“Do që të shkoj dhe ta takoj unë!”- KonfIikt mes Mimoza Ahmetit dhe vajzave të saj? E bija zbulon të vërtetën

Marrëdhënia shumë e diskutuar e Moza Ahmetit me vajzat e saj është një ndër gjërat që bëri më shumë kurioz publikun e “Ferma VIP”.

Vëmendja u rrit edhe më shumë pas dronit mbështetës që mbërriti në fermë, si dhe komenteve të saj me humor lidhur me vajzën “milionere”. Mes debatit online, vajza e poetes reagoi publikisht duke ndarë detaje personale për jetën e së ëmës dhe sakrificat që ajo ka bërë ndër vite për familjen.

“Për mua dhe motrën time ka qenë gjithmonë një mama ideale”, shkruan ajo, ndërsa tregon se poetja është përballur me vështirësi ekonomike, por pa lejuar që fëmijët të ndienin mungesa.

Sipas saj, Ahmeti është kujdesur për arsimimin dhe mirëqenien e tyre, shpesh duke sakrifikuar rehatinë personale. Ajo zbulon gjithashtu se e ëma ka zgjedhur të mos krijojë një lidhje tjetër prej afro dy dekadash, për t’iu përkushtuar plotësisht vajzave.

“Prioriteti i saj kemi qenë gjithmonë ne”, – thuhet në reagim. Duke iu përgjigjur kritikave në rrjet, vajza e saj thekson se “një nënë si Moza meriton qiellin plot me drona dhe parashuta”, ndërsa sqaron se surpriza erdhi si shenjë dashurie dhe malli.

Në fund, ajo nënvizon se sjellja e Mimoza Ahmetit brenda formatit është pjesë e spektaklit dhe nuk duhet gjykuar jashtë kontekstit të lojës.

“Për të gjithë kuriozët. Mimo ka qenë mama ideale. Ka sakrifikuar për ne çdo gjë. Ne kishim gjithmonë më shumë rroba e tualete se ajo, në shkolla private, pavarësisht problemeve ekonomike dhe nuk dilte fare, e kishim gjithmonë në shtëpi. Nuk ka marrë dashurinë që meritonte në martesë e prapë ndenji 20 vjet vetëm për mua dhe motrën. Mami e meriton qiellin plot me drona e parashuta.

E bën kastile që të shkoj ta takoj, se e ka marrë malli dhe nuk u takuam dot vjet, sepse nuk arrita të shkëputem nga puna kur ajo ishte pushim nga universiteti. Për të gjithë ata që mendojnë se Mimo e ka mendjen tek çunat, duhet të kuptoni që ajo po bën shou dhe nuk është fare karakter i përdalë, përkundrazi ajo vlerëson martesën dhe familjen mbi çdo gjë”, – u shpreh Luka.

Shumë është diskutuar për një raport të vështirë mes Mozës dhe dy vajzave të saj. shkak janë bërë pikërisht mungesa e tyre, si me prezencën ashtu edhe me dronët përgjatë rrugëtimit të saj në “Ferma VIP”.

Nga ana tjetër edhe vetë shkrimtarja, e cila flet shpesh për jetën familjare ka zgjedhur që të ndalojë pak tek raporti që ka me dy vajzat, por duket se ky dron ka shuar çdo keqkuptim mes komenteve në rrjet, duke bërë që të zbulohet edhe imazhet e tyre, por edhe deklaratat që kanë bërë rreth nënës së tyre.

Në atë se çfarë ka thënë pasi ka parë dronët, Moza ka shprehur edhe njëherë dashurinë për dy vajzat e saj. Mes emocionesh, ajo u është drejtuar vajzave të saj me fjalë të mbushura me dashuri dhe mall: “Pranoni çmendurinë time. O yjet e mia. Zoti ju ruajt. Ruaj o Zot se unë nuk i ruaj dot”. Ky moment ka qenë një nga më prekësit në spektakël, duke treguar lidhjen e fortë mes saj dhe vajzave të saj./Panorama Plus

DiIema e  shkodranes: lm shoq ρi shυmë, iu dorëzova υjehrrίt në sh.trat

E dashuruar me ish-vjehrrin dhe në dilemë se si do ta presin lidhjen e tyre familjarët e saj dhe ish-burri.

Kjo është historia e një gruaje nga Kopliku, e rrëfyer për “ShkodraNews”.“Po kryej marrë.dhënie se.ksuaIe me ish-vjehrrin tim dhe duam të martohemi bashkë.

Kam qenë e martuar në Koplik, por pas divorcit jetoj në Tiranë prej shumë e shumë vitesh.Me burrin më kanë martuar që 15 vjeçe me shkuesi dhe ai pinte shumë aIkool dhe nuk donte te punonte. Jeta në shtëpinë e tij ishte një ferr i vërtetë.

Vjehrra e sëmurë që vetëm i shërbeja dhe burrin tërë naze për çdo gjë. Nuk e ndjeva dot kurrë dhe ndoshta kjo është arsyeja që as fëmijë nuk bëmë, edhe pse jemi të dy në rregull.

Vjehrri ishte i vetmi që mbante familjen, pasi punonte në emigracion. Gjithsej e kam parë vetëm 3 herë dhe është shumë i mbajtur, madje dukej më i ri edhe se i biri që ishte 23 vjeç.

Kur për burrin u hapën fjalë se më tra.dhtonte me mësuesen e një shkolle, u thashë vëllezërve dhe duke parë situatën time që ai më mbante si shërbëtore me rimorën në shtëpi.

Një çlirim për mua, mu duk sikur rilinda dhe nuk e mendova mentalitetin.Një ditë na vjen në shtëpi ish-vjehrri. Kishte marrë vesh ndarjen dhe vjen të flasë me ne. Por në shtëpi isha vetëm unë.

Sa hyri më çmendi aroma e trupit të tij dhe sjellja aq fisnike.Sikur nuk e ka bërë ai atë djalë që pata për burrë. Duke biseduar më kapi dorën, teksa qaja dhe i tregoja vuajtjet që më kishte bërë i biri.Më puthi në ballë dhe aty më tha që jam shumë e bukur dhe “do të të bëj të lumtur unë”.

Bëra sikur se dëgjova e të nesërmen më mori në telefon për t’u takuar. Shkuam në Shirokë dhe pasi drekuam më puthi në makinë. Bëmë da.shuri dhe jam ndjerë njeriu më i lumtur.

Kishte shumë eksperiencë dhe u ndjeva femër, jo si me të birin që më shumë më Iëndonte.Ai u kthye në emigracion e tani mbajmë kontakte dhe thotë që do të më marrë me vete.

Si t’u them vëllezërve? Se ai është i martuar dhe unë kam qenë e martuar me djalin e tij. Por ne të dy duhemi dhe duam të krijojmë familje, sepse ata atje nuk na meritonin asnjëri, njerëz përfitues.

S’ka rëndësi diferenca e moshës, se burrë nuk të bëjnë vitet, por sjellja. Nuk do ta lë sikur të më vr.asin”, shkruan ajo.

“Gjobë 200 mijë Iekë për kanaçen në det”/ Kozaku “nxjerr bllof” Taulant Ballën: Videoja s’është bërë në Shqipëri!

Taulant Balla ka publikuar këtë të shtunë një video të tiktokerit Kozak Braçi, i cili shihet mbi një anije teksa hedh një kanaçe në det.

Krahas videos, Balla shkruan se Braçi do të gjobitet me 200 mijë lekë gjobë për këtë veprim që sipas tij përbën ndotje të mjedisit.Ndërkohë, Braçi ka replikuar duke thënë se video është xhiruar para dy viteve, madje sipas tij nuk është xhiruar fare në territorin shqiptar.

Sipas Braçit, ai ka qënë në Mykonos dhe kanaçja është hedhur në det sa për video dhe siç thotë ai është marrë sërish.

“Megalluksa ç’a bëtë, si ia kaluat? Tani do i bëj thirrje ministrit, kam qenë në Muykonos me një shokun tim duke bërë një vlog.

Kam qenë në mes të Mykonosit para dy vitesh e ca, e ke dhe me datë kur është postruar videon sa e kam hedhur kanaçen e ka marrë ai shoku im direkt prapa.Madje ky shoku im në Greqi ka paguar gjobë për të. Video nuk është bërë në Shqipëri, mund ta testosh këtë se duken jahtet e vendit” shprehet Kozaku në reagimin e tij.

VIDEO

“Të kërkoj në ëndrra më vjen, por zgjohem i vetmuar!” Agron Llakaj RRËQETH me Ietrën drejtuar të shtrenjtës së tij që nuk do ta lexojë dot kurrë

Tashmë janë bërë plot dy vite që prej ndarjes nga jeta të gjysmës së Agron Llakës, Kostandinës. E dhimbja për aktorin e humorit vijon të jetë e njëjta si ditën e parë kur e shtrenjta e tij mbylli sytë përgjithmonë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram”, Agroni i ka dërguar një letër Kostandinës, një letër të cilën ajo nuk do ta lexojë, por ai ashtu si edhe shkruan e bind veten se ajo është edhe do ta lexojë.

“Dhe tani jam unë ai që shkruaj letra dhe që nuk lexohen nga Ty por dua të bind veten se je”, shkruan ai. Teska në letrën drejtuar partneres së tij të jetës, ai i tregon se si kanë kaluar këto kohë, i flet për familjen të cilën ajo e deshi e u kujdes aq shumë deri në frymën e fundit, e për mbesën e tij Adean pët të cilën thotë se: “ma ke lënë si oksigjen në jetën time, ajo ma mbush shtëpinë dhe shpirtin…,por Ty ahhh Ty sa të ka dashur…,shumë herë ka ardhur me mua te banesa jote në qytetin e heshtur e shtëpinë tonë e ka mbuluar me fotot e tua”

Dedikimi i plotë:

24/05/2024.., Dy vite pa Ty.

Sot vendosa të të shkruaj…,të kujtohet e shenjta Kostandina, dikur kur ushtar isha, ti më shkruaje vazhdimisht dhe e vetmja gjë që i shtynte ditët e mia ishte letërkëmbimi me ty, në çdo javë më vinte një letër.
Besoj e ke parasysh atë novelën e autorit turk Sabahatin Ali “ 6 letra të pa dërguara !”…hera e parë që më the-mos ma trego,dua ta lexoj vet!
“ Një nënë që rriste e vetme të birin dhe ngaqë i shoqi i kishte braktisur duke u zhdukur pa adresë, ajo e rriti të birin me idenë se babai ishte diku larg dhe i shkruante gjithmonë letra..,letra të pa lexuara kurrë”
Dhe tani jam unë ai që shkruaj letra dhe që nuk lexohen nga Ty por dua të bind veten se je.
E dashur Kostandina!(Nina)
Jemi mirë! I ndjek në çdo çast e moment fëmijët tanë por të rritur dhe zotër në jetët e tyre, kurse nipat…,vrapoj t’i shikoj,shijoj,loz e qesh,e zhytem në përqafimin e tyre, janë dashuri e madhe…
Adean ma ke lënë si oksigjen në jetën time, ajo ma mbush shtëpinë dhe shpirtin…,por Ty ahhh Ty sa të ka dashur…,shumë herë ka ardhur me mua te banesa jote në qytetin e heshtur e shtëpinë tonë e ka mbuluar me fotot e tua.
Ti që e rrite e mban shumë mirë mend kur e vogël, vishte rrobat e tua dhe ne shkriheshim së qeshuri…,e sot ajo sërish i rivesh e provon dhe më thotë-hë gjysh si më rrinë?!
E shikoj dhe sytë më mjegullohen nga lotët…
Edhe Teos e Brus po rriten shpejt e të bukur…,herë pas here kujtohen dhe të kërkojnë.
“Gjyshi, do më bësh dy dhurata për Krishtlindje!-më tha Teos
Pse?!-i thash
Sepse do më japësh edhe dhuratën nga nëna Kostandina,se ajo na shikon nga lart e të thotë bëji dhurata edhe nga unë Teos-it dhe Brus!”-u përlota.
A më thua mërzitem, a më thua qaj, a më thua-të mungoj?!
Të kërkoj në ëndërra,më vjen, zgjohem i vetmuar deri në ëndrrën tjetër.
Mungesë torturuese por jetoj….,unë i di ëndërrat dhe amanetin e pa lënë për fëmijët Kostandina, se e sa herë kemi folur dhe si misionari yt këtu, do luftoj e nuk do dorëzohem kurrë!
Sa gjatë dua të shkruaj por Ti smë lexon…,
Smundem më…por, do të të shkruaj sërish por në ditëlindje, sepse nuk dua të të kujtoj në këtë ditë Kostandina ime…Ti jeton në mua e mes nesh përgjithmonë.

Iliri përjashtohet sonte nga gara? PubIikohet pamjet e plota: 0fendon mjaft rëndë Mimoza Ahmetin

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale nga ish-konkurrenti i spektaklit “Ferma VIP”, Akili, ka shkaktuar reagime të shumta dhe debat të fortë mes ndjekësve të programit.

Pamjet e shpërndara tregojnë vazhdimin e konfliktit verbal pranë pishinës mes balerinit të njohur Ilir Shaqiri dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti, një përplasje që duket se ka kaluar kufijtë e komunikimit normal dhe etikës së spektaklit.

Në videon që po qarkullon me shpejtësi në internet, dëgjohet Iliri duke iu drejtuar Mozës me tone të ashpra dhe kërcënuese, duke përdorur një gjuhë fyese që ka ngjallur reagime të forta në publik.

Deklaratat e tij janë konsideruar nga shumë ndjekës si një shkelje serioze e rregullores së formatit, sidomos për sa i përket respektit ndaj banorëve të tjerë dhe sjelljes së pranueshme në ekran.

Pas publikimit të videos, rrjetet sociale janë mbushur me komente dhe kritika, ku shumë përdorues kanë kërkuar masa ndëshkuese ndaj Ilir Shaqirit, madje edhe përjashtimin e tij nga gara.

Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i produksionit dhe nëse gjatë spektaklit live të mbrëmjes së nesërme do të merret një vendim zyrtar apo situata do të mbyllet vetëm me një paralajmërim publik.

VIDEO

Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? FIet motra e KIevisës: Është shqetësuese, ai është 19 vite më i madh (Video)

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisës në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, sidomos pas daljes së Vanesës nga ferma. Sjelljet e tyre të afërta kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme, ndërsa debatet janë zhvendosur edhe në studion e Ferma Club.

Për herë të parë ka reaguar edhe motra e Klevisës, Sebastiana, e cila ka sqaruar raportin mes tyre dhe ka hedhur poshtë çdo aludim për interes nga ana e motrës së saj.

“Klevisa është vajzë e re, mund të ketë disa mangësi në shprehje, prandaj mendoj që është bërë një rrëmujë, një keqkuptim i madh. Flas për situatën me Indrin. Është bërë thjesht një rrëmujë padashje, sepse Klevisa nuk ka dhe nuk do ketë kurrë interes për Indrin, ju a siguroj. Është perceptimi i publikut”, u shpreh ajo.

Në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se diskutimi nuk lidhet vetëm me Klevisën, por me afrimitetin e dukshëm të Indrit pas largimit të Vanesës.

“Pyetja është: a ka gjë Indri me Klevisën? Këtë po diskutojmë. Të gjithë po themi që sapo doli Vanesa, Indri u afrua me Klevisën”, tha ai.

Sebastiana pranoi se afrimiteti është vënë re nga të gjithë, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.

“Distanca që kanë në moshë, shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së Indrit të ketë një pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese. Klevisa aty është komplet vetvetja, siç është në shtëpi dhe me shoqërinë. Nuk ka bërë ndonjë lojë të pisët apo të ketë vënë maskë”, deklaroi ajo.

VIDEO

Referendumi për Berishën/ Salianji nxjerr shìfrat: Braktisje totale, ja sa persona votuan

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar shifra që sipas tij tregojnë braktisjen totale të procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.

Në një reagim në rrjete sociale, Salianji e cilësoi procesin një farsë për uzurpimin e PD-së, ndërsa pretendoi se pjesëmarrja reale në degët kryesore të partisë ka qenë shumë e ulët krahasuar me shifrat e deklaruara nga selia blu.

Sipas tij, deri në përfundim të votimit në orën 18:00, në degët qendër qarku kishin marrë pjesë vetëm 3885 votues.

Salianji akuzoi drejtuesit e PD-së për manipulim të procesit dhe ironizoi vendimin për shtyrjen e orarit të votimit.

“Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PD-në. Demokratët e përbuzën dhe poshtëruan këtë provokim për gjasme zgjedhje. Teatri me shtyrje orari ishte i tepërt. Votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet orari, ndërsa këta e shtyjnë për degët e mëdha që sipas uzurpatorit kanë 20 mijë votues, por ndërkohë nuk kanë votuar as 4 mijë gjithsej”, deklaroi ai.

Gr. uαja nga Erseka: BURRl ka qenë i ρari për mua, por pas m. artese…

Një grua rrëfen se pas martese marr/ëdhënia me të shoqin është ftohur deri në atë pikë, sa ajo mendon se po shkon drejt fundit.Kjo është historia e rrëfyer.

“Mirëdita, uroj të jeni të gjithë mirë nga përmbytjet.Ju shkruaj nga Gjermania ku jeton me burrin dhe fëmijën prej vitesh e vitesh, pasi ikëm nga Erseka.

Kam një problem që dua ta ndaj me lexuesit e faqes tuaj, ndoshta më japin ndonjë këshillë.Por pa ofe/ndime ju lutem.

Me burrin jam marrë me mblesëri, por e pëlqeva. Në fejesë gjithçka shkonte qetësi, por që kur u martuam dhe erdhëm këtej ne jemi bërë si të huaj.

Burrin e kam punëtor dhe shumë të qetë. Nuk ka vese, ama si burrë e grua kemi vite që nuk jemi më.

Aq sa që kur lindi djali ai flen në sallon dhe as krevatin nuk e ndajmë më bashkë. Burri ka qenë mashkulli i parë në jetën time, e kjo gjendje tani mes nesh nuk po më pëlqen.


Jemi bërë si njerëz shtëpie, e jo si partnerë.Kjo ka ndikuar për keq tek unë dhe jam komplet e ço/roditur.

Dua që me burrin të jemi ç/ift i afërt, por nuk di si t’ja bëj.

Çfarë më këshilloni? Kam frikë se kështu do të njohë ndonjë femër tjetër këtej edhe nuk dua të shk/atërroj familjen.

Mundohem ndonjëherë t’i afrohem, por ai është vetëm i lodhur…E kështu ikën muaj dhe vitet…”, shkruan ajo.

Hodhi kanaçen në det dhe Balla kërkoi gjobë 2 milion Iekë, reagon Kozaku

Tiktokeri Kozak Braçi ka reaguar pasi ministri Taulant Balla publikoi një video ku ai shfaqet duke hedhur një kanaçe në det dhe kërkoi ndëshkimin e tij me gjobë.

Përmes një reagimi në InstaStory, Kozaku deklaroi se videoja është regjistruar më shumë se dy vite më parë gjatë një vlogu në Mykonos të Greqisë dhe jo në Shqipëri.

Sipas tij, kanaçja është marrë menjëherë pas xhirimit nga shoku që e shoqëronte, ndërsa pretendon se ky i fundit është gjobitur nga autoritetet greke për veprimin.

“Kjo video është bërë në Mykonos para dy vitesh e ca. Kanaçen e mori direkt shoku im pas xhirimit dhe ai ka paguar edhe gjobë për këtë”, shprehet Kozaku në reagimin e tij.

Ai shton se vendndodhja e videos mund të verifikohet edhe nga pamjet ku shfaqen jahtet në zonë.

Megjithatë, Taulant Balla ka theksuar se personazhi i njohur i TikTok duhet të gjobitet pavarësisht vendit apo kohës kur është filmuar videoja.

Sherri për aeroportin e Vlorës, VaIon Ademi akuzon Pacollin: Më ofrove 80 milionë euro për t’ua shitur rusëve! Nuk frikësohem, s’do ta blejnë kurrë!

Valon Ademi ka reaguar për ngërçin e krijuar në kantierin e aeroportit të Vlorës duke thënë se situata po shfrytëzohet nga Behgjet Pacolli për të hutuar opinionin publik.

Pronari i “2A Group” shkruan se ka refuzuar ofertën prej 80 milionë eurosh të biznesmenit, të bërë në shkurt të 2025 për t’ua shitur rusëve. Ademi e quan Pacollin “agjent” ndërsa i bën thirrje që t’u thotë “shefave të tij” se nuk do ta blejnë kurrë aeroportin e Vlorës.

“Unë e njoh shumë mirë strategjinë tënde, pasi e kuptoj qartë që “ujku do mjegull”. Për këtë taktikë, ti je i shkolluar dhe i trajnuar prej kohësh nga shefat e tu, ndaj dhe strategjinë e mjegullës di ta zbatosh me mjeshtëri. Megjithatë, nëse kjo qasje mund të funksionojë për të hutuar opinionin publik, me mua të ka dështuar.

Siç ta kam bërë të qartë: me ty, emisar, unë nuk kam asnjë problem sepse ti nuk je as aktor dhe as faktor në këtë mes; je thjesht një agjent i përdorur për të marrë nën kontroll Aeroportin e Vlorës. Lufta ime është me kolegun tënd, Bart Turtelboom, i cili është ekzekutori i skemës financiare dhe juridike për t’ua dorëzuar këtë aset kombëtar shefave tuaj, atje ku i keni.

Ti detyrën tënde po e zbaton me përpikëri, sipas udhëzimeve. Ndaj, ti nuk ke faj që unë e refuzova ofertën tënde prej 80 milionë eurosh në shkurt të vitit 2025, për t’ia shitur aeroportin atyre që ti i di mirë. Madje, kur unë e refuzova atë ofertë pikërisht për shkak të asaj që ata përfaqësojnë, ti më the tekstualisht: “Mos u shqetëso, sepse pronar formal do të vazhdoj të figurojë Mabco.”

Refuzimi im i prerë atë natë është zanafilla e kësaj situate të cilën po e përballoj edhe sot. “Gabimi” im i vetëm ishte refuzimi për ta shitur Aeroportin e Vlorës atje ku ti kishe marrë urdhër ta dorëzoje.

Deri më sot, shumë detaje i kam mbajtur larg vëmendjes publike, duke pritur që organet kompetente të bëjnë detyrën e tyre, në mos atë ligjore, të paktën atë patriotike. E kam bërë betejën time në heshtje, në respekt të institucioneve. Por, edhe pse ata që duhej të reagonin heshtën, unë nuk do të ndalem, kurrë.

Emisar, tregoj shefave të tu, se unë nuk shitem, nuk intimidohem, nuk frikësohem dhe nuk dorëzohem kurrë përballë tyre! Tregoju se paraja e tyre, për mua s’ka asnjë vlerë. Ata mund të blejnë gazetarë, media e portale, por Aeroportin e Vlorës nuk do ta blejnë kurrë.

As ti dhe as propaganda jote me mercenarë e zagarë nuk më intimidon, sepse, në të gjithë këtë proces të Aeroportit të Vlorës, i vetmi njeri i shitur, i blerë dhe i komprometuar je ti.

Dil e tregoju shqiptarëve se kush fshihet pas “Compartment Bernina”. Dil e tregoju me sa rubla u pagove. Dil e tregoju se te gjitha veprimet po i bën vetëm për interes të Compartment Bernina-s, interesa këto që bien ndesh me interesin publik, atëherë mund të marrësh guximin të përmendësh emrin tim.

Ti emisar, edhe mashtrimet i bën për të mbuluar atë se çfarë në të vërtetë je, sepse ti nuk je emisar për një mision, por ti je agjent me mision të përjetshëm, sepse ti shpirtin edhe dinjitetin e ke shitur me kohë, e tash vepron me urdhra nga atje ku je shitur!

Turp të qoftë emri Behgjet e mbiemri Pacolli!”, shkruan Ademi.