Stuhia “Byron” përmb*t vendin, uji vërshon nëpër shtëpitë e grekëve, rrugët kthehen në lumenj, k*os dhe shk*tërrim (PAMJE)

Greqia po përballet me një situatë të rënduar për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin. Stuhia e fuqishme “Byron”, e cila ka goditur vendin që prej ditës së djeshme, ka shakaktuar probleme në disa zona, duke përmbytur shtëpi, bllokuar banorë dhe duke kthyer rrugët në lumenj të vërtetë. Në shumë fshatra mbizotëron kaos, me baltë, gurë dhe mbeturina të grumbulluara nga reshjet e dendura.

Ekipet zjarrfikëse dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë, ndërsa autoritetet kanë lëshuar sinjalizime 112 pothuajse në gjithë territorin. Për të shmangur lëvizjet e panevojshme dhe për të mbrojtur nxënësit, disa rajone kanë vendosur mbylljen e shkollave.

Sipas shërbimit meteorologjik, shirat dhe stuhitë pritet të vazhdojnë deri në orët e mëngjesit të së shtunës, më 6 dhjetor 2025. Të gjitha strukturat shtetërore, nga Forcat e Armatosura, Policia, Mbrojtja Civile, shërbimet pyjore e deri te operatorët e energjisë dhe shërbimet shëndetësore, janë vendosur në alarm të shtuar.

Ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Yiannis Kefalogiannis, e përshkroi situatën si një “dy ditësh me mot intensiv”, duke bërë apel për kujdes maksimal. Në orën 12:00 pritet të mblidhet sërish Komiteti Shkencor i Vlerësimit të Rrezikut për të analizuar të dhënat e fundit.

Mbyllja e shkollave:

Me vendim të Guvernatorit të Atikës, Nikos Hardalias, të gjitha shkollat publike dhe private të arsimit parauniversitar në rajonin e Atikës do të qëndrojnë të mbyllura të premten, më 5 dhjetor. Ministria e Arsimit ka njoftuar se mësimi do të zhvillohet online në zonat e prekura. Shkolla të tjera në të paktën 11 bashki të Greqisë do të mbeten gjithashtu të mbyllura. Deri tani, bashkitë që kanë marrë vendim për mbyllje janë:

Bashkia Oreina Kalambaka

Bashkia Dion Olympus

Bashkia Katerini

Stuhia shtrihet 800 km

Sipas Parashikimit të Motit të Greqisë, fronti i stuhisë, pak para orës 8 të mëngjesit, shtrihej në një gjatësi prej 800 kilometrash. Specialistët paralajmërojnë për kujdes të madh në Dodekanezë, Egjeun Lindor, Thesalinë Lindore, Pieria, Evia, Sterea dhe Atikë, të paktën deri në orët e para të pasdites.

Stuhia “Byron” vijon të shkaktojë probleme të mëdha teksa kalon mbi vend, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të kufizojnë lëvizjet dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave.

Arbana e ngacmon për surprizën më të bukur që i ka bërë gruas, përgjigjja e Blendi Fevziut do t’ju habisë!

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, i ftuar në programin “Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, është vendosur përballë pyetjeve personale duke zbuluar detaje nga jeta e tij bashkëshortore.

Gjatë intervistës, moderatorja i drejtoi pyetjen se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që i kishte bërë gruas së tij ndonjëherë. Pas një momenti hezitimi, Fevziu dha një përgjigje të papritur që shkaktoi të qeshura.

Ai zbuloi se kjo dhuratë daton në vitin e largët 1998 dhe nuk bëhej fjalë për ndonjë blerje të re luksoze. “Puthja e parë. Ka qenë në 1998-ën… Ka qenë në makinën time,” u shpreh ai.

Ky moment i sinqertë dhe me nota humori zbuloi një anë tjetër të gazetarit, i cili e kaloi situatën me sportivitet përballë Arbanës.

Video Player

N*mi në Greqi! Policia jep njoftimin urgj*nt që prek të gjithë shqiptarët tanë

Greqia është paralizuar nga protestat e fermerëve të cilët kanë bllokuar akset kombëtare për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni.

Përmes një njoftimi nga Policia kufitare bëhet me dije se edhe sot aksi Kakavijë-Janinë, në fshatin Kallpaq do të bllokohet duke filluar nga ora 17:00-20:00 (me orën shqiptare).

Policia kufitare e Kakavijës njofton qytetarët të marrin masa dhe të planifikojnë oraret e udhëtimit. Të vetme automjete që do të lejohen të kalojnë do të jenë vetëm ato që do të kenë emergjenca shëndetësore.

“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, njoftoi sot policia.

Fermerët grekë janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria.

Javën e ardhshme “çmenden” temperaturat, njihuni me parashikimin e motit nga sinoptikania Lajda Porja

Këtë të premte vendi ynë parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh.

Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja, në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se sot do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët në jug të territorit që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet parashikohen të prekin pjesën më të madhe të territorit.

Po ashtu, Porja u shpreh se pavarësisht reshjeve që do të jenë prezente gjatë gjithë fundjavës, do të ketë një stabilizim të situatës hidrike në veri, teksa sqaroi se reshjet nuk do të jenë me intensitet shqetësues.

Ndërkaq, Porja bëri me dije se javën e ardhshme vendi do të përfshihet nga një mot i ngrohtë.

“Do të jetë një mot që do të na duket më shumë si pranverë, sepse sidomos intervali nga ora 10:00 deri në 14:00 temperaturat do të ngjiten në 19 apo 20 gradë dhe kjo është një temperaturë shumë e lartë”, u shpreh sinoptikania Lajda Porja.

Aleksandër Çipa përlot me poezinë për Arben Dukën, poetin që u shua 4 vite më parë bashkë me djalin: O Arben që fjete kur lodhe gjithë dhimbjet…

Gazetari dhe analisti i njohur Aleksandër Çipa i ka dedikuar disa vargje të ndjera poetit dhe mikut të rij të shtrenjtë, Arben Dukës, në ditën e lindjes. Ai mbylli sytë përgjithmonë në Dhjetor 2021, ndërsa pak javë më pas i ndërroi jetë dhe djali në SHBA.

“Sot është përvjetori i ditëlindjes së poetit që jetoi si një organizëm poetik Arben Duka. Në botën e amëshimtë ku gjendet, së bashku me birin e vet Denisin, nga ne të gjallët që e deshëm dhe e duam, pret jo më urime por shenja kujtese”, shkruan Çipa, teksa ndan vargjet e mëposhtme:

“O Arben që fjete kur lodhe gjithë dhimbjet,

Vetë e parathe: “ janë të gjata vdekjet”

Me gurë të Argjiros bën kalldrëm në zëmër,

Odria  aq e shtrenjtë, që ty t’u mbart ëndërr.

Tani në vendin tënd shtatore ngre vetmia,

E lashë sot një cigare dhe s’u shfaq Perëndia.

Në hap më ra një dorë mendimi rëndur lot,

Ti mërmërite Ben:” O bir s’të ktheva dot!”

Në vendin që e deshe o dukë i fjalës shqipe,

Dy shpirtra mori qielli, dy trupa vdiqe, vdekje.

Të ndarë si në baladë, syrgjin dy kontinente,

Nga qielli marrim shi, shpirtrat i mban për vete.”

Aleksandër Çipa publikon dhe një fotografi të poetit me të birin dhe shkruan “Në paharresë, ke vend të pakufizueshëm, poet e vëlla i shpirtit tim, Arben Duka!

Ai është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë, si dhe bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Arben Duka ka fituar dhjetëra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid0mdjmuhk1S8d5qvERKtCkMowwmZvQ8J5hrjEdxPTFwP3QwxYvU8b3aVfhMNobvCLcl%26id%3D100063641046425&show_text=true&width=500

Ndryshon gjithcka! Joz Marku merr rolin e rëndësishëm në “Big Brother VIP Albania 5”?

Një lajm surprizë ka filluar të qarkullojë me shpejtësi në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, duke zgjuar kureshtje dhe diskutime të shumta mes ndjekësve të reality show-t më të ndjekur në vend. Bëhet fjalë për edicionin e ri të “Big Brother VIP Albania 5”, i cili pritet të nisë më 20 dhjetor, dhe që mesa duket, po përgatit disa lëvizje të pazakonta për publikun.

Sipas burimeve të ndryshme që kanë nisur të aludojnë në platforma të ndryshme online, këngëtari Joz Marku mund të jetë një nga opinionistët zyrtarë të këtij sezoni. Ky informacion nuk është konfirmuar nga produksioni, por thashethemet janë mjaft të forta dhe kanë ndezur menjëherë debatet për mënyrën se si pritet të ndryshojë dinamika e programit nëse ky emër bëhet realitet.

Megjithëse Jozi nuk ka eksperiencë të mëparshme në drejtimin apo komentimin e spektakleve televizive, ai ka një avantazh të rëndësishëm: e njeh formatin nga brenda, si ish-banor i edicionit të katërt të BBVIP. Edhe në atë sezon ai u shndërrua në një nga personazhet më të diskutuar, duke lënë pas momente që u rikthyen shpesh në rrjet. Përveç performancave të tij muzikore, publiku e kujton mirë edhe incidentin e bujshëm gjatë daljes së tij, kur pas një provokimi te dera, ai goditi me shpullë Gjestin, i cili më vonë u shpall fitues i edicionit.

Pikërisht kjo natyrë spontane dhe e drejtpërdrejtë e Jozit ka bërë që shumë ndjekës të mendojnë se si mund të shfaqet ai në rolin e opinionistit, një pozicion që kërkon jo vetëm analizë të situatave, por edhe përballje me konkurrentët dhe publikun.

Nëse ky lajm do të konfirmohet, rikthimi i tij në ekran pritet të jetë një nga zhvillimet më interesante të sezonit të ri. Deri atëherë, publiku mbetet në pritje të njoftimeve zyrtare dhe të zbulimit të plotë të surprizave që “Big Brother VIP Albania 5” do të sjellë këtë vit.

E pazakontë/ 72-vjeçari h*lmon bagëtitë e bashkëfshatarit në Peqin, arsyeja do iu lëjë pa fjalë

Një ngjarje e pazakontë, madje e konsideruar nga shumë si në kufijtë e çmendurisë, ka tronditur opinionin publik në vendin tonë. Bëhet fjalë për një konflikt pronësie që ka degjeneruar në një akt të rëndë dhe të paprecedentë, ku një i moshuar ka helmuar qëllimisht tokën, duke shkaktuar ngordhjen e bagëtive të bashkëfshatarit të tij.

Incidenti ka ndodhur në Peqin, dhe është bërë publik pas njoftimit zyrtar të policisë, e cila konfirmoi se ka marrë nën procedim 72-vjeçarin me inicialet K.S., pas një denoncimi të bërë nga pala e dëmtuar. Sipas informacioneve të deritanishme, përplasja mes dy personave ka si bazë pretendimet për pronësinë e tokës, çka mesa duket ka çuar të moshuarin drejt një veprimi ekstrem.

Dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm: 12 bagëti të ngordhura, të cilat, teksa po kullotnin në parcelën e tokës që i dyshuari pretendonte si të tijën, kanë rënë viktimë e lëndës helmuese të hedhur aty. Ky veprim ka sjellë jo vetëm humbje ekonomike për pronarin e bagëtive, shtetasin T.F., por edhe një ndjenjë shqetësimi të madh në komunitetin lokal, i cili rrallëherë përballet me akte të tilla.

Në njoftimin e saj, policia lokale bëri të ditur:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K.S., 72 vjeç, pasi dyshohet se, për motive pronësie, ka hedhur lëndë helmuese në tokën ku kullotin bagëtitë e shtetasit T.F., dhe për pasojë kanë ngordhur 12 bagëti.”

Aktualisht, çështja i është kaluar Prokurorisë së Elbasanit, e cila pritet të zhvillojë hetime të mëtejshme për të sqaruar plotësisht rrethanat, shkakun e konfliktit dhe mënyrën se si u mor vendimi për të hedhur helm në tokë. Organi i akuzës pritet të hedhë dritë mbi këtë ngjarje që ka hapur debat mbi sigurinë në zonat rurale dhe mënyrën se si zgjidhen konfliktet e pronësisë.

Deri në përfundimin e hetimeve, ngjarja mbetet ndër më të rëndat e raportuara kohët e fundit, duke sjellë edhe një herë në vëmendje tensionet që mund të shoqërojnë mosmarrëveshjet për tokën në komunitetet rurale, dhe pasojat e rënda që mund të ketë një veprim i pakontrolluar.

Jam shqiptar, erdha kur isha 5 vjeç! Aktori i famshëm në Greqi e thotë me të MADHE

Aktori i njohur me origjinë shqiptare që ka bërë karrierë në Greqi, Nikos Gelias, ka ndarë së fundmi për publikun grek një rrëfim të sinqertë dhe të ngarkuar emocionalisht. Në një intervistë për televizionin “Mega”, ai foli jo vetëm për rolin e tij të ri në serialin “Mavo Rodo”, por edhe për një pjesë të rëndësishme dhe të dhimbshme të jetës së tij private, që lidhet me origjinën dhe përvojat e racizmit.

Gelias, i cili prej vitesh është bërë një figurë e dashur për publikun grek falë talentit dhe prezencës së tij në ekran, vendosi të “hapë zemrën” dhe të tregojë pengjet dhe sfidat me të cilat është përballur që në fëmijëri. Ai rrëfeu se ka emigruar në Greqi së bashku me familjen kur ishte vetëm 5 vjeç, si pjesë e valës së emigrantëve ekonomikë që kërkonin një jetë më të mirë.

Por vitet e para të jetës atje nuk kanë qenë aspak të lehta. Aktori tregon se për shkak të origjinës shqiptare, familja e tyre është përballur me refuzim dhe diskriminim të vazhdueshëm. Ata detyroheshin të ndërronin shpesh banesë, pasi shumë pronarë i largonin sapo mësonin se ishin shqiptarë. Ky realitet, siç shprehet ai, ka lënë gjurmë të thella.

Përvoja e tij e hidhur ka vijuar edhe në shkollë, ku sipas rrëfimit të tij, mësuesit shpesh nuk i jepnin as fjalën në klasë, vetëm për shkak të origjinës së tij. Kjo formë e heshtur e racizmit ka qenë një barrë e madhe për një fëmijë që përpiqej të përshtatej në një vend të ri.

Vetë aktori u shpreh në intervistë:
“Origjina ime është nga Shqipëria, kam ardhur në Greqi në moshën 5 vjeç, si emigrant ekonomik. Kemi ndërruar shpesh lagje kur kemi ardhur në Greqi, sepse duke qenë shqiptarë na kanë nxjerrë nga shtëpitë tona.”

Rrëfimi i tij ka prekur shumë shikues, të cilët shohin tek ai jo vetëm një artist të talentuar, por edhe një simbol të sfidave që kanë kaluar dhjetëra mijëra emigrantë shqiptarë në Greqi gjatë viteve të para të tranzicionit.

Ndërkohë, Gelias vazhdon karrierën me role të rëndësishme në televizion, duke treguar se pavarësisht paragjykimeve të dikurshme, puna dhe përkushtimi mbeten mënyra më e fortë për t’i thyer barrierat.

E papritur! Edi Rama premton ndryshimin radikal: Në Shqipëri për herë të parë…

Gjatë pjesëmarrjes në takimin “Për Ty Natyrë”, kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë të fortë mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se ato kanë shkaktuar pasoja kolosale dhe se kjo sfidë kërkon një reagim të menjëhershëm, të organizuar dhe të mbështetur në teknologji moderne.

Rama u shpreh se Shqipëria nuk mund të vazhdojë të përballet me fenomenin e zjarreve me të njëjtat metoda të së shkuarës, pasi kushtet e reja klimatike dhe intensiteti i dëmeve e bëjnë të domosdoshme një qasje më të avancuar dhe të investuar mirë. Për këtë arsye, qeveria — siç deklaroi ai — po angazhon burime shtesë financiare me synimin për të futur teknologji të reja që do të rrisin eficencën në menaxhimin e mjedisit dhe rigjenerimin e zonave të prekura.

Një nga risitë më të rëndësishme të njoftuara nga kryeministri është fakti se, për herë të parë në Shqipëri, do të realizohet mbjellja e pemëve me dronë, një praktikë e përdorur tashmë në disa vende të zhvilluara dhe që njihet për saktësinë, shpejtësinë dhe uljen e kostove. Sipas Ramës, kjo teknologji do të lejojë mbjelljen në zona të vështira për t’u arritur me mjete tradicionale, si dhe do të ndihmojë në rigjallërimin e shpejtë të sipërfaqeve të djegura.

Kryeministri tha ndër të tjera:

“Askush nuk i gjeti ndonjë ilaç zjarreve, që kur vijnë bëjnë dëme kolosale. Nuk mundet të qëndrojmë kështu, edhe pse në të shkuarën mund të ketë qenë eficente. Duhet t’i përgjigjemi sfidës duke investuar pa humbur kohë në atë pjesë që kthehen plagë. Për këtë arsye, po angazhojmë edhe burime të tjera financiare për të futur teknologjinë, kapacitet mbjellëse përmes pyllëzimeve me dronë të cilat sjellin saktësi dhe eficencë. Për vitet e mëtejshme do të rritim edhe pyllëzimet.”

Deklaratat e Ramës vinë në një moment kur problematika e zjarreve është bërë një shqetësim i përsëritur gjatë çdo sezoni të nxehtë, ndërsa dëmet në pyje, biodiversitet dhe ekonomi lokale kanë qenë të ndjeshme.

Me futjen e teknologjisë së dronëve në procesin e pyllëzimit, sipas kryeministrit, hapet një kapitull i ri në menaxhimin mjedisor, që synon jo vetëm trajtimin e pasojave, por edhe parandalimin e tyre në të ardhmen.

E shkr*ta! Trupi i 45-vjeçares në Vlorë u gjet pas 2 vitesh, akuza e fqinjit: E vr*në familjarët…ja detajet qe kalojne logjiken njerezore

Që prej shkurtit të vitit 2023, Veziko Bejko nga fshati Tërbaç i Vlorës humbi kontaktet me familjarët. Bashkëshorti i saj tregoi asokohe se gruaja, pasi piu kafen e drekës, doli nga shtëpia për të mbledhur dru dhe nga ai moment nuk u kthye më. Pavarësisht se kërkimet u zgjeruan për muaj të tërë e më pas për vite, në të gjithë zonën, së bashku me forcat zjarrfikëse dhe policinë, nuk u gjet asnjë gjurmë prej saj. Familjarët atë kohë shprehën se nuk përjashtohej mundësia që ajo të kishte kryer vetëvrasje. Sipas tyre, në familjen me katër anëtarë nuk kishte pasur asnjëherë konflikte.

Më datë 1 tetor, specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi në fshatin Tërbaç, më 01.10.2025, një bari i zonës kishte konstatuar disa mbetje kockore, mes tyre edhe një kafkë të dyshuar njerëzore. Mbetjet u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Djali i të ndjerës, në një komunikim me emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24 u shpreh se pas këtij njoftimi nisën kërkimet për gjetjen e pjesës tjetër të trupit, të cilin arritën ta gjenin, së bashku me disa sende personale. Ai deklaron se është i bindur se trupi i përket nënës së tij.

Nga ana tjetër, në studio ka mbërritur Fatmir Muho, një personazh që pretendon se po akuzohet nga familjarët për vrasjen e gruas dhe kërkon ta bëjë shqetësimin e tij publik. Ai pohoi se akuzat janë në shenjë hakmarrje pasi ai i denoncoi si familje, ndërsa i akuzoi ata për vrasjen e nënës së kryefamiljarit.

“Më mori në telefon djali i saj dhe më tha; ku je? Urgjent se ka humbur Vezikoja. Ai më tha se më morën në telefon dhe më njoftuan dhe më shtoi; unë e prisja një gjë të tillë. Të gjithë ishin alarmuar. Nisëm kërkimet. Kur shkuam në një kodër, gjetëm një sëpatë. Erdhi policia, kërkime me dron. I thash policisë që ta sekuestronte sëpatën. Gjetëm një paketë cigareje të hedhur. Njëri nga punonjësit e policisë tha për mua: ‘Ai kush është?’ Para shumë vitesh e kam denoncuar për vrasjen e nënës së tyre, vjehrrës së Vezikos. Nëna e burrit të kësaj u vra. E kam denoncuar, pasi ajo kishte disa ditë te nëna ime dhe thoshte; ata do më vrasin, më kanë thyer brinjët dhe e vranë. Edhe skedën e vdekjes, e akuzuar ishte Vezikoja. Ajo nuk kishte probleme të shëndetit mendor, por kishte atë pjesën e epilepsisë. Ajo u akuzua tërthorazi bashkë me burrin e saj. Skeda e vdekjes dhe shkaqet e vdekjes në lidhje me nënën e plotësoi një infermiere, se nuk ua mbante të shkonin te mjeku. I gjithë skenari se si e sollën të vdekur nga Dhërmiu është e tmerrshme.

Më dilte Policia e Shtetit para. Vjen dhe më thërret polici Artan Bedini: ‘O Fatmir do vish që të shkojmë pak te familja aty’. Ai doli te shtëpia e tyre dhe shihte vërdallë. Më tha: ‘Do shkojmë te rezervuari’. Pashë nga liqeni dhe në atë moment punonjësi i policisë më filmon. Por më erdhi pastaj polici i zonës dhe më thotë: “Shyqyr që ishe në komunë se do të ishe kalbur në burg’. Po nuk doli që këta nuk kanë dorë në ekzekutimin e nënës së tyre, do të vete unë në burg. Edhe 2 ditë para se të gjendej kufoma, erdhi i shoqi dhe tha: ‘Si ka mundësi që u gjet trupi afër shtëpisë time’. Për mua është vrasje e pastër dhe jo vetëvrasje. Kam dhe prova të tjera do t’i jap në prokurori dhe po të dojë ta mbulojë. Mos të bëjnë rolin ata, se ata më kanë akuzuar. Ata kanë shkuar dhe në polici dhe kanë thënë emrin tim.”, tha ai.

Ndërkohë, djali i viktimës në një lidhje telefonike pohoi se Fatmiri do ta pësonte keq nëse vazhdonte të lëshonte akuza të tilla.

“Çfarë do Fatmiri aty? Njeriu u gjet dhe kaq u mbyll. Çfarë kërkon zoti Fatmir te ju? Mos bëni gabim, se zoti Fatmir do të përballet shumë keq me ne familjarët. Çfarë të drejte ka zoti Fatmir dhe çfarë problemi ke me këtë punë?! Kështu na e bëri dhe për gjyshen ai. Na e ngriti nga varri gjyshen se thanë e vranë. Por ajo vdiq nga perëndia”-, tha i riu./ News24