Do ndodhin çudira në muajin Dhjetor? Meteorologia zbulon çfarë na pret dhe kur do të rikthehen reshjet dhe dëbora

Kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Këtë parashikon meteorologia Tanja Porja. Ajo paralajmëroi rikthim të reshjeve të shiut dhe dëborës duke filluar nga mesi i javës.

“Mëngjes i ngrohtë, megjithatë kjo javë do të jetë në kushtet normale të muajit dhjetor. Presim rritje graduale të vlerave termike, por reshjet rikthehen në mesjavë, reshje shiu dhe dëbore por fatmirësisht të pakta”, tha meteorologia.

Sipas saj “sot dhe nesër do kemi një erë jugore që paralajmëron ngrohjen e kushteve të motit dhe rikthimin e reshjeve. Vranësira të shtuara në territor, të dukshme në të gjithë Shqipërinë”.

Porja theksoi se temperaturat do të luhaten nga 0-18 gradë.

“Mëngjesi krahasuara me mëngjesin e një dite më parë ka shënuar rritje të lehtë të temperaturave”.

E fundit! Lamtumirë bankomatëve tradicionalë! Mënyra më e re për të tërhequr para

Në një kohë kur transformimi digjital po ridimensionon çdo sektor, edhe bankat europiane po i nënshtrohen ndryshimeve të thella. Rënia e përdorimit të parasë fizike ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në infrastrukturën tradicionale bankare, duke vënë në shënjestër një prej elementeve simbol të saj: bankomatet. Me pagesat elektronike që po fiton terren me shpejtësi, bankomatet klasike po bëhen gjithnjë e më pak të përdorshëm.

Vitet e fundit, pesha e parasë “cash” ka rënë ndjeshëm, edhe pse mbetet ende një mjet i rëndësishëm pagesash për një pjesë të konsumatorëve. Megjithatë, bilanci mes kostove të larta të operimit dhe përdorimit në rënie ka detyruar bankat të rishikojnë strategjitë e tyre, shkruan A2 CNN.

Këto pajisje moderne nuk shërbejnë vetëm për të tërhequr para, por ofrojnë edhe depozitime, identifikim automatik të kartës dhe akses në një sërë operacionesh bazike, pa komisione shtesë edhe nëse përdoruesi i përket një banke tjetër.

Franca po shihet si shembulli më i përparuar i këtij procesi. Sipas parashikimeve të industrisë, gjatë vitit të ardhshëm në vend pritet të instalohen rreth 7.000 pika të reja shërbimi, ndërsa mijëra bankomate tradicionale do të hiqen, veçanërisht në zonat urbane ku frekuentimi i tyre ka rënë ndjeshëm. (A2 Televizion)

Lidhjet me M•fian, Rama nën sh•njestrën Trump

Nga Basir Çollaku

Media meksikane, në një dosier i rikthehet mafias shqiptare dhe lidhjeve të saj me politikën e pushtetin.

Luftar Hysa pjesë e kartelit “Sinaloa” në Meksikë, është nyja lidhëse edhe me kryeministrin Edi Rama, të cilin ai e ka takuar, e më pas bizneset e tij, nën akuza federale, pastrimi miliona eurosh, morën një tjetër zhvillim në Shqipëri.

Kur shtypi më herët zbuloi lidhjet e kartelit me bandën shqiptare, Rama u hodh në mbrojtje agresive të miqve të tij të “ndershëm” që ai kishte pritur në zyrë me personin B, këshilltarin e tij, në historinë e dosjes së Charles.

Vajti deri në rrjedhjen psikike të zakonshme kur përballet më të vërteta djegëse, sa tha se …”doli një artikull atje dhe mbushet gjithë rrjeti i kanaleve të vatanit këtu me një llumhane që nuk di si i bëhet për ta frenuar”.

Lexo edhe:

E vërteta vonon por nuk harron. Kanalet e llumhanevë paskan pasur të drejtë, ndërsa shënjestra e tyre jo. Kur gazetari italian i Rai Tre e pyeti KM rrëfeu një histori bajate biznesi si sportelist informacioni për taksat e mjedisin.

Hysa sipas hetimit të Washingtoni ishte pjesë e një rrjeti kazinosh të pastrimit të parave, në lidhje me kartelin e drogës. Kjo solli nga presioni amerikan të mbyllen mbi 10 kazino në Meksikë, ku u prekën edhe bizneset e lojërave të fatit të familjes Hysa, si akuzë për lidhjet me trafikun.

Media meksikane shkruan mes të tjerash se, “në mes të kaosit, mësuan se Ministria e Brendshme po përsëriste të njëjtën manovër me 10 biznese të tjera të së njëjtës familje: një bastisje e sinkronizuar nga Baja California deri në Sinaloa…”

Prokuroria e Përgjithshme me presionin e Shtëpisë së Bardhë, kishte mësyrë dyert e bizneseve të akuzuar, siç pretendonte zyra e kontrollit të aseteve të huaja. Ata, familja Hysa, dyshohen prej vitesh në këtë lidhje me kartelet e pastrimit të parave të kartelit Sinaloa. E tani atje, ato biznese, janë mbyllur me urdhër të presidentit Trump. Mafia shqiptare është nën hetim nga SHBA.

-A e dinte Edi Rama kur priti Luftar Hysën, se kë po priste në zyrë?

-A kërkoi ai informacion për origjinën e bizneseve të tij në Meksikë?

-A kërkoi të dhëna ngaqë prej vitesh ata, familja Hysa, akuzoheshin në disa shtete si pastruesh parash të kartelit ndër më të mëdhenjtë të drogës, me lojëra fati dhe ndërtime ?

Ai kërkoi pikërisht zgjerimin e këtij biznesi. Po agjencitë e tjera të shërbimeve dhe zbatimit të ligjit, asgjë nuk dinin?

-A ishte Rama arsyeja e mbylljes së gojës së tyre?

-Po sot, a ka hetime për këtë sanksion të ndërmarrë tani nga Departamenti i Thesarit, për biznese të mbyllura të këtij rrjeti? Hysaj tashmë është shënjestër e lëvizshme.

Ai tërheq hetuesit kudo ka shkuar e ka përfituar për të ndërtuar skemën e tij të pastrimit. E një nga ndalesat është kryeministri, zyra pritëse e favorizuese më pas.

Ndaj Rama është një nga shënjestrat e Trump në luftën ndaj bandave terroriste të narkotikëve. Kjo u provua edhe në urimet e Trump dhe Rubio ditën e pavarësisë, ku kërkohej cilësisht lufta ndaj krimit të organizuar e karteleve të kokainës e atyre që bashkëpunojnë. E më pas dosjet vetëm shtohen.

-A do të përgjigjet Rama se kush ishte në Aruba në 2019-tën, në samitin e kokainës?

-A do të përgjigjet nëse është takuar me Artur Shehun, një ndër të akuzuarit në shumë dosje të trafikut të drogës, por edhe investitor i madh me leje të Ramës në bregdet?

-A do të pranojë edhe biseda, takime me shumë emra të botës së Mafias vendase e ndërkombëtare, të kthyer më pas në investitorë strategjikë në Shqipëri?

Sky-enchro kanë material të pafundme. Ai, kreu i organmizatës, njëherësh qeverisë, mund të mohojë tashmë gjithçka, sepse është në shenjestër çdo orë të qëndrimit në zyrën e KM. Në atë zyrë të pushtuar nga kokaina.

Deri një ditë të afërme.

Një ditë kur përgjime, mesazhe, video, dëshmi, të penduar, të hidhen në tryezën e tij. Balluku ndonëse vjedhje e çmendur marramendëse me dhunë bashkë me shefin, është halli shpartallues. Por është i vogël, krahasuar me shënjestruesin e Shtëpisë së Bardhë nga Uashingtoni.

Ai, është hall i madh i të dyve, i të treve, i të gjithëve.. Organizatë kriminale, është akuzë zyrtare amerikane, e cila do të përkthehet në shqip së shpejti, nga zyra e “përkthimeve” të dosjeve në SPAK.

E kemi kap mat! Sali Berisha ben paralajmerimin e forte, ja cfare do i bejme Rames qe neser

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, që thotë se Komisioni i Venecias, nuk thotë që një gjykatë duhet të pezullojë ministrin.

Berisha paralajmëroi se do të përgatisë një padi për kryeministri Edi Rama për “mashtrim publik”.

Ai thotë se “nuk ka asnjë dokument të Venecias, që pezullimi i ministrit është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.

“PD do të bëjë një padi për mashtrim publik ndaj Edi Ramës. Ai do paditet që nesër për mashtrim publik para qytetarëve për këto që thotë. Nuk ka asnjë dokument të Venecias, që pezullimi i ministrit është shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”, tha Berisha, teksa analizoi të gjithë pretendimet e Ramës për pezullimin e Ballukut me vendim të GJKKO

Hajde para se….?”/ Mësuesja arrstohet pas marr♡dhënieve me nxënësin, i mitυ ri mund të jetë babai i foshnjës së saj, tani ai do…

Një mësuese në një shkollë të mesme në Australi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar.

Karly Rae, 37 vjeç, u paraqit në gjykatë javën e kaluar me fëmijën e saj të porsalindur për t’u deklaruar fajtore për krime të shumta seksuale me fëmijë, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve.

Nuk është e qartë se kush është babai i foshnjës. Duke folur me zë të ulët, Rae tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e mitur në tetor 2024, të njëjtin muaj kur u arrestua për krimet e saj, në vende të ndryshme në qytetin e New South Wales, ku ajo punonte, shkruan New York Post.

Jurisë iu tha se mësuesja shkëmbente mesazhe në Snapchat dhe Instagram me të miturin.

“Ndoshta mund të kemi një takim të fundit para se të kthehemi në shkollë. Do të sjell lodrën time”, shkruhej në mesazhet e mësueses.

Pasi ishte liruar me kusht, ajo e telefonoi 15-vjeçarin disa herë për ta bindur të gënjente në gjykatë dhe më pas u arrestua përsëri në qershor, raportoi 7News .

“Gjatë këtyre telefonatave, pretendohet se ajo u përpoq ta bindte ankuesin të jepte një version të rremë të ngjarjeve”, tha gjyqtari Hament Dhanji në seancën dëgjimore për lirimin me kusht të Rae-s në qershor, siç raportohet nga 7News.

Adoleshenti i kishte treguar nënës së tij për telefonatat, ndërsa kushëriri i tij, i cili kishte parë shkëmbimet e mesazheve në rrjetet sociale midis tyre, njoftoi gjithashtu prindërit e të miturit.

Mësuesja, e cila pritej të dilte në gjyq në gusht 2026, pasi fillimisht u deklarua e pafajshme për të gjitha akuzat, tani do të dënohet në mars.

Ajo e ndryshoi deklaratën e saj si fajtore, ndërsa avokati i saj vuri në dukje se ajo kishte me vete në gjykatë një foshnjë 8-javëshe dhe kërkoi që çështja e saj të trajtohej me përparësi, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve.

Rae pretendoi se nuk ishte në dijeni se djali ishte i mitur, pavarësisht faktit se ai ishte nxënës në shkollën e saj, sipas raportimeve.

Ajo humbi punën dhe gjykatësi urdhëroi që të mos qëndronte vetëm në prani të asnjë personi nën moshën 16 vjeç.

Rae u deklarua fajtore për abuzim seksual ndaj një djali adoleshent, posedim materialesh abuzimi me fëmijë, përgatitjen e një fëmije për aktivitet të paligjshëm seksual dhe kryerjen e një akti me qëllim prishjen e drejtësisë, raportoi ABC.

Nga Shpat Kasapi te Sokol Olldadhi i dhe tërmeti, cila eshte rastësia e që ka prekur shqiptarët

Ndarja e parakohshme nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi më 26 nëntor 2025, ka rikthyer në vëmendje një fenomen të dhimbshëm dhe misterioz.

Nëntori, i njohur si muaji i festave kombëtare, për publikun shqiptar është kthyer shpesh në një muaj zie, duke marrë me vete disa nga emrat më të dashur të artit dhe jetës publike.

Një vështrim pas në kohë zbulon një koinçidencë datash që të ngjall drithërima:

Sokol Olldashi (20 Nëntor 2013) – Deputeti i njohur humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor.
Florian Kondi (Dr. Flori) (17 Nëntor 2014) – Kantautori u nda nga jeta papritur, duke lënë pas një boshllëk të madh në muzikë.
Ergi Dini (21 Nëntor 2016) – Talenti i ri humbi jetën në një aksident me motor në kulmin e rinisë.
Hueyda El Saied (23 Nëntor 2021) – Artistja e shumëanshme humbi jetën pas një beteje me sëmundjen e rëndë.
Por ky “mallkim” i nëntorit nuk është ndalur vetëm te personazhet e njohur. Ky muaj ka shënuar edhe tragjedi kombëtare dhe sociale që kanë shokuar mbarë opinionin:

Tërmeti i 26 Nëntorit 2019 – Tragjedia natyrore që mori 51 jetë njerëzish dhe la pas mijëra të plagosur.
Liridona Ademaj (29 Nëntor 2023) – Vrasja makabre e planifikuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, një ngjarje që tronditi thellë shoqërinë.
Martin Cani (Nëntor) – Humbja e fundit e të miturit 14-vjeçar, i cili u vra nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës.
Kjo seri ngjarjesh të rënda ka bërë që nëntori të kujtohet tashmë jo vetëm për festën e Flamurit, por edhe si muaji i lamtumirave të dhimbshme.

E dh*mbshme! Dje e v*rrosi djalin, vjen lajmi i trishtë për nënën e Shpat Kasapit, ja çfarë po i ndodh, flet mikja ngushtë (foto)

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit. Ai ndërroi jetë më 26 nëntor si pasojë e një arresti kardiak në Itali.

Të shumtë kanë qenë ato personazhe publikë që morën sot pjesë në ceremoninë mortore të mbajtur në Tetovë. Pamjet ishin të trishta, teksa familjarët e këngëtarit vajtonin për vdekjen e tij të parakohshme.

Në rrjete sociale, një mike e ngushtë e Gjylymseres, nënës së Shpatit, ka ndarë një mesazh të shkëmbyer së fundmi me të, pasi ndodhet në një tjetër shtet në pamundësi për t’iu gjendur pranë.

Te kam gjithmonë ne mendje, Zoti ta lehtësoftë dhimbjen qe e ke”, i shkruan Fatime Ramadani.

Ndërsa Gjylymsere me dhimbje e trishtim i përgjigjet: O Fatimja ime e shtrejtë..! Më ke ndihmuar shumë..! Zoti të shpërbleftë me të mira dhe gëzime..! Mezi jam duke e përballuar humbjen e Shpatit..! Vijnë shumë njerëz dhe më duket se jam në ëndërr..! Të përqafoj..!

“Më duket sikur jam në ëndërr”, mesazhi

Grabitje spektakolare në Itali/ Maskat i zënë pritë furgonit të blinduar brenda tunelit, grabisin 2 milionë Euro

Një grabitje spektakolare ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Itali, ku një grup i armatosur bastisi një automjet të blinduar përgjatë një segmenti autostrade në provincën e Reggio Calabria-s.

Sipas vlerësimeve fillestare, sasia e parave që janë grabitur vlerësohet të jetë afërsisht dy milionë euro. Sulmi ndodhi brenda një tuneli të vendosur midis kryqëzimeve të Scilla-s dhe Bagnara-s, në drejtim të veriut, ku kriminelët sulmuan automjetin e blinduar.

Gjatë sulmit u dëgjuan disa të shtëna, por nuk u raportuan të lënduar midis personave që ndodheshin në furgon.

Për të penguar trafikun dhe për të pamundësuar hyrjen në zonë, grabitësit kishin vendosur dy makina të djegura në rrugë dhe kishin shtruar asfaltin me gozhda, duke krijuar një bllokim total të trafikut dhe duke parandaluar kështu çdo mundësi që automjeti i blinduar të arratisej. Zona u sigurua nga zjarrfikësit, të cilët ndërhynë së bashku me patrullat e policisë.

Mësuesja arrstohet pas marr♡dhënieve me nxënësin

Një mësuese në një shkollë të mesme në Australi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar.

Karly Rae, 37 vjeç, u paraqit në gjykatë javën e kaluar me fëmijën e saj të porsalindur për t’u deklaruar fajtore për krime të shumta seksuale me fëmijë, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve.

Nuk është e qartë se kush është babai i foshnjës. Duke folur me zë të ulët, Rae tha se kishte kryer marrëdhënie seksuale me djalin e mitur në tetor 2024, të njëjtin muaj kur u arrestua për krimet e saj, në vende të ndryshme në qytetin e New South Wales, ku ajo punonte, shkruan New York Post.

Jurisë iu tha se mësuesja shkëmbente mesazhe në Snapchat dhe Instagram me të miturin.

“Ndoshta mund të kemi një takim të fundit para se të kthehemi në shkollë. Do të sjell lodrën time”, shkruhej në mesazhet e mësueses.

Pasi ishte liruar me kusht, ajo e telefonoi 15-vjeçarin disa herë për ta bindur të gënjente në gjykatë dhe më pas u arrestua përsëri në qershor, raportoi 7News .

“Gjatë këtyre telefonatave, pretendohet se ajo u përpoq ta bindte ankuesin të jepte një version të rremë të ngjarjeve”, tha gjyqtari Hament Dhanji në seancën dëgjimore për lirimin me kusht të Rae-s në qershor, siç raportohet nga 7News.

Adoleshenti i kishte treguar nënës së tij për telefonatat, ndërsa kushëriri i tij, i cili kishte parë shkëmbimet e mesazheve në rrjetet sociale midis tyre, njoftoi gjithashtu prindërit e të miturit.

Mësuesja, e cila pritej të dilte në gjyq në gusht 2026, pasi fillimisht u deklarua e pafajshme për të gjitha akuzat, tani do të dënohet në mars.

Ajo e ndryshoi deklaratën e saj si fajtore, ndërsa avokati i saj vuri në dukje se ajo kishte me vete në gjykatë një foshnjë 8-javëshe dhe kërkoi që çështja e saj të trajtohej me përparësi, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve.

Rae pretendoi se nuk ishte në dijeni se djali ishte i mitur, pavarësisht faktit se ai ishte nxënës në shkollën e saj, sipas raportimeve.

Ajo humbi punën dhe gjykatësi urdhëroi që të mos qëndronte vetëm në prani të asnjë personi nën moshën 16 vjeç.

Rae u deklarua fajtore për abuzim seksual ndaj një djali adoleshent, posedim materialesh abuzimi me fëmijë, përgatitjen e një fëmije për aktivitet të paligjshëm seksual dhe kryerjen e një akti me qëllim prishjen e drejtësisë.

Galeria fotografike (

1 / 4

)

Sistemi ‘bonus malus’/ Nga janari i VITIT 2026 çmimet do ‘FLUTUROJNË’, ja sa do rriten tarifat e sigurimeve të makinave!

Nga janari i vitit 2026 pritet që tarifat e siguracionit të automjeteve të pësojnë një tjetër rritje, e dyta kjo në harkun kohor të 12 muajve.

Vetë Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare i justifikon ndryshimet që do të ndodhin me hyrjen ne fuqi të sistemit bonus malus, me të cilin sipas AMF do përfitojnë 96% e drejtuesve.

Por që prej janarit të këtij viti drejtuesit e mjeteve janë përballur me rritje deri në 30 përqind të tarifave për siguracionet e makinave, një rritje e kordinuar mes kompanive në treg dhe e miratuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes financiare.

Me skepticizëm shihet sistemi bonus malus edhe nga ekspertët e sigurisë rrugore. Sipas Fadil Likajt, për 2025, siguracioni është prerë nga 2-5 mijë lekë të reja më shtrenjtë.

Nëse për një makinë me 2 mijë kuaj fuqi në 2024 siguracioni kushtonte 16 mijë lekë, për vitin 2025 fatura e siguracionit është jo më pak se 20 mijë lekë.