Ηidhet nga bαllkoni e reja shqiptare, u grind me ρrindërit

Rreth orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti në familje me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës një vajzë e re.

E reja banonte në një pallat tetë katësh në zonën e Ujit të Ftohtë.

Është dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E reja mësohet se ka thyer të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup dhe krah.

Ηοrόskoρi ditor ρër sot, e ρremte 15 Korrik 2022

Dashi
Fale ndikimit pozitiv te Venusit, jeta juaj ne çift do jete e jashtëzakonshme sot. Ne çdo moment do përjetoni emocione shume te veçanta dhe do e dashuroni akoma me tepër jetën. Beqaret nuk duhet te tregohen te turpshëm sepse do humbasin mundësi te shkëlqyera. Nëse FInancat kane qene delikate, sot gjerat do FIllojnë te ecin ne drejtimin e duhur. Falënderoni edhe familjaret për mbështetjen.

Demi
Sot duhet te tregoheni shume te matur ju te dashuruarit me ato qe do i thoni partnerit sepse ai nuk do jete ne humorin e duhur për te pranuar gjithçka. Për beqaret do ndodhe diçka e veçante ne momentin qe ata me pak e presin. Ne planin FInanciar gjendja nuk do ece siç keni dashur kështu qe dëgjojini me kujdes këshillat e specialisteve dhe vërini ato ne zbatim.

Binjaket
Do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj sot dhe keni për te gjetur zgjidhje për çdo gjë qe ju shqetësonte deri me sot. Marrëdhënia me te do jete e jashtëzakonshme. Beqaret me ne fund do arrijnë te afrohen me personin qe kane kohe qe e pëlqejnë dhe gjithçka do ju marre një tjetër drejtim. Me shpenzimet duhet te tregoheni sa me te kursyer, pasi vetëm kështu gjendja e FInancave do stabilizohet.

Gaforrja
Tregohuni me realiste dhe me te arsyeshëm sot ju te dashuruarit, pasi ne te kundërt nuk do arrini te vendosni qetësinë ne çift. Beqaret nuk do jene gati për te ndryshuar statusin e tyre kështu qe do preferojnë te mos dalin as ne takime. Ne planin financiar gjendja do jete goxha e mire pasi kohet e fundit keni bere shume kujdes me shpenzimet dhe keni hequr edhe para mënjanë.

Luani
Dielli do e ngrohe edhe me shume sot jetën tuaj ne çift dhe do arrini te keni një komunikim akoma me te ngrohte me partnerin. Ne mbrëmje mund te kaloni edhe disa çaste intime. Beqaret do jene shume te shpërqendruar dhe as qe do e mendojnë seriozisht për te krijuar një lidhje. Gjendja e FInancave do lere për te dëshiruar. Me mire kuFIzojeni veten ne maksimum sesa te merrni borxhe.

Virgjeresha
Gjerat kane për te shkuar me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Për asnjë çast nuk do ju dalin mosmarrëveshje ne çift kështu qe rini te qete. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe nuk do duan te bëjnë asgjë për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin FInanciar gjendja do mbetet e qëndrueshme dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Filloni te bëni plane për ndonjë investim te nevojshëm.

Peshorja
Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do ndihen me gati se kurrë me pare për te FIlluar një lidhje dhe do përFItojnë çdo mundësi qe do iu jepet. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por te mjaftueshme për te kryer te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Akrepi
Jeta juaj ne çift do jete e qete ne mëngjes, por me kalimin e orëve do behet me animuar dhe me interesante. Partneri do beje te pamundurën qe çdo moment te jete sa me i bukur dhe emocionues. Beqaret nuk duhet te FIksohen vetëm pas pamjes se jashtme te personave sepse ajo mund te zhgënjejë ne disa raste. Me shpenzimet tregohuni sa me te kujdesshëm.

Shigjetari
Sot do FIlloni te mendoni për projekte te përbashkëta me partnerin tuaj dhe kjo do ju afroje edhe me tepër me njeritjetrin. Po i shprehet akoma me shume ndjenjat dhe po bëtë surpriza, gjithçka do jete edhe me e bukur. Beqareve do ju duhet te presin ende disa kohe për te pasur ndryshime te statusit. Ne planin FInanciar do jeni me shume fat dhe gjendja ka për te ndryshuar për mire.

Bricjapi
Jupiteri do jete aleati juaj me i forte për një lidhje sa me te qëndrueshme dhe te mbushur me emocione. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi te veçanta qe nuk keni për t’i harruar lehte. Beqaret nuk duhet te hedhin asnjë hap te pamenduara mire sepse do përballen me probleme me vone. Gjendja FInanciare do jete akoma me delikate nga sa kishit menduar. Kujdes!

Ujori
Shprehini sa te mundni dëshirat tuaja ju te dashuruarit pasi partneri do jete ne humor dhe do ua plotësojë ato një e nga një. Beqaret duhet te jene me te rezervuar me personat qe do takojnë, pasi nuk i njohin mire ata dhe nuk i dihet si mund te vijnë gjerat nesër. Për buxhetin do jete një dite tejet e favorshme. Jo vetëm qe do i bëni te gjitha investimet e menduara, por do hiqni edhe para mënjanë.

Peshqit
Dite harmonike dhe plot ngjyra do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe nuk do keni çfarë te kërkoni me tepër. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ndryshimet e mëdha dhe do preferojnë edhe për disa kohe te mjaftohen me shoqërinë e dikujt. Për FInancat tregoni sa me shume kujdes sepse po FIlluan problemet nuk do dini me nga t’ia mbani.

Ndαhet nga jeta ish-grυαja e DonaΙd Trυmp

Ivana Trump, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur në moshën 73-vjeçare, tha familja për ABC News.

“Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme – një forcë në biznes, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe nënë e mike e kujdesshme”, tha familja Trump në një deklaratë.

“Ivana Trump ishte një e mbijetuar. Ajo iku nga komunizmi dhe e deshi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj për guximin dhe ashpërsinë, dhembshurinë dhe vendosmërinë”, tha familja. “Ajo do t’i mungojë shumë nënës së saj, tre fëmijëve dhe dhjetë nipave të saj.”

Mjekët e Manhatanit, duke iu përgjigjur thirrjes për arrest kardiak, gjetën një grua 73-vjeçare në apartamentin Upper East Side ku jetonte Ivana Trump pak pas orës 12:30, të enjten, sipas FDNY.

Në një deklaratë në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trump e kujtoi Ivanën si një “grua të mrekullueshme, të bukur dhe të mahnitshme, e cila bëri një jetë të mrekullueshme dhe frymëzuese”.

“Krenaria dhe gëzimi i saj ishin tre fëmijët e saj, Donald Jr., Ivanka dhe Eric”, ka shkruar ai. “Ajo ishte aq krenare për ta, ashtu siç ishim të gjithë aq krenarë për të”

Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump. Ata kishin tre fëmijë së bashku: Donald Jr., Ivanka dhe Eric Trump.

Ivana Trump, e cila u rrit nën sundimin komunist në ish-Çekosllovaki, u martua me Donald Trump në vitin 1977. Çifti u divorcua në 1992.

Noizy ‘shρërthen’ në Ιot LIVE në ekran, ja për çfarë arsyeje


Gjatë një interviste të dhënë gjatë ditës së sotme, Noizy ka folur si rrallë herë rreth jetës së tij private, ndërsa në intervistë u shfaqën edhe prindërit e reperit.

Noizy nuk i mbajti dot lotët kur prindërit e tij u shfaqën në ekran duke i bërë kështu një surprizë që ai nuk e priste.

Bashkim Rajku, babi i reperit, të cilin ai e quan “best friend (shok të ngushtë), ishte i pari që foli për të, duke treguar se sa krenar është për djalin e tij.

“Jam shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese në koncertin.

Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur.“, tha i ati, duke i lënë më pas vendin mamasë së Noizyt, e cila përveç krenarisë shprehu edhe disa “ankesa” dhe kërkesa për djalin e saj.

“Jam shumë krenare për ty por dhe pak xheloze jam. Kur isha në shkollë, më thoshin njerëzit goca e Jakut je. Tani që u rrite, më thonë mami i Noizy-t je.

Po unë kush jam, kur do të jem vetvetja. Bëj shaka sepse jam shumë e lumtur që zoti më ka falur këtë familje”- tha mami i Noziyt duke i kërkuar publikisht që të gjejë edhe një nuse.

Noizy prej vitesh është deklaruar si një ndër beqarët më të kërkuar. Pas disa thashethemeve për vajza të njohura të ekranit, reperi gjithnjë është shfaqur vetëm, ndërsa së fundmi vetë ai ka pohuar se do ta shikojmë edhe për shumë gjatë single.

Noizy deklaroi se aktualisht është i fokusuar te muzika dhe plane si martesa dhe fëmijët janë të largëta. Por gjithsesi, “kurrë nuk i dihet, nuk bën plane.”

“Nuk kam plane për momentin për familje. Është e largët si ditë. Nuk e planifikoj dot. Nuk i dihet kurrë, por nuk bej dot plane.

Jam i fokusuar te muzika dhe puna për momentin. E kam tepruar me xhelozinë dhe më bezdis te femrat kur gënjejnë”- tha Noizy.

Fati i keq që e ndoqi në vendIindje/ Sakrifikoi veten për të shpëtuar vëΙΙanë dhe shokun, Anri Kashiku sapo ishte kthyer nga Anglia

Gazetari Leonidha Musaj ka zbuluar detaje të reja për abcnews.al në lidhje me tragjedinë që ndodhi mesditën e sotme në plazhin e Bisht Pallës në Durrës ku u mbyt 18-vjeçari Anri Kashiku.

Mësohet se ai sapo ishte kthyer nga Anglia ku kishte jetuar për gjashtë vite.

I riu me origjinë nga Librazhdi dhe banim në Durrës kishte shkuar që i vogël në Angli dhe ishte kthyer pak ditë më parë në vendin tonë duke vendosur që disa ditë t’i kalonte në plazh me të afërmit dhe shokët ku edhe humbi jetën.

Ngjarja

Anri Kashiku u zhduk në ujërat e Adriatikut mesditën e sotme teksa u fut për të nxjerrë nga deti vëllanë 15-vjeçar dhe një tjetër shok që po hasnin vështirësi për shkak të shtimit të dallgëve gjatë orëve të mesditës në këtë zonë.

Ndërkohë që i ka shpëtuar ata, 18-vjeçari nuk ka mundur të dalë vetë duke mbetur në ujë. Gazetari Leonidha Musaj mëson se në atë moment, në drejtim të të rinjve ka shkuar edhe një pedalone, por edhe ajo ka filluar të marrë ujë dhe është larguar nga vendi.

Policia e gjeti trupin e 18-vjeçarit pak orës pas humbjes vetëm 20 metra nga bregu i detit, por pa shenja jete

SHIKO VIDEON KËTU

Trαgjedia në familjen shqiptare! Dalin ρamje nga aksidenti i rëndë që i mori jetën 2 υëllezërve

Një aksident i tmerrshëm automobilistik ka futur në zi një familje shqiptare në Greqi, pasi dy djemtë e rinj ndërruan jetë teksa makina përfundoi e përmbysur në një kanal me ujë në aksin rrugor që lidh Lamian me Livadhjanë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, dy të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm të trafikut janë vëllezërit shqiptarë. Drejtuesi i mjetit ishte 30 vjeç dhe pasagjeri i makinës, vëllai i tij më i vogël, 27-vjeçar .

Gjithçka ka ndodhur pak para orës 12 të mbrëmjes, kur drejtuesi i mjetit me pesë pasagjerë në lartësinë e Agios Nektarios në aksin Lamia – Livadeia, humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin në rrugë dhe nga përplasja ka përfunduar në lumin Erkyna .

Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare , një 29- vjeçar grek dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek , u plagosën rëndë .

Të gjithë ata u dërguan në spitalin e Livadeisë ndërsa po hetohet për shkakun e aksidentit nga Departamenti i Trafikut Livadia.

E ραzakontë në Sarandë, majmυni kap me shρulla ρolicët e bashkisë! Si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë. Policët bashkiakë shkuan që të kapin një majmun të dalë nga kafazi i një subjekti privat në zonë, por në tentativë e sipër ata janë rrahur me shpulla nga kafsha duke pësuar edhe dëmtime në fytyrë.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe ndërhyrjes së të zotit të majmumit situata është marrë nën kontroll.

Çfarë ndodhi?

Gazetaria Silvi Sulaj bën me dije për abcnews.al se gjithçka nisi kur një majmun, që rrinte në kafazin e një hoteli në zonë, është nxjerrë nga i zoti për të shlodhur këmbët duke bërë një xhiro përreth biznesit.

Por, teksa kanë parë këtë, qytetarëve iu është dukur si ari dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë Bashkiake që të ndërhyjë.

Policët bashkiakë kanë tentuar të kapin kafshën, por ajo është egërsuar duke i sulmuar. Pas zhurmës së krijuar ka ndërhyrë i zoti i majmunit që ishte aty pranë duke e qetësuar dhe dhe rifutur në kafaz.

Kjo është ρërgjegjësja e Kadastrës së Tropojës në kërkim, 31-vjeçarja me 7 fëmijë që kαndidoi për PS në zgjedhjet e 25 prillit

Policia e Tropojës zhvilluar një super-aksion në Kadastrën e këtij qyteti, duke arrestuar disa zyrtarë, si dhe shpallur në kërkim përgjegjësen e këtij institucioni.

Në kërkim është shpallur 31-vjeçarja Ajlin Alfredaj, banuese në Tropojë, nënë e shtatë fëmijëve.

“Në kuadër të operacionit “Cancel”, nga specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Komisariatin e Policisë Tropojë u bë shpallja në kërkim e shtetases A. A., 31 vjeçe, banuese në Fierzë,

Tropojë, me detyrë përgjegjëse e zyrës vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Tropojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se 31-vjeçarja ka kandiduar në zgjedhjet e fundit parlamentare për deputete, në Tropojë.

(BalkanWeb)

Trαgjedi në Durrës, i riu fυtet të shρëtojë nga mbγtja 15-υjeçarët, por nuk ia del

Një 19-vjeçar dyshohet të jetë mbytur në bregdetin e Bisht Pallës në Durrës. Mësohet se i riu është futur në det për të shpëtuar dy të rinj të tjerë,

nga 15 vjeç, të cilët ishin duke u mbytur, por nuk ka mundur të dalë vetë.

Dy 15-vjeçarët kanë dalë nga ujërat dhe janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i riu tjetër nuk ka mundur të dalë.

Po punohet për gjetjen e tij.

“Në bυrg shkoni ju k***a”- Stresi e kërcënoi se do e bënte “copa-copa live”, radikalisti fetar i shρall sfidë! I jep adresën dhe nυmrin e telefonit

Radikalisti fetar Luigj Marku, që nxit urrejtje nga myslimanëve në rrjetet sociale, i ka shpallur sfidë të hapur reperit të njohur, Stresi, i cili deklaroi se “do e bënte copa-copa live”.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai deklaroi se “është mbi shtetin”, madje theksoi se policia e di adresën e tij.

Luigj Marku iu drejtua Stresit duke i thënë se “nuk është ai që shkon në burg”, por reperi duke iu drejtuar “në burg po shkoni ju k***a, ju b*** q***”.

Radikalisti fetar “pa iu dridhur qerpiku” tregoi adresën e tij të shtëpisë në Dublin dhe numrin e telefonit.

“Nuk shkoj në burg unë, jam përmbi shtet. Në burg po shkoni ju k***a, ju b*** q*** po shkoni në burg. Policia e di adresën time, në Dublin është adresa ime numri telefonit është … Dërgojeni tek policia, të vijë policia këtu”, tha ai.

Sherri virtual mes tyre nisi pasi Luigj Marku ofendoi rëndë nga nëna reperin.

36 vjeçari nga Lezha, i cili jeton jashtë trojeve shqiptare, iu drejtua: “Ja q****a Shpresën, është nëna atij, Stresit. Të q****a Sali Lushën dhe Shpresa Lushën”, video që u bë virale në mediat sociale.

Stresi kërcënoi publikisht duke thënë se “do i presë fytin Luigj Markut”. Ai tha se do shkojë deri në Dublin dhe do e bëjë copa-copa live.

Video Player