Nis ‘zbardhja’ e vendit tonë nga dëbora, dalin ρamjet e ρara (VIDEO)

Reshjet e dëborës në zonat malore kanë nisur në Korçë.

Reshjet për momentin kanë përfshirë fshatin Dardhë në lartësinë mbi 1600 m.

Për momentin reshjet kamë qenë të lehta dhe nuk ka probleme në lëvizjen e mjeteve nisur edhe nga fakti që jemi në fundjavë dhe zona ka vizitorë.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat kontradiktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.

Këshillohet për drejtuesit lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.

SHIKO VIDEON KËTU

Ζbulohet identiteti i njërës prej vajzave që ndërruan jetë në aksidenti tragjik mëngjesin e sotëm

Dy vajza kanë mbetur viktima nga një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas News 24 mësohet se një prej viktimave është identifikuar si Silva Gjergji, 26-vjeçe banuese në Durrës. Ndërkohë një tjetër vajzë që ka humbur jetën është mikesha e 26-vjeçares por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i saj.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe 26-vjeçar që ndodhej në timon, Arbër Tivari i cili është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se ata kanë darkuar së bashku në Durrës, dhe janë nisur më pas drejt Tiranës rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Tashmë pritet të kryhen analizat dhe ekzaminimet e nevojshme për të mësuar nëse ata kishin konsumuar alkool.

Dua Lipa merr shtetësinë shqiρtare/ Bajram Begaj i jep ρasaportën “kυq e zi”

Presidenti Bajram Begaj i dha sot shtetësinë shqiptare, këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

Kreu i Shtetit priti sot artisten e mirënjohur dhe vlerësoi talentin e saj, shpirtin artistik, si dhe angazhimin e saj në mbështetje të kauzave sociale.

“Është kënaqësi e veçantë që sot presim artisten e madhe Dua Lipa. Them artiste e madhe, por ajo është edhe një vajzë e thjeshtë, që krenarinë më të madhe na e ka dhënë ne, Shqipërisë, Kosovës dhe kudo ku ka shqiptarë nëpër botë.

Rinia shqiptare ju ka shembull dhe ju keni treguar se ëndrrat arrihen duke punuar gjithnjë e më shumë. Ti i ke bërë të gjithë shqiptarët bashkë! Ndaj kam kënaqësinë t’ju jap shtetësinë shqiptare”, u shpreh Begaj.

Trαgjike! U ρërρΙas nga shqiptari në mes të qγtetit, ndërron jetë e reja

Vajza 21-vjeçare nga Chania e cila mbeti e plagosur rëndë nga një makinë e drejtuar nga një 26-vjeçar shqiptar në Selanik në orët e para të së martës nuk ia doli dot.

Sipas informacioneve, ka ndërruar jetë pak pas orës 8 të mëngjesit të sotëm të së dieles, në spitalin Papageorgiou ku u shtrua në reaminacion pas një sërë operacionesh, kryesisht në kokë.

Familja i dhuron organet – ‘‘Ajo ishte një fëmijë mrekulli që në lindje dhe kur u largua donte të bënte edhe një mrekulli’’ thotë nëna e saj.

26 – vjeçari, pasi kishte përplasur vajzën në rrugën Egnatia në qendër të Selanikut , e la të plagosur në rrugë. Pritet të dalë nesër para gjykatës në datë 28 Nëntor.

Ηοroskoρi i ditës së dieΙ, 27 nëntόr 2022

Dashi: E diela pritet të jetë pak konfuze për ndjenjat, rikuperim nga e hëna. Në punë do të keni mundësi të bëni bashkëpunime interesante.

Demi: Për zemrën po vijnë mundësi të reja, mos hezitoni të përfshiheni. Lajme të reja vijnë në punë, sidomos duke filluar nga dhjetori.

Binjakët: Në dashuri ndonjëherë është e vështirë të kuptosh se çfarë ndodh në kokën e partnerit/es. Në punë, nëse keni një kontratë në proces, duhet të kënaqeni me aq sa keni fituar deri tani.

Gaforrja: Këtë të diel mos i trazoni shumë ujërat në dashuri, keni nevojë për më shumë maturi në ndjenja. Një lajm interesant po vjen në punë.

Luani: Në dashuri, pas një periudhe të karakterizuar nga ulje-ngritje, këtë të diel 27 ka mundësi të tentoni një afrim apo pajtim. Mos u tregoni të nxituar në punë, vendimet drastike nuk çojnë gjëkundi.

Virgjëresha: Në dashuri kohët e fundit keni qenë pak i stresuar, duhet të bëni një pushim. Në punë, kini kujdes, dikush mund të shpërqendrojë vëmendjen tuaj për qëllime jo fort fisnike.

Peshorja: Këtë të diel 27 nëntor në dashuri mund të ketë shumë diskutime, ajo që ju këshilloj është të bëni kujdes dhe matuni kur flisni. Në punë, lodhja ndihet, duhet të ta stakoni pak trurin!

Akrepi: Në dashuri ka mundësi që të keni diçka për t’i thënë partnerit tuaj këtë ditë të diel. Telashe të mundshme në punë.

Shigjetari: Një dashuri pasionante mund të bëhet diçka më shumë, disa do të hedhin hapin e madh. Në punë keni ide të mira, bëjeni zërin tuaj të dëgjohet.

Bricjapi: Çiftet e sapolindura së shpejti mund të bëhen të rëndësishëm deri në martesë. Një propozim interesant po vjen në punë.

Ujori: Ka një axhitim të madh në dashuri, por kjo periudhë është padyshim intriguese ndaj në vend të konfuzoheni, shijojeni. Një ajër dallohet një erë ndryshimi në punë.

Peshqit: Në dashuri ka pak tension, përpiquni të mos stresoni veten. Në punë keni mundësi të zgjeroni fushën tuaj të veprimit.

Brαktisi bυrrin me foshnjen, policia gjen 25-vjeçaren shqiptare duke bashkëjetυαr me një tjetër

Policia gjeti Dorentina Gashi-Spahiu, 25vjeçe nga Rahoveci e cila ishte raportuar e zhdukur nga familjarët e saj mbi dy javë më parë.

Sipas mediave kosovare, policia ka njofton se e reja është gjetur e shoqëruar nga një burrë me të cilin bashkëjeton që nga koha kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit.

“E njëjta është intervistuar nga ana e hetueseve policorë prej ku mësohet se ajo të gjitha veprimet i ka bërë me vetëdëshirë, nuk është kanosur as detyruar nga askush”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe punëtori i Qendrës për Punë Sociale, i cili ka kontaktuar me 25-vjeçaren pasi siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja kur është larguar nga shtëpia e bashkëshortit, ka braktisur edhe vajzën e saj njëvjeçare.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin janë bërë në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet tutje në njoftim.

TR0NDITËSE/ “Do të υritet një president i njohur”, plani i Putinit për të futur Europën në Ιυftë

Kremlini ka marrë një vendim për një “zgjidhje” radikale të një prej problemeve të tij në lidhje me Bjellorusinë, sipas mediave të huaja.

Duke marrë parasysh tërheqjen zvarrë të Bjellorusisë në luftën që Putin po zhvillon në Ukrainë, sipas liderit të Kremlinit, vrasja e Presidentit Alexander Lukashenko, ose në çdo rast detyrimin e këtij të fundit për të bashkëpunuar me të do të ishte një nga zgjidhjet, sipas një qendrës studimore amerikane Robert Lansing Institute, e cila citon burime të udhëheqjes ushtarake ruse.

“Me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin pas kthimit të tij nga samiti i fundit i CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive), inteligjenca ushtarake ruse mund të përpiqet në ditët në vijim të miratojë një skenar që përfshin për vrasjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko ose do të përpiqet thjesht ta frikësojë atë në mënyrë që të urdhërojë trupat e tij që të përfshihen në luftë më Ukrainën,” sipas institutit amerikan.

Inteligjenca Ushtarake Ruse (GRU) po shqyrton skenarin që përfshin vrasjen e Lukashenkos, detyrë e cila do t’i besohej Sekretarit të Përgjithshëm të CSTO, Sanislav Zas, një njeri besnik ndaj Rusisë dhe nën kontrollin e GRU, raporton abcnews.al.

Sipas komplotit, Zas më pas do të deklaronte bashkimin e Bjellorusisë me Rusinë si një entitet autonom, me sa duket për të parandaluar kërcënimin ushtarak nga Ukraina dhe Polonia.

Në të dy skenarët – nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një atentat të dështuar ndaj Lukashenkos,  do të paraqiteshin “prova” të fabrikuara të “përfshirjes së Ukrainës dhe Polonisë nën drejtimin e inteligjencës së NATO-s”, të cilat do të ofronin një pretekst për përfshirjen e trupave bjelloruse në luftën kundër Ukrainës.

/abcnews.al

E RËNDË/ Kishte mosmarrëveshje me të motrën, tre shqiptarët dhυnojnë dhëndrin e tyre dhe e hedhin në Ιumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë ku tre persona kanë dhunuar dhëndrin e tyre dhe më pas e kanë hedhur atë në lumë.

Sipas mediave vendase mësohet se shkak i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje mes dhëndrit të dhunuar dhe gruaj së tij, motrës së autorëve.

Ende nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur me dhëndrin pasi është hedhur në lumin “Bistrica”. Nga Policia e Kosovës nuk bëhet me dije nëse ndaj tre dhunuesve është ndërmarrë ndonjë masë.

Zhdυket papritur 14 υjeçarja shqiptare në Greqi, dalin fotot

Një 14-vjeçare e identifikuar si Miranda S., 14 vjeçe, është zhdukur nga zona e Zephyrios, Atikë, Greqi.

Lajmi është bërë me dije nga mediet e vendit fqinj, të cilat shkruajnë se e mitura shqiptare është zhdukur prej datës 18 nëntor.

Fotoja e saj është publikuar nga institucioni “Buzëqeshja e fëmijës”, duke përshkruar si më poshtë:

Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë kafe dhe sy kafe. Ajo ka një pirs (vëth) në hundë.

Kur u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri dhe një fund me vija deri tek gjuri.

Tre vite nga tërmeti, Luljeta Bozo: Fshatarët hynë në vila që s’i kanë parë kurrë në ëndrra, u strehuan 85% të familjeve

Tre vite më parë Shqipëria përjetoi një nga ditët më tragjike te dekadave të fundit.

Në 26 nëntor 2019 një fatkeqësi natyrore zgjoi shqiptarët nga gjumi ende pa aguar dita. Lëkundje të forta tërmeti më magnitudë 6.4 të shkallës riter, tronditën Shqipërinë në zemër të saj. Në lidhje me këtë ka folur sot në një intervistë për Ora News, Luljeta Bozo.

Bozo u kthye pas në kohë, kujtoi momentet e tërmetit dhe i cilësoi si një gjë e frikshme.

Ajo tha se shumica e qytetarëve ishin të papërgatitur. Ajo tha se gjatë këtyre 3 vjetëve më Shqipëri janë strehuar me mijëra familje, 85 për qind e familjeve. Bozo tha se u bë një punë e jashtëzakonshme dhe se u siguruan shumë fonde nga jashtë.

Luljeta Bozdo: Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pa stabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë. Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha. U bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë. Me këtë ekonomi që kemi nuk mund ti bëjmë të gjitha. Ne e dimë ekonominë e shtetit, një ekonomi jo shumë e fuqishme. Por kush do ta dinte se 1 vit më vonë do të binte Covid. Fondet e BE shkuan për shkolla, kopshte dhe një pjesë u mbulua nga buxheti i shtetit. Nëse nuk do të kishte rënë pandemia sot nuk do të kishim asnjë njeri pa shtëpi.
Pse nuk ka një transparencë të qeverisë kur flasim për fondet e donatorëve?

Luljeta Bozo: Unë e di që fondet janë transparente. Kanë marrë fonde dhe duke i riparuar vetë personat shtëpitë por nuk mund ti riparojnë vetë. Firma e ndërtimit do ti tërheqë lekët. Deri në një farë shume i jepej vetë personit. Dhe sot e kësaj ditë ka banor ku është akorduar fondi por nuk ka vijuar puna pasi mungon projekti dhe asgjë nuk mund të bëhet pa projekt. Janë disa procedura që njerëzit nuk mund ti shkelin sepse së pari shkelet ligji si dhe nëse shkelen rregullat pasojat janë mbrapa do të vijë tërmete të tjera.

Ajo dha dhe një këshillë për të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi të re.

Luljeta Bozo: Për ata që kanë siguruar një kredi dhe duan të blejnë një shtëpi këshilla ime është që, lekët mos i çoni kot. Domethënë për të hyrë në një shtëpi kudo apo në një apartament do të kërkoni kontrollin nëse ajo është apo jo e qëndrueshme dhe ka shumë instanca që bëjnë kontroll. Dhe kontroll fizik dhe me llogaritje. Në një shtëpi të re në asnjë mënyrë nuk duhet të futesh nëse nuk është kolauduar dhe nuk është marrë në dorëzim./abcnews.al./