Horoskopi për ditën e sotme, e Martë 2 Dhjetor 2025

Dashi

Do i jepni rëndësinë e duhur jetës suaj ne çift gjate kësaj dite dhe do përjetoni ndjesi akoma me te veçanta se me pare. Dashuria për njeri-tjetrin do jete e zjarrte. beqaret jo veten qe do fillojnë një lidhje, por ajo do jete mjaft pasionante. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje mire sepse kohet e fundit keni ditur si t’i menaxhoni te ardhurat. As borxhe nuk do keni për te shlyer.

Demi

Lidhja juaj me partnerin do jete goxha e qëndrueshme sot. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni edhe disa çështje te mbetura pezull. Beqaret do e gjejnë me ne fund një person qe do ju përshtatet ne çdo pike. Ne planin financiar do ju duhet te ndryshoni sa me pare strategji sepse gjerat nuk po ecin mire.

Binjaket

Dite shume e qëndrueshme dhe pa asnjë problem sado te vogël kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh mire me partnerin. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë dhe do ja arrijnë menjëherë qëllimit. Financat do jene goxha te mira. Kjo do ju japë mundësinë te kryeni te gjitha shpenzimet e domosdoshme.

Gaforrja

Pas një periudhe paksa delikate për jetën tuaj ne çift, sot do ndiheni shume te qete. Do i sqaroni qe ne orët e para te mëngjesit mosmarrëveshjet dhe do e shihni te ardhmen me optimizëm. Beqaret nuk do duan ta sakrifikojnë lirinë e tyre dhe nuk do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Merkuri do iu ndihmojnë t’i ruani sa me te stabilizuara financat.

Luani

Dite goxha e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni dhe partneri do ndihen me fat qe ju ka ne krah. Beqaret do realizojnë disa takime interesante te cilat mund edhe t’ua ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Ne planin financiar do keni disa tronditje te vogla, por gjithsesi do ja dilni te kryeni shpenzimet e domosdoshme.

Virgjeresha

Do merrni disa propozime interesante sot nga partneri juaj dhe do jeni gati te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël. Beqaret do ndihen me gati se kurrë te pranojnë propozime dhe te fillojnë edhe aventura kalimtare. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përkeqësuar për shkak te pamaturisë qe keni treguar gjithë këto kohe. Beni kujdes!

Peshorja

Dite harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do i harroni te gjitha problemet qe keni pasur dikur dhe do mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do takojnë persona te dashur dhe mjaft elokuente. Mos i humbisni mundësitë për t’i njohur me mire ata. Shpenzimet qe do kryeni do jene te konsiderueshme dhe gjendja e financave do behet akoma me delikate.

Akrepi

Te dashuruarit do kalojnë një dite shume te zakonshme dhe pa probleme. Do ndiheni mire. Beqaret duhet te tregohen shume te matur sot nëse pranojnë ftesat e do ju bëhen sepse jo te gjithë personat ju duan te mirën. Mos e lëndoni veten me dorën tuaj. Yjet do i favorizojnë financat. Gjendja do jete edhe me e mire nga sa e kishit menduar.

Shigjetari

Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ne jetën sentimentale sepse do jete partneri ai qe do mendoje për çdo. Shfrytëzojeni ditën deri ne maksimum. Beqaret do realizojnë një nga takimet me te bukura te jetës se tyre dhe gjithçka do ju ndryshoje për mire. Ne planin financiar do ju duhet te përballeni me sfida goxha te vështira dhe delikate. Kujdes!

Bricjapi

Dite goxha e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni çfarë te mundi qe te ruani klimën e ngrohte dhe harmonike. Beqaret nuk do preferojnë te fillojnë një lidhje edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene goxha te mira. Ne planin financiar mund te përballeni me probleme për shkak te pamaturisë qe keni treguar se fundmi.

Ujori

Do jeni gjithë kohës te trishtuar sot ju te dashuruarit. Asnjeri nuk do beje toleroni dhe secili do kërkojë ti dale e veta. Kujdes sepse po vazhduar kështu nuk keni për te shkuar gjate si çift. Beqaret do kenë veçse mundësi për disa aventura kalimtare, asgjë me shume sesa kaq. Ne pune do jete një dite pa kurrfarë problemi. Gjithçka qe dëshironi do ju realizohet.

Peshqit

Duhet te tregoheni shume te kujdesshëm gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse përndryshe do përballeni me probleme. Për çdo mendim apo hatermbetje flisni hapur me atë qe keni ne krah. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnë një lidhje. Financat do jene goxha te mira dhe kjo do iu japë mundësinë te kryeni investimet e duhura.

Ekskluzive/ Zbulohet identiteti i personit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Naldo Gjini përdori makinën e…

Policia e Elbasanit ka shoqëruar Naldo Gjinin me banim në Lezhë, si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, 43 vjeç, mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Mësohet se ky person ka përdorur ditët e fundit makinën “Audi” që u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Automjeti u gjet i djegur në Librazhd, në fshatin Mirakë, ndërsa brenda tij nuk kishte armë zjarri.

News24 dhe BalkanWeb mësojnë se Gjini është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Policia po ushtron kontroll në shtëpinë e tij.

© BalkanWeb

Kushton 13 mln dollarë, FBI sekuestron një nga supermakinat më të rralla në botë, ja kujt i përkiste

Mercedes-Benz CLK GTR, një nga makinat speciale më ekstreme dhe të rralla të krijuara ndonjëherë nga AMG për nevojat e Le Mans në fund të viteve ’90, ka qenë në qendër të një prej operacioneve më mbresëlënëse të FBI-së dhe iu sekuestrua ish-kampionit olimpik të kërkuar Ryan Wedding.

Agjencia sekuestroi makinën CLK GTR Roadster të vitit 2002, me vlerë afërsisht 13 milionë dollarë, si pjesë e operacionit “Giant Slalom”, i cili synon kartelin ndërkombëtar të ish-snowboarderit olimpik dhe tani të arratisurit në mesin e 10 më të kërkuarve të FBI-së, Ryan Wedding.

Një strukturë ekzotike, vetëm gjashtë në botë

CLK GTR është rezultat i një epoke të artë për prodhuesit që ndiqnin lavdinë në Le Mans. Për të marrë pjesë, ata duhej të prodhonin disa kopje të ligjshme për rrugë.

Kjo i dha jetë “monstrave” si Porsche 911 GT1, Nissan R390 dhe, sigurisht, Mercedes-it “të tyre”. Nga 28 CLK GTR të ndërtuara, vetëm 6 ishin roadster, duke e bërë këtë version me çati të hapur edhe më të vlefshëm.

Ajo ka një motor V12 6.0 litra që prodhon gati 600 kuaj fuqi dhe arrin 7,000 rpm, nëpërmjet një kutie shpejtësie sekuenciale me 6 shpejtësi.

Supermakina e një baroni “të padukshëm”

Makina CLK GTR i përkiste Ryan Wedding, i cili akuzohet për drejtimin e një rrjeti shumëkombësh trafikimi kokaine me të ardhura të paligjshme që tejkalonin 1 miliard dollarë në vit. Autoritetet amerikane e krahasojnë atë me emra si Escobar dhe El Chapo dhe besojnë se ai fshihet në Meksikë.

FBI-ja po ofron madje një shpërblim epik prej 15 milionë dollarësh për informacionin që çon në arrestimin e tij, një shumë pothuajse e mjaftueshme për të blerë vetë CLK GTR, nëse përfundon në ankand.

Çfarë do të ndodhë me CLK GTR?

Kjo mbetet e panjohur. Me shumë mundësi do të nxirret në ankand, siç është rasti me asetet e tjera luksoze të sekuestruara. Megjithatë, duke pasur parasysh rrallësinë dhe historinë e tij “të errët”, vlera e saj mund të rritet edhe më shumë.

Një gjë është e sigurt: çdo shfaqje e një Mercedes-Benz CLK GTR Roadster është lajm më vete. Dhe ky është ndoshta modeli më “kinematik” që kemi parë prej vitesh. (A2 Televizion)

Nis rebelimi! “Më p*rplasi derën në fytyrë”/ Ish-deputeti “shp*rthen” ndaj Berishës: Sa të jetë ai në PD nuk kthehem

“Berisha më përplasi derën në fytyrë dhe më largoi nga PD”, kështu ka deklaruar ish-deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula.

Gjatë një interviste në në Report Tv, Sula tha se pavarësisht se kishte fituar primaret në qarkun e Elbasanit dhe ishte në kulmin e aktivitetit të tij politik, ai u përjashtua nga listat për të kandiduar në zgjedhjet e 11 majit. Ai theksoi se dëshira e tija ishte që të futej edhe në listën e hapur për të treguar fuqinë e tij politike brenda partisë.

“Aty ka përfunduar çdo gjë dhe mua m’u mbyll dera e shtëpisë, ku unë isha prej shumë vitesh dhe mu përplas dera në fytyrë nga Berisha. Berisha ka thënë kujt si pëlqen kjo shtëpi mund të ketë shtëpi më vete. Partia Demokratike edhe të tjera janë si një shoqëri aksionere që ke aksionet e tua, kontributet e tua dhe nëse nuk respektohen këto nuk ka rregulla loje. Unë isha në kulmin tim politik sepse në qarkun Elbasan fitova primaret dhe u hodha në rrugë dhe s’më vunë as në listë të hapur për të kandiduar. Unë doja të isha edhe në listë të hapur për të mbledhur vota dhe për t’i treguar Berishën kjo është fuqia ime këto janë votat që kam unë. Dhe pastaj u katandisën me aq mandate sa s’ka bërë vaki ndonjëherë”-, tha ai.

Ndër të tjera, Sula mohoi se ai mund të ketë një rikthim në Partinë Demokratike, sa kohë në krye të asaj partie është Sali Berisha.

“Unë isha aty ku isha po performoja pozitivisht po jepja kontribute, çfarë duhet që të bëja më shumë unë. Aty nuk respektohen kontributet dhe vlerat, jo se më zuri vendin një person tjetër, se kjo do të ishte e kuptueshme. Sa kohë do të jetë Berisha atje, unë nuk mund të jem më në atë parti. Në një kohë që PS merr 83 mandate, PD ra shumë, pasi mori pak mandate. Berisha lufton për numrin dy. Kur ai hyn në zgjedhje me mendjen se ne do jemi numri dy dhe jo njësh, çfarë pret”-, tha ai.

E fundit! Se ka parë njeri qe prej…! Zhd*ket gazetarja e njohur (foto)

SIBERI-Ish-bashkëpunëtorja e Radios Evropa e Lirë, Nika Novak – e cila u dënua me burgim vitin e kaluar nga një gjykatë ruse për shkak të ushtrimit të detyrës së saj profesionale – është zhdukur nga një qendër korrektuese në Siberi, tha avokatja e saj të hënën.

Julia Kuznetsova tha në një postim në rrjetet sociale se duket se Novak po transferohej nga Kolonia Penale Nr. 11 në fshatin Bozoj, në rajonin Irkutsk, megjithëse destinacioni i saj mbetet i panjohur.

“Këtë javë, një koleg avokat u përpoq ta vizitonte Nikën, por iu mohua hyrja”, shkroi Kuznetsova.

“Ai vuri re zhurmë të madhe dhe një numër të madh të oficerëve të Komitetit Hetimor në burg. Stafi i burgut nuk po shpjegon saktësisht se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

Kuznetsova tha se më 30 nëntor ajo telefonoi burgun për ta pyetur për Nikën, por kërkesa nuk iu pranua dhe iu kërkua të paraqiste një kërkesë zyrtare, gjë që ajo më pas e bëri.

Novak u dënua me katër vjet burgim pas një gjyqi me dyer të mbyllura për “bashkëpunim konfidencial me një shtet të huaj, organizatë ndërkombëtare ose të huaj”, një dënim që ajo dhe organizatat për të drejtat e njeriut e konsiderojnë të padrejtë. Ajo u transferua në Koloninë Penale Nr. 11 më 1 mars, ku u ankua për kushte të ngjashme me torturën, para se të hynte në grevë urie.

Ajo tha se u vendos në izolim pasi refuzoi t’i japë intervista mediave ku duhej të pretendonte se “gjithçka është në rregull në koloninë penale dhe të burgosurit janë të lumtur” dhe për refuzimin për të punuar si rrobaqepëse.

Presidenti i Radio Evropa e Lirë, Steve Capus, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë atë, duke thënë se dënimi i saj me akuza “politikisht të motivuara synon të heshtë dhe frikësojë gazetarët individualë”.

Para arrestimit, Novak kishte punuar për ChitaMedia dhe kishte qenë kryeredaktore e faqes Zab.ru. Ajo kontribuoi në programet e Siberia.Realities të REL-it në vitin 2022.

Rasti i 33-vjeçares shënoi herën e parë që një gazetar u dënua nën nenin 275.1, një vepër që u fut në ligj vetëm në vitin 2022, muajt pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./REL

Para festave? SPAK kërcet pr*ngat! Klodiana Lala zbulon emrin e politikanit të lartë qe do arr*stohet

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV zbuloi ministrin që po hetohet nga SPAK. Ajo tha se njoftimi i bërë nga SPAK për ministrin që po hetohet ka të bëjë me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Por ndërkohë, Lala tha se Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar se ministri Arbjan Mazniku është person nën hetim me akuzën për shpërdorim të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera dhe kjo dosje i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.

“Ka një lapsus në njoftimin se po hetohet një ministër. SPAK ka një libër për transparencën. Rasti që është bërë publik ka të bëjë me zotin Ahmetaj. Në kohën që ka nisur hetimi ka qenë në cilësinë e ministrit. Ka persona apo ministra aktualë që janë nën hetim, por nuk bëhen publikë. Ahmetaj ka patur disa funksione. Ka ministra aktualë që janë nën hetim.

Është në çështje e dërguar nga Prokurosia e Tiranës në adresë së Prokurorisë së Posaçme. Belind Këlliçi në vitin 2023 kur kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës denoncoi publikisht një rrugë që ishtë ndërtuar pa tender rruge. Ky tender u zhvillua pasi u shtrua asfalti. Këlliçi denoncoi Veliajn. Prokuroria tha se Veliaj e kishte deleguar firmën dhe rezultonte Mazniku, që ishte nënkryetar dhe nuk ishte kompetencë e SPAK në atë kohë.

Më pas Mazniku emerohët ministër dhe prokuroria e Tiranës e thirri zotin Mazniku dhe e pyeti 3-4 javë para zgjedhjeve parlamentare. Sot Prokuroria e Tiranës më ka konfirmuar faktin se zoti Mazniku është person nën hetim me akuzën për shpërdorim të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera dhe kjo dosje i është kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme dhe SPAK e regjistron Maznikun si person nën hetim. Nëse konstaton rrugës që dalin të dhëna të tjera nga ato që ka prokuroria i grupon dhe vijon hetimin”- tha Lala.

“Dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari!” Gazetari ngel pa fjale: Si ka mundësi që Muçi nuk lëvizi nga vendi pas supergolit?

Ernest Muçi ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në Turqi me Trabzonsporin gjatw fundjavws. Në ndeshjen kundër Konyaspor, sulmuesi shqiptar tregoi edhe njëherë tjetër potencialin e tij duke shënuar nga distanca. Por vërtet e habitshme ishte fakti se Muçi nuk iu afrua aspak me festimin e tij, magjisë së këtij goli, teksa nuk lëvizi nga vendi si të kishte shënuar nga 11-metrat. E gjitha kjo i ka bërë përshtypje edhe moderatorit të “Mega Sport” në “A2 CNN”, Altin Sulçes.

“Në Turqi janë mahnitur nga Ernest Muçi. Po shikoja një postim brilant, fantastik që vjen nga Turqia për të, pyesnin nëse ai gol ishte një inteligjencë artificiale apo e vërtetë. Kishin bërë një fotografi ku Ernest Muçi dilte me një cip në tru. Ajo që mua më habiti fare pastaj ishte reagimi pas golit. Nuk festoi fare, nuk lëvizi nga vendi pas një super goli të tillë që duhej të ishte tërbuar. Nuk e di, aty dukej me zemër skandinavi, jo me zemër shqiptari”, tha Sulçe. (A2 Televizion)

E fundit! Policia drejt zbardhjes së vr*sjes së Elbasanit! Kap m*t një të dyshuar që po tentonte te largohej, ai ka

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot Naldo Gjinin, i cili po verifikohet në kuadër të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla.

edmond hyka mondi mehalla vrasje atentat elbasan

Sipas burimeve, Gjini dyshohet se ka përdorur gjatë ditëve të fundit automjetin tip Audi, që është identifikuar nga hetuesit si mjeti i përdorur në ngjarjen kriminale.

Ai është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, në momentin kur kryente pagesën te trau i autostradës, duke lëvizur me të njëjtin automjet.

Ndërkohë, policia po kryen kontrolle në banesën e tij, me qëllim mbledhjen e provave të mundshme që lidhen me çështjen.

Ndodh më në fund ‘mr*kulliua’! I dhanë 2% shanse për të JETUAR, gruaja “mp*sht” k*ncerin e gjirit FALË…

Një grua duket se është “shëruar” nga kanceri i gjirit, gati dy dekada pasi supozohej të vdiste nga kjo sëmundje. Ajo tani është një nga nëntë personat që në mënyrë misterioze kanë arritur ta mposhtin sëmundjen, të gjitha falë një gjëje.

Lori Lober u diagnostikua me kancer në vitin 2000, në moshën 38-vjeçare. Mjekët thanë se sëmundja ishte në fakt terminale, duke i dhënë asaj vetëm 2% shanse për të jetuar maksimumi pesë vjet të tjera.

Por tani, 25 vjet më vonë, Lori është e lumtur dhe më e shëndetshme se kurrë më parë, dhe tani është një nga pak njerëzit që duket se e kanë mposhtur diagnozën e tyre. Ajo tani po jeton çdo ditë në maksimum, duke u siguruar që të jetë mirënjohëse për çdo ditë që zgjohet.

Ajo i zbuloi Daily Mail se mjekët e kishin “bindur” se mezi do të arrinte të mbijetonte përtej moshës 40 vjeçe kur iu dha diagnoza. Kur u vizitua nga mjekët, kanceri ishte përhapur tashmë në të gjithë trupin e saj pasi nuk ishte trajtuar për tre vjet.

Tani në moshën 62 vjeçe, kanceri i Lorit është zhdukur plotësisht në një shërim të mrekullueshëm falë një vaksine kundër kancerit që mori në vitin 2002. Ajo ishte një nga nëntë gratë që morën ilaçin eksperimental, të cilat të gjitha kishin kancer të avancuar të gjirit me shumë pak gjëra të tjera për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjes së tyre.

Që atëherë, të nëntë gratë kanë mbijetuar, pa asnjë shenjë të sëmundjes brenda tyre. Ekspertët tani po e përshëndesin vaksinën eksperimentale si një ndryshim rrënjësor dhe së shpejti mund të jetë e ardhmja e trajtimit të kancerit.

Mijëra pacientë britanikë kanë filluar tashmë të marrin trajtime me vaksinë për kancerin, pavarësisht se për vite me radhë shkencëtarët kanë qenë vetëm një ëndërr e parealizuar. Vaksinat janë zhvilluar për të trajtuar një sërë sëmundjesh, duke përfshirë kancerin e mushkërive, vezoreve dhe lëkurës, dhe tani mund të vihen në dispozicion në NHS.

Ngjarje TR*GJIKE/ 9-vjeçari q*llon veten aks*dentalisht në KOKË pasi gjeti një a*më në shtëpinë e…

Një djalë nëntëvjeçar është dërguar me urgjencë në spital pasi thuhet se është vetëqëlluar aksidentalisht me armë në kokë. Djali, i cili është në gjendje të rëndë, dyshohet se e ka gjetur armën në shtëpinë e një miku të familjes së tij.

Sipas Le Parisien, incidenti ndodhi në një pronë në Saint-Doulchard, Bourges, Francë. Prokurorja Céline Visiedo i tha mediave se të shtënat ishin aksidentale, por personi që fillimisht e kishte armën është arrestuar.

Ajo tha: “Ndërsa të gjithë ishin të zënë, fëmija zbuloi armën dhe e tërhoqi këmbëzën. Zyra e prokurorit tha se prindërit e viktimës ishin në shtëpinë e mikut të tij për ta ndihmuar atë të zhvendosej. Ata deklaruan se arma ishte vendosur edhe në një dhomë të veçantë nga shtëpia për të shmangur rrezikun.

Djali u transportua me helikopter në gjendje kritike në Spitalin Clocheville në Tours, ku aktualisht në gjendje të qëndrueshme. Një burrë 56-vjeçar është konfirmuar si pronar i armës dhe është ndaluar në stacionin e policisë së Bourges.