Horoskopi për ditën e sotme, e Shtunë 17 Janar 2026

Dashi

Marrëdhënia ne çift do jete edhe me e ngrohte gjate kësaj dite. Do flisni lirshëm për gjithçka qe iu shqetëson dhe se bashku do arrini te zgjidhni çdo gjë. Beqaret do kenë mundësi me shumice për te takuar dashurinë e jetës se tyre. Bëjini sytë katër! Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni vigjilente dhe te mos kryeni investime shume te mëdha.

Demi

Dite shume e zymte kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Nuk do arrini dot te flisni qetësisht me partnerin dhe mosmarrëveshjet do vazhdojnë te thellohen. Beqaret do kenë një dite paksa me ndryshe. Mundësitë për njohje te reja me persona te veçante do jene te shumta. Ne planin financiar mos i lini pas dore problemet e vogla sepse ato mund te zmadhohen shume.

Binjaket

Asnjë planet nuk do mund ta turbulloje jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ju dhe partneri do jeni si një ekip i forte qe mund te përballoni çdo lloj sfide. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Ne planin financiar situata do jete me e përshtatshme për te kryer edhe ndonjë investim me tepër sesa zakonisht.

Gaforrja

Edhe për ju kjo dite do jete mjaft e vështirë. Do keni shume debate me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini t’i zgjidhni dot telashet. Beqaret do vazhdojnë te jene gjithë kohës ne kërkim, por nuk do kenë shume fat. Mundohuni te qëndroni me tepër kohe me miqtë. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri. Do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Luani

Te dashuruarit do jene te gatshëm te bëjnë çfarëdo lloj sakrifice vetëm për t’ia kaluar sa me mire me personat qe kane ne krah. Beqaret do kenë takime pafund dhe do mund te zgjedhin cilin person te duan. Shfrytëzojeni ditën sepse nuk vijnë gjithmonë kohe te tilla. Financat do kenë tronditje te mëdha, kështu qe matuni mire para se te hidhni çdo lloj hapi.

Virgjeresha

Nuk do kuptoheni shume mire me atë qe keni ne krah gjate kësaj dite dhe here pas here mund te debatoni. Ju do jeni me kokëfortët ne fakt sepse ai do beje edhe ndonjë lëshim. Kujdes! Beqaret do kenë takime, por duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin çdo hap. Situata financiare do ketë përmirësime, megjithatë nuk duhen bere menjëherë shpenzime marramendëse.

Peshorja

Do jeni shume besnike ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe askush nuk do mund t’iu beje dot për vete edhe pse do mundohet. Dashuria pe rate qe keni ne krah kalon çdo kufi. Beqaret nuk do kenë shume dëshirë te njihen me persona te rinj dhe do mbeten me te njëjtin status. Ne planin financiar mos bëni asnjë çmenduri sepse do keni probleme serioze.

Akrepi

Do keni shume rivale ne dashuri gjate kësaj dite kështu qe mbajeni pranë partnerin dhe surporizojeni atë gjate gjithë kohës. Beqaret nuk do jene shume te sigurte për atë qe duan dhe nuk do dine çfarë te bëjnë kur t’iu bëhen ftesa. Mos u nxitoni për asgjë! Ne planin financiar duhet te jeni me te arsyeshëm dhe nuk do kryeni asnjë shpenzim te tepruar.

Shigjetari

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire sot për jetën sentimentale te çifteve. Do jeni me te dashur dhe me tolerante me personin qe keni ne krah prandaj lidhja juaj do marre një drejtim edhe me pozitiv. Beqaret do kenë propozime te shumta, por do kenë frike te marrin vendime. Me financat duhet te tregoheni vigjilente sepse situata mund te përkeqësohet ndjeshëm.

Bricjapi

Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme sot dhe nuk do keni as problemin me te vogël me personin qe iu ndodhet pranë. Komunikimi dhe toleranca do vazhdoje te jete pika juaj me e forte. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te shpirtit te tyre binjak, por pa ndonjë rezultat konkret. Financat do jene te dobëta për shkak te disa shpenzimeve te detyrueshme qe do iu duhet te kryeni.

Ujori

Dita e sotme do jete një nga me te bukurat e këtij viti. Do kuptoheni me se miri me personin qe keni ne krah dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene edhe me realiste dhe nuk do kërkojnë me ngulm te krijojnë menjëherë një lidhje. Ne planin financiar duhet te tregoheni paksa me te matur me shpenzimet qe te mos keni probleme serioze.

Peshqit

Dite pozitive kjo për gjithë te dashuruarit. Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël me te. Beqaret do jene sensuale dhe joshës. Te shumte do jene personat qe do kërkojnë t’iu bëjnë për vete, por vetëm njeri prej tyre do jete fatlumi. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do kryeni investimet e nevojshme.

Rikthehet shërbimi i detyruar ushtarak! Shteti ballkanik thërret 1200 të rinj në ushtri

Viti i ri po sjell një sfidë të vjetër në një pamje të re për të rinjtë e Kroacisë. Në ditët e para të vitit 2026, rreth 1,200 prej tyre kanë marrë letra që i njoftojnë se po thirren për dy muaj shërbim ushtarak. Ata janë brezi i parë që përballet me rekrutimin e detyrueshëm ushtarak që kur ai u hoq në vitin 2008, një vit para se Kroacia t’i bashkohej NATO-s. Në atë kohë, ideja ishte profesionalizimi i forcave të armatosura dhe heqja dorë nga shërbimi i detyrueshëm kombëtar.

Tani, me vetëm Hungarinë që ndan Kroacinë nga Ukraina, perspektiva e konfliktit të armatosur duket paksa shumë e afërt për t’u ngushëlluar. Një dron i humbur, ndoshta ukrainas, por që nuk është identifikuar kurrë zyrtarisht, u rrëzua në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, në vitin 2022. Nuk shkaktoi shumë dëme, por i përqendroi vëmendjen te afërsia e rrezikut.

Mbështetje e gjerë për rifillimin e rekrutimit ushtarak

Qeveria e Kroacisë u bë në mënyrë të pakëndshme e vetëdijshme për faktin se po mbështetej në më pak se 15,000 personel ushtarak aktiv. Përpara zgjedhjeve parlamentare në vitin 2024, ajo propozoi rivendosjen e shërbimit kombëtar për meshkujt që kanë mbaruar shkollën.

Ministri i Mbrojtjes Ivan Anusiç tha se kjo do t’i ndihmonte të rinjtë të ndryshonin zakone të këqija dhe t’i përgatiste ata për çdo kërcënim të madh. Sondazhet treguan mbështetje të gjerë për idenë, me shtatë nga dhjetë kroatë që ishin pro. Votuesit rizgjodhën partinë HDZ, e cila tani e ka vënë në praktikë politikën.

Legjislacioni i kërkuar kaloi lehtësisht në parlament tetorin e kaluar, me 84 deputetë që votuan pro dhe vetëm 11 kundër. Ministria e Mbrojtjes ka humbur pak kohë për të kontaktuar grupin e parë të rekrutëve, pa shumë nëse aspak protesta.

“Nuk shoh ndonjë sfidë për rekrutimin ushtarak. Do të ketë më shumë njerëz që duan të jenë pjesë e kësaj sesa ata që janë në gjendje të bashkohen sepse numri është i kufizuar në këtë moment. Disa grupe populiste nga e majta ekstreme thonë se duhet të investojmë në kopshte e kështu me radhë. Por fakti është se dikush duhet të mbrojë kopshtet dhe mënyrën tonë evropiane të jetesës dhe demokracinë dhe kjo mund të bëhet në fazat e fundit nga ushtria.”– tha Gordan Akrap, zv/rektori i Universitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Franjo Tuxhman të Kroacisë.

Një trend më i gjerë në të gjithë rajonin

Rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Kroaci është pjesë e një trendi më të gjerë në të gjitha vendet që dikur ishin pjesë e Jugosllavisë. Disa prej tyre kanë qenë duke shqyrtuar rikthimin e një lloj rekrutimi ushtarak, në një rikthim në ditët e regjimit socialist të Josip Broz Titos.

Gjatë regjimit socialist të Josip Broz Titos në Jugosllavi, të rinjtë duhej të shërbenin një vit në ushtri. Në atë kohë, të rinjtë duhej të shërbenin një vit në Ushtrinë Popullore, duke krijuar një forcë të konsiderueshme luftarake. Pak para se të fillonte shpërbërja e vendit në vitet 1990, dy të tretat e forcave tokësore ishin rekrutë me një milion rezervistë të tjerë të trajnuar në dispozicion.

Pas luftërave jugosllave
Vendet e pavarura që dolën nga Luftërat Jugosllave të viteve 1990 gradualisht e hoqën dorë nga shërbimi ushtarak. Sllovenia ishte e para që hoqi rekrutimin ushtarak në vitin 2003, rekrutët e fundit serbë e përfunduan shërbimin e tyre në vitin 2010.

Me perspektivën ose, për Slloveninë dhe Kroacinë, arritjen e anëtarësimit në BE , dukej e pakët nevoja për llojin e forcës ushtarake që përfshin nënshtrimin e të rinjve të një vendi ndaj muajsh stërvitjesh. Por edhe para pushtimit të Ukrainës nga Rusia , atmosfera po fillonte të ndryshonte.

Sllovenia po shqyrton përsëri rekrutimin e detyruar
Në vitin 2020, partitë që formuan një qeveri të re nacionaliste të krahut të djathtë në Slloveni e bënë rikthimin e shërbimit ushtarak pjesë të marrëveshjes së tyre të koalicionit. Kryeministri i saj, Janez Jansa, kishte bërë emër si ministër i mbrojtjes gjatë luftës 10-ditore të Sllovenisë për pavarësi në vitin 1991.

Koleksionistit i shpërthen bomba nga Lufta e Parë Botërore në duar, VDES 56-vjeçari
Partitë e qeverisë së mëparshme sllovene të udhëhequr nga ish-kryeministri Janez Jansa (në foto këtu) mbështetën rikthimin e shërbimit ushtarak, por deri më tani rekrutimi ushtarak nuk është rikthyer. Ai pretendoi se forcat e armatosura të vendit, me vetëm 7,000 persona nuk mund ta mbronin më vendin nga sulmet dhe u ankua se të rinjtë nuk dinin si të përdornin armët.

Qeveria aktuale e qendrës së majtë nën drejtimin e Robert Golob nuk e ka marrë përsipër këtë ide, por zgjedhjet parlamentare janë caktuar për në mars dhe partia SDS e zotit Jansa kryeson sondazhet e opinionit.

A do ta ndjekë Serbia shembullin?
Në Serbi , qeveria ka disa vite që flet për mundësinë e rekrutimit ushtarak. Një numër afatesh kanë kaluar pa u hartuar askush, por kjo mund të ndryshojë këtë vit, me Ministrin e Mbrojtjes Bratislav Gasic që pretendon se legjislacioni së shpejti do të paraqitet në parlament.Ministri serb i Mbrojtjes, Bratislav Gasic, ka pohuar se legjislacioni mbi rivendosjen e rekrutimit ushtarak do të paraqitet së shpejti në parlament.

Ndërsa vendet në rajon po rrisin shpenzimet e tyre ushtarake, si dhe po punojnë për shtimin e personelit të tyre, lind pyetja e vjetër nëse pjesa tjetër e Evropës duhet të shqetësohet për Ballkanin.Toby Vogel i grupit kërkimor të Këshillit të Politikave të Demokratizimit beson se potenciali për konflikt real mbetet i ulët.

“Këndvështrimi ushtarak i gjithë kësaj është kryesisht ai i përgatitjes, në vend të planifikimit konkret, dhe sigurisht jo i planifikimit ofensiv. Serbia nuk është gati të sulmojë Kroacinë dhe Kroacia nuk është gati të pushtojë Serbinë”-, tha ai.

Në një situatë ku mjedisi i përgjithshëm është një mjedis i paqëndrueshëm dhe i paparashikueshëm, mendoj se qeveritë ndoshta janë të kujdesshme në marrjen e disa masave paraprake dhe në vendosjen e elementëve për një qasje më strategjike ndaj çështjeve ndërkombëtare. Por është një rikthim në kohët e vjetra./DW

“Shqiptarët kanë emigruar më shumë në kohën e Berishës”, Grida Duma ngre tonet në studio: Stop! Qytetet shqiptare janë shkretëtuar, ju…

Gjatë diskutimit për emigrimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, analisti Arjan Curri u përfshi në debat në Top Story me demokratin Klevis Balliu.

Curri tha se më shumë shqiptarët kanë emigruar në kohën e Sali Berishës dhe tani po tërheqin prindërit, ndërsa Balliu i quajti mashtrime këto deklarata.

Moderatorja e Top Story Grida Duma, ndërhyri për debatin mes tyre duke thënë se diskutimi sot nuk duhet të jetë për shifra, por si duhet përkthyer vendimi i SHBA që e futi Shqipërinë në një listë me vendet e botës së tretë.

Pjesë nga debati në studio:

Curri: Kanë emigruar më shumë shqiptarët në kohën e Berishës

Balliu: Nga cili Sali, është mashtrim

Curri: Të rinjtë kanë emigruar në kohën e Sali Berishës dhe po marrin prindërit

Balliu: Mashtrim 1 milion përqind.

Curri: Kanë kaluar murin e Meksikës.

Grida: Stop, ore Arjan. Po kërkoj t’ju them që nuk është kjo linja. Diskutimi juaj për emigracionin është mediokritet i plotë, më vjen keq ta them. Doni statistika? Cila palë politike nuk ka gënjyer për statistikat, i kanë bërë siç duan vetë. Do marr unë dhe do hy në manipulim, ta harrojnë. Diskutimin nuk është pse emigrojnë shqiptarët, njerëzit kanë ikur nga Shqipëria. Shqipëria është bastisur. Qytetet shqiptare janë shkretëtuar. Është temë tjetër kjo, po diskutojmë nëse Amerika është duke dhënë sinjal? Apo vërtetë ajo që ndodh në Amerika këtu mund të përthyet gabim.

Stenaldo e imitoi në BBV, reagon për herë të parë Dritan Shakohoxha: “Ai ishte imitimi më i bukur në botë, por…”

i ftuar dje në emisionin “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçykun dhe Edea Demaliajn ka qenë Dritan Shakohoxha. Ish-komentatori sportiv ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me mënyrën se si e ka pritur imitimin që i ka bërë Stenaldo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, atë të Big Brother VIP. Ai gjithashtu ka treguar edhe se cilin nga banorët e këtij edicioni ka më të preferuar dhe jo vetëm kaq…

Sa i përket videos virale ku në një moment Stenaldo e imiton në Big Brother, ish-komentatori sportiv u shpreh:

E kam parë, e kam ripostuar dhe në Instagram-in tim personal. Realisht ishte ndoshta imitimi më i mirë në botë Atalanta. Ishte imitimi më i mirë në botë, realisht kishte bërë një imitim shumë të bukur dhe prandaj e ripostova sepse më pëlqeu shumë. Ishte shumë interesant.

Më tej Shakohoxha shtoi se:

Nuk e imagjinon dot se sa shumë persona ma kanë dërguar, kishte nga ata që më thonin edhe ripostoje edhe pasi unë e kisha hedhur. Më emocionoi shumë ajo që bëri Stenaldo. Ju ndoshta nuk e dini, por unë po ju them një fakt shumë interesant që një i verbër është bërë motiv që të fillojë të komentohen ndeshjet.

“Ne nuk jemi Franca”- Rama në Grupin Parlamentar: Mos bëni më gabimet me ligjet për integrimin në BE! Na kanë vënë edhe më shumë kushte se Kroacisë

Kryeministri Edi Rama këshilloi vartësit në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist ditën e sotme që të mos bëjnë gabimet me draftet e ligjeve që janë në proces të negociatave për anëtarësim në BE dhe Integrimin e Shqipërisë, pasi është strategji dhe mënyrë e gabuar që deri tani edhe ai e kishte bërë këtë gabim.

Kreu i mazhorancës tha se për të bërë një ligj si Franca dhe Gjermania duhet të jesh si ato vende dhe Shqipëria nuk është në atë nivel. Ai kërkoi më shumë punë dhe përqendrim për të arritur objektivin 2030, duke nisur nga bërja sa më mirë e ligjeve, sipas kushteve që ka vendosur vetë BE-ja.

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ka më shumë kushte nga të gjitha vendet anëtarë të BE-së që ishin bërë pjesë e Unionit ndër vite.

“Koha ikën shpejt dhe puna është shumë e madhe, nëse kemi vendosur datën e vitit 2030 për anëtarësimin në BE. Pika tjetër është procesi që ka të bëjë me ligjet e anëtarësimit në BE, është e vonuar. Një tjetër gabim që bëjmë me ligjet. Në këtë proces ne nuk e kemi lirinë të fusim duart sipas mendimeve tona. Ne nuk e kemi këtë liri, ta sqarojmë, ne kemi lirinë për të negociuar me BE-në. Ne nuk kemi lirinë që pasi negociojmë, të diskutojmë. Negociatat vijnë në draft që hyjnë në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës të ligjit evropian, negociohet me Komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Në momentin që vjen në Parlament duhet miratuar dhe jo diskutuar, sepse t’i gjejmë diskutimin një ligji të tillë, duhet të diskutojmë a duam të hyjmë në BE apo kjo”, tha Rama.

Dhe duke kaluar në pikën kryesore të procesit dhe drafteve të ligjeve që bëhen gabim, ai këshilloi dhe shpjegoi se:

“Kam një tjetër problem këtu, se shumë shokë e kolegë këtu bëjnë gabimin që bëja dhe unë dhe që sapo e mësova dhe nuk duhet ta bëjnë. Marrin një draft nga qeveria dhe që është negociuar me vendet dhe i referohen vendeve të tjera të BE-së e thonë shiko se Franca nuk e ka kështu, Gjermania s’e ka kështu, madje as Kroacia s’e ka kështu, e pse ta bëjmë ne? Po e ndaj këtë eksperiencë edhe me ju, sepse unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, por bëhuni dhe ju”.

Rama sugjeroi për ministrat që të jenë më të përthyeshëm në diskutime dhe përgatitjen e ligjeve dhe përshtatjen e tyre me ato të BE-së. Sepse Shqipëria ka kushte edhe më të rënda nga Kroacia që është anëtarësuar ndër vendet e fundit.

“Ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Përgjigja është e thjeshtë, që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca, por ne jemi Shqipëria. Jeni ju që e keni kërkuar të jeni pjesë e BE-së dhe jo ne, kushtet janë këto. Nëse doni janë këto, nëse jo mund ta bëni si të doni. Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërinë. I gjithë procesi i anëtarësimin ka sjellë rëndim të kushteve për ata që kanë halle me pak. Ata që kanë qenë nga ish-perandoria Sovjetike e Lindjes e kanë pasur më të lehtë, edhe pse kanë qenë shumë më pak të përgatitur sesa ne sot. Pastaj kanë ardhur ata të tjerët më pas që kanë pasur më shumë kushte se të tjerët dhe kështu me radhë, deri te Kroacia dhe tani jemi ne që kemi kushte që as Kroacia nuk do i merrte dot me mend”, nënvizoi ai.

Kryeministri kërkoi edhe nga deputetët me eksperiencë që të përfshiheshin në grupet e punës për përgatitjen e ligjeve, që të japin eksperiencën dhe ekspertizën e tyre.

“Pika tjetër që dua të trajtoj, që kur e nisëm këtë mandat, duhet të jetë në vëmendjen e grupit, drejtuesit e grupit dhe dy ministret që drejtojnë negociatat, kjo është pjesa që lidhet me fazën përpara mbylljes së negociatave, që ndofta duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar me grupin. Pra duhet informacion i ndërsjelltë, bashkë me deputetët që për shkak të Komisioneve dhe ekspertizës, mund të kontrobuojnë në një proces draftimi, të jenë të informuar dhe të jenë të mirëpritur të kontrobuojnë. Kështu që ky format i sotëm i domosdoshëm për më tutje, me pika specifike dhe pikë të përbashkët për procesin e negociatave, draftet në proces dhe ato që vijnë më pas, do ta zhvillojmë dhe ne”, tha ai.

“Rrinte tërë natën ‘live’ në TikTok!”- Tre fëmijët u gjetën vetëm në Durrës, babai: Vetëm kur i nisja lekë më lejonte të flisja me ta! E panë nënën Ιakυriq! Ja si e zbulova që më trad htonte

Babai i tre fëmijëve të cilët u gjetën vetëm në banesën e tyre në Durrës, ka rrëfyer se ka fakte që ish-bashkëshortja e tij, Blerina Basha e ka tradhtuar, madje pretendon se edhe fëmijë e kanë parë nënë e tyre lakuriq.

“Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti.

Ish-burri i Blerinës shprehet se kjo e fundit rrinte gjithë kohës në TikTok ku hynte edhe në ‘live’, ndërsa shton se kur ata kanë qenë bashkë në Itali, i ka kërkuar që ajo të mos kthehej në Shqipëri, pasi do e kishte të vështirë të bashkohej sërish me ta.

“Ajo rrinte tërë natën live në TikTok. I thoja fli se duhet të iki nesër në punë. Ajo ka ikur tre herë në Shqipëri, herën e fundit më tha do të iki sepse e kërkuan shoqet dhe shokët e saj. Nuk është e vërtetë historia e mbiemrit. Iu luta mos ik se nuk do kthehesh dot më.

Isha kundër edhe ikjes në Gjermani, ishim të martuar. I thash të mos ikte sepse do dalin gjëra që do të ndahemi, më tha :Do iki! Mra borxh për të sepse i nisja lekë nga Shqipëria. Zbulova tradhtinë me foto dhe video sepse kishim një email të përbashkët. E kanë parë edhe fëmijët lakuriq. I kam ruajtur që në një të ardhmen fëmijët të dinë se kush është nëna e tyre”, tha ai.

Më tej, ai ka zbuluar se pamjet që tregonin shtëpinë në gjendje aspak të jetueshme, nuk janë risi për të, pasi një panoramë e tillë ka ndodhur edhe më parë, ç’ka është bërë shkak sipas tij që ish-bashkëshortja të ndërrojë katër herë shtëpi me qira.

Ish-burri i Blerinës shprehe se ajo e lejonte të fliste me fëmijët vetëm kur ai i dërgonte para, ndërsa e ka përgënjeshtruar ish-bashkëshorten që akuzon nënë e tij se e ka bërë shtëpinë në atë gjendje, ku ka kërkuar edhe hapjen e kamerave të pallatit.

“Nuk është hera e parë që shtëpia është në atë gjendje. Kam dëgjuar fjalë që ka faj nëna ime. Aty ka një kamerat në pallat që tregon se kur ka hyrë apo ka dalë nëna ime, nëse ka ndenjur mbi 20 minuta në atë shtëpi, ju jap ç’të duash. Ka ndenjur maksimumi 5 minuta në shtëpi. Për ngjarjen më njoftoi mamaja.

Sa shtëpi ka ndërruar ajo sepse e linte shtëpinë në atë gjendje, ka ndërruar katër shtëpi dhe situata ishte e njëjtë.

Mora vesh para 3 muajsh që fëmijët ishin të sëmurë, por nuk më tregonte se për çfarë bëhej fjalë. Deri sa më tregoi që bëhej fjalë për zgjebe dhe refuzonte që kishte të bënte me mungesën e higjienës.

Fëmijët mi nxirrte të flisja me ta vetëm kur iu nisja lekë. Ndërsa kur ishin në Itali u hapa kastile WhatsApp që të flisnin me nënë e tyre. Gjatë të gjithë kohës i kam dërguar pagesën për fëmijët, kam edhe mandatet, faturat. U nisja çdo muaj. Edhe me 31 dhjetor u kam dërguar që të festonin Vitin e Ri. Kërkoj kujdestarinë e plotë të tre fëmijëve. Fëmijët në shkollë shkojnë vetë, nuk i shoqëron askush”, tha ai.

Media greke e “kryqëzoi”, reagon Rama: Një politikan i lodhur! I duket vetja …

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media greke Protothema, në lidhje me një intervistë të fundit të kreut të qeverisë me gazetarin grek John Defterios.

Në median greke, batutat e shkëmbyera në konferencën e një dite më parë në Abu Dhabi mes Ramës dhe Defterios, u trajtuan si ironi dhe ofendime për Greqinë.

Rama e cilëson median “Protothema” si media nacionaliste që i shërben “ndonjë politikani të lodhur grek” dhe se nuk ka asgjë tjetër në atë artikull përveç se deformim të kontekstit humoristik të shëmbyer në atë panel.

“Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek, lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi! Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë!

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit!

Kaq”, shkruan Rama.

“Do të ketë pasoja katastrofike”/ Polonia del kundër kërcënimeve të Trump ndaj Groenlandës: Nëse përpiqen të prekin …

Polonia ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të minuar unitetin e NATO-s për shkak të kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump ndaj Groenlandës do të kishte pasoja katastrofike për rendin global.

Paralajmërimi erdhi pas bisedimeve të pasuksesshme në Uashington mes SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës, të cilat nuk arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet mbi ishullin strategjik.

Kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se çdo tentativë që një shtet anëtar i NATO-s të marrë kontroll mbi territorin e një aleati tjetër do të ishte “një katastrofë politike” dhe “fundi i botës siç e njohim”.

Sipas raportimeve, Trump ka argumentuar se SHBA-të duhet të kontrollojnë Groenlandën për të frenuar ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Arktik, duke shkaktuar tensione mes aleatëve.

Si përgjigje, disa vende të NATO-s kanë rritur praninë ushtarake në ishull, ndërsa Polonia ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë trupa, por do të punojë për ruajtjen e unitetit evropian.

Ndërkohë, retorika e ashpër e Trumpit dhe spekulimet për marrjen e Groenlandës kanë shtuar shqetësimet se kjo çështje mund të vërë në provë serioze kohezionin e NATO-s./Top Channel

‘Do ta hajë dhe Damiani! Nxorrën 79 faqe hetimi për Gjiknurin! ‘Hakeri’ pati akses 1 muaj në materiale (edhe sensitive) të SPAK

Hakeri Arnold Rrokaj ka pasur akses në materialet e SPAK për gati një muaj, zbulohet në dosjen e SPAK dërguar në GJKKO ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili, Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni, punonjës i burgjeve të cilën gazetari i Syri TV Fatjon Gjinaj ka arritur ta sigurojë.

.Nga verifikimi i celuarit të Rrokajt më 19 mars 2025, ka rezultuar se ka pasur akses në sistemin e SPAK nga data 11 shkurt 2025 – 12 mars 2025 duke shkarkuar materiale të shumta të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në rubrikën e telefonit “Documents”, janë evidentuar një sërë dokumentash në formatin ëord, të cilat mbajnë emërtime të procedimeve të ndryshme penale në hetim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, apo dhe emërtime të dokumenteve me emra personash, të cilët kanë statusin e personave nën hetim apo të dyshuar nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Po kështu një numër i madh dokumentesh cvs documents; excel; pdf) materiale hetimore sensitive të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar janë gjetur në laptonin e tij,por këto nuk rezulton të jenë shpërndarë tek palë të treta thotë SPAK.

SPAK sqaron se ”përmbajtja e dokumenteve të konstatuara në kompjuterin e të hetuarit Arnold Rrokaj, për shkak të rëndësisë dhe sensitivitetit të tyre (duke qenë se janë dokumente në proces/verifikimi dhe/apo pjesë e hetimeve penale në ndjekje), nuk janë printuar dhe nuk i janë bashkangjitur procesverbalit të këqyrjes”

Nga materialet e gjetura në aparatin celular të të hetuarit Zambak Gjoni, evidentohet fakti se i hetuari Arnold Rrokaj kishte arritur tashmë të aksesonte email-et e disa prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe se kishte marrë disa dokumenta nga email-et e tyre.

Hyri në email e Kaçkinit

Madje Rrokaj ka arritur të ketë akses dhe në përgjime të sky ECC të cilat i kishte marrë nga emaili i prokurories Elida Kaçkini.

Gjatë dëshmisë më 21 mars 2025, Arnold Rrokaj ka shpjeguar se: “Gjithashtu, sqaroj se nga email i prokurores Elida Kaçkini, kam shkarkuar një skedar që përmbante disa pin të Sky Ecc. Këto i kishin ardhur nga një link i një faqeje franceze. Këto materiale, pasi i kam shkarkuar në telefon, i kam kaluar në kompjuter, nëpërmjet sinkronizimit të aparatit celular me kompjuterin, dhe pasi kam hapur një prej tyre, nuk më janë dukur shumë interesante, dhe i kam fshirë nga kompjuteri. Këto materiale nuk ja kam dërguar askujt dhe ju garantoj për këtë gjë…”

Shume shpejt Klod Brahon

Arnold Rrokaj ka synuar dhe emailet e prokurorit të SPAK, Klodian Braho, aktualisht kreu i SPAK.

“I hetuari Arnold Rrokaj gjithashtu informon mbi faktin se shumë shpejt do të aksesojë email-et e një prokurori tjetër dhe konkretisht, më datë 18.02.2025, ora 21:56:28 ai i shkruan të hetuarit Zambak Gjoni sms me përmbajtje: “Shume shpejt Klod Brahon”.

SPAK ka bindjen se Zambak Gjoni jo vetëm që kishte ardhur në dijeni të plotë të faktit se Arnold Rrokaj kishte aksesuar të dhëna nga email-et e prokurorëve të SPAK, por edhe i kërkonte atij të orientonte kërkimin në drejtim të emrave të posaçëm.

Rrokaj i dërgon disa dokumente të hetuarit Zambak Gjoni, të cilat ata i diskutojnë edhe përgjatë datës 20.02.2025, informacione për lejime kontrolli vendesh; këqyrje aktesh ekspertimi; informacione mbi ecurinë e procedimeve penale

Informacion mbi ecurine_Damiani.docx

Arnold Rrokaj kishte arritur të nxjerrë nga SPAK dhe dokumente për Damian Gjiknurin, aktualisht deputeti i PS-së.

Mësohet se Dokumenti “Informacion mbi ecurine_Damiani.docx” 79 faqe ky dokument i është dërguar nga Zambak Gjoni tek Ismaili por dhe personave të tretë.

Më 18 shkurt 2025, SPAK zbulon se i hetuari Zambak Gjoni i dërgon Ismailit, gjithashtu dokumentin me përmbajtje: “Leter porosi_Austrië.doc.”, duke dërguar sms: “Do e haje dhe damiani me duket”, si dhe duke dërguar gjithashtu dhe dokumentin me titull “Informacion mbi ecurine Damian”

Ismaili vetë në dëshminë e tij pranon se ka marrë informacion por ka menduar se ishin material të shpërndaranë media dhe jo të hakeruara nga SPAK

“Një natë, përpara disa kohësh, më solli një material si komunikonim vazhdimisht dhe e pashë, ndërkohë që isha duke punuar. Këtë material e shpërndava pasi e mendova se ishte një lajm që kishte dalë nga mediat dhe nuk e mendova gjatë. Më pas e kam lexuar këtë material dhe i hodha një sy. Materiali kishte të bënte me disa hetime të zhvilluara ndaj shtetasit Damian Gjiknuri dhe nuk e kam diskutuar më me njerëz të tjerë”

Petale trëndafilash nga ajri…/ Zbuloni dy banorët që morën surprizën e veçantë (Video)

Miri dhe Stelina janë dy banorë që kanë krijuar raport të mirë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Ata njihen që nga jashtë, por duket se në shtëpinë më të famshme në Shqipëri janë afruar dhe më shumë si miq.

Ditën e sotme, Stelina i ka qëndruar pranë Mirit, pasi ky i fundit ka patur disa debate të forta me Keijsin, Mateon dhe Erikun.

Por jo vetëm kaq, pasi ata kanë marrë edhe një surprizë të bukur nga ajri. Për Mirin dhe Stelinën erdhi një parashutë me fotografinë e të dyve, e cila hodhi edhe disa petale trëndafilash.

Dy banorët u emocionuan, ndërkohë Stelina shton se kjo dhuratë është nga një shoqe e tyre e përbashkët.

Kujtojmë se kjo surprizë vjen pas deklaratë së Keijsit që Miri u ka blerë lule dashnoreve të tij, te dyqani i luleve të Stelinës. Kjo e fundit e mohoi kategorisht këtë deklaratë të papritur të banorit.

VIDEO