Ylli Manjani: Erdhi më në fund dita të rrëzojmë Ramën, çe do që PD ka një fat të keq, një demokrat ka shkuar në

Ylli Manjani ka ironizuar protestën e paralajmëruar këtë të hënë nga opozita.

“Nuk e di si e keni ditën e pastaj javën ju, po sot do rrëzojmë Ramën iher. Erdhi më në fund dita.

Hiç mos u mundoni të dilni në të ftohtë se është e kryer kjo punë…

Nesër e më pas flasim për të ndërtuar qeverinë teknike, hidraulike, elektrike dhe mekanike…

Punë të mbarë dhe mos harroni, një sy nga big-u. Vrenozi oh oh oh aty brënda. Na la ne të hamë fasule”, shkruan ai.

Po bëhet baba nga Serena Sula? Po e pres…! Laert Vasili befason: Ja çfarë ndodhi në momentin kur ajo ngeIi sh tat¤ëne(foto)

Aktori Laert Vasili ka thyer heshtjen lidhur me thashethemet e bujshme që kanë pushtuar rrjetin kohët e fundit, të cilat e lidhin atë me një romancë dhe madje një shtatzëni të mundshme me modelen Serena Sula.

I ftuar në emisionin “E Diell”, Laerti u përball me pyetjet direkte lidhur me videon virale ku shfaqej duke kërcyer me Serenën dhe aludimet se ai mund të bëhet baba.

Me ironi, aktori e hodhi poshtë këtë lajm: “Gjatë karrierës sime 20-vjeçare në Athinë, çdo dy javë mua më martonin. Jo vetëm martesë, por edhe shtatzëni plot,” u shpreh ai.

Kur u pyet specifikisht për vërtetësinë e lajmit me Serenën, Vasili dha një përgjigje epike duke mohuar çdo përfshirje: “S’e di, nuk e di… Unë vetë nuk kam qenë aty”.

Megjithatë, ai theksoi se pavarësisht thashethemeve, një fëmijë do ta priste gjithmonë krahëhapur.

E fundit! Pritet PERJASHTIMI ne Big Brother – Reagojne familjaret

Situata në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka arritur në një pikë kulminante, duke shkaktuar shqetësim të madh mes publikut dhe familjarëve. Një incident i paprecedent ka ndodhur mes Klodit dhe Labinot Rexhës, ku Klodi ka hedhur pije energjike në fytyrën e Labit, duke e bërë këtë moment një nga më të diskutuarit në historinë e këtij formati.

Incidenti ka ndodhur në një moment tensioni, kur Labinot Rexha ndodhej në shtrat. Pamjet e këtij akti janë bërë shpejt virale, duke shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit e programit. Kjo sjellje ka ngritur pyetje mbi etikën dhe rregullat e sjelljes brenda shtëpisë.

Familja e Labinotit ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke e cilësuar veprimin e Klodit si të papranueshëm dhe të rrezikshëm për shëndetin e tij. Në një deklaratë të publikuar në Instagram, ata kanë shprehur shqetësimin për presionin psikologjik që Labinoti ka përjetuar si pasojë e këtij incidenti.

“Heqja e pijeve energjike në fytyrë, sidomos në zonën e syve, është një veprim i papranueshëm”, thuhet në deklaratën e tyre. Familja thekson se ky incident kalon çdo kufi të diskutimit dhe sjell rreziqe serioze për shëndetin e Labit.

Reagimi i familjes është përforcuar nga shqetësimi se Klodi vazhdon të qëndrojë në shtëpi pa asnjë masë disiplinore të dukshme. Kjo ka ngritur alarmin për tolerimin e sjelljeve të tilla, të cilat mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm për të tjerët brenda formatit.

Familja e Labinotit ka kërkuar që produksioni dhe Vëllai i Madh të marrin masat e nevojshme për të trajtuar këtë rast me seriozitet. Ata kërkojnë që rregullat e Big Brother VIP Kosova të respektohen dhe të merren masa disiplinore për veprimin e Klodit.

Ky incident ka hapur një debat të gjerë mbi etikën dhe rregullat e sjelljes në reality show, duke e bërë publikun të pyesë se çfarë është e pranueshme në emër të argëtimit. Si do të reagojë produksioni për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë banorët?

E BUJSHME, SPAK merr ne hetim GJYKATEN KUSHTETUESE, si e kthyen ne detyre Ballukun?

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese për pranimin e padisë së kryeministrit Rama per rrëzimin e kërkesës së SPAK mbi pezullimin e Belinda Ballukut, duket se ka kthyer prozhektorët e SPAK drejt Gjykatës Kushtetuese.

Informacione të ardhura në rrugë konfidenciale, pohojnë se SPAK po përshpejton veprimet në lidhje me një hetim të nisur në lidhje me çështjen “Gjoka”, në të cilën SPAK dyshon se vendimi i GJK është zbardhur pasi faktorë të jashtëm kanë ndikuar vendimmarrjen e gjyqtarëve kushtetues, me synim lehtësimin e pozicionit të paditësit Pëllumb Gjoka në trajtimin e provave që vijnë nga përgjimet e sistemit SKY ECC.

Hetimet e SPAK përfshijnë gjyqtarë dhe persona ndërmjetësues, të cilët duket se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri tjetrin.

Nga ana tjetër, bëhet me dije se hetimet e SPAK po shtrihen edhe në përdorimin e fondeve publike nga ana e institucionit.

Duket se shefi i ri i SPAK ka vendosur të vazhdojë rrugën e nisur nga paraardhësi i tij, në drejtim të luftës ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar në të gjitha instancat shtetërore dhe jo vetëm në qeveri.

Por, ky nuk eshte motivi i vetem qe po behet hetimi, pasi dyshohet se skema te ngjashme jane ndjekur edhe per Belinda Ballukun. Megjithate, e gjitha pritet te sqaroohet dhe nese del se vertete ka pasur ndikim tek anetaret e Gjykates Kushtetuese, atehere te gjitha ceshtjet e gjykuara prej tyre mund te vihen ne pikepyete.

Burime te sigurta thone se nje menyre e tille dyshohet fort se eshte perdorur dhe per te hequr pezullimin e dhene nga GJKKO per zevendeskryeministren Belinda Ballukun.

“Kjo është Shqipëria që Berisha sheh në ëndërr”, Beqiri reagon ashpër

Analisti Frrok Çupi thotë se Sali Berisha e ngre pushtetit mbi fatkeqësinë e popullit.

Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se fjalimi i Berishës në protestës, përmbante fjalë si kufoma apo varre.

Ndërsa avokati Idajet Beqiri deklaroi se Berisha duhet të ishte në burg për krimet që ka bërë.

Frrok Çupi: Pushtetin e tij e ngre mbi fatkeqësinë e poipullit, ndaj vendit. Fjalimi i tij ishte kufoma, varre. Një njeri makabër mund t’i bëjë këto gjëra. Kjo është Shqipëria që Saliu e sheh në ëndërr. Interesat e tij, janë të kundërta me interesat e njerëzve.

Idajet Beqiri: SPAK po mbështet këtë kryekriminel. Për krimet e mëdha që ka bërë Berisha. Të mos përfundosh hetimet për vrasjet e 8 personave, Haklaj, janë vrarë me urdhër të Berishës. Motrat e Haklaj kanë dhënë dëshmi. SPAK mban sehir, nuk e çon çështjen në gjykim. Nuk e dërgon Gërdecin. Problemi është që SPAK, si e lejon akoma që t’i vihet zjarr Shqipërisë. SPAK çfarë do? Do që të bëjë edhe një Gërdec tjetër, 21 janar tjetër? Saliun e lënë akoma që t’i vërë zjarrin Shqipërisë.

“Askush nuk më përjashton dot nga partia”, Flamur Noka ndaj Salianjit, i bën atë që do qeshin gjithë shqiptarët me të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ka hequr nga grupi i Kryesisë në Whatsapp Ervin Salianjin. Do të ketë qenë deklarata e këtij të fundit e bërë në protestën e mbrëmjes së sotme teksa iu përgjigj Nokës dhe Berishës duke thënë “Nuk më përjashton dot askush nga partia”.

Nuk ka vonuar dhe Noka e ka hequr nga grupi si për t’i treguar “fuqinë” që Noka ka në parti. Përplasjet mes Flamur Nokës, Berishës dhe Salianjit janë tensionuar në mbledhjen e fundit të kryesisë e më pas me takimin e ish-deputetit në Elbasan me demokratët.

Në mbledhjen e kryesisë Salianji akuzoi drejtpërdrejt Flamur Nokën për gjendjen aktuale të PD-së duke i kërkuar dhe dorëheqjen. Më pas Noka iu përgjigj me akuza për Suel Çelën, kreu i bandës kriminale të Elbasanit, duke i thënë se ishte ai që i organizoi takimin në Elbasan.

Berisha tha se në momentin që Salianji ka bashkëpunuar me krimin, automatikisht është vetëpërjashtuar nga Partia Demokratike. Kjo deklaratë u pasua më pas me largimin e Salianjit nga drejtimi i një njësisë nr. 6 në Tiranë, por ky i fundit si për t’i bërë karshillëk këtyre veprimeve, ishte sot në protestë me demokratët, por i distancuar nga figurat e partisë.

Ish-deputeti Ervin Salianji është i pranishëm në protestën e sotme të organizuar nga Partia Demokratike. Salianji nuk ndodhet pranë figurave të Partisë Demokratike e as nuk po ndjek itinerarin e Berishës me gjithë ecjen ne bulevard.

Për mediat ai tha se askush nuk mund ta përjashtojë nga PD dhe se sot është për të protestuar kundër Edi Ramës.

“Dy skandalet e fundit të qeverisë, ai i Ballukut dhe i AKSHI-t, kanë ekspozuar të gjithë segmentet shtetit të lidhura me kthimin e institucioneve në parcela private të personave të lidhur me qeverinë dhe krimin, por dhe rrënimin moral dhe korrupsionin politik. Sot është dita për të rrëzuar qeverinë. Nuk më përjashton asnjë njeri, nuk ndryshon asnjë gjë. Sot është radha për të përjashtuar Ramën. Kam ardhur me mbështetësit e PD dhe unë jam i PD. Jam bashkëdrejtues i një lëvizje të rëndësishme demokratike. Po punoj për PD por ka një qëndrim të qartë që PD dhe opozita duhet të jetë më e fortë që me gjithë këto skandale nuk duhet të qëndronte në këmbë qeveria. Po qëndroj larg se nuk jam organizator, por një protestues”, tha Salianji.

Salianji së fundmi ka prishur “harmoninë” brenda partisë me takimet jashtë rreshtit. I fundit takim ishte në Elbasan, mbledhje kjo me simpatizantët e qytetit, solli një lumë akuzash nga Flamur Noka e Berisha për Salianjin.

Kryedemokrati thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga PD pas bashkëpunimit me krimin, konkretisht me Suel Çelën, për të cilin pretendohet se i ka organizuar Ervin Salianjit takimit në Elbasan.

“O Muli ti je hajdut për vete, je babai i mushkës” – Flamur Noka me komentuesit: O bir, a të kam…?

Një postim i publikuar sot në rrjetet sociale nga Flamur Noka, ku ai u bënte thirrje qytetarëve të bëheshin pjesë e protestës së zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Krahas mbështetjes, postimi është shoqëruar edhe me komente ironike, të cilat kanë sjellë përplasje virtuale mes Nokës dhe disa komentuesve.

Njëri prej komentuesve e ka quajtur “hajdut” ndërkohë që deputeti demokrat i është kthyer duke i thënë: “Të kam vjedhur ty?”.

Kjo nuk është hera e parë që Noka “përplaset” virtualisht me ndjekësit, ku në disa raste nuk kanë munguar as komentet dhe replikat fyese.

Gjergj Luca sfidon Edi Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta drejtuar, topmodelat e bashkive tallin b***thën me popullin

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, i kërkoi publikisht Edi Ramës që t’i jepte administrimin e bashkisë më të varfër në vend, për të dhënë një shembull ndryshe nga kryetarët e bashkive që sipas tij tallin bythën me njerëzit dhe nuk bëjnë asnjë punë.

“Do të vijnë zgjedhjet lokale dhe, në qoftë se ka problem më të madh, Shqipëria ka problem me administrimin lokal. Edi Rama, njeriu që unë i besoj, ka bërë kryeveprën më të madhe që ka marrë kryetarin e bashkisë Beratit dhe kryetarin e bashkisë një katuni të marum si Cërriku që s’ka pas asnjë rrugë shtrume, që katunarët ishin në dëshpërim, që ka bo atë Cërrik atje me shpresë dhe e ka vënë jashtë gjithë nomenklaturave të Partisë Socialiste, si ministër Bujqësie.

Ndërsa pjesa tjetër e të gjithë kryetarëve të bashkisë që unë njoh, është copë-copë.

Kur unë kam ardhur para 10-12 vjetëve për të bërë biznes si Lezhën, si Elbasanin, si Tiranën, i kam gjet me një minimum nomenklature 500-700 vetë, kurse sot kanë nga 1500-2000 vetë në punë, shkatërrim.

Pushteti lokal është katastrofë, ka urrejtjen e njerëzve dhe është jashtë çdo shërbimi civil për njerëzit, për ujin, për dritat, për rrugën, vetëm përralla dhe demagogji.

Dhe Ed Rama, unë miku jot kërkoj një sfidë prej jush. Dua që si impreditor, si prodhues, të më japësh bashkinë më të varfër të Shqipërisë për ta administruar unë duke i dhënë shembullin gjithë topmodelave që janë kryetarë bashkie, se si administrohet prona e shtetit.

Ne prodhuesve që na dhemb shpirti, që e duam këtë vend dhe besojmë te ty jemi njerëz që e duam më shumë këtë vend se sa të gjithë topmodelat që i kanë krijuar getot e veta dhe tallin bythën me këtë popull.

Kështu që ne të duam, ne t’i kemi dhënë votat, ne do të vrapojmë drejt Europës dhe bëje këtë provë, se nuk do ngelesh i zhgënjyer”- tha Gjergj Luca.

Gjergj Luca tregon njohjen me Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun: Nuk është “Tigër” se nuk ka “kokrra”, Balluku është femër me “kokrra”, burrneshë

Gjergj Luca, biznesmen i njohur në vend, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, duke treguar peripecitë e biznesit të tij në vend dhe problemet me autoritetet, zbuloi njohjet që ka patur me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe me ministren e Infrastrukturës dhe Transporteve, Belinda Balluku, duke vlerësuar këtë të fundit si e gjindshme dhe që nuk i ka ikur drejtësisë, siç bëri Ahmetaj, duke u arratisur në Zvicër.

“Të dy i njoh, Arben Ahmetajn dhe Belinda Ballukun. Kam bërë biseda biznesi. “Tigri” ishte aktor si Anthony Quin, si Marlon Brando. Njëherë më puthi në sy të Gramoz Ruçit.

Ky më tha: të puthi gjirokastriti?

Po, i thashë.

Sa herë?

Pesë herë!

E ke ngrënë, më tha.

Kur ishte ministër më erdhën kontroll Tatimet. Më thanë nuk luajmë pa vënë gjobë. Donin faturën tatimore. Marr “Tigrin” në telefon. I thashë më ka shkuar Tatimorja atje, kanë urdhër nga lart fare. Nga ti e kam? Se o ti, o Rama. Më thotë: Lucë e kupton që para ligjit nuk vë gjë.

I thashë që nëse më dënon, më dëno pë pastrim parash, se bëja 180 milionë lekë dhe aq xhiro sa bën restoranti im nuk i bëjnë 10 bashkë në Shkodër.

Unë nuk e gjykoj a është i hajdut apo jo. Por që nuk ka moral e di. Nuk është “Tigër”. Nuk ka kokrra.

Kjo tjetra, Belinda Balluku, është femër me kokrra. Sa herë i bija në telefon, të përgjigjej. Ben Ahmetajt t’i vijë turp që nuk ndenji këtu. Ndërsa kjo tjetra rri këtu, nënë fëmijësh. Pavarësia e SPAK është fondamentale, por ky linçim publik pse nuk merr Benin në Zvicër ta sjellë këtu. Kjo zonja në mos sot, nesër, do të gjykohet për të gjitha se është burrneshë që nuk luan prej këtej. Kjo është analiza ime”- tha Luca.

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit të Sali Berishës

“Personi që do të trashëgonte Partinë Demokratike me bekimin e Sali Berishës është Belind Këlliçi”. Kështu u shpreh gazetarja Ambrozia Meta në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.

Ajo tha se sheh Këlliçin si kryetar të ri të PD-së, ndërsa, sipas saj, Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyeshme tek demokratët.

“Nëse shoh dikë që mund të merrte partinë me bekimin e Sali Berishës, shoh Belind Këlliçin. Një shembull si ajo që ndodhi me Lulzim Bashën, nëse do të kishim një lloj trashëgimie të partisë. Salianji nuk është një figurë shumë e pëlqyer tek demokratët. Nuk më rezulton një njeri i pëlqyer. Salianji nuk ishte një filiz politik që lindi nga talent i madh për në politikë. Edhe Belindi nuk shihet si lider nga demokratët, por nëse Sali Berisha do t’ia linte dikujt partinë, përshtypja ime është që do t’ia linte Këlliçit”, tha Meta.