ka qenë kurdoherë bija e ngadhënjimit”. Suliotët të cilët janë çamër të shpërngulur nga krahina e Margaritit (Margëlliçit) u vendosën në malet e Sulit nga barbarizmat e pushtuesit Otoman kundër të cilit Çamëria bëri rezistencë të vazhdueshme dhe nuk iu nënshtrua as Ali Pashait. – Gazeta Çamëria, 29.01.1999 Autor Jonuz Kuçuku

Elena Gjika – Dora D’Istria, kjo elitë e vjedhur, lindi në Pargë të Çamërisë, më, 22 janar, 1828 – dhe vdiq në Firence, më, 17 nëntor, 1888. Elena Gjika, shkrimtarja, publicistja iluministe kërkoi barazinë gjinore dhe u rendit mes 10 femrave më përparimtare të shek. XIX. të Europës.

Dora D’Istria përmes një letre të shkruar prej saj, e cila gjendet në bibliotekën e Vatikanit, ku ajo u kundërvihet shpifjeve se është me origjinë greke apo nga një fshat pranë lumit Vjosë. Ja si shkruan ajo: “Deri tani është shkruar dhe folur shumë për origjinën time. Atë që s’e kanë thënë të tjerët, po e them unë. Quhem Elena Gjika, kam pseudonimin tim “Dora d’Istria”, jam jetime çame nga Parga. Rrjedh nga familja e Gjikajve. Kur u prish Suli, shkova në Korfuz. Aty u njoha me një zonjë rumune , e cila më mori në Rumani, ku u shkollova për letërsi. U martova me një kont rus, i cili vdiq shpejt. U largova nga Rumania dhe u vendosa në Itali. Kam patur lidhje me Jeronim De Radën, me të cilin këmbeja mendime për Pavarësinë e Shqipërisë. Shpesh herë ndodh nga pseudohistorianët e huaj që shqiptarët trima e të ditur t’i mohojnë si të tillë , sepse duan t’u përvetësojnë lashtësinë .” – Jasin Bala, Çamëria lëngon, Çamëria denoncon”faq.25

Përgatiti: Elis Buba/usalbanianmediagroup