Kompania e projektit në Zvërnec reagon pas protestave: Investim mbi 4 miIiardë euro, do hapen 10 mijë vende pune! Trualli është pronësi private, i blerë nga pronarët e ligjshëm

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka reaguar pas debatit publik dhe protestave të zhvilluara në zonën e Zvërnecit, ku parashikohet të realizohet një nga projekt turistik.

Përmes një deklarate për mediat, kompania thekson se investimi, i cili sipas saj do të kalojë vlerën e 4 miliardë eurove, po zhvillohet në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe me respektimin e standardeve mjedisore.

Ajo garanton se trualli ku do të ndërtohet projekti është pronë private e blerë ligjërisht dhe se investimi pritet të krijojë mbi 10 mijë vende pune.

“Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.

Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap”- thuhet mes të tjerash në reagimin zyrtar.

Deklarata e plotë e kompanisë “Zvërnec South Adriatic Development”:

“Me keqardhje të thellë që po abuzohet me ndjenjat e publikut në rrjetet sociale dhe po investohet për të përbaltur një sipërmarrje kolosale për turizmin dhe ekonominë shqiptare, kompania “Zvërnec South Adriatic Development” njofton shtypin dhe opinionin publik si më poshtë:

Në zbatim strikt të legjislacionit shqiptar dhe në dialog të vazhdueshëm me institucionet përgjegjëse, kompania ka arritur të nisë fazën fillestare të një prej investimeve më të mëdha në fushën e turizmit në Detin Mesdhe, duke vendosur sipas ligjit rrethimin e pronës private që ajo disponon.

Teksa kompania është duke zhvilluar projektin final të ndërtimit, me ambicien për të arritur standardet më të larta arkitekturore dhe mjedisore, dhe ende pa u prezantuar projekti, gjendemi të detyruar të japim disa shpjegime:

Investimi parashikohet të arrijë vlerën e mbi 4 miliardë eurove, duke kontribuar me një rritje nga 3 deri në 4% në GDP (Prodhimi i Brendshëm Bruto) e Shqipërisë, në 5 vitet e ardhshme.

Investimi do të kujdeset tërësisht për ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës dhe për këtë investitorët kanë angazhuar prej 2 vitesh kompetencat më të spikatura në nivel global, për studimet mjedisore përkatëse. Të cilat padyshim do të ndahen jo vetëm me institucionet, po edhe me publikun.

Investimi do të krijojë direkt dhe indirekt mbi 10.000 (dhjetë mijë) vende të reja pune, duke u bërë një motor i rëndësishëm për ekonominë e zonës, të qarkut Vlorë dhe gjithë Shqipërisë.

Bazuar në eksperiencat e mëparshme të investitorëve, që kanë një portofol ndër më të spikaturit globalisht në fushën e turizmit, kompania beson se investimet dytësore që do të pasojnë do të rrisin ndjeshëm të gjithë zinxhirin e vlerës së ekonomisë vendore, nga vlera e pasurive të patundshme të krejt zonës së Vlorës deri tek diversifikimi i ofertës ekonomike dhe niveli i pagave për zonën.

Investitorët kanë një bilanc kuptimplotë të bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin në çdo investim të tyre, si edhe të përgjegjshmërisë sociale, gjëra që janë pjesë e planifikimit të punës dhe do të nisin bashkë me punën për projektin.

Ndërkohë nënvizojmë sa më poshtë disa të vërteta të mbuluara nga mjegulla e abuzimit mediatik:

Trualli në të cilin do të zhvillohet projekti është pronësi private metër për metër dhe kompania e ka blerë nga pronarët e ligjshëm, me certifikata pronësie të noterizuara. Të gjitha transfertat e blerjeve në lidhje me pronësinë janë kryer përmes sistemit bankar dhe janë lehtësisht të verifikueshme.

Të gjithë punonjësit që janë punësuar apo do të punësohen më tej në projekt janë dhe do të jenë subjekt i kontratave përkatëse sipas legjislacionit shqiptar.

Të gjithë hapat e ndjekur nga kompania janë bazuar në legjislacionin shqiptar dhe në konformitet të plotë me autorizimet përkatëse në çdo hap.

Projekti i ndërtimit, ashtu si edhe ai mjedisor, po finalizohet nga disa studio ndër më të mirat në botë dhe sapo të përfundojë do të ndahet publikisht me të gjithë të interesuarit.

Kompania ka lidhur marrëveshje me disa prej brandeve më të njohur të ekselencës botërore në fushën e hotelerisë dhe shërbimeve të tjera, nga restorantet e baret deri tek aktivitetet sportive apo edukative.

Investitorët kanë një karrierë absolutisht të pakontestueshme dhe zotërojnë kompani të kuotuara në bursat ndërkombëtare, si edhe kapitale të pakontestueshme nga askush. Edhe kompania “Zvërnec South Adriatic Development” nuk do të bëjë asnjë përjashtim në zinxhirin e kompanive të tyre, të cilat janë krenare të mishërojnë ekselencën globale në çdo fushë të aktivitetit të tyre.

Duke dënuar me forcë çdo akt dhune ndaj pronës private si edhe duke hedhur poshtë çdo përpjekje që synon disinformimin e publikut, kompania kërkon mirëkuptimin dhe durimin e publikut, duke i siguruar të gjithë ata që duan zhvillimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të Shqipërisë, se nuk do të zhgënjehen kurrësesi nga cilësia absolute e projektit dhe produktit tonë.

“Zvërnec South Adriatic Development” është forca që do të zbatojë një investim ndërkombëtar, me bindjen dhe përkushtimin për ta shndërruar Vlorën në një nga pikat më të preferuara për turizmin botëror, ndërkohë që investitorët e këtij projekti janë miq të padiskutueshëm të Shqipërisë që frymëzohen nga tradita dhe mikpritja legjendare shqiptare.

Le të punojmë të gjithë së bashku, me besim dhe vërtetësi me njëri-tjetrin. Ndërsa me këdo që do të përpiqet të na pengojë apo shantazhojë, do të përballemi ligjërisht”.

Irani sfidon SHBA-në, sulmon bazën ajrore, pIagosen pesë ushtarë amerikanë

Një sulm iranian me raketë balistike ndaj një baze ajrore të SHBA-së në Kuvajt ka shkaktuar plagosje të lehta te disa shtetas amerikanë dhe ka dëmtuar rëndë dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper, shkruan Bloomberg.

Sipas burimeve të medias së njohur, mbrojtja ajrore kuvajtiane arriti të interceptojë raketën Fateh-110, por mbetjet e saj ranë mbi bazën ajrore Ali Al Salem.

Mes pesë të lënduarve ka kontraktorë dhe personel ushtarak aktiv. Sipas raportit, një dron MQ-9 Reaper është shkatërruar plotësisht, ndërsa të paktën një tjetër ka pësuar dëmtime të rënda.

Sulmi ndodhi në një kohë kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po shqyrtonte një marrëveshje për zgjatjen e një armëpushimi të brishtë, që ka qenë në fuqi që nga prilli, megjithëse të dy palët kanë vazhduar goditjet gjatë kësaj periudhe.

Që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, Irani ka lëshuar më shumë se 1,850 raketa balistike në objektiva në të gjithë rajonin. Fateh-110 është një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi që, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, mund të bartë një kokë luftarake prej 500 kilogramësh.

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, Porja paraIajmëron:Ja sa priten të shkojnë temperaturat javën e parë të qershorit

Muaji qershor pritet të nisë me temperatura të larta dhe mot tipik veror në të gjithë vendin. Sinoptikania Lajda Porja, paralajmëroi se masat ajrore të nxehta me origjinë afrikane do të ndikojnë fuqishëm në territorin shqiptar, duke sjellë temperatura që në javën e parë do të arrijnë deri në 34 gradë Celsius.

Sipas saj, pas datës 5 qershor pritet një tjetër rritje graduale e temperaturave, ku termometri mund të shënojë deri në 35–36°C, kryesisht në zonat e ulëta dhe qytetet e brendshme të vendit.

“Javën e parë të qershorit temperaturat do të jenë rreth 33–34 gradë. Pas datës 5 pritet një rritje graduale deri në 35–36 gradë celsius nën hije. Këto masa të nxehta afrikane do të jenë të pranishme gjatë gjithë verës, me ndërprerje të shkurtra”, u shpreh sinoptikania.

Megjithatë, muaji nuk do të jetë plotësisht i qëndrueshëm. Në disa zona të vendit priten rrebeshe të shkurtra shiu, të shkaktuara nga zhvillimi i shpejtë i vranësirave konvektive si pasojë e temperaturave të larta.

Fenomenet më të shpeshta atmosferike pritet të regjistrohen në zonat malore dhe lindore, ndërsa bregdeti do të mbetet kryesisht i kthjellët dhe i qëndrueshëm.

Qytetet më të rrezikuara nga reshjet e izoluara janë Tirana, Kukësi, Puka, Bajram Curri, Peshkopia, Bulqiza, Korça, Pogradeci, Erseka, Tepelena dhe Gjirokastra.

Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të mbetet kryesisht i qëndrueshëm deri më 10 qershor, ndërsa në datat 11–12 qershor mund të ketë një ndërprerje të shkurtër me reshje kalimtare, për t’iu rikthyer më pas temperaturave të larta dhe kthjellimeve.

I dha fund Iidhjes për shkak të Indrit/ Vanesa tregon bisedën me ish të dashurin pas daljes nga Ferma VIP

Gjatë intervistës në emisionin “Andale”, Vanesa Sono është pyetur edhe për raportet aktuale me ish-të dashurin e saj, me të cilin ndau rrugët gjatë qëndrimit në reality show për të nisur një romancë me Indritin.

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj televiziv, kureshtja e publikut ishte e madhe nëse kishte pasur një sqarim apo komunikim mes tyre.

Vanesa ka preferuar të tregohet e prerë, duke konfirmuar se historia mes tyre ka mbyllur çdo kapitull, por pa mëri:

“Gjithçka ka përfunduar, kaq mund të them. Edhe nga ana ime, edhe nga ana e tij. Nuk e kemi mbyllur si armiq, por ka marrë fund”

Ndonëse marrëdhënia e saj e mëvonshme me Indritit u mbyll po ashtu përmes një letre publike, Vanesa bëri të qartë se lidhja me ish-partnerin e saj përpara futjes në lojë nuk ka më asnjë hapësirë për rikthim apo diskutime të mëtejshme.

Ajo tregoi sërish se lidhja e saj prej nje viti e pak ishte e komplikuar dhe duhet të përfundonte që në muajt e parë.

Flet Stresi, tregon pIanet në politikë: Ju tregoj a do bëhem deputet

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili kandidon për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, deklaroi se që në klasë të katërt fillore ndjek PD-në. Në një intervistë për “A2 CNN”, gjatë Kuvendit të PD-së, ai tha se objektivi i tij është të jetë afër rinisë dhe problematikave të saj, kur u pyet nëse synon të kandidojë për deputet në zgjedhjet e radhës.

“Për herë të parë po e them ekskluzivisht tek ju që kam që në klasë të katërt fillore dhe deri tani që ndjek Partinë Demokratike. Vij nga një familje që nuk shesim idealet tona, jemi të qëndrueshëm, të vendosur dhe çfarëdo që ndodhë unë prapë do jem mbështetje të Partisë Demokratike nga fillimi dhe deri në fund. Nuk kam ardhur për një katapultë në politikë. Këtë përgjegjësi e kam marrë vetë, të jem afër të rinjve. Unë vij nga rruga, nga jeta reale, nga muzika dhe më së shumti e di unë se çfarë do rinia. Kam një objektiv timin, të cilin do ta realizoj edhe jam këtu sot, kandidoj për Këshillin Kombëtar, për anëtarët e Këshillit Kombëtar. Unë do merrem me të gjithë e rinjtë demokratë nga Tropoja deri në Sarandë”, tha ai

Ai shtoi se nuk e sheh politikën si një shkëputje nga arti, dhe theksoi se PD do të rikthehet fuqishëm në 2029-n.

“Politika ka qenë hobi im. Po rikthehemi më fuqishëm. Do jemi në terren për të gjitha hallet që të rinjtë janë të papërfaqësuar aktualisht edhe jam gati të bisedoj me ta, të jem me ta për çdo padrejtësi edhe po e them këtu që do jemi shumë më të fuqishëm kësaj radhe. Me doemos që do vijë ajo ditë. Shpresojmë të vijë sa më shpejt. Po punojmë fort, dash Zoti. Shqiptarët ndërgjegjësohen edhe do fitojnë patjetër”.

Duke komentuar Kuvendin, ai vlerësoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë dhe e cilësoi sloganin “Ripërtëritje” si të qëlluar për momentin aktual të partisë.

“Mendoj që kemi pasur nevojë për këtë ripërtëritje. Patjetër që është slogan i gjetur. Mendoj do ketë ndryshime. Rinia është gati të zëjë vendet. Ata që meritojnë, ata që kanë kontribuar për Partinë Demokratike, ata që janë vlerësuar nga Partia Demokratike, janë të gjithë sot këtu”.

Sa i përket formës së të bërit politikë, ai theksoi se ajo duhet të zhvillohet si në institucione, ashtu edhe në terren, ndërsa u bëri thirrje demokratëve të bashkohen.

“Ka dy lloj politikanësh mendoj unë. Janë ata në zyrë, janë ata në terren, janë ata që janë shumë afër popullit dhe unë mendoj që do jem në terren afër popullit siç e thashë dhe i bëj thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë kudo që janë anë e mbanë Shqipërisë, diasporës, të kthehen tek foleja e tyre, tek Partia Demokratike. Jemi një familje gjithmonë në familje ka mos pajtime po kjo është familja. I ftoj të gjithë edhe ata që kanë ikur nga Partia Demokratike, të rinjtë të kthehen tek foleja, sepse jemi gati dhe do kthehemi shumë fuqishëm”.

U fut në parakalim dhe doli përballë kamionit, korçarja 38 vjeçare në gjendje kome në spital

Një nënë e re 38 vjeçe nga Korça, e cila dje është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin Elbasan-Peqin, rezulton se ka përfunduar në gjendje kome për shkak të përplasjes së fortë dhe dëmtimeve që ka marrë.

Ajo ishte duke drejtuar një Mercedes Benz E Class kur ka vendosur të ndërmarrë manovrën e parakalimit. Fatkeqësisht, e reja nuk ka mundur të llogarisë dot kohën dhe shpejtësinë që i dukej për t’u kthyer sërish në korsinë e saj dhe i ka dalë përballë një kamioni të tonazhit të rëndë.

Përplasja ka qenë shumë e fuqishme dhe shumë e rëndë, aq sa Mercedesi është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme, në anën e shoferit.

Nena 38 vjeçare raportohet se ndodhen në gjendje kritike për jetën, pavarësisht se është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët po i qëndrojnë pranë çdo minutë, prej ditës së djeshme, për ta mbajtur në jetë.

Në mjet ka qenë edhe fëmija i saj, i cili fatmirësisht gëzon shëndet të plotë dhe ka marrë vetëm dëmtime të lehta nga aksidenti i rëndë.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 31 Maj 2026

Dashi

Historitë e lindura në pranverë, duket se nuk janë jetëgjata, ndaj merrini si të vijnë. Ndërsa në punë do të keni mundësi të mira, të cilat duhet t’i kapni fluturimthi.

Demi

Hëna do të ketë ndikim mjaft pozitiv dhe do të favorizojë ndjenjat si dhe lidhjet në çift. Sa i takon sferës profesionale bëni kujdes me të papriturat që mund t’iu dalin. Mund të keni diçka të cilët duhet ta rishikoni, pasi nuk ecën.

Binjakët

Dita do të jetë e mbushur me nervozizëm, për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës dhe Mërkurit. Mund të përfshiheni nga paniku. Edhe në punë, rrezikoni që të humbni lehtësisht stafetën.
Gaforrja

Çiftet e qëndrueshme, nuk duhet të druhen për asgjë, ndërsa ata që janë aktualisht në krizë, mund të jetojnë momente tensioni, sidomos nëse kanë të bëjnë me të lindurit e shenjës së dashit dhe akrepit. Në punë, keni përshtypjen se po bëni shumë dhe po merrni pak.

Luani

Nëse jeni vetëm duhet të përvishni mëngët dhe të riktheheni në lojë. Duhet t’i jepni më shumë hapësirë dashurisë, pasi edhe takimet janë mjaft të favorizuara. Në punë, do të nisë për ju një periudhë përmirësimi, ku do të ketë mundësi më të mira në raport me më parë.Virgjëresha

Kjo është një fazë më e mirë në raport me atë që keni lënë pas. Takimet janë mjaft të favorizuara, ku do të lindin histori të bukura, ndërsa lidhjet që janë në vijim, duhen riparë. Në punë, mund t’iu duhet të zgjidhni disa probleme.

Peshorja

Në raportet në çift mund të ketë tensione, ndaj mundohuni që ti shtyni debatet për një moment tjetër. Edhe sa i takon punës, do të ishte mirë që të shtynit marrjen e vendimeve me rëndësi.Akrepi

E diela do të jetë mjaft pozitive, ku shumë shpejt do të keni mundësi që të jetoni emocione të bukura. Sa i takon punës, do të ketë përmirësime të ndjeshme në ditët në vijim.

Shigjetari

Në dashuri është momenti për t’ia nisur nga e para, duke gjetur kompromise. Mundohuni që të shmangni debatet e kota, sidomos ato të natyrës ekonomike. Në punë, një projekt me rëndësi mund të nisë në muajt në vijim.Bricjapi

Ndikimi tranzit i Mërkurit mund të favorizojë një takim apo riafrim. Mundohuni që të rrini sa më larg debateve. Ndryshimet në punë, do të rezultojnë të suksesshme.

Ujori

Keni nevojë për të dashuruar dhe për të gjetur pasionin, ndaj lëreni veten të lirë. Në punë, mundohuni që të mos tregoheni të paduruar.

Peshqit

E diela parashikohet e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Gjithçka do ju duket më e lodhshme dhe e vështirë se zakonisht. Edhe në punë do të përjetoni ankth, pasi ndoshta mund të keni gjëra të paqarta.

Dyshimet mbi vdekjen e 25-vjeçares në Tiranë, AMP hetim ndaj komisarìatit nr.2 për rastin e Xhuana Nikollajt

Dy muaj e gjysmë pas ngjarjes së rëndë, ku në një banesë në Tiranë 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj u vetëflijua, në ngjarjen e mbuluar plot mister po dalin në dritë informacione të reja.

A2 CNN mëson se AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) prej dy javësh ka nisur hetimet për komisariatin nr.2 të Policisë në Tiranë lidhur me veprimet hetimore që ata kanë kryer për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku dyshimet e para janë së komisariati nr.2 ka neglizhuar zbardhjen e saj.

Përveç ish-bashkëshortit të Xhuanës, Eraldo Fizi, i shpallur në kërkim për veprën penale shkaktim të vetëvrasjes, dyshimet janë se ka edhe persona të tjerë që dinë më shumë apo kanë pasur rol në atë që ndodhi.

Mësohet se telefoni i saj ende nuk është hapur dhe këqyrur plotësisht, ndërsa telefoni i shoqes së saj, me të cilën ndante dhomën, nuk është sekuestruar. Shoqja ka dhënë vetëm një deklaratë në spital dhe më pas nuk është rimarrë më në pyetje nga policia apo prokuroria.

Sipas informacioneve nga të afërm të Xhuanës, shoqja insistonte vazhdimisht që ajo të takonte Eraldon. Ajo e telefononte Xhuanën sa herë kjo e fundit ishte tek motrat, duke i kërkuar të takohej me të. Motrat kanë qenë në dijeni se Eraldo kërkonte vazhdimisht ta takonte Xhuanën.

Pas ngjarjes së rëndë, policia ushtroi kontroll në banesë, por deklaroi se nuk gjeti fostoksinë. Dy ditë më pas, familjarët, kur shkuan të merrnin rrobat e Xhuanës, gjetën fostoksinën pranë sendeve të saj dhe lajmëruan policinë, e cila u rikthye sërish në banesë.

Pyetja që kërkon përgjigje është, si nuk u pa fostoksina gjatë kontrollit të parë? A ishte aty dhe policia nuk e konstatoi? Pikërisht për këto dyshime që duhet të zbardhte policia, AMP ka nisur hetim ndaj oficerëve të komisariatit nr.2 që janë marrë me zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

Autopsia ka treguar se Xhuana kishte shenja dhune në trup, të dukshme edhe në fotot që disponon familja. Sipas informacioneve, natën e ngjarjes Eraldo Fizi, pasi e mori Xhuanën, e çoi në Shëngjin, ku dyshohet se e dhunoi në makinë, dyshohet se në dijeni ka qenë edhe shoqja. Më pas janë kthyer sërish në Tiranë.

Madje, makina e Eraldo Fizit, natën e krimit, rreth orës 03:00, është gjobitur për tejkalim shpejtësie nga policia pranë ish-sheshit “Shqiponja”. Pas kësaj, ai e ka çuar Xhuanën në banesën ku ajo jetonte me qira me shoqen e saj dhe të nesërmen kreu aktin ekstrem të vetëflijimit. Eraldo Fizi vijon të jetë ende në arrati dhe kanë dështuar disa tentativa të policisë për ta arrestuar./ A2 CNN/

Goditën për vdekje me àrmë elektrike shqiptarin Elton Bani/ Karabinierët nën akuzë edhe për falsifikim

Shkon në katër numri i karabinierëve nën hetim për vdekjen e Elton Banit, 41-vjeçarit shqiptar që vdiq më 17 gusht në hollin e hyrjes së shtëpisë së tij në Manesseno (Genoa), pasi u godit me armë elektrike (taser).

Dy nga oficerët që përdorën armën elektrike u regjistruan menjëherë si të dyshuar për vrasje të paqëllimshme, por tani janë gjithashtu nën hetim për falsifikim, së bashku me dy oficerë të tjerë që ishin me ta gjatë incidentit.

Akuza e re rrjedh nga një mospërputhje midis raporteve të shërbimit dhe rrëfimeve të dhëna hetuesve nga dy fqinjë, të cilët prokurorja Paola Calleri, e cila po koordinon hetimin, tani ka kërkuar të intervistohen gjatë një seance dëgjimore, informon ANSA.

Oficerët shpjeguan se përdorimi i armës elektrike ishte i nevojshëm sepse burri i kishte goditur me shqelma dhe grushte dhe ishte jashtë kontrollit.

Dy fqinjët thuhet se dhanë një version të ndryshëm dhe me sa duket të qëndrueshëm, duke sqaruar se shqiptari nuk ishte i armatosur, por se në një moment të caktuar ai refuzoi të ngjitej shkallëve i shoqëruar nga karabinierët për të marrë dokumentet e tij.

Ai u kap pas kangjellave, u hodh përtokë dhe u godit nga shpërthimi i dytë i armës me taser ndërsa ishte me fytyrë përtokë në dyshemenë e korridorit, sepse kishte njërën dorë nën bark, dhe katër burrat nuk ishin në gjendje ta prangosnin.

Sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, ishte pikërisht shpërthimi i fundit i armës me taser që shkaktoi arrestin kardiak tek 41-vjeçari, i cili kishte marrë kokainë, e identifikuar si një shkak kontribues i vdekjes së bashku me goditjet me taser, informon media.

Me seancën paraprake dëgjimore, prokuroria, avokatët e të dyshuarve (dy prej të cilëve përfaqësohen nga Mario Iavicoli) dhe Cristiano Mancuso, i cili përfaqëson vëllain e viktimës, do të jenë në gjendje të marrin në pyetje dy dëshmitarët okularë. Seanca dëgjimore nuk është planifikuar ende.

“Kanë sharë gjithë robt e shtëpisë time” – Rama: Edhe për Fatos Nanon çfarë nuk kanë thënë, janë kàtran në shpirt

Në një takim me socialistë të Dibrës, kryesocialisti dhe kryeminisri Edi Rama theksoi betejat e ashpra që ka pasur me Partinë Demokratike ndër vite, nga e cila nuk ka munguar dhuna sa herë që ajo forcë politike ka qenë në pushtet.

Ai tha se PS ka punuar për të çrrënjosur frymën dhe retorikën e urrejtjes partiake dhe politike, në të kundërt të asaj që ka kultivuar PD ndër vite.

“Gjithmonë ajo ka qenë e detyruar të përballet me forcën e shkatërrimit, forcën që kur ka pasur në dorë të shkatërrojë Shqipërinë e ka shkatërruar Shqipërinë, forcën që edhe kur i kanë rënë pantallonat në fund të këmbëve, prapë do të shkatërrojë fasadën e Kryeministrisë apo pantallonat e Tiranës.

PS e ka katalizuar fryma e tolerancës dhe e njerëzillëkut, ata që PS ka pasur përballë kanë qenë gjithmonë mishërimi i përçmimit dhe i urrejtjes, në dekret edhe në komunistë, në njerëz të demokracisë dhe në njerëz të diktaturës, një dasi, një përçarje, një poshtërim që u shtri deri në fshatin më të largët, ku ishte komshiu për konshiun me partinë, ndërkohë që të dy nuk kishin as gjëja elementare.

Nëse dikush do të hapë të gjitha ato që kanë mbetur të shkruara e të regjistruara nga ballafaqimet politike, do të konstatojë diçka ndër të tjera, nga njëri në një ballafaqim i kuruar nga shpirti katran i sherrit me libër shtëpie, me radhë”,- tha Rama.

Kryesocialisti u kujtoi dibranëve sulmet brutale dhe fyerjet e panumërta ndaj tij nga demokratët dhe liderët e tyre.

“PS e ka të shkruar në ADN e vet edhe raportin kristal me interesin kombëtar dhe marrëdhënien e drejtë me të shkuarën, por edhe marrëdhënien qytetare europiane me shoqërinë dhe me botën. Kërkoni dhe shikoni se çfarë i kanë thënë Fatos Nanos, me libër shtëpie, nuk i kanë lënë njeri rreth e rrotull familjes tij pa ia bërë katran.

Zor se do të shikoni që Fatos Nano të ketë lënë pas përgjigje të të njëjtit nivel dhe merrni dhe historinë time, një histori ku më falni që po e kujtoj, por është histori ku ka pasur edhe gjak, po e kam kokën e madhe dhe shikoni edhe çfarë nuk është thënë dhe sesa shumë është thënë për të gjithë robtë e shtëpisë time. Nuk keni për të gjetur dot që unë t’i jem kthyer me robt e shtëpisë vet atyre.

Jo sepse ne jemi më të butë, jo sepse ne nuk dimë, por sepse ne jemi qytetarët e Europës në radhë të parë në shpirt, pastaj jemi europianë në mendje”,- tha Rama.