Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekòrdin, ja sa është rritur pasuria e tij

Nëse një vit më parë, Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes, këtë vit, ai e ka shtuar me 500 milionë dollarë amerikanë pasurinë e tij, sipas të dhënave që publikoi revista globale, raporton noa.al.

Biznesmeni i njohur shqiptar, ortak i vetëm i disa shoqërive tregtare dhe një grupi të madh biznesi, në listën e miliarderëve Forbes 2026 rezulton në vendin e 2.177 mes 3.428 miliarderësh.

Vitin e kaluar Forbes regjistroi 2.933 miliarderë dhe Mane ishte në vendin e 2.356.

Për vitin 2026, sipas Forbes, Samir Mane, 58 vjeç, ka thyer rekordin e tij duke arritur të rrisë pasurinë në 1.9 miliardë dollarë ose gati 162 miliardë lekë të rinj.

“Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me seli në Tiranë, Shqipëri”, thotë Forbes.

Ndërsa shton: BALFIN zotëron qendra tregtare, rrjete dyqanesh elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor, si dhe një bankë dhe projekte të pasurive të paluajtshme luksoze në Shqipëri.

Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në vitin 1991 dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993, ai nisi të shiste pajisje elektroshtëpiake në Shqipëri.

Në vitin 1998 themeloi Neptun, një rrjet dyqanesh elektronike në Shqipëri, ndërsa në vitin 2005 u kthye në vend për të hapur qendrën e parë tregtare moderne në Shqipëri.

BALFIN zotëron gjithashtu pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Avokati Malaj, zbardh prapaskenat: Veliaj do të daIë nga burgu, ja kur do të vendosë gjykata

Avokati, Alaudin Malaj, i ftuar ne nje interviste televizive, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykata e Lartë për kryebashkiakun e Tirana, Erion Veliaj, duke e lënë sërish në qeli.

Sipas Malajt, gjatë periudhës së verës, Gjykata e Lartë mund të rishikojë vendimin dhe mund të zëvendësojë masën e sigurimit, duke e lënë të lirë nga qelia kryebashkiakun Veliaj.

“Nuk prisnim asgjë të re nga çështja e Veliajt. Ishte me kërkesën e vet në GJL. Ai kishte kërkuar revokim për masën e sigurisë. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë ishte normal.

Nuk është se ishte kontradiktor. Tani është çështja që kjo mbetet nga koha e plazhit. Unë mendoj se nga koha e plazhit Gjykata do ta ngrejë “topin” lart dhe Veliaj mund të lirohet”, tha Malaj.

Edi Manushi: “E pyeta për arsyen e ndarjes nga Brikena, ja si m’u përgjigj Mateo”

Zërat për një ndarje të mundshme mes Brikenës dhe Mateos vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, pas lëvizjeve të tyre të fundit me fshirjen e fotove dhe heqjen nga lista e ndjekësve.

Tema është diskutuar edhe gjatë transmetimit të sotëm në “Top Albania Radio”, ku moderatori Ronaldo Sharka ka kërkuar më shumë detaje nga Edi Manushi.

Ky i fundit tregoi se kishte pasur një komunikim telefonik me Mateon vetëm një ditë më parë dhe ndau me publikun përgjigjen e saktë që kishte marrë prej tij:

“Po të them ty atë që më tha Mateo dje në telefon: ‘Flasim për punë, jo për gjëra si këto’”

Përtej qëndrimit të Mateos për të mos komentuar jetën private, në rrjet po qarkullon edhe një tjetër pistë, ku dyshohet se e gjithë kjo situatë mund të jetë një lëvizje e menduar strategjikisht për të tërhequr vëmendje mediatike. I pyetur nga Ronaldo Sharka nëse kjo teori mund të jetë e vërtetë, Edi Manushi u shpreh:

“Edhe mundet. Por ne nuk flasim për kolegët për gjëra të tilla”

Deri më tani, as Brikena dhe as Mateo nuk kanë bërë asnjë deklaratë tjetër publike për të sqaruar raportin mes tyre, duke bërë që situata të mbetet ende e paqartë për ndjekësit.

Nafta dhe gazi, amerìkanët ikin nga Kreta në Jon: Pse grekët e duan TANI Marrëveshjen e Detit me Shqipërinë

Lëvizjet e fundit të gjigantëve amerikanë të naftës dhe gazit në Greqi po zhvendosin vëmendjen nga ujërat në jug të Kretës drejt Detit Jon, një zonë që shtrihet deri pranë kufirit detar me Shqipërinë dhe që konsiderohet gjithnjë e më premtuese për zbulimin e hidrokarbureve.

Në të njëjtën kohë, diplomacia greke ka shtuar përpjekjet për të çuar përpara një marrëveshje përfundimtare për kufirin detar me Shqipërinë, një proces që prej vitesh mbetet i pazgjidhur.

Megjithëse nuk ka asnjë deklarim zyrtar që i lidh drejtpërdrejt këto dy zhvillime, zhvendosja e interesit të kompanive amerikane drejt Jonit po shton pikëpyetjet nëse përcaktimi përfundimtar i kufijve detarë po merr rëndësi të re për shkak të perspektivës energjetike të zonës.

Sinjali më i fundit erdhi nga Chevron, e cila bleu 70% të të drejtave të kërkimit dhe shfrytëzimit në bllokun detar “Block 10”, pranë Gjirit të Kyparissias, nga HELLENIQ ENERGY.

Deri tani kompania greke zotëronte e vetme të gjithë koncesionin.

Marrëveshja vjen vetëm disa muaj pasi ExxonMobil hyri në “Block 2” në Detin Jon, ndërsa paralelisht vendosi të tërhiqet nga koncesioni “West of Crete”, në jug të Kretës.

Sipas specialistëve të sektorit, kompanitë e mëdha po orientohen drejt zonave ku ekzistojnë më shumë të dhëna gjeologjike dhe ku rreziku i investimit konsiderohet më i ulët.

Kjo është arsyeja pse Deti Jon po fiton terren ndaj zonave pranë Kretës.

HELLENIQ ENERGY ka kryer prej vitesh studime sizmike 2D dhe 3D në blloqet e Jonit, duke krijuar një bazë të konsiderueshme të dhënash për strukturat e mundshme naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse.

Në të njëjtën kohë, Energean po përgatitet të kryejë shpimin e parë kërkimor në Detin Jon pas afro 40 vitesh.

Operacioni do të zhvillohet në thellësi mbi 800 metra dhe konsiderohet një test vendimtar për potencialin real të rajonit.

Prania e njëkohshme e Chevron, ExxonMobil dhe Energean në Jon po e kthen këtë zonë në qendrën kryesore të kërkimeve për hidrokarbure në Greqi.

Pikërisht për këtë arsye, zhvillimet po ndiqen me interes edhe në Shqipëri.

Një pjesë e zonave ku po përqendrohen investimet ndodhen pranë hapësirave detare që lidhen me procesin e përcaktimit përfundimtar të kufirit mes dy vendeve.

Prej vitesh Athina ka kërkuar zgjidhjen përfundimtare të çështjes së detit, ndërsa së fundmi tema është rikthyer sërish në agjendën diplomatike mes dy vendeve.

Nëse Deti Jon konfirmon praninë e rezervave të rëndësishme të naftës apo gazit, rëndësia ekonomike e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të bëhet edhe më e madhe se sa vlerësohej deri më sot.

Për momentin, nuk ka prova që lidhin drejtpërdrejt interesin energjetik me ritmin e diskutimeve diplomatike, por fakti që kompanitë më të mëdha amerikane po zhvendosin miliarda dollarë investime nga Kreta drejt Jonit po e bën këtë zonë gjithnjë e më strategjike për të ardhmen energjetike të Mesdheut Lindor. /skyweb.al

Sinoptikania paraIajmëron: Ja çfarë e pret vendin pas datës 5 Qershor

Muaji qershor pritet të nisë me temperatura të larta dhe mot tipik veror në të gjithë vendin.

Sinoptikania Lajda Porja, paralajmëroi se masat ajrore të nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë fuqishëm në territorin shqiptar, duke sjellë temperatura që në javën e parë do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas saj, pas datës 5 qershor pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, ku termometri mund të shënojë deri në 35–36°C, kryesisht në zonat e ulëta dhe qytetet e brendshme të vendit.

“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë celsius nën hije. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, u shpreh sinoptikania.

Megjithatë, muaji nuk do të jetë plotësisht i qëndrueshëm. Në disa zona të vendit priten rrebeshe të shkurtra shiu, të shkaktuara nga zhvillimi i shpejtë i vranësirave konvektive si pasojë e temperaturave të larta.

Fenomenet më të shpeshta atmosferike pritet të regjistrohen në zonat malore dhe lindore, ndërsa bregdeti do të mbetet kryesisht i kthjellët dhe i qëndrueshëm.

Qytetet më të rrezikuara nga reshjet e izoluara janë Tirana, Kukësi, Puka, Bajram Curri, Peshkopia, Bulqiza, Korça, Pogradeci, Erseka, Tepelena dhe Gjirokastra.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm deri më 10 qershor, ndërsa në datat 11–12 qershor mund të ketë një ndërprerje të shkurtër me reshje kalimtare, për t’iu rikthyer më pas temperaturave të larta dhe kthjellimeve.

VIDEO/ Momente t merri! Mbytet anija turistike me 148 pasagjerë në bord, mes tyre edhe fëmijë

Momente tmerri përjetuan 148 pasagjerë në një anije turistike në brigjet e Marmaris, në Turqinë jugperëndimore, kur anija papritmas filloi të mbushej me ujë dhe u fundos në më pak se një orë.

“Big Boss Diamond”, një anije turistike me temë piratësh e njohur për pushuesit, ishte në një udhëtim ditor pranë Ishullit Paradise dhe Gjirit Akvaryum kur ndodhi incidenti i rëndë.Sipas raportimeve fillestare, dhjetëra pasagjerë u panikuan dhe filluan të hidheshin në det për të shpëtuar veten, ndërsa në bord ndodheshin edhe rreth 20 fëmijë. Videot që qarkullojnë në mediat sociale kapin momentet dramatike, me anijen që merr një anim të rrezikshëm përpara se të fundoset plotësisht.

Një operacion i madh shpëtimi u nis menjëherë duke përfshirë shërbimet e shpëtimit dhe anijet private në zonë. Autoritetet turke njoftuan se të gjithë pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt dhe u sollën në breg pa viktima ose lëndime serioze.

Një deklaratë nga qeveria e Muglas tha se “ekipet që mbërritën në vendngjarje koordinuan evakuimin e qytetarëve me ndihmën e anijeve aty pranë”, duke vënë në dukje se nuk u gjetën probleme shëndetësore midis të shpëtuarve.

Shkaqet e fundosjes mbeten nën hetim. Megjithatë, disa pasagjerë pretendojnë se një zjarr në motorin e anijes i parapriu kësaj, i cili dyshohet se shkaktoi hyrjen e ujit dhe fundosjen e anijes.

Një turiste britanike që u shpëtua përshkroi përvojën e saj tronditëse, duke thënë karakteristikisht: “Jam e lumtur që dola që andej dhe jam gjallë”.

“O bir, ai u shkarkùa gabim”, Miri ‘përballet’ Live me Ilir Vrenozin në Goca dhe Gra, a pati një sherr mes tyre?

Armir Shahini ishte këtë mbrëmje i ftuar në “Goca dhe Gra”, për të folur për eksperiencën e tij në Big Brother VIP Albania 5.

Por një nga detajet që është komentuar shumë pas daljes së tij nga shtëpia ka qenë një përplasje mes tij dhe Ilir Vrenozit.

Miri tha se nuk ka pasur asgjë, ndërsa kur u pyet se përse nuk ishte në ditëlindjen e këtij të fundit, u shpreh se kishte pasur punë.

Ndërkohë, Ori Nebiaj ka telefonuar live Vrenozin, duke e pyetur për këtë ngjarje.

“Po, e ftova. I ftova të gjithë. Live jo, o bir? Po bën shaka ti? Tani i sheshuam ato punë. Kam folur edhe me miq të atij dhe… më vjen keq që ndodhi ajo, por që kur doli më drejtoi gishtin dhe thashë: ‘Çfarë ka me mua?’. Ndoshta ngarkesa duhej të shkarkohej, por u shkarkua gabim. Gjithsesi, na u prish gjaku, por iku ajo. Unë e shkrova te grupi ku jemi të gjithë që kush do të vijë në ditëlindje mund të vijë. Unë jam emocional, por harroj. Unë do të jem në Tiranë dhe, po të dojë, mund të pimë kafe…”

“Patjetër”, tha Miri, duke konfirmuar se tashmë situata mes tyre është “e sheshuar”.

3 IIojet e fe mrαυe që nuk i thonë kυrrë “jo” …ksίt

Ka disa femra, të cilat nuk i thonë kurrë “jo” seksit.

Ato përgjithësisht mund të klasifikohen në bazë të tipit të tyre, por edhe eksperiencave jetësore.

Nëse jeni një mashkull në kërkim të një femre të etur për s eks, më poshtë po ju njohim me 3 llojet e femrave që nuk do t’ju refuzojë kurrë.

Varet se cilën preferoni e zgjidhni ju.about:blank

Femrat hakmarrëse

Kjo është një femër, e cila është duke e marrë veten pas divorcit dhe është emocionalisht jostabile.

E moshuara

Një femër e moshuar me siguri ka qenë e martuar. Ky tip femre i do paratë, ndërkaq del për të gjetur meshkuj të interesuar për seks. Është e drejtpërdrejtë dhe nuk e ka problem të tregojë se çka do.

Hulumtuesja e s eksit

Kjo femër dëshiron të zbulojë seksualitetin e vet dhe është e gatshme për çdo gjë. Më së shpeshti ka të bëjë me kureshtjen e studentes.

Raketa që rrëzoi avionin Iuftarak amerikan “F-15” mbi Iran ishte kineze! Pekini furnizoi Teheranin para suImit edhe me radarë

Raketa anti-ajrore e lëvizshme (portative) që thuhet se rrëzoi një avion luftarak amerikan F-15 mbi Iranin jugperëndimor muajin e kaluar, ka të ngjarë të ketë origjinë kineze, raportoi NBC News, duke cituar tre burime me njohuri të drejtpërdrejta për çështjen.

raketa kineze iran

Rrjeti tha se një nga burimet, së bashku me një zyrtar amerikan, informuan se Kina mund ta ketë furnizuar Iranin gjithashtu me avionë të fshehtë dhe pajisje radarësh paralajmërimi të hershëm me rreze të gjatë veprimi, gjatë fazave të hershme të luftës që Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën më 28 shkurt.

Të njëjtat burime vënë në dukje se rasti i rrëzimit të avionit luftarak amerikan është ende nën hetim. Incidenti kishte shkaktuar një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi 36-orësh për të gjetur pilotin e avionit.

NBC vëren se autoritetet amerikane po vazhdojnë të shqyrtojnë informacionin e disponueshëm në mënyrë që të përcaktojnë me saktësi llojin e raketës së përdorur, si dhe shkallën e përfshirjes së mundshme kineze në pajisjen e forcave të armatosura iraniane.

Muajin e kaluar, Donald Trump tha se i kishte kërkuar Presidentit Kinez Xi Jinping të mos e furnizonte Iranin me sisteme armësh. Siç tha Trump në atë kohë, udhëheqësi kinez e siguroi atë “se, në thelb, ai nuk e bën këtë”.

Kompania e projektit në Zvërnec reagon pas protestave: Investim mbi 4 miIiardë euro, do hapen 10 mijë vende pune! Trualli është pronësi private, i blerë nga pronarët e ligjshëm

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar pas debatit publik dhe protestave të zhvilluara në zonën e Zvërnecit, ku parashikohet të realizohet një nga projekt turistik.

Përmes një deklarate për mediat, kompania thekson se investimi, i cili sipas saj do të kalojë vlerën e 4 miliardë eurove, po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe me respektimin e standardeve mjedisore.

Ajo garanton se trualli ku do të ndërtohet projekti është pronë private e blerë ligjërisht dhe se investimi pritet të krijojë mbi 10 mijë vende pune.

“Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.

Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap”- thuhet mes të tjerash në reagimin zyrtar.

Deklarata e plotë e kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”:

“Me keqardhje të thellë që po abuzohet me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe po investohet për të përbaltur një sipërmarrje kolosale për turizmin dhe ekonominë shqiptare, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:

Në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, kompania ka arritur të nisë fazën fillestare të një prej investimeve më të mëdha në fushën e turizmit në Detin Mesdhe, duke vendosur sipas ligjit rrethimin e pronës private që ajo disponon.

Teksa kompania është duke zhvilluar projektin final të ndërtimit, me ambicien për të arritur standardet më të larta arkitekturore dhe mjedisore, dhe ende pa u prezantuar projekti, gjendemi të detyruar të japim disa shpjegime:

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4% në GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e Shqipërisë, në 5 vitet e ardhshme.

Investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës dhe për këtë investitorët kanë angazhuar prej 2 vitesh kompetencat më të spikatura në nivel global, për studimet mjedisore përkatëse. Të cilat padyshim do të ndahen jo vetëm me institucionet, po edhe me publikun.

Investimi do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10.000 (dhjetë mijë) vende të reja pune, duke u bërë një motor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, të qarkut Vlorë dhe gjithë Shqipërisë.

Bazuar në eksperiencat e mëparshme të investitorëve, që kanë një portofol ndër më të spikaturit globalisht në fushën e turizmit, kompania beson se investimet dytësore që do të pasojnë do të rrisin ndjeshëm të gjithë zinxhirin e vlerës së ekonomisë vendore, nga vlera e pasurive të patundshme të krejt zonës së Vlorës deri tek diversifikimi i ofertës ekonomike dhe niveli i pagave për zonën.

Investitorët kanë një bilanc kuptimplotë të bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin në çdo investim të tyre, si edhe të përgjegjshmërisë sociale, gjëra që janë pjesë e planifikimit të punës dhe do të nisin bashkë me punën për projektin.

Ndërkohë nënvizojmë sa më poshtë disa të vërteta të mbuluara nga mjegulla e abuzimit mediatik:

Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.

Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap.

Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa studio ndër më të mirat në botë dhe sapo të përfundojë do të ndahet publikisht me të gjithë të interesuarit.

Kompania ka lidhur marrëveshje me disa prej brandeve më të njohur të ekselencës botërore në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të tjera, nga restorantet e baret deri tek aktivitetet sportive apo edukative.

Investitorët kanë një karrierë absolutisht të pakontestueshme dhe zotërojnë kompani të kuotuara në bursat ndërkombëtare, si edhe kapitale të pakontestueshme nga askush. Edhe kompania “Zvërnec South Adriatic Development” nuk do të bëjë asnjë përjashtim në zinxhirin e kompanive të tyre, të cilat janë krenare të mishërojnë ekselencën globale në çdo fushë të aktivitetit të tyre.

Duke dënuar me forcë çdo akt dhune ndaj pronës private si edhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje që synon disinformimin e publikut, kompania kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, duke i siguruar të gjithë ata që duan zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të Shqipërisë, se nuk do të zhgënjehen kurrësesi nga cilësia absolute e projektit dhe produktit tonë.

“Zvërnec South Adriatic Development” është forca që do të zbatojë një investim ndërkombëtar, me bindjen dhe përkushtimin për ta shndërruar Vlorën në një nga pikat më të preferuara për turizmin botëror, ndërkohë që investitorët e këtij projekti janë miq të padiskutueshëm të Shqipërisë që frymëzohen nga tradita dhe mikpritja legjendare shqiptare.

Le të punojmë të gjithë së bashku, me besim dhe vërtetësi me njëri-tjetrin. Ndërsa me këdo që do të përpiqet të na pengojë apo shantazhojë, do të përballemi ligjërisht”.