Nis rebelimi! “Më p*rplasi derën në fytyrë”/ Ish-deputeti “shp*rthen” ndaj Berishës: Sa të jetë ai në PD nuk kthehem

“Berisha më përplasi derën në fytyrë dhe më largoi nga PD”, kështu ka deklaruar ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula.

Gjatë një interviste në në Report Tv, Sula tha se pavarësisht se kishte fituar primaret në qarkun e Elbasanit dhe ishte në kulmin e aktivitetit të tij politik, ai u përjashtua nga listat për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se dëshira e tija ishte që të futej edhe në listën e hapur për të treguar fuqinë e tij politike brenda partisë.

“Aty ka përfunduar çdo gjë dhe mua m’u mbyll dera e shtëpisë, ku unë isha prej shumë vitesh dhe mu përplas dera në fytyrë nga Berisha. Berisha ka thënë kujt si pëlqen kjo shtëpi mund të ketë shtëpi më vete. Partia Demokratike edhe të tjera janë si një shoqëri aksionere që ke aksionet e tua, kontributet e tua dhe nëse nuk respektohen këto nuk ka rregulla loje. Unë isha në kulmin tim politik sepse në qarkun Elbasan fitova primaret dhe u hodha në rrugë dhe s’më vunë as në listë të hapur për të kandiduar. Unë doja të isha edhe në listë të hapur për të mbledhur vota dhe për t’i treguar Berishën kjo është fuqia ime këto janë votat që kam unë. Dhe pastaj u katandisën me aq mandate sa s’ka bërë vaki ndonjëherë”-, tha ai.

Ndër të tjera, Sula mohoi se ai mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është Sali Berisha.

“Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat, jo se më zuri vendin një person tjetër, se kjo do të ishte e kuptueshme. Sa kohë do të jetë Berisha atje, unë nuk mund të jem më në atë parti. Në një kohë që PS merr 83 mandate, PD ra shumë, pasi mori pak mandate. Berisha lufton për numrin dy. Kur ai hyn në zgjedhje me mendjen se ne do jemi numri dy dhe jo njësh, çfarë pret”-, tha ai.

E fundit! Se ka parë njeri qe prej…! Zhd*ket gazetarja e njohur (foto)

SIBERI-Ish-bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë, Nika Novak – e cila u dënua me burgim vitin e kaluar nga një gjykatë ruse për shkak të ushtrimit të detyrës së saj profesionale – është zhdukur nga një qendër korrektuese në Siberi, tha avokatja e saj të hënën.

Julia Kuznetsova tha në një postim në rrjetet sociale se duket se Novak po transferohej nga Kolonia Penale Nr. 11 në fshatin Bozoj, në rajonin Irkutsk, megjithëse destinacioni i saj mbetet i panjohur.

“Këtë javë, një koleg avokat u përpoq ta vizitonte Nikën, por iu mohua hyrja”, shkroi Kuznetsova.

“Ai vuri re zhurmë të madhe dhe një numër të madh të oficerëve të Komitetit Hetimor në burg. Stafi i burgut nuk po shpjegon saktësisht se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

Kuznetsova tha se më 30 nëntor ajo telefonoi burgun për ta pyetur për Nikën, por kërkesa nuk iu pranua dhe iu kërkua të paraqiste një kërkesë zyrtare, gjë që ajo më pas e bëri.

Novak u dënua me katër vjet burgim pas një gjyqi me dyer të mbyllura për “bashkëpunim konfidencial me një shtet të huaj, organizatë ndërkombëtare ose të huaj”, një dënim që ajo dhe organizatat për të drejtat e njeriut e konsiderojnë të padrejtë. Ajo u transferua në Koloninë Penale Nr. 11 më 1 mars, ku u ankua për kushte të ngjashme me torturën, para se të hynte në grevë urie.

Ajo tha se u vendos në izolim pasi refuzoi t’i japë intervista mediave ku duhej të pretendonte se “gjithçka është në rregull në koloninë penale dhe të burgosurit janë të lumtur” dhe për refuzimin për të punuar si rrobaqepëse.

Presidenti i Radio Evropa e Lirë, Steve Capus, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë atë, duke thënë se dënimi i saj me akuza “politikisht të motivuara synon të heshtë dhe frikësojë gazetarët individualë”.

Para arrestimit, Novak kishte punuar për ChitaMedia dhe kishte qenë kryeredaktore e faqes Zab.ru. Ajo kontribuoi në programet e Siberia.Realities të REL-it në vitin 2022.

Rasti i 33-vjeçares shënoi herën e parë që një gazetar u dënua nën nenin 275.1, një vepër që u fut në ligj vetëm në vitin 2022, muajt pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./REL

Para festave? SPAK kërcet pr*ngat! Klodiana Lala zbulon emrin e politikanit të lartë qe do arr*stohet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV zbuloi ministrin që po hetohet nga SPAK. Ajo tha se njoftimi i bërë nga SPAK për ministrin që po hetohet ka të bëjë me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Por ndërkohë, Lala tha se Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar se ministri Arbjan Mazniku është person nën hetim me akuzën për shpërdorim të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera dhe kjo dosje i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

“Ka një lapsus në njoftimin se po hetohet një ministër. SPAK ka një libër për transparencën. Rasti që është bërë publik ka të bëjë me zotin Ahmetaj. Në kohën që ka nisur hetimi ka qenë në cilësinë e ministrit. Ka persona apo ministra aktualë që janë nën hetim, por nuk bëhen publikë. Ahmetaj ka patur disa funksione. Ka ministra aktualë që janë nën hetim.

Është në çështje e dërguar nga Prokurosia e Tiranës në adresë së Prokurorisë së Posaçme. Belind Këlliçi në vitin 2023 kur kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës denoncoi publikisht një rrugë që ishtë ndërtuar pa tender rruge. Ky tender u zhvillua pasi u shtrua asfalti. Këlliçi denoncoi Veliajn. Prokuroria tha se Veliaj e kishte deleguar firmën dhe rezultonte Mazniku, që ishte nënkryetar dhe nuk ishte kompetencë e SPAK në atë kohë.

Më pas Mazniku emerohët ministër dhe prokuroria e Tiranës e thirri zotin Mazniku dhe e pyeti 3-4 javë para zgjedhjeve parlamentare. Sot Prokuroria e Tiranës më ka konfirmuar faktin se zoti Mazniku është person nën hetim me akuzën për shpërdorim të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera dhe kjo dosje i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme dhe SPAK e regjistron Maznikun si person nën hetim. Nëse konstaton rrugës që dalin të dhëna të tjera nga ato që ka prokuroria i grupon dhe vijon hetimin”- tha Lala.

“Dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari!” Gazetari ngel pa fjale: Si ka mundësi që Muçi nuk lëvizi nga vendi pas supergolit?

Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në Turqi me Trabzonsporin gjatw fundjavws. Në ndeshjen kundër Konyaspor, sulmuesi shqiptar tregoi edhe njëherë tjetër potencialin e tij duke shënuar nga distanca. Por vërtet e habitshme ishte fakti se Muçi nuk iu afrua aspak me festimin e tij, magjisë së këtij goli, teksa nuk lëvizi nga vendi si të kishte shënuar nga 11-metrat. E gjitha kjo i ka bërë përshtypje edhe moderatorit të “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçes.

“Në Turqi janë mahnitur nga Ernest Muçi. Po shikoja një postim brilant, fantastik që vjen nga Turqia për të, pyesnin nëse ai gol ishte një inteligjencë artificiale apo e vërtetë. Kishin bërë një fotografi ku Ernest Muçi dilte me një cip në tru. Ajo që mua më habiti fare pastaj ishte reagimi pas golit. Nuk festoi fare, nuk lëvizi nga vendi pas një super goli të tillë që duhej të ishte tërbuar. Nuk e di, aty dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari”, tha Sulçe. (A2 Televizion)

E fundit! Policia drejt zbardhjes së vr*sjes së Elbasanit! Kap m*t një të dyshuar që po tentonte te largohej, ai ka

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot Naldo Gjinin, i cili po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.

edmond hyka mondi mehalla vrasje atentat elbasan

Sipas burimeve, Gjini dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si mjeti i përdorur në ngjarjen kriminale.

Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Ndërkohë, policia po kryen kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.

Ndodh më në fund ‘mr*kulliua’! I dhanë 2% shanse për të JETUAR, gruaja “mp*sht” k*ncerin e gjirit FALË…

Një grua duket se është “shëruar” nga kanceri i gjirit, gati dy dekada pasi supozohej të vdiste nga kjo sëmundje. Ajo tani është një nga nëntë personat që në mënyrë misterioze kanë arritur ta mposhtin sëmundjen, të gjitha falë një gjëje.

Lori Lober u diagnostikua me kancer në vitin 2000, në moshën 38-vjeçare. Mjekët thanë se sëmundja ishte në fakt terminale, duke i dhënë asaj vetëm 2% shanse për të jetuar maksimumi pesë vjet të tjera.

Por tani, 25 vjet më vonë, Lori është e lumtur dhe më e shëndetshme se kurrë më parë, dhe tani është një nga pak njerëzit që duket se e kanë mposhtur diagnozën e tyre. Ajo tani po jeton çdo ditë në maksimum, duke u siguruar që të jetë mirënjohëse për çdo ditë që zgjohet.

Ajo i zbuloi Daily Mail se mjekët e kishin “bindur” se mezi do të arrinte të mbijetonte përtej moshës 40 vjeçe kur iu dha diagnoza. Kur u vizitua nga mjekët, kanceri ishte përhapur tashmë në të gjithë trupin e saj pasi nuk ishte trajtuar për tre vjet.

Tani në moshën 62 vjeçe, kanceri i Lorit është zhdukur plotësisht në një shërim të mrekullueshëm falë një vaksine kundër kancerit që mori në vitin 2002. Ajo ishte një nga nëntë gratë që morën ilaçin eksperimental, të cilat të gjitha kishin kancer të avancuar të gjirit me shumë pak gjëra të tjera për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjes së tyre.

Që atëherë, të nëntë gratë kanë mbijetuar, pa asnjë shenjë të sëmundjes brenda tyre. Ekspertët tani po e përshëndesin vaksinën eksperimentale si një ndryshim rrënjësor dhe së shpejti mund të jetë e ardhmja e trajtimit të kancerit.

Mijëra pacientë britanikë kanë filluar tashmë të marrin trajtime me vaksinë për kancerin, pavarësisht se për vite me radhë shkencëtarët kanë qenë vetëm një ëndërr e parealizuar. Vaksinat janë zhvilluar për të trajtuar një sërë sëmundjesh, duke përfshirë kancerin e mushkërive, vezoreve dhe lëkurës, dhe tani mund të vihen në dispozicion në NHS.

Ngjarje TR*GJIKE/ 9-vjeçari q*llon veten aks*dentalisht në KOKË pasi gjeti një a*më në shtëpinë e…

Një djalë nëntëvjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi thuhet se është vetëqëlluar aksidentalisht me armë në kokë. Djali, i cili është në gjendje të rëndë, dyshohet se e ka gjetur armën në shtëpinë e një miku të familjes së tij.

Sipas Le Parisien, incidenti ndodhi në një pronë në Saint-Doulchard, Bourges, Francë. Prokurorja Céline Visiedo i tha mediave se të shtënat ishin aksidentale, por personi që fillimisht e kishte armën është arrestuar.

Ajo tha: “Ndërsa të gjithë ishin të zënë, fëmija zbuloi armën dhe e tërhoqi këmbëzën. Zyra e prokurorit tha se prindërit e viktimës ishin në shtëpinë e mikut të tij për ta ndihmuar atë të zhvendosej. Ata deklaruan se arma ishte vendosur edhe në një dhomë të veçantë nga shtëpia për të shmangur rrezikun.

Djali u transportua me helikopter në gjendje kritike në Spitalin Clocheville në Tours, ku aktualisht në gjendje të qëndrueshme. Një burrë 56-vjeçar është konfirmuar si pronar i armës dhe është ndaluar në stacionin e policisë së Bourges.

Do ndodhin çudira në muajin Dhjetor? Meteorologia zbulon çfarë na pret dhe kur do të rikthehen reshjet dhe dëbora

Kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Këtë parashikon meteorologia Tanja Porja. Ajo paralajmëroi rikthim të reshjeve të shiut dhe dëborës duke filluar nga mesi i javës.

“Mëngjes i ngrohtë, megjithatë kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Presim rritje graduale të vlerave termike, por reshjet rikthehen në mesjavë, reshje shiu dhe dëbore por fatmirësisht të pakta”, tha meteorologia.

Sipas saj “sot dhe nesër do kemi një erë jugore që paralajmëron ngrohjen e kushteve të motit dhe rikthimin e reshjeve. Vranësira të shtuara në territor, të dukshme në të gjithë Shqipërinë”.

Porja theksoi se temperaturat do të luhaten nga 0-18 gradë.

“Mëngjesi krahasuara me mëngjesin e një dite më parë ka shënuar rritje të lehtë të temperaturave”.

E fundit! Lamtumirë bankomatëve tradicionalë! Mënyra më e re për të tërhequr para

Në një kohë kur transformimi digjital po ridimensionon çdo sektor, edhe bankat europiane po i nënshtrohen ndryshimeve të thella. Rënia e përdorimit të parasë fizike ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në infrastrukturën tradicionale bankare, duke vënë në shënjestër një prej elementeve simbol të saj: bankomatet. Me pagesat elektronike që po fiton terren me shpejtësi, bankomatet klasike po bëhen gjithnjë e më pak të përdorshëm.

Vitet e fundit, pesha e parasë “cash” ka rënë ndjeshëm, edhe pse mbetet ende një mjet i rëndësishëm pagesash për një pjesë të konsumatorëve. Megjithatë, bilanci mes kostove të larta të operimit dhe përdorimit në rënie ka detyruar bankat të rishikojnë strategjitë e tyre, shkruan A2 CNN.

Këto pajisje moderne nuk shërbejnë vetëm për të tërhequr para, por ofrojnë edhe depozitime, identifikim automatik të kartës dhe akses në një sërë operacionesh bazike, pa komisione shtesë edhe nëse përdoruesi i përket një banke tjetër.

Franca po shihet si shembulli më i përparuar i këtij procesi. Sipas parashikimeve të industrisë, gjatë vitit të ardhshëm në vend pritet të instalohen rreth 7.000 pika të reja shërbimi, ndërsa mijëra bankomate tradicionale do të hiqen, veçanërisht në zonat urbane ku frekuentimi i tyre ka rënë ndjeshëm. (A2 Televizion)

Lidhjet me M•fian, Rama nën sh•njestrën Trump

Nga Basir Çollaku

Media meksikane, në një dosier i rikthehet mafias shqiptare dhe lidhjeve të saj me politikën e pushtetin.

Luftar Hysa pjesë e kartelit “Sinaloa” në Meksikë, është nyja lidhëse edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin ai e ka takuar, e më pas bizneset e tij, nën akuza federale, pastrimi miliona eurosh, morën një tjetër zhvillim në Shqipëri.

Kur shtypi më herët zbuloi lidhjet e kartelit me bandën shqiptare, Rama u hodh në mbrojtje agresive të miqve të tij të “ndershëm” që ai kishte pritur në zyrë me personin B, këshilltarin e tij, në historinë e dosjes së Charles.

Vajti deri në rrjedhjen psikike të zakonshme kur përballet më të vërteta djegëse, sa tha se …”doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu me një llumhane që nuk di si i bëhet për ta frenuar”.

Lexo edhe:

E vërteta vonon por nuk harron. Kanalet e llumhanevë paskan pasur të drejtë, ndërsa shënjestra e tyre jo. Kur gazetari italian i Rai Tre e pyeti KM rrëfeu një histori bajate biznesi si sportelist informacioni për taksat e mjedisin.

Hysa sipas hetimit të Washingtoni ishte pjesë e një rrjeti kazinosh të pastrimit të parave, në lidhje me kartelin e drogës. Kjo solli nga presioni amerikan të mbyllen mbi 10 kazino në Meksikë, ku u prekën edhe bizneset e lojërave të fatit të familjes Hysa, si akuzë për lidhjet me trafikun.

Media meksikane shkruan mes të tjerash se, “në mes të kaosit, mësuan se Ministria e Brendshme po përsëriste të njëjtën manovër me 10 biznese të tjera të së njëjtës familje: një bastisje e sinkronizuar nga Baja California deri në Sinaloa…”

Prokuroria e Përgjithshme me presionin e Shtëpisë së Bardhë, kishte mësyrë dyert e bizneseve të akuzuar, siç pretendonte zyra e kontrollit të aseteve të huaja. Ata, familja Hysa, dyshohen prej vitesh në këtë lidhje me kartelet e pastrimit të parave të kartelit Sinaloa. E tani atje, ato biznese, janë mbyllur me urdhër të presidentit Trump. Mafia shqiptare është nën hetim nga SHBA.

-A e dinte Edi Rama kur priti Luftar Hysën, se kë po priste në zyrë?

-A kërkoi ai informacion për origjinën e bizneseve të tij në Meksikë?

-A kërkoi të dhëna ngaqë prej vitesh ata, familja Hysa, akuzoheshin në disa shtete si pastruesh parash të kartelit ndër më të mëdhenjtë të drogës, me lojëra fati dhe ndërtime ?

Ai kërkoi pikërisht zgjerimin e këtij biznesi. Po agjencitë e tjera të shërbimeve dhe zbatimit të ligjit, asgjë nuk dinin?

-A ishte Rama arsyeja e mbylljes së gojës së tyre?

-Po sot, a ka hetime për këtë sanksion të ndërmarrë tani nga Departamenti i Thesarit, për biznese të mbyllura të këtij rrjeti? Hysaj tashmë është shënjestër e lëvizshme.

Ai tërheq hetuesit kudo ka shkuar e ka përfituar për të ndërtuar skemën e tij të pastrimit. E një nga ndalesat është kryeministri, zyra pritëse e favorizuese më pas.

Ndaj Rama është një nga shënjestrat e Trump në luftën ndaj bandave terroriste të narkotikëve. Kjo u provua edhe në urimet e Trump dhe Rubio ditën e pavarësisë, ku kërkohej cilësisht lufta ndaj krimit të organizuar e karteleve të kokainës e atyre që bashkëpunojnë. E më pas dosjet vetëm shtohen.

-A do të përgjigjet Rama se kush ishte në Aruba në 2019-tën, në samitin e kokainës?

-A do të përgjigjet nëse është takuar me Artur Shehun, një ndër të akuzuarit në shumë dosje të trafikut të drogës, por edhe investitor i madh me leje të Ramës në bregdet?

-A do të pranojë edhe biseda, takime me shumë emra të botës së Mafias vendase e ndërkombëtare, të kthyer më pas në investitorë strategjikë në Shqipëri?

Sky-enchro kanë material të pafundme. Ai, kreu i organmizatës, njëherësh qeverisë, mund të mohojë tashmë gjithçka, sepse është në shenjestër çdo orë të qëndrimit në zyrën e KM. Në atë zyrë të pushtuar nga kokaina.

Deri një ditë të afërme.

Një ditë kur përgjime, mesazhe, video, dëshmi, të penduar, të hidhen në tryezën e tij. Balluku ndonëse vjedhje e çmendur marramendëse me dhunë bashkë me shefin, është halli shpartallues. Por është i vogël, krahasuar me shënjestruesin e Shtëpisë së Bardhë nga Uashingtoni.

Ai, është hall i madh i të dyve, i të treve, i të gjithëve.. Organizatë kriminale, është akuzë zyrtare amerikane, e cila do të përkthehet në shqip së shpejti, nga zyra e “përkthimeve” të dosjeve në SPAK.