Çfarë është pluhuri i Saharasë që ka mbërritur në Shqipëri dhe çfarë pritet gjatë JAVËS së ardhshme?

Pluhuri i Saharasë është një përzìerje rëre dhe grimcash minerale që burojnë nga shkretëtira e Afrikës së Veriut. E ngritur lart nga rrymat e forta ngjitëse, kjo masë pluhuri mund të transportohet nga rrymat për mijëra kilometra.

Shqipëria dhe rajoni ynë siç tregon harta arrihet kur stuhitë mbi Sahara zhvillohen brenda një qarkullimi atmosferik që favorizon rryma më të forta jugore , të afta ta shtyjnë pluhurin drejt Mesdheut dhe Evropës.

Data 28 gusht tregon praninë dhe përqendrimin e pluhurit të Saharasë afër tokës, veçanërisht të lartë mes Shqipërisë dhe Italisë.

Vazhdimësia e rrymave jugore do të jetë edhe të shtunën, më 29 gusht, do të shoqërohet me një rritje të përqendrimit të pluhurit të Saharasë.

Megjithatë, duke filluar nga e diela, 30 gusht , hartat tregojnë një rënie graduale të përqendrimeve, të cilat do të tentojnë të ulen progresivisht duke filluar nga rajonet veriore.

Një përmirësim i mëtejshëm pritet të hënën, 31 gusht , me përqendrimet e pluhurit që do të ulen më tej dhe mbetjet që do të mbeten të martën në rajonet jugore, të destinuara të ulen progresivisht gjatë javës.

Arrestohet “Doktori”, furnizonte kIientët me lëndë narkotike, mes tyre dhe këngëtari i famshëm

Një psikolog është vënë në pranga nga policia greke në zonën e Atikës. I njohur si “Doktori” 42-vjeçari banor i Haidarit në Atikën perëndimore, trafikonte në zyrën e tij lëndë narkotike.

“Doktori” ishte shpërndarësi kryesor i drogërave si MDMA, LSD dhe në përgjithësi substanca në formë tabletash.

Në të njëjtën kohë, ai bënte edhe dërgesa nëpërmjet një kompanie transporti, duke dërguar sasi të paketuara droge, të cilat i quante “pako”.

Ndërkohë nga përgjimet e bëra nga policia greke përgjatë hetimeve rezulton se 42-vjeçari kishte klient të tijin edhe një nga këngëtarët më të njohur grekë.

Vetë “Doktori” deklaroi para hetuesve se biznesi i tij po shkonte shumë mirë dhe njerëzit që punonin për të, paguheshin qindra euro në ditë.

ARRSH paraIajmëron qytetarët që hedhin mbeturinat nga automjetet në rrugë: Do të identifikoheni nga kamerat, gjoba deri ne …

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paralajmëruar masa ndëshkuese për drejtuesit dhe udhëtarët që hedhin mbetje nga automjetet, duke theksuar se ndotja e rrugëve përbën shkelje të ligjit. Sipas ARRSH-së, personat që ndotin hapësirat publike përballen me gjoba nga 65 mijë deri në 200 mijë lekë.

“Sipas Ligjit nr. 57/2025, datë 16.10.2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me GJOBË NGA 65,000 DERI NË 200,000 LEKË”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Në ditët në vijim pritet të intensifikohen kontrollet përgjatë rrjetit rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Për identifikimin e shkeljeve do të përdoren edhe kamerat inteligjente. ARRSH ka bërë të ditur se rastet e hedhjes së mbetjeve nga automjetet do të dokumentohen dhe ndaj shkelësve do të merren masat përkatëse.

Autoriteti u ka bërë apel qytetarëve që të mos hedhin mbetje nga dritarja e automjetit, por t’i mbajnë me vete dhe t’i depozitojnë në vendet e përcaktuara.

“Në ditët në vijim, ARRSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikojë kontrollin përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me qëllim identifikimin e rasteve të hedhjes së mbetjeve nga automjetet”, thuhet më tej në reagimin e ARRSH-së.

Njoftimi i ARRSH:

ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES SË RRUGËVE!

Rrugët e Shqipërisë nuk janë kosh plehrash.

Në një kohë kur mijëra qytetarë dhe turistë udhëtojnë çdo ditë nëpër vend, nuk do të tolerohet më asnjë akt papërgjegjshmërie nga ata që hedhin mbetje nga automjetet apo i braktisin në hapësirat përgjatë rrugëve.

Ekipet e mirëmbajtjes së ARRSH janë çdo ditë në terren për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor. Por puna e tyre nuk mund të kthehet në një cikël të pafund pastrimi për shkak të individëve që zgjedhin të ndotin.

Hedhja e një shisheje, qeseje apo çdo mbetjeje tjetër nga automjeti është SHKELJE E LIGJIT.

Sipas Ligjit nr. 57/2025, datë 16.10.2025, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, shkelësit dënohen me GJOBË NGA 65,000 DERI NË 200,000 LEKË.

Neni 76/a + Neni 77/2

NGA PARALAJMËRIMI TEK NDËSHKIMI.

Në ditët në vijim, ARRSH, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të intensifikojë kontrollin përmes kamerave inteligjente përgjatë rrjetit rrugor, me qëllim identifikimin e rasteve të hedhjes së mbetjeve nga automjetet.

Automjeti dhe shkelësi do të identifikohen. Shkelja do të dokumentohet. Masa ndëshkuese do të zbatohet.

Nuk ka justifikime.

Nuk ka “vetëm një shishe”.

Nuk ka “nuk më pa njeri”.

Nuk ka tolerim.

RRUGËT JANË PASURI PUBLIKE. PASTËRTIA ËSHTË PËRGJEGJËSI E ÇDO QYTETARI.

Mos e hidh mbetjen nga dritarja.

Mbaje në automjet. Hidheni në vendin e përcaktuar.

KUSH NDOT, PAGUAN.

ZERO TOLERANCË NDAJ NDOTJES.

Tragjike/ Roja i pIazhit hyn në det për të shpëtuar çiftin, nxjerr në breg gruan, por mbγtet bashkë me burrin

Një tentativë shpëtimi është kthyer në tragjedi këtë paradite në Andora, në provincën e Savonës, ku një roje plazhi 62-vjeçar dhe një turist 66-vjeçar humbën jetën duke u mbytur vetëm pak metra larg bregut.

Ngjarja ndodhi pak para mesditës në plazhin Sacra Famiglia. Sipas rindërtimit paraprak, një çift nga Kuneo u përball me vështirësi për shkak të detit të trazuar, ndërsa po lahej pranë bregut.

Roja i plazhit u fut në det dhe arriti të nxirrte në breg gruan.

Më pas, ai u rikthye në ujë për të shpëtuar bashkëshortin 66-vjeçar, por gjatë ndërhyrjes të dy u zhdukën nën ujë dhe nuk arritën të ktheheshin në breg.

Ende nuk është e qartë nëse dy viktimat pësuan një problem shëndetësor për shkak të sforcimit apo u mbytën si pasojë e forcës së dallgëve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes./vizionplus.tv

Shpërthimi i bomboIës në familjen Kola, kryefamiljari në gjendje të rëndë! Nesër kishin dasmë, do të martonin vajzën (DETAJE)

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e sotme në Markatomaj të Lezhës, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, ku si pasojë 6 anëtarët e familjes kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se bëhet fjalë për anëtarët e familjes Kola, të cilat janë transportuar menjëherë për në spital. Raportohet se kryefamiljari Saimir Kola dhe dy fëmijët e tij ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kryefamiljari është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës, në Tiranë, pasi ka marrë plagë të mëdha në trup dhe kërkon mjekim të specializuar. Ngjarja bëhet më tronditëse, pasi familja Kola kishin dasmë ditën e nesërme, pasi do të martonin vajzën e tyre.

Po ashtu nga shpërthimi i fortë, i cili u dëgjua në të gjithë zonën, në banesën dy katëshe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes së rëndë që tronditi lezhën mbrëmjen e kësaj të shtune.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, në një banesë në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç, në fshatin Markatomaj, Lezhë, dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit, kanë marrë dëmtime dy fëmijë të mitur, 10 dhe 13 vjeç, pronari i banesës, shtetasi S. K., 40 vjeç, si dhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë ndihmuar në transportimin e të dëmtuarve në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Shtetasi S. K. është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për trajtim më të specializuar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dhυnë në “Elbasan Arena”, presidenti i Vllaznisë gòdet me grusht arbitrin e katërt

Situatë kaotike në “Elbasan Arena”.

Një situatë e paprecedentë është regjistruar në fundin e sfidës mes Elbasanit dhe Vllaznisë.

Sipas zyrtarit Klajdi Kola, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka zbritur në dhomat e zhveshjes menjëherë pas përfundimit të duelit, teksa ka goditur me grusht arbitrin e katërt Egli Spahiu.

Rëndohet biΙanci i ngjarjes së rëndë, pas rojës, hυmb jetën edhe elektricisti që ra në kontakt me rrymën elektrike

Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona ranë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.

Fillimisht, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i lokalit, humbi jetën pas kontaktit me rrymën elektrike. Ndërsa elektricisti David Deda, 46 vjeç, i cili gjithashtu ra në kontakt me rrymën, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital.

Sipas informacionit paraprak të policisë, dy personat dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të lokalit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tërmet i fortë godet Shqipërinë

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter është regjistruar pak pas mesnatës në zonën e Gjirokastrës. Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 00:35, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ishte në zonën e Gjirokastrës, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Sarandë dhe në zona të tjera përreth.

Tërmeti ka ndodhur në një orar kur pjesa më e madhe e banorëve ndodheshin në banesa, çka ka bërë që lëkundjet të shkaktojnë panik te qytetarët.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

Horoskopi për ditën e sotme, e Diel 30 Gusht 2026

Dashi
Ti jeton në një botë fantazish dhe tani për tani ndihesh i tradhtuar nga fantazitë e tua. Ëndrrat e tua nuk po të çojnë aty ku dëshiron të shkosh. Ki durim. Duhet ta kuptosh më qartë të kaluarën përpara se të ecësh përpara me të ardhmen.

Demi
Ëndrrat që i ke pasur me padurim papritmas kanë kaluar në plan të dytë. Po bombardohesh nga çështje më praktike dhe ëndrrat e tua kanë rënë në harresë. Është në rregull t’u japësh përparësi gjërave të tjera, por mos i harro fare ëndrrat e tua.

Binjakët
Duket sikur ke bërë plane duke u bazuar në një keqkuptim drastik. Po fillon të kuptosh se diçka që e mendoje të ishte fakt, tani është trillim. Është koha të rishikosh idetë dhe planet dhe të fillosh t’i shikosh ato në një mënyrë krejt të re.

Gaforrja
Pavarësisht nëse e kupton apo jo, e ke modeluar sjelljen tënde rreth gjërave që ke parë në filma, në TV ose ke lexuar në revista. Tani po e kupton se ky nuk është domosdoshmërisht modeli më i zgjuar për t’u ndjekur. Rishqyrto qasjen tënde.

Luani
Je jashtë ekuilibrit në një fushë të caktuar të jetës tënde dhe kjo ka një efekt të dëmshëm në karrierën tënde. Duket se teprimi në një lloj mënyre po të shpërqendron nga vendi ku duhet të jesh në lidhje me punën tënde. Hidhi një sy kësaj tani.

Virgjëresha
Dikush po e thyen flluskën në të cilën jetonit. Duket sikur keni udhëtuar në botën tuaj të fantazisë dhe keni shijuar udhëtimin, por tani dikush ekspozon realitetin e vërtetë të situatës. Është koha për të rivlerësuar pozicionin tuaj.

Peshorja
Para se të ecësh përpara, duhet të bësh disa hapa prapa. Vetëm pasi të jesh në gjendje të vlerësosh të kaluarën, do të jesh në gjendje të bësh hapin tjetër drejt së ardhmes me besim. Mund të duket si humbje kohe, por ki besim se është për të mirën tënde.

Akrepi
Dikush tek i cili jeni mbështetur për informacion, papritmas po ndryshon mendje. Faktet kanë ndryshuar, dhe ju duhet t’i merrni pjesët dhe t’i bashkoni përsëri në një mënyrë të re. Merrni kohën tuaj dhe jini të durueshëm me rrethanat që ndryshojnë.

Shigjetari
Mund të jesh ende duke vepruar sipas një objektivi ose pakti më të vjetër që ke bërë me veten pak kohë më parë. Duhet ta kuptosh se ajo që ishte e vërtetë atëherë mund të mos jetë më e vërtetë. Kjo është koha për të vlerësuar situatën tënde dhe për të bërë një pakt të ri me veten.

Bricjapi
Ëndrrat e tua janë të rëndësishme për ty dhe tani për tani je i frustruar sepse këto ëndrra duket se kanë mbetur në vend. Madje mund të jenë duke ecur prapa. Mos e fajëso veten për këtë. Kupto se kjo lëvizje prapa është pjesë e procesit.

Ujori
Të pëlqen të punosh drejt një qëllimi më të madh. Sot shënon fillimin e një periudhe në të cilën ndihesh sikur po largohesh më shumë nga ai qëllim në vend që të jesh drejt tij. Mos u shqetëso. Informacioni që fiton përmes këtij procesi do të të ndihmojë në planin afatgjatë.

Peshqit
Planet mbi të cilat ke punuar kanë ngecur dhe po mundohesh se si të vazhdosh. Kjo është një nga ato kohë kur duhet të relaksohesh dhe të përballosh energjinë e papritur që të vjen. Përgjigja nuk është ajo që mendon.

I arratisur për herë të katërt nga burgu/ Mediat ndërkombëtare, pubIikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

Policia spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i njohur me nofkën “magjistari i arratisjeve” dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Sipas medias ANSA, arrestimi u krye të dielën, më 23 gusht, por u bë me dije zyrtarisht vetëm sot.

Burime hetimore konfirmojnë se gjatë ndalimit i kërkuari ka bërë rezistencë të fortë ndaj forcave të rendit. Taulant Toma numëron gjithsej katër arratisje nga institucionet penitenciare në Evropë, një shifër që e kalon edhe “rekordin” e kriminelit të njohur italian Felice Maniero.

Arratisja e tij e parë daton në vitin 2009 nga burgu i Ternit në Itali, ku u kap pas disa muajsh në Pavia. Në vitin 2013 ai u iku rojeve nga burgu i sigurisë së lartë në Parma dhe u largua drejt Belgjikës.

Dy vite më vonë, në 2015-ën, u arratis nga një burg në rajonin flamand të Belgjikës përpara se të ekstradohej sërish drejt Italisë.

Arratisja e tij e katërt dhe më e fundit ndodhi më 7 dhjetor 2025 nga burgu i sigurisë së lartë në Opera të Milanos. Toma preu në heshtje shufrat e qelisë në katin e tretë dhe u ul në oborrin e brendshëm me çarçafë të lidhur që i kishte mbledhur gradualisht.

Për të kaluar murin rrethues 6 metra të lartë, ai ndërtoi një shkallë me bishta fshesash e shirit ngjitës dhe përdori një grep hekuri të siguruar brenda burgut.

Për këtë ngjarje, Prokuroria ka vënë nën hetim edhe shokun e tij të qelisë, një 25-vjeçar, i cili dyshohet se e ndihmoi duke mbajtur roje ose duke krijuar një “piramidë njerëzore”. Toma duhet të vuajë edhe 22 vite të tjera burgim dhe dënimi i tij parashikohet të përfundojë në vitin 2048.