Belinda, Mirlinda dhe Linda/ Tre gra dhe një kryeministër! Dicka e madhe do ndodhë! Kë do “dorëzojë” Rama

Ka një moment kur një popull nuk duron më. Ka një pikë ku durimi kthehet në shpërthim, zemërimi në vendim, dhe heshtja në revoltë morale. Shqipëria sot është pikërisht aty.

Belinda Balluku.
 Mirlinda Karçanaj.
 Linda Rama.

Tre emra që nuk janë më thjesht pjesë e qeverisë — janë simboli i një shteti të përdhunuar, një republike të poshtëruar dhe një shoqërie të vjedhur deri në kockë.

Të treja në qendër të dyshimeve më të rënda që ky vend ka parë këto 35 vite.
 Të treja të mbrojtura me thonj e me dhëmbë nga një kryeministër që po fundoset bashkë me to.

Belinda – fytyra arrogante e abuzimit

Me tenderat që rëndojnë sa një tunel i Llogarës i mbushur me beton të vjedhur, me pushtetin që e ushtronte si pronë personale, me arrogancën që e kalonte kufirin e shantazhit moral ndaj të gjithëve — Belinda Balluku është përfaqësimi më brutal i një qeverie që nuk njeh turp, kufi, as përgjegjësi.

Dhe sot Rama lufton si i marrë për ta mbrojtur.

A e kupton sa rëndojnë këto dosje? 
A e kupton se kjo nuk është më politikë, por në zemër të shtetit? 
Apo thjesht ka frikë se rrëzimi i saj është zinxhir që ia çon SPAK-un në zyrë?

Mirlinda – skema e fshehtë e teknokracisë së vjedhjes

Karçanaj nuk ishte thjesht drejtoreshë. 
Ishte portë hyrëse për një sistem ku çdo tender kalonte si lumë ari drejt duarve të kompanive të preferuara.
 Tender pas tenderi, miliona pas milionësh, gjithçka e veshur me petkun e teknologjisë moderne, kur në fakt ishte teknologjia e grabitjes moderne.

Sot në arrest shtëpie.
 Por pas saj qëndron një mur i tërë sekretesh, marrëveshjesh, firmash, porosish.

Mur që Rama po përpiqet me çdo mënyrë ta mbajë në këmbë.

Linda – heshtja që peshon më shumë se çdo dosje

Nuk ka dosje të hapur ndaj saj.
Por çdo shqiptar e di peshën e influencës së saj.
 Çdo shqiptar e di rolin e zonjës së parë në një pushtet që s’ka pasur asnjëherë frikë nga etika dhe transparenca.

Linda është hija që nuk e prek askush, muri i padukshëm që SPAK-u e shikon, e ndjen, por ende nuk e sheh në letër.

Dhe kjo është vetë problemi: në Shqipëri jo gjithçka shkruhet, jo gjithçka hetohet, jo gjithçka lejohet. 
Por e vërteta e ka një zakon: rrëzon çdo mur, qoftë edhe të paprekshëm.

Rama – kapobanda që nuk lejon më as drejtësinë të marrë frymë

Sot kryeministri nuk vepron më si udhëheqës.
 Vepron si njeriu që mbron kështjellën e fundit të klanit të tij. Shan SPAK-un. 
Akuzon gjykatat.
 Shantazhon parlamentin.
 Shton roje, ul trimërinë dhe ngre zërin. Sepse nuk ka më asnjë aleat të sinqertë — vetëm frikën.

Frikën se goditja ndaj njërës prej tyre është goditja finale ndaj tij vetë. Tre gra, një kryeministër – dhe një popull që po acarohet çdo ditë.

Shqiptarët janë lodhur.
Janë varfëruar.
 U është vjedhur koha, shpresa, drita, fëmijët që ikin me gomone, dhe të ardhmen që u dogj si dokument i vjetër në zyrat e pushtetit.

Nuk është më çështje ideologjie. 
As politike.
 As partie. Është çështje gjaku, morali, ekzistence.

A duhet t’i shkojë drejtësia deri në fund? Jo vetëm duhet — është detyrim kombëtar.
 Të shkojë deri në fund të çdo kontrate.
 Çdo dokumenti.
 Çdo tenderi.
 Çdo telefonate.
 Çdo kompanie.
 Çdo urdhri politik.

Me të njëjtën forcë që u vodh vendi, me të njëjtën ashpërsi duhet të vijë drejtësia.

Ka ardhur ora që banda e grabitjes të shembet. Të gjitha. Pa përjashtim.**

Nuk ka më Belinda.
 Nuk ka më Mirlinda.
 Nuk ka më Linda. 
As Rama nuk del më i larë nga ky llum.

Sepse kur një shtet grabitet për vite, drejtësia nuk është më një opsion —
është hakmarrja morale e gjithë një populli.

/ Nga Muriel Bistro

Ish Kampioni i Botës Anthony Joshua i thγen nofullën boksierit të famshëm (VIDEO)

Xhejk Pol pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale dhe nokauti i tij i parë u shkaktua nga Anthony Joshua, i cili i dha fund luftës në Miami në raundin e gjashtë.

Fitorja e Joshuas ndaj Xhejk Pol nuk u vu në diskutim asnjëherë, por amerikani e pësoi keq nga goditjet e britanikut.

Pas ndeshjes, Pol konfirmoi se nofulla e tij është thyer, por kjo nuk e pengon që të kthehet përsëri në ring dhe të luftojë për tituj në pesha më të lehta.

“Ndihem mirë, e kalova shumë mirë. E dua këtë sport, i dhashë gjithçka. Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer. Ai më mundi, por ky është sporti. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj. Kam fituar tashmë në çdo aspekt të jetës sime. Kam një familje dhe një të fejuar të bukur. Ky sport më ka ndihmuar shumë në jetën time. Ndryshe, mendoj se më theu nofullën”, shtoi amerikani dhe më pas pështyu gjak.

“Duhet të më ketë thyer nofullën. Ndeshja ishte e mirë, u munda nga një nga më të mirët e të gjitha kohërave dhe një ditë do të kthehem dhe do të fitoj një titull bote”, përfundoi ai.
VIDEO

E PAPRITUR! Pak para nisjes se BIG BROTHER, Arbana Osmani çudit te gjithë: Une ne Top Channel…

Në një telefonatë për “UëTëFëShow” në Andale Media, Arbana Osmani ka folur për suksesin që ka përjetuar pavarësisht kalimit nga ekrani tradicional, televizioni, drejt YouTube-it. Deklarata e saj qe tashme po ben buje ne rrjet ka ardhur vetem pak ore nga nisja e spektaklit me te famshem ne Shqiperi, Big Brother Albania Vip 5.

Ndryshe nga ç’mund të na e priste mendja prej “ngacmimeve” t fundit, ajo foli shumë mirë për Top Channel-in.

“Unë në YouTube sot prezantohem si njeri që vjen nga televizioni, pas 25 viteve, mua televizioni më bëri të famshme. Pra, unë nuk jam një person që befas hapa një kanal në YouTube nga hiçi. Edhe sikur unë sot të marr 10-fishin, janë fitime dhe sukses që vijnë nga një jetë pune në televizion,” nisi Arbana të thoshte.

Numrin e lartë të klikimeve që merr sot programi i saj në YouTube, Arbana ia atribuon plotësisht njohjes që i dha puna për shumë vite në Top Channel, që është e logjikshme, ama pak e papritur që moderatorja të mos ngurronte ta pranonte.

“Une ne Top Channel jam njohur. Kush isha unë që dola befas me 1.7 milionë klikime?! Vëmendja ka qenë nga puna ime, por dhe nga fakti që kam shkuar në shtëpitë e gjithë shqiptarëve duke marrë programet më të rëndësishme për një kohë të gjatë në Top Channel.”

Megjithatë, e njëjtë qe dhe mungesa e hezitimit për tv shpresur se, jo, Arbanës nuk i mungon më e shkuara në Top Channel, pavarësisht mirënjohjes për atë kohë:

“Jo. Jam shumë e kënaqur me jetën që kam tani se këtë jetë zgjodha dhe s’kam arsye pse të mos jem e kënaqur, po nuk është se nuk jam kënaqur atëherë kur i kam bërë [emisionet] dhe kam qenë pjesë e tyre, e kam shijuar shumë, pa fund.”

Pasi u ndanë shkoi të shiste unazën që i kishte dhuruar ISH-I, e reja bën zbulimin …

Një vajzë e quajtur Melissa, pas ndarjes, vendosi të shiste unazën që i kishte dhuruar ish-partneri. Ajo hyri në një dyqan bizhuterish dhe sapo bizhutieri e mori unazën në dorë, reagimi i tij ishte i pazakontë. Ai u largua në dhomën e pasme të dyqanit duke marrë me vete unazën. Pas disa minutash pritjeje, në dyqan hyri policia dhe Melissa u shoqërua për sqarime. Në komisariat, ajo mësoi se gjithçka lidhej me unazën.

Hetuesit i shpjeguan se bizhuteria ishte një artefakt historik me vlerë të jashtëzakonshme, i raportuar si i vjedhur nga një muze i njohur disa vite më parë. Bizhutieri kishte njohur menjëherë unazën nga publikime profesionale dhe kishte njoftuar autoritetet.

Melissa u përjashtua shpejt nga çdo dyshim, pasi hetuesit konstatuan se ajo nuk kishte dijeni për origjinën e vërtetë të sendit. Dyshimet u drejtuan te ish-partneri i saj, i cili më vonë u përball me prova të pakundërshtueshme dhe pranoi se e kishte vjedhur unazën.

Operacioni për kapjen e tij u finalizua pas një takimi të inskenuar, ku rrëfimi i tij u regjistrua dhe u përdor si provë. Unaza u rikthye në muze,

Nga Belinda do shkojnë tek Linda! Cili është mezashi i fshehtë i ish burrit të Ballukut

Ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut, gazetari Sokol Balla, i njohur si megafon i Edi Ramës ka kërcënuar mbrëmjen e djeshme (18 dhjetor) në një editorial në hyrje të emisionit të tij drejtpërdrejt Edi Ramën se, nëse lëshon Belindën, do të të vijmë tek Linda.

Pavarësisht se ish-bashkëshorti i Belinda Ballukut mundohet të mbulojë mesazhin e tij me SPAK apo me opozitën e Sali Berishës, përfshirja e Linda Ramës, madje edhe me foto, me ish-gruan e tij dhe Milinda Kërçanajn e AKSHI-t, tregon qartësisht se Koli ka kërcënuar drejtpërdrejt Edi Ramën.

Mesazhi i Kol Ballës është i qartë dhe i drejtpërdrejtë për Ramën: Nëse e lëshon Belindën, ajo do ta orientojë SPAK-un për tek Linda dhe ti. Madje ai le të kuptohet se jo vetëm Belinda, por edhe Koli vetë do të flasë më shumë.

Dhe si për t’ia bërë më të qartë këtë Edi Ramës i ka përmendur botuesin e shqiptarja.com dhe Report Tv, Carlo Bollino, i cili del edhe në përgjimet e dosjes Balluku ku përmes personave të tretë kërkon paratë që i ka dhënë Belinda me udhër të Ramës. Koli në editorial shpreh mërzinë që edhe Carlo që ka marrë para nga Belinda me urdhër të Ramës, tani i kërkon dorëheqjen asaj.

Editoriali i fundit i Kol Ballës të enjten në mbrëmje tregon qartë se lufta mes ortakëve që kanë ndarë paratë e shqiptarëve po bëhet tepër agresive dhe tashmë ka dalë në sipërfaqe. Askush nuk po fshihet më në kampin e rilindjes.

Pjesë nga kërcënimi publik i Kol Ballës ndaj Ramës:

“Prokuroria i shpalli të martën një luftë frontale grave. Ndoshta nga frustrimi se me burrat nuk i ecën, prokurorët special u morën një ditë më parë me dy zonja, të dyja me emër të përafërt. Bile po t’i besosh Sali Berishës, SPAK po niset të kapet edhe me Lindën e tretë.

Por përtej batutave, SPAK të martën ndërmori një aksion të pastër politik. Për ta shpjeguar këtë argument, e dha po vetë, duke nisur nga rasti i Balluku. Për zëvendëskryeministren kërkoi një masë më të rëndë sigurie, një muaj pasi thjesht e pezulloi përkohësisht nga detyra. Nga 1 nëntori e deri dje, Balluku rrinte në shtëpi. U kthye në punë të hënën pas vendimit të Kushtetueses.

Pra, përse SPAK kërkoi një masë më të rëndë kur nuk ishte ndryshuar diçka? Pra, vendimi erdhi si reagim ndaj Gjykatës Kushtetuese, ku padinë nuk e bëri Balluku, por Edi Rama. Edhe Berisha po thotë se pas goditjes së Lindës së AKSHI-t, është Linda Rama. Pra SPAK e ka me Edi Ramën.

Dhe nëse e ka me kryeministrin, sigurisht që sfida e këtyre prokurorëve është me shtetin, me Gjykatën Kushtetuese, me qeverinë dhe tashmë edhe me parlamentin. Kjo është një përballje serioze e cila premton luftë, sigurisht një luftë që nuk e dëshiron askush.”- thotë megafoni, deri dje, më i zellshmi pro Edi Ramës e pro SPAK.

Tani mbetet për t’u parë nëse në editorialin e radhës Kol Balla do të jetë qetësuar, pasi dihet që Edi Rama ka mekanizma të shumtë “qetësues” për zarat e tij, apo Koli do vijojë me kërcënime edhe më të forta.

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike Jamarbër Malltezi ka reaguar me një postim në faqen e tij në facebook pas akuzave dhumë të rënda që janë publikuar ndaj Ballukut dhe Karçanajt.

Malltezi ka ndarë më publikun një foto që gazetari Sokol Balla ka përdorur tek emisioni i vet dhe ku duket ne sfondin kryesor bashkëshortja e kreut të qeverisë Linda Rama.

“Kol Kyçi kërcënon Edi Ramën duke vendos foton e Lindës mbi Ballukun dhe Mirlindën për të treguar se kush i ka urdhëruar”, shkruan Malltezi në mesazhin e tij.

Postimi:

Kol Kyçi kërcënon Edi Ramën duke vendos foton e Lindës mbi Ballukun dhe Mirlindën për të treguar se kush i ka urdhëruar.

U kap me br ekë të kuqe në Parlament! Demokratët i bëjnë të paimagjinueshmen deputetit të Sali Berishës

Pasi ish-deputeti Ervin Salianji mbajti një “Foltore” në qytetin e Elbasanit, duket se situata në Partinë Demokratike dhe në degën lokale në Elbasan mbetet e tensionuar, teksa nuk kanë munguar as akuzat e forta mes palëve.

Fillimisht ishte kryedemokrati Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka që hodhën akuza se pas takimit të Salianjit, qëndronte Suel Çela, i cili konsiderohet si i “forti” i Elbasanit. Akuzat u kundërshtuan nga anëtarët që morën pjesë në takim.

Në mbështetje të Berishës dhe Nokës doli edhe deputeti Blendi Himçi, i cili më parë ka qenë kreu i PD-së në Elbasan.

Por duket se demokratët në Elbasan janë hakmarrë ndaj Himçit. Gjatë orëve të fundit, në rethimin e degës së PD në Elbasan, janë vendosur të brendshme të kuqe.

Pikërisht për të ironizuar deputetin e PD-së, i cili gjatë përleshjeve në seancën e fundit në Kuvendit, iu zbuluan se kishte veshur të brendshme të kuqe.

Duket se situata në Partinë Demokratike në Elbasan vijon të jetë e tensionuar dhe duket se “Foltorja” i ka përçarë më keq demokratët.

Trishtim i madh për vendin! Ndahet nga jeta njeriu model i Tiranës, ishte ai që shpëtoi…(Foto)

Shqipëria humb një Hero: Ndërron jetë papritur Klevis Qato, zjarrfikësi që u bë shpresë në mes të flakëve
TIRANË – Një re e zezë trishtimi ka mbuluar sot repartin e zjarrfikësve të Tiranës dhe mbarë opinionin publik. Këtë mëngjes, në mënyrë të parakohshme dhe të papritur, është ndarë nga jeta Klevis Qato, një efektiv shembullor, një familjar model dhe mbi të gjitha, një njeri që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.

Ikja e parakohshme e një “Engjëlli Mbrojtës”
Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur kolegët e tij, të cilët çdo ditë ndanin me Klevisin rrezikun dhe sfidat e njërës prej profesioneve më të vështira. Ai nuk ishte thjesht një punonjës i bashkisë, por një simbol i forcës dhe humanizmit në radhët e forcave zjarrfikëse të kryeqytetit. Miqtë dhe të afërmit e përshkruajnë atë si një njeri me zemër të madhe, që buzëqeshjen dhe gadishmërinë për të ndihmuar nuk e humbi kurrë.

Heroizmi te “Fresku”: Momenti që mbeti në memorien e qytetit
Emri i Klevis Qatos do të mbetet i skalitur në kujtesën e qytetarëve të Tiranës, veçanërisht për një ngjarje heroike që ndodhi pak kohë më parë në zonën e Freskut. Në një mëngjes ku flakët po përpinin garazhet e një pallati dhe tymi mbytës kishte bllokuar shkallët, jeta e dhjetëra banorëve ishte në fije të perit.

Momenti më dramatik i asaj dite ishte shpëtimi i një foshnjeje vetëm 3-muajshe. Ndërsa asfiksia po bëhej një kërcënim serioz, Klevisi nuk hezitoi. Ai u ngjit në lartësi përmes autoshkallës, duke sfiduar nxehtësinë dhe tymin. Imazhi i tij, duke zbritur nga ballkoni me foshnjën e mbështjellë me batanije në krahë, u bë viral në atë kohë si dëshmia e gjallë e triumfit të jetës mbi vdekjen.

Zbulohet arsyeja pse Brikena nuk ka fj etυr kυrrë me mesh ¤uj

TIRANË – Shtëpia e “Big Brother VIP Albania 5” sapo ka mirëpritur banoren e saj të dytë, dhe ajo është padyshim një nga personazhet që ka nisur të trazojë rrjetin ende pa hyrë mirë në shtëpi. Brikena Selmani, modelja bukuroshe nga Kosova, ka bërë një deklaratë të fortë që ka lënë pa fjalë publikun: “Kam traumë nga meshkujt!”.

Nga arkëtare supermarketi në skenat ndërkombëtare

Përpara se të kthehej në një nga imazhet më të kërkuara të modelingut, rrugëtimi i Brikenës nuk ka qenë i shtruar me rreze ari. Ajo ka punuar për tre vjet si arkëtare në një supermarket

Bukuria dhe ambicia e saj e dërguan deri në Tajlandë, ku përfaqësoi me dinjitet Kosovën në “Miss Grand International 2025”. Ajo u bë virale në mbarë botën falë sfilatës me veshje tradicionale shqiptare, duke ndërthurur në mënyrë elegante krenarinë kulturore me sharmin e një modeleje moderne, por me shume per deklaraten e saj te rende ku tha qe dinte dy gjuhe, ate shqiptare dhe kosovare.

Misteri i deklaratës: Pse Brikena nuk ka fjetur kurrë me një mashkull?

Ndonëse cilësohet si një nga femrat më seksi të këtij edicioni, titulli që po qarkullon kudo është ai mbi “traumën nga meshkujt”. Sipas detajeve që po dalin në dritë, Brikena ka zgjedhur të mbajë një distancë të prerë nga marrëdhëniet intime, duke deklaruar se nuk ka fjetur kurrë me një mashkull.

Arsyeja duket se lidhet me përvojat e kaluara negative ose zhgënjimet që i kanë krijuar një barrierë mbrojtëse. Kjo “traumë” e ka bërë atë të jetë jashtëzakonisht përzgjedhëse dhe skeptike ndaj qëllimeve të gjinisë tjetër.

E vetme dhe në kërkim të “shqiptarit ideal”

Pavarësisht hijeve të së kaluarës, Brikena ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri si single. Ajo ka qenë e qartë në preferencat e saj: partneri ideal për të duhet të jetë shqiptar.

Pyetja që ngrenë të gjithë tani është: A do të arrijë ndonjë nga djemtë e shtëpisë ta thyejë këtë “traumë” të Brikenës? Brenda mureve të “Big Brother VIP 5”, ku emocionet janë të forta dhe izolimi bën të veten, mbetet për t’u parë nëse modelja do të hapë zemrën apo do të vazhdojë të mbajë fort muret që ka ndërtuar rreth vetes.

Një gjë është e sigurt: Brikena Selmani sapo ka dhënë “shkëndijën” e parë të një sezoni që premton të jetë i nxehtë dhe plot rrëfime personale.

Nuk do e besoni çfarë po bën sonte Belinda Balluku për ditëlindjen e vajzes se saj

Mirë se vini në Shqipërinë ku drejtësia ecën me dosje, ndërsa pushteti vallëzon me këngëtarë të njohur e DJ. Ndërsa skena politike është përqendruar prej ditësh te fati i Belinda Balluku, e cila para dy ditësh u përball me kërkesën e SPAK për heqjen e mandatit me qëllim arrestimi, mbrëmja e sotme duket se ka zgjedhur një tjetër narrativë: atë të muzikës, dritave dhe shampanjës.

Sepse në këtë vend, kur drejtësia troket, pushteti nuk hap derën – rrit volumin.

Sipas asaj që qarkullon gjerësisht në rrjete sociale dhe në zhurmën e Tiranës, festohet ditëlindja e vajzës së Ballukut te THE CROWN, një nga lokalet më elitare të kryeqytetit, në pronësi të Noizy. Dhe që panoramës t’i mungojë çdo nuancë modestie institucionale, në skenë thuhet se është ftuar edhe Ylli Limani.

Mesazhi është i qartë, edhe pa konferencë për shtyp: SPAK merret me letra. Ne merremi me festa.

Ironia është se askush nuk po thotë se një nënë nuk ka të drejtë të festojë ditëlindjen e fëmijës së saj. Por kur je zv/kryeministre, ministre e Infrastrukturës, dhe subjekt i një procesi parlamentar që buron nga një kërkesë arresti, çdo detaj i luksit nuk është më privat – është politikë e pastër.

Lexo gjithashtu: Avioni bie menjëherë pas ngritjes, asnjë i mbijetuar (VIDEO)
Në çdo demokraci me refleks minimal institucional, një zyrtare e tillë do të zgjidhte heshtjen, përmbajtjen, ose të paktën mos-shfaqjen. Në Shqipëri, zgjidhet e kundërta: ekspozimi maksimal, sikur të thuhet “jam këtu, jam mirë, dhe asgjë nuk më prek”.

Ky nuk është normalizim. Ky është karshillëk. Nga njëra anë, Kuvendi diskuton procedura, imunitete dhe dosje. Nga ana tjetër, Tirana sheh drita, këngë dhe një elitë që sillet sikur drejtësia është thjesht një zhurmë në sfond. Dhe këtu lind ndarja e madhe:
qytetarët që dridhen nga një gjobë, pushtetarët që vallëzojnë mbi hetime.

Procesi ligjor ndaj Ballukut është ende në zhvillim. Vendimi final nuk është marrë. Por perceptimi publik po formohet tani, në kohë reale. Dhe perceptimi thotë këtë: kur pushteti nuk ndalet as për të bërë sikur respekton drejtësinë, atëherë problemi nuk është dosja – është mendësia.

Në fund, kjo nuk është thjesht një histori për një festë. Është fotografia e një sistemi ku drejtësia kërkon mandat, ndërsa pushteti rezervon lokal. Dhe zakonisht, në këtë vend, dimë kush e ka më të lehtë rezervimin.

Publikohet dosja e plotë e Epstein! Dalin në dritë mijëra foto, përfshirë ato të Clinton në pishinë me një grua, Michael Jasckson e të tjerë

Departamenti i Drejtësisë në SHBA publikoi të premten “Dosjen Epstein”, e cila përmban mijëra dokumente të reja dhe materiale të panjohura më parë që i përkasin arkivit të Jeffrey Epstein, i akuzuar për skandalin më të madh të abuzimit seksual në SHBA.

Në faqen e re të Departamentit të Drejtësisë, të quajtur “Epstein Library”, shpjegohen qartë katër kategoritë kryesore të dokumenteve të publikuara. Dokumentet janë pjesë e dosjeve gjyqësore, materialeve të Departamentit të Drejtësisë, regjistrimeve private autentike, si edhe dokumenteve të tjera zyrtare.

Fotot që kanë bërë më shumë bujë janë ato me ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe figura të njohura të botës së showbiz-it. Imazhet shfaqin Bill Clinton, si edhe Mick Jagger, Michael Jackson dhe Kevin Spacey. Në foto nuk vihet re ndonjë shkelje ligjore, por ende nuk janë të qarta lidhjet e personazheve të njohur me skandalet ku është përfshirë Jeffrey Epstein.

Dy nga imazhet e publikuara tregojnë ish-presidentin e SHBA-së Bill Clinton në një pishinë. Fotografitë nuk janë të datuara dhe nuk është e qartë se ku janë realizuar.

Në njërën prej tyre, Clinton shihet duke notuar pranë dy personave. Identiteti i njërit është redaktuar me një katror të zi, ndërsa tjetri duket se është Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Epstein, e cila po vuan një dënim 20-vjeçar për trafikim seksual.

Clinton është fotografuar disa herë me Epstein gjatë viteve 1990 dhe fillimit të viteve 2000, përpara arrestimit të parë të financierit. Clinton nuk është akuzuar kurrë për shkelje ligjore nga të mbijetuarit e abuzimeve të Epstein dhe ka mohuar dijeninë për krimet seksuale të tij.

Në vitin 2019, një zëdhënës i Clinton deklaroi se ish-presidenti “nuk di asgjë për krimet e tmerrshme” për të cilat Epstein ishte shpallur fajtor.

Në dosjen e publikuar nga Departametenti i Drejtësisë ka dhe foto të presidentit aktual, Donald Trump dhe personazheve të tjerë, të cilat janë publikuar më herët në media gjatë proceseve gjyqësore të Epstein. Departamenti tha se rreth 1200 emra dhe foto janë redaktuar për të ruajtur identitetin e viktimave.

Jeffrey Epstein filmonte dhe dokumentonte gjithçka

Departamenti i Drejtësisë në SHBA tha se publikimi i “Epstein Library” shënon një hap të rëndësishëm drejt transparencës, duke bashkuar për herë të parë në një vend të vetëm një arkivë të gjerë dokumentesh që hedhin dritë mbi një nga skandalet më të rënda të dekadave të fundit në SHBA.

Arkiva përmban mijëra foto, dokmente dhe material filmike. Jeffrey Epstein kishte zakon të mbante shënime dhe arkiva të shumta, përfshirë edhe regjistrime video për aktivitetet e tij. Në dosje ka materiale fotografike, CD të shumta ku ruhen imazhe, si edhe fotografi të kasetave audio me regjistrime.

Një prej imazheve nga banesa e Epstein në Nju Jork tregon një regjistrues zëri, ndërsa fotografi të tjera paraqesin kaseta audio. Në disa prej tyre, përshkrimet e shkruara me dorë janë redaktuar nga Departamenti i Drejtësisë.

Po ashtu ka edhe imazhe të kasetave, të cilat duket se janë kaseta survejimi nga rezidenca e Epstein në Palm Beach.

Në dosje gjenden edhe shumë shënime të shkruara me dorë, disa prej të cilave përmendin Ghislaine Maxwell, e dënuar në vitin 2021 për rolin e saj në lehtësimin e krimeve të Epstein.

Kush ishte Jeffrey Epstein?

Jeffrey Epstein ishte një financier amerikan, i njohur gjerësisht për një nga skandalet më të mëdha të abuzimit seksual dhe trafikimit të të miturve në SHBA.

Epstein u akuzua për abuzim seksual dhe trafikim të vajzave të mitura, disa prej tyre nën moshën 14 vjeç. Gjithashtu dyshohej se kishte krijuar një rrjet shfrytëzimi seksual, me përfshirjen e bashkëpunëtorëve.

Bashkëpunëtorja e tij më e afërt, Ghislaine Maxwell, u dënua në vitin 2021 me 20 vjet burg për rolin e saj në lehtësimin e krimeve të Epstein.

Epstein përmendet shpesh për shkak të lidhjeve të tij me figura të fuqishme dhe faktit se shumë dokumente, foto dhe prova janë publikuar vetëm vite më vonë. Ai vdiq në burg në gusht 2019 duke vrarë veten, ndonëse rasti ka ngritur shumë dyshime dhe teori.

Galeria fotografike