Βefason nipi i Ismail Qemalit: Ai ishte mαson, edhe υnë jam! Ka shenja që nga fëmijëria

Nedim Vlora, nipi i Ismail Qemal Vlorës, është shprehur mëngjesin e kësaj të hëne në 110 vjetorin e Flamurit dhe Pavarësisë, se Ismail Qemali ka qenë mason, siç është edhe ai vetë.

Vlora shpjegoi se të qenët mason është një fakt që ai nuk tenton ta fshehë, pasi siç shpjegoi, objektivat e masonerisë janë ato të humanitetit, edhe pse duke qenë grup njerëzor, si të kudo dikush mund të devijojë duke tradhtuar këto objektiva dhe qëllime.

“Ka një historianë anglezë që thotë se Ismail Qemali kishte miq nga Bagdadi në Skoci që ishin masonë. Edhe disa fotografi të fëmijëve kanë shenja të qartë që janë shenja masone. Edhe unë vetë jam mason. Nuk e shoh këtë sekret të prezumuar si problem. Është një grup personash që tentojnë ta përmirësojnë situatën shoqërore, politike.

Mendohet se ishte i llozhës së progresit e Stambollit, ku ishin të regjistruar edhe sulltani dhe elita administrative e perandorisë, ka shumë gjasa të jetë kjo. Por disa vëllezër masonë po përpiqen ta identifikojnë saktësisht cila llozhë. Nuk është kaq e rëndësishme të dimë cila ishte saktësisht llozha”, u shpreh nipi i Ismail Qemalit, për Euronews Albania.

Trαgjedi në familjen shqiρtare, 3-vjeçarja bie nga kati i pestë dhe hυmb jetën!

Një familje shqiptare është tronditur në Francë, pasi vajza e tyre ka humbur jetën.

13-vjeçarja ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga kati i pestë në një pallat në Ban-Saint-Martin Moselle, Francë.
Mediet franceze shkruajnë se ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e shtunën 26 nëntor. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta.

Kryebashkiaku i qytetit, Henri Hasser bëri me dije se vajza ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare.

“Është një tragjedi. Motra e saj e vogël është në klasën e gjashtë në kolegj dhe dy të fundit janë bashkë në shkollën Pagnol”, tha Hasser.

10 ditë më ρarë ishte bërë baba, gjυetari υritet me αrmë nga qeni!

Turqi- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Turqi.

Një gjuetar, i identifikuar si Ozgur Gevrekoglu po kthehej në banesën e tij dhe po fuste armët e gjahut në makinë, kur për një moment është qëlluar me armë nga qeni i tij.

Sipas informacioneve mësohet se qeni po ngjitej në makinë dhe putra e tij shkel këmbëzën e armës, e cila ishte e mbushur.

Për fat të keq, 32-vjeçari u qëllua dhe ndërroi jetë në vendngjarje, teksa ishte bërë baba vetëm dhjetë ditë më parë.

110 vjet të pavarur, urimi më i veçantë vjen nga Dubai! Burj Khalifa vishet kuq e zi (VIDEO)

Në 110 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, kanë ardhur shumë urime nga personalitetet dhe aktorë politikë të rëndësishëm botërorë.

Por, mënyra më kreative për të uruar këtë ditë ka ardhur nga Dubai. Ndërtesa më e lartë, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.

Videoja është postuar në faqen zyrtare të Burj Khalifa ku shkruhet: Burj Khalifa ndizet me flamurin shqiptar për festën e tyre kombëtare. Ne i urojmë prosperitet dhe rritje.

Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë. Ajo ka një gjatësi prej 828 metrash. Ndërtesa ka 163 kate, nga të cilat 9 hotele.

https://www.instagram.com/reel/Clgt7eXI76I/?utm_source=ig_embed&ig_rid=10597859-19e5-4269-b6c4-3f711bde1366&ig_mid=6EA6F983-3127-43A1-A53B-E4F3220A16A1

Ρamjet janë përraΙΙore, dëbora zbardh fshatin tυristik në Korçë në këto ditë festash

Dardha në këto ditë festash dhe pushimi është shndërruar në një nga destinacionet e preferuara të turistëve nga e gjithë Shqipëria edhe për faktin se së fundmi është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Prenotimet në këtë fshat kanë qenë 100% nga turistët të cilët kanë zënë të gjitha kapacitetet akomoduese për të shijuar këto ditë pushimi nën peizazhin e bukur që të fal Dardha e veshur me petkun e bardhë të dëborës.

Pavarësisht reshjeve në këtë zonë nuk ka pasur problematika pasi për rrugët është kujdesur që të pastrohen dhe kriposen në mënyrë që mos ketë pengesa për mjetet.

Turistët përveç të fundjavës kanë prenotuar edhe të hënën dhe të martën ditë pushimi edhe me to për shkak të festave.

Një tjetër fshat i prenotuar i gjithi është edhe Voskopoja pavarësisht se në të nuk ka rënë dëborë.

SHIKO VIDEON KËTU

Tronditet opinioni ρublik! Logopedi dhυnon 5-vjeçaren me autizëm, pυnonte pa licensë

Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Kosovë ku logopedi Iljasa Fazliu dyshohet se ka abuzuar psikologjikisht me një vajzë 5-vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë, e gjithë ngjarja është zbuluar ditën e djeshme ku dhe u publikuar një video ku shihet e Fazlliu keqtrajton të miturën me atë të dhunës verbale.

Video incizimi është publikuar nga Gazeta Insajderi ku Fazliu dëgjohet duke e urdhëruar të miturën që të ndalojë së qari disa here me radhë dhe përdor një fjalor të ndyrë ndaj saj.

”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta qft bota nanen…ik aty… jepja bre topin qja nanen qaty… nalu ta qft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b*hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar.

Lidhur me rastin policia ka njoftuar se përveç Fazlliut ka arrestuar dhe dy persona të tjerë, familjarë të së miturës, pasi ata dyshohet se e kanë sulmuar fizikisht Fazliun duke i shkaktuar lëndime trupore.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në paraburgim.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & TRAJTIM I PANDËRGJEGJSHËM MJEKËSOR | Rr. Mulla Idrizi, Gjilan 26.11.2022 – 12:52. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, dy prej tyre pasi që kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin e tretë i cili është mjek, të cilit i kanë shkaktuar lëndime. I dyshuari i tretë është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe për shkak të sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rastet e abuzimeve fizike por dhe verbale kanë qenë të shumta periudhën e fundit në Kosovë ku vetëm disa javë më parë një video tregonte dhunimin e një të moshuare në një qendër në Pejë, ku infermierja Aurona Pelaj e godiste me shpulla dhe me shkelma

E ραpritur! Fifi ρυthet në bυzë me këngëtaren shqiptare

Mbrëmjen e sotme në spektaklin e argëtimit “Zemër Luana” ishin të ftuar personazhet Fifi, Enisa, Big Mama dhe Poni, ku ka ndodhur edhe një e papritur!

Teksa Fifi dhe Big Mama duhet të realizonin një lojë ku nëpërmjet një xhami duhet tu pamtomimonin skuadrës së tyre fjalë të ndryshme. Në fund të kësaj sfide kanë vendosur ti dhurojnë njëra tjetrës një puthje në buzë.

Këngëtarja Big Mama ka zbuluar së fundmi shifrën që fiton kur është e ftuar për të kënduar në një dasëm.

Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin “Zemër Luana”, ku sigurisht u përshi në lojërat e emisionit.

Big Mama mori pjesë në lojën e shamisë ku kapitenët e të ftuarit duhet të vraponin për të marrë shaminë nga dora e moderatores Luana Vjollca. Big Mama ishte përballë Fifit në këtë sfidë dhe nuk mundi të merrte shaminë prandaj dhe duhej t’i përgjigjej një nga pyetjeve për të cilën publiku është shumë kureshtar.

Këngëtares iu drejtua pyetja se sa para fitonte në koncerte apo dasma dhe përgjigjia e saj ishte 20.000 euro në një dasmë. Nuk dihet nëse Big Mama këtë përgjigje e dha vetëm për të fituar pikë apo e kishte seriozisht.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja e njohur Big Mama ka folur më herët për ditëlindjen që organizoi për 36-vjetorin e saj dhe se kush ishte i ftuar.

Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Big Mama tha se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk erdhën tek festa, pavarësisht se e kishin marrë ftesën.

Ajo u shprea se të gjithë ishin në ditëlindjen e saj përveç Antonela Berishës, me të cilën ka pasur një debat të ashpër brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Κërcënόhet me jetë ministri shqiρtar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku deklaroi se është kërcënuar me jetë nga serbët.

Çeku tha se kërcënimet i janë bërë me mesazh në rrjetet sociale, por edhe në mënyrë private, të cilat përmbajnë ndër të tjera, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes.

Ai tha se këto kërcënime kanë ardhur pas reagimit ndaj flamurit, ku gjendej harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë, shpalosur fillimisht nga tifozët serbë në Botërorin “Katar 2022” dhe më pas nga futbollistët serbë në dhomat e zhveshjes.

“Janë mesazhe, të cilat janë dërguar edhe në hapësirën publike të rrjeteve sociale, të profileve, por edhe private, të cilat përmbajnë fyerje, gjuhë të urrejtjes, por edhe kërcënimeve direkte, si pasojë e asaj që ka ndodhur dhe reagimet që kemi pasur si institucione dhe si shoqëri, në raport me aktin skandaloz të ekipit të futbollit të Serbisë në Botërorin e Katarit. Me një flamur i cili nuk ishte vetëm simbol nacionalist, për më tepër, një veprim shovinist, një pretendim i qartë pushtues, një aspiratë territoriale e Serbisë në raport me Repulikën e Kosovës.

Pas këtyre reagimeve dhe sensibilizimit të opinionit botëror, përfshirë edhe FIFA-n dhe nisjes së procedurës disiplinore ndaj Serbisë, si pasojë erdhën edhe këto mesazhe me përmbajtje shumë problematike. Për hir të së vërtetës, nuk është diçka e re, sepse gjuhë të tillë ekstremiste nga Serbia, kemi pasur edhe në të kaluarën. Këtu targetohen edhe zyrtarë të shtetit të Kosovës, edhe intelektualë publikë, edhe shoqëria civile. Për mua, është edhe një dëshmi se shovinizmi serb është rreziku më i madh për paqen, stabilitetin dhe demokracinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai në një intervistë për “Euronews”.

“Çmeηdet” Gazetari Shqiptar, Ja çka thotë ai për grυan e Elvis Naçit

Nga Bledi Mane: Ke t emperaturë, ke dhi mbje fyti dhe gj oksi? Të ka ikur ndjesia e nuhajtjes apo shijes?

Bledi Mane bën deklaratën e papritur: Kam kaluar në… Prit rradhën për t amponin e C0víd-19 dhe këshillohu më pas me m jekun e lagjes.

Do mundohemi tu kontaktojmë nëse símptomat tuaja a gravojnë ndërkohë na falni se jemi në B llok, jemi te Klinika e shtrenjtë

“Vip Line Albania” dhe po kujdesemi për Fatmën, gruan e bamirësit Elvis Naçi.

Çdo javë Fatma t rajton veten me Botoksin e Plotë për rrudhat e fytyrës me një çmim símbolik 200 euro.

Vazhdon me maskën Mikrodermoabrazion me Prerje Diamanti 70 euro/20 minuta. as për depílimin me lazer në gjithë trupin me një çmim modest prej 1800 eurosh,

tretjen e dhjamrave të tepërt në bark, trajtim períodík celulitesh… Ke t emperaturë,

ke d himbje fyti dhe gj oksi? Na falni një minutë sa të pyesim çfarë pune bën Fatma, gruaja e bamirësit Elvis Naçi?

Ku i gjen paratë për t rajtimin e t rupit të saj Fatma dhe pse Klínika Vip Line Albania nuk i pret kurrë kupon tatimor Fatmës??? 

“Kur fΙas unë, mos më ndërρrit”/ Kush ishte koloηeli nga Devοlli, që doli kυndër Enυer Ηoxhës

Memorie.al publikon historinë e panjohur të gjeneral-major Panajot Plakut me origjinë nga fshati Hoçisht i Devollit të Korçës, i cili pasi u diplomua në shkollën “Normale” të Elbasanit në vitin 1936, u kthye në qytetin e Korçës ku u lidh me grupet komuniste dhe në periudhën e pushtimit të vendit 1939-1944, ai u angazhua në Lëvizjen Antifashiste dhe për aktivitetin e tij u arrestua e u burgos nga autoritetet italiane në qytetin e Durrësit e pasi u lirua, doli në radhët partizane, duke u emëruar si zëvendës komisar i Brigadës së Parë Sulmuese të komanduar nga Mehmet Shehu, që me formimin e saj në gushtin e vitit 1943, në fshatin Vidhkuq të Korçës. Si i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake Panajot Plaku pas mbarimit të Luftës, duke filluar nga komisar dhe komandant Divizioni në rrethin e Korçës, komandant Korpusi, Drejtor i Drejtorisë Operative dhe zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore me gradën e gjeneral-major, zv/ ministër i Mbrojtjes Popullore për Drejtorinë e Kufirit, e deri tek posti i ministrit pa Portofol në qeverinë që kryesohej nga Mehmet Shehu?

Si mundi të arratisej nga Panajot Plaku nga Shqipëria në qershorin e vitit 1957 (kur mbante funksionin e ministrit pa portofol dhe Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Gjeologjinë) duke kaluar fshehurazi kufirin shtetëror në afërsi të liqenit të Pogradecit nga fshati Lin dhe të dilte në Jugosllavi, ku u vendos në Beograd si azilant politik dhe i dërgoi një letër udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, duke denoncuar të gjitha krimet e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij?! Misteri i vdekjes së Panajot Plakut në vitin 1966 në hotelin ku banonte në Beograd dhe çfarë shkruante ai në kujtimet e tij për Enver Hoxhën e udhëheqjen e lartë të PPSH-së, të cilat i përmblodhi për t’i botuar në një libër me titull “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”, dhe pas vdekjes së tij ai u përkthye edhe në gjuhën serbo-kroate (nga Predrag Vuqiviq, redaktor i gazetës “Borba” dhe Vela Popoviq, redaktor i Televizionit të Beogradit), libër që pati një jehonë të madhe dhe u botua më pas nga Shtëpia Botuese “Rilindja” e Prishtinës në gjuhën shqipe në vitin 1985.

Kujtimet e ish-ministrit pa portofol, gjeneral-major, Panajot Plaku, të shkruara në Beograd në vitet 1957-1966

Enveri fshehu raportin e Hrushovit!

Në Kongresin XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik ishte prezent edhe delegacioni i Partisë së Punës të Shqipërisë. Në krye të delegacionit ishte Enver Hoxha, e në delegacion ishte, përveç të tjerëve edhe Mehmet Shehu. Pas kthimit të delegacionit në Shqipëri, u mbajt pleniumi i Komitetit Qendror të PPSh-së, në të cilin Enver Hoxha, në emër të Byrosë Politike dhe të delegacionit e informoi Komitetin Qendror për punën e Kongresit dhe për mbledhjen e mbyllur në të cilën Nikita Hrushovi, paraqiti një referat për veprat e dëmshme të Stalinit.

Mirëpo, duhet theksuar menjëherë se Enver Hoxha nuk e lexoi në këtë plenumi referatin e Hrushovit, por në interpretim të vet prezantoi vetëm disa fragmente të zbutura të referatit të përmendur. Plenumi u mbajt në sallën e Pallatit të ‘Brigadave’. Isha ulur m’u karshi Enver Hoxhës dhe e ndiqja me vëmendje leximin e referatit. Vërejta mirë se gjatë leximit disa herë kapërceu nga disa fletë. Por jo vetëm kaq. Kur lexoi nja dy të tretat e referatit, papritmas e ndërpreu leximin. Si për nga fakti se para tij kishin mjaft faqe të palexuara, ashtu edhe për nga përmbajtja, kuptohet se referati u ndërpre.

Unë supozoj se Enver Hoxha

Memorie.al publikon historinë e panjohur të gjeneral-major Panajot Plakut me origjinë nga fshati Hoçisht i Devollit të Korçës, i cili pasi u diplomua në shkollën “Normale” të Elbasanit në vitin 1936, u kthye në qytetin e Korçës ku u lidh me grupet komuniste dhe në periudhën e pushtimit të vendit 1939-1944, ai u angazhua në Lëvizjen Antifashiste dhe për aktivitetin e tij u arrestua e u burgos nga autoritetet italiane në qytetin e Durrësit e pasi u lirua, doli në radhët partizane, duke u emëruar si zëvendës komisar i Brigadës së Parë Sulmuese të komanduar nga Mehmet Shehu, që me formimin e saj në gushtin e vitit 1943, në fshatin Vidhkuq të Korçës. Si i ngjiti shkallët e karrierës ushtarake Panajot Plaku pas mbarimit të Luftës, duke filluar nga komisar dhe komandant Divizioni në rrethin e Korçës, komandant Korpusi, Drejtor i Drejtorisë Operative dhe zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore me gradën e gjeneral-major, zv/ ministër i Mbrojtjes Popullore për Drejtorinë e Kufirit, e deri tek posti i ministrit pa Portofol në qeverinë që kryesohej nga Mehmet Shehu?

Si mundi të arratisej nga Panajot Plaku nga Shqipëria në qershorin e vitit 1957 (kur mbante funksionin e ministrit pa portofol dhe Kryetarit të Komitetit Shtetëror për Gjeologjinë) duke kaluar fshehurazi kufirin shtetëror në afërsi të liqenit të Pogradecit nga fshati Lin dhe të dilte në Jugosllavi, ku u vendos në Beograd si azilant politik dhe i dërgoi një letër udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushov, duke denoncuar të gjitha krimet e Enver Hoxhës dhe regjimit të tij?! Misteri i vdekjes së Panajot Plakut në vitin 1966 në hotelin ku banonte në Beograd dhe çfarë shkruante ai në kujtimet e tij për Enver Hoxhën e udhëheqjen e lartë të PPSH-së, të cilat i përmblodhi për t’i botuar në një libër me titull “Dhuna mbi revolucionin në Shqipëri”, dhe pas vdekjes së tij ai u përkthye edhe në gjuhën serbo-kroate (nga Predrag Vuqiviq, redaktor i gazetës “Borba” dhe Vela Popoviq, redaktor i Televizionit të Beogradit), libër që pati një jehonë të madhe dhe u botua më pas nga Shtëpia Botuese “Rilindja” e Prishtinës në gjuhën shqipe në vitin 1985.

Unë supozoj se Enver Hoxha do të ketë hequr dorë nga leximi i mëtejshëm i referatit, duke vendosur të mos flasë për ato probleme, për të cilat do t’i duhej të thotë diçka më shumë për ndikimin e stalinizmit në Partinë e Punës të Shqipërisë dhe për pasojat e rënda të këtij ndikimi për popullin shqiptar. Leximi ndoshta do të jetë ndërprerë edhe për shkak se edhe deri atëherë shihej se çfarë atmosfere të rëndë kishte krijuar në radhët e anëtarëve të Komitetit Qendror edhe ajo pjesë e parë e referatit.

Mehmeti: Jo buste të Enverit!

Pas një pauze të shkurtër, Mehmet Shehu tha se në radhët e PPSH-së nuk ka kult të individit dhe vuri në dukje se në një mbledhje të Byrosë Politike vetë Enver Hoxha kishte deklaruar se mjaft më me ngritjen e busteve dhe me glorifikimin e emrit të tij, të cilin e kanë marrë si emër të tyre një varg fabrikash dhe objektesh. Mehmeti tha më tutje se: asnjë vendim i rëndësishëm, qoftë shtetëror, nuk është aprovuar pa dijeni të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH ose të qeverisë, se mbledhjet e Byrosë Politike, të Komitetit Qendror, kongreset dhe konferencat e Partisë janë mbajtur rregullisht dhe se anëtarët e Partisë janë informuar çdo herë për vendimet dhe për detyrat më të rëndësishme.

“Mirëpo’ vazhdoi Mehmet Shehu, ‘në Partinë tonë janë bërë disa gabime në lidhje me qëndrimet e Stalinit se paralelisht me forcimin e shtetit socialist forcohet në masë të njëjtën edhe reaksioni në vend”. “Në kushtet e vendit tonë’, theksoi Mehmet Shehu, ‘ky nuk duhet të konsiderohet si ndonjë gabim kush e di sa i madh”. Mirëpo organizatat e Partisë u informuan vetëm kalimthi për plenumin dhe për punën e tij, në kontekst të materialeve të tjera në lidhje me Kongresin XX-të të P.K. të BRSS-së.

Vetëm u tha se KQ i PPSH mbajti plenumi, në të cilin u kritikua “kulti i personit të Stalinit” dhe asgjë tjetër. Në lidhje me hollësitë, me atë se ku qëndronte kjo kritikë dhe çka duhej të kritikohej, nuk u dhanë kurrë farë shpjegimesh më të hollësishme. Megjithëkëtë edhe komunistët edhe populli i Shqipërisë, dikush më pak e dikush më shumë, ishin të informuar për rrymat e reja në BRSS dhe në vendet e tjera socialiste. Ndonëse Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu ishin likuiduar mu në prag të Kongresit XX të PK të BRSS, të gjithë shpresonin se do të bëhen ndryshimet pozitive në Shqipëri.

Rezistenca në Konferencën e Tiranës!

Në mars 1956, pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, u mbajt Konferenca partiake e Tiranës, në të cilën duheshin zgjedhur delegatët për Kongresin e Tretë të Partisë së Punës të Shqipërisë. Konferenca filloi sipas procedurës së zakonshme. Referatin kryesor e paraqiti sekretarja e parë e atëhershme e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fiqrete Shehu. Si përfaqësues i Komitetit Qendror, në Konferencë mori pjesë anëtari i Byrosë Politike, nënkryetari i parë i qeverisë, ministri i Mbrojtjes Popullore, Beqir Balluku.

Në referat nuk kishte asgjë posaçërisht interesante e as nuk i fol për çfarëdo çështjeje delikate, e cila do të mund të sillte diskutime të ashpra. Mirëpo pas referatit kur e mori fjalën Fadil Paçrami, anëtar i Komitetit Qendror, i cili u dha përkrahje të plotë qëndrimeve të referatit, në sallë jehuan protesta masive. Kjo ishte shenjë se delegatët nuk donin, as nuk mundnin të dëgjonin më diskutime të tilla apologjike. Menjëherë pas Fadil Paçramit, fjala e të cilit në të vërtetë ishte ndërprerë, kërkoi fjalë zv/ministri i Industrisë, Pajo Islami. Ky ishte anëtar i Partisë prej vitit 1942. Kishte

marrë pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare prej formimit të saj. Ishte një nga luftëtarët më të vendosur për likuidimin e fraksionit në organizatën 1943.

Gjatë luftës ishte komisar i çetës, pastaj i batalionit, e më vonë zv/komisar i brigadës. Pas luftës ishte në detyra të ndryshme me përgjegjësi. Delegatët e dëgjuan me vëmendje diskutimin e Pajo Islamit. Ai foli për sulmet brutale të udhëheqjes së Shqipërisë kundër Partisë Komuniste të Jugosllavisë dhe kundër udhëheqjes së saj. Pastaj i përkujtoi marrëdhëniet jashtëzakonisht të përzemërta e vëllazërore, që ekzistonin ndërmjet dy vendeve dhe partive para Rezolutës së Informbyrosë. “Me gabim të udhëheqjes së tashme’, tha Pajo Islami, ‘marrëdhëniet e bazuara në gjakun e bijve më të mirë të Shqipërisë, tash nuk janë madje as në nivel të tolerimit”!

E përmendi likuidimin e paarsyeshëm të tërë udhëheqsisë së revolucionit popullor të Shqipërisë dhe shprehu mendim se këta njerëz duhet të rehabilitohen. Ai foli edhe për të metat dhe gabimet e mëdha në punën e Ministrisë së Industrisë dhe për marrëdhëniet e këqija ndërmjet komunistëve në Ministri. Pajo Islamin u orvatën disa herë ta ndërpriste sekretarja e Komitetit të Partisë së Tiranës, Fiqrete Shehu, me motivacionin se është duke e fyer udhëheqjen dhe se sulmet e tilla nuk janë luajale. Të gjithë delegatët u ngritën unanimisht kundër këtyre ndërhyrjeve, kështu që udhëheqësia e Konferencës u detyrua të heshtë.

Iljaz Ahmeti kundër “Bllokut”!

Iljaz Ahmeti kundër “Bllokut”!

Pastaj e mori fjalën koloneli i atëhershëm i Ushtrisë Popullore të Shqipërisë dhe krye shefi i Shërbimit të Prapavijës në Ministrinë e Mbrojtjes, Iljaz Ahmeti. Ai ishte pjesëmarrës i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që prej fillimit. Anëtar i Partisë ishte bërë në vitin 1942 dhe ishte një nga udhëheqësit ushtarakë në rrethin e Gjirokastrës prej fillimit të Luftës. “Në mbledhjet e këtilla të Partisë’, tha ai ‘sidomos pas Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, është e domosdoshme të analizohet në mënyrë të hapët puna e Partisë sonë, të flitet me të vërtetë për gabimet me qëllim që të mos përsëriten më.

Ja për shembull, një gabim. Unë kam bërë llogari precize se një anëtar i Komitetit Qendror, i kushton popullit tonë së paku një milion lek në vit. Këtu po e abstraktoj përdorimin që është për nga kualiteti edhe për nga çmimet është privilegj i shkallës më të lartë, furnizimin special me tekstil dhe me të gjitha gjërat e tjera të nevojshme me kushte jashtëzakonisht të volitshëm. Gjithashtu nuk kam llogaritur se anëtarët e Komitetit Qendror nuk paguajnë qira për vilat e veta, si në Tiranë, ashtu as në Durrës. Po theksoj posaçërisht se anëtarët e Komitetit Qendror të PPSh-së jetojnë në Durrës më se gjashtë muaj në vit dhe shkojnë për çdo ditë në Tiranë me automjetet të shtetit.

Të gjitha këtyre duhet t’u shtohet fakti se ekzistojnë edhe një varg privilegjesh të tjera krejt të paarsyeshme edhe në Tiranë edhe në Durrës. A është kjo me vend kur merret parasysh fakti se një punëtor i kualifikuar nuk ka më shumë se 60.000 lek në vit. A nuk është ky një lloj izolimi i udhëheqjes së Partisë nga masat e popullit? A mund t’i ndiejë ai anëtar i Komitetit Qendror problemet dhe nevojat e punonjësve dhe të jetë me ta në të njëjtin nivel barazie? Por jo vetëm kaq. Ne në Ushtri deri tash, nuk kemi mundur të thuash as ta hapim gojën para eprorëve tanë! Do t’ju vë në dukje një shembull.

Çfarë gabimi ka bërë Hamid 

Keçi i cili pas kryerjes së Akademisë “Voroshillov”, bëri disa vërejtje të arsyeshme në lidhje me planin e organizimit të një stërvitje ushtarake. A ka qenë dashur që për këtë arsye Hamid Keçi, anëtar i Partisë që nga fillimi, i cili sikurse edhe tërë familja e tij, ka dhënë çdo gjë për revolucionin tonë, të shkojë në burg, ku gjendet edhe tash? Unë mund të vë në dukje shumë gjëra të këtilla. Por secili prej jush i di dhe nuk dëshiroj t’ju humbas kohë. Në qoftë se duam të kemi parti të shëndoshë dhe t’i ndreqim gabimet e vjetra, mendoj se duhet të punojë në këtë drejtim jo vetëm kjo konferencë, por edhe Kongresi i ardhshëm”.

Pas Iljaz Ahmetit kërkoi fjalë Shyqëri Këllezi, drejtor i Kombinatit të Tekstilit “Stalin” në Tiranë. Anëtar i Partisë që prej vitit 1941. Ka qenë në detyra të ndryshme udhëheqëse pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Pas Luftës ishte drejtor i Drejtorisë Kryesore të Komunikacionit Automobilistik. Në Kongresin e Parë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, u zgjodh kandidat për anëtar të Komitetit Qendror. Sikurse Pajo Islami edhe Iljaz Ahmeti, vuri në dukje një varg gabimesh në punën e Partisë, pozitën e privilegjuar të anëtarëve të Komitetit Qendror, likuidimi e bërthamës proletare të revolucionit popullor e të tjera.

Delegatët e Konferencës e përshëndetën fundin e fjalës së tij, si dhe diskutimet e tjera, me duartrokitje spontane. Atmosfera ishte e atillë, sa që udhëheqja e Konferencës nuk dinte se si të sillej. Të tërë në atë mbledhje ishin në këmbë dhe ai u duartrokit me entuziazëm si një prej komunistëve guximtar, të cilët e flisnin të vërtetën për Partinë e tyre. Pasdite, megjithëse ndërtesa ku mbahej Konferenca ishte e rrethuar nga disa kordonë policësh, diskutimet vazhduan në të njëjtën frymë.

Ardhja e Enverit në Konferencë!

Kështu ishte edhe ditën e dytë dhe të tretë të mbledhjes së Konferencës, ndonëse ishin ftuar urgjentisht që të vinin në Konferencë, Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. Dy ditët e para të Konferencës së Tiranës, ishin në të vërtetë, manifestim i protestës masive kundër politikës së udhëheqjes së Partisë. Është karakteristike për shembull, se gjatë këtyre dy ditëve, anëtarët e Komitetit Qendror të PPSh-së, Kiço Ngjela, ministër i Tregtisë dhe Avdyl Këllezi zëvendëskryetar i Qeverisë, deshën të flasin. Por, as i pari dhe as i dyti, nuk mundën të marrin fjalën, sepse delegatët nuk dëshironin justifikim të gabimeve që ishin bërë.

Ditën e tretë të Konferencës, pasi u ftuan urgjentisht, morën pjesë në mbledhje Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu. I pari e mori fjalën Enver Hoxha me qëllim që të qetësonte pakënaqësitë dhe rezistencën e delegatëve. Duke kritikuar diskutimet e disa delegatëve, ai apeloi për një qasje “më konstruktive”, ndaj problemeve të ndryshme dhe kërkoi që në analizimin e dobësive, të mos flitej me një ashpërsi aq të madhe. Apeloi për pjekuri të organizatës së Partisë së Tiranës dhe të traditave të saj, duke theksuar se diskutimet gjatë dy ditëve të mëparshme, nuk ishin në nderin, të cilën e gëzonte ajo. Po atë ditë, përsëri foli kolonel Ilajaz Ahmeti.

Në praninë e Enver Hoxhës, i argumentoj qëndrimet e veta dhe i sulmoi ashpër përfaqësuesit e Komitetit Qendror të PPSH-së, Kiço Ngjelën dhe Abdyl Këllezin, të cilët u orvatën ditën e parë të konferencës, ta pengojnë manifestimin e revoltës të komunistëve të Tiranës. Iljaz Ahmet i demaskoi energjikisht përfaqësuesit e Komitetit Qendror të PPSh-së dhe faktoi të gjitha ato gjëra, që i kishte thënë ditën e parë. Deri sa ishte duke folur, Iljaz Ahmeti, Enver Hoxha e ndërpreu disa herë, kështu që në fund, folësi, i’u lut sekretarit të parë të Partisë, që të mos e ndërpriste sepse ishte duke folur pikërisht, për faktin se nuk kishte barazi në Parti. “Përndryshe’ tha Iljazi’ kur foli Enver Hoxha, tha shumë gjëra me të cilat, unë nuk pajtohem, por, nuk ja ndërpreva fjalën. Pas kësaj, kolonel Iljaz Ahmeti pati mundësinë që t’i shprehte deri në fund, pikëpamjet e veta.Memorie.al