Ish-bashkëshorti i Violeta Kukaj shpërthen me akuza tronditëse: “I infektoi fëmijët dhe u largua nga shtëpia, përfundova 7 muaj në spital”

Faik Retkoceri ka thyer heshtjen për “Prive By Liberta Spahiu”, duke prezantuar versionin e tij mbi arsyet e dramës familjare, ku pretendon se zanafilla e krizës martesore ishte e natyrës ekonomike.

Sipas deklaratave të tij, gjithçka nisi gjatë renovimit të banesës, moment të cilin ai e cilëson si pikënisjen e problemeve që çuan në prishjen e harmonisë familjare.

Në rrëfimin e tij, ai aludon se shkaktari kryesor ishte një kredi bankare e marrë për shtëpinë.

Faiku pretendon se vështirësitë e hasura në shlyerjen e kësaj kredie sollën tensione të mëdha, të cilat, sipas këndvështrimit të tij, u bënë shkaku vendimtar për krisjen e marrëdhënies me ish-bashkëshorten.

Ai foli edhe për Malin në Big Brother VIP teksa mall për të shprehu gjyshja Metije.

E PAPRITUR/ Selin PUTH në buzë… (Video)

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë dalë mbrëmjen e sotme nga akuariumi dhe u janë bashkuar pjesës tjetër të banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.

Vëllai i Madh u dha atyre mundësinë që të dilnin nga izolimi, por me një kusht. Gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë nga banorët e tjerë, përveçse me njëri-tjetrin.

Me të dalë nga akuariumi, banorët e tjerë kanë nisur menjëherë me provokimet që ata t’a humbasin sfidën.

Pasi nëse njëri prej tyre flet me pjesën tjetër të shtëpisë, të gjithë do të rikthehen në izolim për një kohë të pacaktuar.

Në një moment teksa banorët ndodheshin te divanët jashtë në oborr, Selin shkoi dhe iu afrua Gretës. Teksa kishte një buzëkuq ajo nisi t’i lyente buzët dhe më pas i jep edhe një puthje në buzë.

Greta nuk foli fare me të, vetëm iu ktheu përgjigje banorëve që kanë qenë në akuarium me të.

VIDEO

32 oficerë kubanë të sigurisë u vranë gjatë kapjes së Maduros

UASHINGTON, 5 janar  /ATSH-DPA/ – Tridhjetë e dy anëtarë të forcave kubane të sigurisë u vranë gjatë sulmeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj Venezuelës, njoftoi sot  qeveria e Kubës.

SHBA-ja goditi objektiva në Venezuelë të shtunën, duke kapur presidentin Nicolás Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, dhe i nxorri ata jashtë vendit.

Sipas qeverisë kubane, oficerët kubanë ishin dërguar në vendin e Amerikës së Jugut me kërkesë të autoriteteve venezueliane.

“Besnikë ndaj përgjegjësive të tyre për sigurinë dhe mbrojtjen, bashkatdhetarët tanë e përmbushën detyrën me dinjitet dhe heroizëm dhe ranë, pas rezistencës së ashpër, në përleshje të drejtpërdrejtë me sulmuesit ose si pasojë e bombardimeve të objekteve”, thuhet në deklaratë.

Presidenti kuban Miguel Díaz-Canel shpalli dy ditë zi kombëtare.

Maduro ndodhet tani në një qendër paraburgimi në Nju Jork, ku pritet të dalë në gjyq për akuza që përfshijnë komplot për narco-terrorizëm dhe komplot për importim kokaine.

I pyetur nëse Kuba mund të jetë e radhës pas operacionit dramatik ushtarak amerikan në Karakas, presidenti amerikan Donald Trump pranoi vdekjen e kubanëve.

“E dini, shumë kubanë u vranë dje. E dini këtë, shumë kubanë u vranë”, u tha ai gazetarëve në bordin e “Air Force One”.

“Pati shumë vdekje nga pala tjetër, asnjë vdekje nga pala jonë. Por, shumë kubanë u vranë dje duke u përpjekur ta mbronin atë”,  tha ai, duke iu referuar Maduros./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më në fund po përshtatet te Burnley, Broja: Më ka ndihmuar besimi i trajnerit, jam i lumtur

Pas një fillimi të vështirë, Broja po fillon të përshtatet te Burnley, teksa tashmë ka gjetur edhe golin. Sulmuesi i kombëtares ka prekur tema të ndryshme, në një intervistë për faqen e klubit.

“Premier League është një kampionat jashtëzakonisht i vështirë dhe shumë fizik. Duhet kohë për të mbajtur ritmin dhe për të qenë konstant në çdo ndeshje.

“Besimi i trajnerit më ka ndihmuar shumë. Ndihem shumë më mirë tani dhe jam gati për sfidën e radhës ndaj Brighton.

“Jam i lumtur kur shënoj, por dua të jem aktiv gjatë gjithë ndeshjes. Tani ndihem më i rritur si lojtar dhe më i kompletuar se më parë,” – tha Broja.

Klubi i Serie A vendos, rikthen në ekip portierin shqiptar

Cagliari ka rikthyer në skuadër Alen Sherrin. Duke qënë se Radunovic është transferuar te Spezia, klubi nga Sardenja e ka parë të arsyeshme të marrë këtë vendim. Portieri Sherri ishte i huazuar, te skuadra e Frosinone në Serie B.

“Portieri shqiptar, i lindur në vitin 1997, debutoi me më 17 gusht në fitoren 1-0 ndaj Monza-s në Kupën e Italisë dhe kthehet në skuadër për t’u vënë menjëherë në dispozicion,” thuhet ndër të tjera  te postimi i Cagliarit.

Vit pozitiv i Strakoshës, portieri kuqezi mes më të mirëve në Europë

Thomas Strakosha kaloi një vit pozitiv te AEK, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm për arritjen e rezultateve të mira. Faqja e specializuar e statistikave “Transfermarkt” ka publikuar së fundmi listën e portierëve që kanë regjistruar më shumë ndeshje pa pësuar gol në vitin 2025.

Portieri kuqezi Strakosha e sheh veten në vendin e katërt në Europë. Ai ka ruajtur portën të paprekur në 22 ndeshje, nga 44 sfida të luajtura. 3 vendet e para mbahen nga Trubin, Donnarumma dhe zvicerani Kobel.

Strakosha

VIDEO/ Ismajli asist në fitoren ndaj Veronës, Torino “i bën dalje” Asllanit

Torino fitoi 0-3 ndaj Veronës, në ndeshjen e Serie A. Protagonist për skuadrën nga Torino ishte Ardian Ismajli, i cili dhuroi një asist në këtë takim.

Ashtu siç pritej, në stol ishte Kristjan Asllani, i cili me gjasë do largohet përpara kohe nga torinezët, pasi këta të fundit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Ekipi i Baronit renditet në mesin e tabelës dhe synon që të sigurojë mbijetesën sa më shpejtë të jetë e mundur.

‘Zgjati një vit, kërkoi takim me familjen’, Anaidi zbulon prapaskenat e raportit Briki-Mateo

Hyrja e Mateos mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” shkaktoi një tërmet të vërtetë, jo vetëm në dinamikat e shtëpisë, por veçanërisht te Brikena. Reagimi i saj i ftohtë dhe refuzues ndaj tij habiti publikun, duke lënë të kuptohet se mes tyre kishte pasur më shumë sesa thjesht një njohje sipërfaqësore.

Për të qartësuar gjithçka dhe për të shuar aludimet e komentuesve, ka reaguar Anaid Kaloti. Fituesi i Big Brother 6, i cili duket se ka dijeni të plotë mbi raportin e dyshes, ka publikuar një sqarim të detajuar në Instagram, duke hedhur dritë mbi “krisjen” e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë.

Ndryshe nga sa mund të jetë perceptuar, Anaidi zbulon se njohja mes Mateos dhe Brikenës nuk ishte sporadike.

“Mateo dhe Brikena nuk kanë shkëmbyer disa mesazhe, por kanë folur 1 vit bashkë me mesazhe,” shkruan ai, duke konfirmuar se investimi emocional ka qenë i konsiderueshëm nga të dyja palët.

Pika kyçe që duket se ka sjellë ftohjen lidhet me hapat e mëtejshëm të marrëdhënies. Sipas Kalotit, Brikena ka kërkuar zyrtarizimin e gjërave me familjen, gjë që Mateo e ka refuzuar në atë kohë.

“Në një x-moment kur gjërat janë dashur të bëhen prezente, Brikena i ka kërkuar të takohet me familjarët e saj. Mateo nuk ka pranuar pasi ka dashur të njohë njëherë vajzën, pastaj familjen,” sqaron Anaidi.

Anaidi gjithashtu mbron pozicionin e Mateos karshi lojës, duke theksuar se hyrja e tij nuk është bërë ekskluzivisht për Brikenën, por për ambicien e tij personale. Ai shton se ekziston vetëm një foto e shkrepur mes tyre, fakt që e dinë të dyja palët dhe produksioni.

Pavarësisht tensionit, Anaidi i del në mbrojtje edhe Brikenës përballë komenteve negative në rrjet (“komentuesit hirerikë” siç i quan ai), duke e cilësuar atë si “supergocë” dhe duke kërkuar që të mos hidhet baltë mbi vajzat.

Tanimë që të dy janë brenda shtëpisë më të famshme, mbetet për t’u parë nëse ky “sqarim i munguar” për takimin me familjarët do të bëhet para kamerave, apo nëse inati i Brikenës do të vazhdojë ta mbajë distancën. /Prive

Krizë në marrëdhënien Rama-Erdogan? Turqia i kërkon Shqipërisë borxhin e para 35 viteve, dalin detajet e forta

Erdogan i kujton Ramës faturën e harruar të 1990-ës…

Edhe pse Rama e konsideron si vëlla, kur vjen puna te paratë Recep Tayyip Erdoğan, nuk të fal. Teksa në korridoret e politikës po flitet se ka pasur një krisje mes Tiranës dhe Turqisë pas marrëveshjes me Izraelin për armët, autoritetet turke i janë kthyer një debati të vjetër.

Sipas mediave turke, Shqipëria i ka ende borxh Turqisë pagesën për energjinë elektrike të blerë në vitin 1990. Sipas të dhënave zyrtare, pavarësisht kalimit të 35 viteve dhe marrëdhënieve të afërta mes dy qeverive, borxhi nuk është shlyer dhe mbetet aktiv në llogaritë e shtetit turk.

Sipas dokumenteve të përfshira në raportin e Kontrollit të Lartë të Llogarive të Turqisë (Sayıştay), përgjegjësia për këtë borxh është transferuar në mënyrë të përsëritur mes katër institucioneve energjetike shtetërore, për shkak të ristrukturimeve të vazhdueshme të sistemit energjetik turk. Fillimisht, pagesa duhej të bëhej ndaj Entit të Elektrikut të Turqisë (TEK), më pas ndaj TEAŞ, më vonë ndaj TETAŞ dhe që prej vitit 2018, përgjegjësia ndodhet në llogaritë e EÜAŞ, kompania shtetërore aktuale për prodhimin dhe tregtinë e energjisë.

Që në vitin 2007, Ministria e Jashtme e Turqisë ka kërkuar që borxhi të mund të paguhej me këste, dhe janë kryer disa përpjekje për zgjidhje diplomatike në vitet 2017, 2018 dhe 2020 përmes Ambasadës Turke në Tiranë. Por, sipas dokumenteve të brendshme të Ankarasë, nuk ka pasur asnjë përgjigje zyrtare nga autoritetet shqiptare, pavarësisht se është dorëzuar edhe një notë verbale diplomatike.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Shqipëri-Turqi më 20 shkurt 2024, çështja e borxhit u kërkua të përfshihej sërish në axhendë nga Ministria e Jashtme e Turqisë. Së fundmi, më 29 prill 2025, EÜAŞ i është drejtuar sërish Ministrisë së Energjisë për të ditur nëse ka zhvillime, por përgjigjja zyrtare mbetet e njëjtë: “Procesi është duke u ndjekur”.

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit në Turqi rekomandon që të intensifikohen përpjekjet për të arkëtuar këtë borxh historik nga Shqipëria, duke theksuar se çështja duhet të zgjidhet përfundimisht.

Kjo situatë vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Tiranës dhe Ankarasë përfaqësohen si “të shkëlqyera” në nivel politik, veçanërisht pas afrimit personal mes Presidentit Erdoğan dhe Kryeministrit Edi Rama. Por ky rast tregon se, miqësia politike nuk e ka zhbërë interesin ekonomik të Turqisë për detyrimet e saj të pambyllura ndaj Shqipërisë. Po ashtu rrit dyshimet se ka pasur krisje kohët e fundit në raportet Rama-Erdogan. /Pamfleti

E fundit! Deklarata nga Kina : Lironi Maduron dhe Gruan e tij ose…

Kina i ka bërë thirrje SHBA-së që të lirojë “menjëherë” presidentin venezuelian Nicolás Maduro dhe gruan e tij, të cilët janë në paraburgim në SHBA pasi u rrëmbyen nga forcat amerikane nga kryeqyteti venezuelian, Karakas . Nese nuk e ben do ket pasoja te renda .

Kina i bën thirrje SHBA-së të sigurojë Presidentin Maduro dhe gruas së tij, të lirojë menjëherë Presidentin Maduro dhe gruan e tij, të ndërpresë përpjekjet për të përmbysur regjimin venezuelian dhe të zgjidhë çështjen përmes dialogut dhe negociatave”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Pekinit.

Pekini më parë tha se ishte “thellësisht i tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin e hapur të forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran

Avioni që transportonte presidentin venezuelian Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij u ul mbrëmjen e djeshme në bazën ajrore Stewart Air National Guard Base në shtetin e Nju Jorkut.

Një turmë e madhe njerëzish u panë të mblidheshin jashtë objektit, shumë prej të cilëve nisën duke brohoritur dhe duke mbajtur lart flamuj venezuelianë, së bashku me një prani të madhe të zbatimit të ligjit.

Maduro do të përballet me akuza për drogë dhe armë në një gjykatë federale të Manhattanit javën e ardhshme.